Emri:  Laura.jpg

Shikime: 2196

Madhėsia:  80.4 KB

Nė Specaj tė Greqisė, krahas shtėpisė sė heroinės se famshme Bubulina, ėshtė dhe njė shtėpi tjetėr qė mban njė emėr tė njohur, por qė nuk i ngjan muzeut patriotik tė saj. Eshtė njė shtėpi tipike speciote tė cilėn kanė dėshirė ta shohin mė shumė njerėzit e artit dhe adhuruesit e pikturės e tė feminizmit, pasi atje, nė shekullin e XIX ka jetuar njė nga feministet e para tė Greqisė, njė arvanitase me njė emėr mjaft simbolik: Eleni Bukura. Vallė vėrtet ishte kaq e bukur sa ē’kishte dhe mbiemrin e familjes sė saj dhe qė tradicionalisht do tė mbetej i shkruar kėshtu me drejtshkrimin e gjuhės shqipe: Bukura? Sidoqoftė ajo kishte qenė pėr Greqinė ashtu siē kishte qenė pėr Francėn njė feministe si George Sand, pasi dhe Eleni Bukura u shfaq me veshur me pantallona si burrė ashtu si George Sand, e cila vishej si burrė dhe shkonte nė mbledhjet e asamblesė sė Francės, pėr tė shkruar e botuar korrespondencat e saj mbi ngjarjet politike qė kalonte Franca monarkiste nė luftė me atė republikane.

Eleni Bukura ishte vajza e arvanitasit Jani Bukura dhem besa e Gjergji Bukura, njė kapedani speciot dhe kryeplak i fshatit, i cili nė vitin 1820 ishte kthyer nga Barcelona, ku merrej me tregėti si gjithė kapedanėt e kėtij ishulli si dhe tė Hidrės, tė cilėt i gjeje nė tė gjithė Mesdheun. Dhe ai ishte nga ata qė kishte nisur luftėn qė nė orėt e para tė Revolucionit grek kundėr pushtuesit otoman bashkė me Panajot Bukura dhe tė tjerė, si gjithė kapedanėt hidriotė e speciotė. Eleni lindi nė vitin 1821, pikėrisht kur shpėrtheu dhe Revolucioni dhe vitet e para tė jetės sė saj ishin vite tė sprovės sė madhe, me babain nė luftė. Zonja Korina Miller, e cila ka shkruar njė libėr pėr jetėn dhe veprėn e kėsaj piktoreje, “Jeta e jashtėzakonshme e njė piktore – Eeni Bukura”, ku tregon pėr historinė tragjike tė kėsaj gruaje, e cila nė rininė e saj, me njė dashuri tė madhe pėr pikturėn ishte nisur tė kryente studimet artistike nė Romė ku dhe ra nė dashuri me njė garibaldist tė quajtur Francesco Saverio Altamura, dhe ai njė piktor i ri. Padyshim, njė subjekt romancash pėr atė kohė. Qė tė shkoje tė studjoje pikturėn dhe tė ishte para modeleve nudo ishte diēka e guximshme pėr njė grua, pasi atėherė, arti i pikturės konsiderohej si njė art monopol pėr burrat dhe jo pėr gratė. Kėshtu, Eleni ishte detyruar tė priste flokėt dhe tė vishej si burrė pėr tė mundur tė futej nė shkollėn e artit. Njė fotografi e mėvonshme e ka fiksuar portretin e saj, ashtu, nė trajtėn e njė burri, ndėrkohė qė dhe i dashuri, burri i saj i ardhshėm, ka pikturur njė portret tė saj, por ky portreti ngjason jo pak me portretin e shkrimtares franceze George Sand, te dashurėn e Chopin.

