Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Dyshimet mbi homoseksualitetin e Enver Hoxhës

    Studiuesi anglez Peter Morgan tregon anën e panjohur të ish dikatorit në Francë

    Emri:  Enver-Hoxha.jpg

Shikime: 2241

Madhësia:  40.2 KB

    Peter Morgan, studiuesi I njohur anglez flet hapur në studimin e tij mbi veprën e Kadaresë, mbi dyshimet dhe thashemnajat e viteve më parë mbi homoseksualitetin e ish diktatorit Hoxha. Ai thotë se vetë shkrimtari Ismail Kadare dyshonte për homoseksualitetin e tij. Teksa flet mbi qëndrimet që Enver Hoxha mbajti me Kosovën ai shkruan se “Gjithsesi, dyshimi i Kadaresë mbi rolin e Enver Hoxhës në shitjen e Kosovës mbështetej edhe mbi një element tjetër të mbrapshtë”.

    “Kadareja ishte i bindur se elementë të rëndësishëm të udhëheqjes jugosllave ishin në dijeni të asaj që ai e quante “thashethemja supreme” mbi homoseksualitetin e Hoxhës dhe kishin dokumente që mund t’i përdornin kundër tij. Komunistët shqiptarë e jugosllavë ishin të lidhur ngushtë, qysh nga koha e ilegalitetit dhe luftës partizane. Çdo fjalë rreth aktiviteteve homoseksuale të Hoxhës në Francë e Belgjikë dënohej me egërsi në Shqipëri”, shkruan Morgan. Sipas tij, mundësia e shantazhit ishte një tjetër arsye për Hoxhën, që të priste lidhjet me Jugosllavinë, sapo partia komuniste mori pushtetin dhe të arrestonte e ekzekutonte sa më shpejt fraksionin pro jugosllav me akuzën për tradhti.

    “Agresiviteti mashkullor i kulturës partizane, puritanizmi dhe hipokrizia e regjimit komunist si edhe paranoja e Hoxhës ndaj jugosllavëve e bënte këtë një rrezik të madh. Kadareja habitej me pispillosjen e Hoxhës dhe përsëritja e vazhdueshme e “thashethemes supreme” pasqyron preokupimin e tij rreth këtyre aspekteve të karakterit të Hoxhës”, shkruan Morgan. Sipas tij, lidhja midis kësaj thashethemeje dhe Kadaresë u bë nga shqiptaro-amerikani Arshi Pipa në fund të viteve 80- të, në një diskutim mbi librin Kronikë në Gur, ku bëhet një paralelizëm mes përmendjes së homoseksualitetit në roman dhe figurës së Enver Hoxhës”.

    Kjo krijoi një situatë tepër të rrezikshme për Kadarenë, në një kohë kur gjendja emocionale dhe veprimet e diktatorit të sëmurë e paranojak, ishin bërë krejt të paparashikueshme. Kadareja mendon, se qeveria jugosllave e kishte kërcënuar Hoxhën se do t`ia nxirrtë të fshehtën, nëse nuk do të heshtë rreth çështjes së Kosovës”, shkruan Morgan. Sipas tij, trazirat etnike në Kosovë e thelluan interesin e Kadaresë për çështjet etnike. Në 1975, ai kishte shkruar një studim rreth traditës së këngëve epike tek Autobiografia e Popullit në Vargje. Ky ishte një material që ai do ta përdorte tek Dimri i Madh, Pallati i Ëndrrave dhe në parathënien e Librit të Këngëve Epike Shqiptare. Libri Doruntina, i shkruar në 1979, paraprin interesin e tij në çështjen e identitetit kosovar shqiptar. Krushqit e Ngrirë u shkrua në 1981 dhe për shkak të lidhjes së qartë me krizën kosovare u ndalua para botimit.Vepra tjetër e këtij viti, Dosja H, ka po ashtu lidhje të forta me Shqipërinë e Veriut dhe Kosovën, ku traditat e poezive epike kishin mbetur të gjalla.

    Dosja H. u botua në dy numra të revistës Nëntori në 1982, por u ndalua të botohej si libër gjer në fund të viteve 80-të. Në 1979, Kadareja takoi në Ankara antropologun Albert Lord, i cili i foli atij rreth kërkimeve të Milman Parry-t rreth traditave të poezisë gojore, në vitin 1930, në Jugosllavi. Dosja H., një nga romanet më të mira të Kadaresë, rikrijon vizitën e dy antropologëve amerikano-irlandeze, në Shqipërinë e Veriut në vitet 30-të, në kërkim të pasardhësve të Homerit, për të regjistruar këngët e tyre epike. Ata u trajtuan me nderim e dyshim, si të huaj që po përpiqeshin të burgosnin poezinë e lirë të këtij vendi, në manjetofonët e tyre.

    Shqip

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Nje pervers paranoiak i cili gjithcka e beri per te qendruar ne pushtet me cdo kusht. Shitja e Kosoves dhe shkaterrimi i ADN shqiptare jane dhuratat qe la prapa ky plehre dhe zagaret e tij.

  3. 2 antarët më poshtë falenderuan murik për mendimin e shprehur në këtë postim:

    drague (23-09-2016),Maqellarjot (18-10-2016)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Enverit cdo gje i falet vrasjet, krimet etj etj Nje gje qe nuk mundet ti falet eshte ajo se cfar la,trashgimeria. La nje elit mediokre dhe nje popull frikacak. Edhe sot kur shikon Shqiperin dhe shqiptaret te duket sikur Enveri eshte akoma gjalle. Trashgimeri qe eshte rrenjosur ne gen.

  5. 4 antarët më poshtë falenderuan SERAFIM DILO për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Maqellarjot (18-10