Kur Eleni mbaroi studimet, ēifti vazhdoi jetėn e tyre nė Napoli e Firenze ku lindi djali i saj Jani e mė pas vajza, Sofia. Por kur Jani ishte shtatė vjeēar, i ati ra nė dashuri me njė grua tjetėr dhe Eleni Bukura u detyrua tė kthehet me fėmijėt e saj nė Specaj e pastaj nė Athinė. Nga dy fėmijėt e saj, Sofia i vdiq mjaft e re, nė moshėn adoleshente. Kjo ishte goditja e parė e madhe pėr Eeni Bukura, e cila nė atė kohė jetonte nė Athinė dhe ishte nė rrethin e intelektualeve tė kohės dhe e afėrt me oborrin mbretėror, ēka tregojnė dhe disa portrete tė saj kushtuar mbretėreshės Amalia, gruas sė mbretit bavarez Othon I, etj. Nė Athinė, Jani Bukura, ndėrtoi madje dhe njė teatėr i cili do tė quhej “Teatri Bukura”, duke mbajtur kėshtu emrin e tij. Vite mė vonė, pas studimeve nė Shkollėn e Arteve tė Bukura nė Athinė dhe punės nė atelierin e piktorit portretist grek Niqifor Litras, djali i Elenit, u dėrgua tė thellonte studimet e tij pikturale pranė piktorit danez Carl Frederik Sorensen, kohė dhe kur krijoi mjaft peizazhe nga porti i Kopenhagės apo fregatat e anijet daneze (Fregata Sjelland, etj). Kur Jani u kthye nė Athinė, tablotė e tij u bėnė mjaft tė njohura, veēanėrisht peizazhet detare apo tablotė me bojė vaji si Anija e kapiten Miaulis, (paraqitur nė Ekspozitėn Internacionale tė Parisit) Thyerja e flotės turke (duke iu referuar betejės sė famshme detare), etj, tablo kėto tė njė realizmi akademik, ku jo rrallė ndjen dhe frymėn impresioniste tė kohės kur sapo kishte lindur impresionizmi.

Piktura e Eleni Bukura ishte njė pikturė kavaleti, figurative, ku pėrgjithėsisht mbizotėronte portreti. Por ndryshe nga piktura e saj, ajo e tė birit, Jani Altamura ishte njė dashuri e madhe deti, ishin anijet nė rendjen e tyre drejt furtunash, e herė nė perėndime tė pėrflakura me njė peizazh ngazėllues. Jani Altamara kishte padyshim njė tė ardhme tė jashtėzakonshme, pasi talenti i tij premtonte shfaqjen e njė piktori me emėr nė spektrin e pikturės europiane tė shekullit XIX. Por jeta e tij u ndėrpre, s’dihet nga ē’dorė fati. I sėmurė rėndė nga tuberkulozi ai vdiq nė moshėn 26 vjeēare. Dhe kjo ishte plaga e dytė pėr Eleni Bukura. Dy vdekje dhe bota e humbur e saj. Kėshtu ajo e la pikturėn, kavaletin, penelat dhe vajti dhe u mbyll nė shtėpinė e saj nė Specaj. I mbylli kanatet e dritareve, portėn dhe u zhyt nė terrin e dhembjes dhe tė vetmisė, duke i djegur madje shumė nga veprat e saj qė kishte pėrreth. Kėshtu, bashkė me fėmijėt e saj, vdiste tashmė dhe arti i saj, krijesat e saj nė ngjyra. Jeta s’kishte mė kuptim pėr tė. Eleni Bukura, nga njė personazh aventure e kurajo tė jashtėzakonshme, u kthye nė njė prehė e depresionit dhe personazh tragjik si nė tragjeditė e antikitetit grek. Ndryshe nga ajo, shumė tablo tė Jani Altamura-s janė nė “Galerinė Kombėtare” tė Greqisė dhe nė muzeume tė tjera. Por nė historinė e artit, pėr Greqinė, Eleni Bukura do tė mbetet si piktorja e pare e Greqisė, njė speciote me origjinė arvanitase…

Luan Rama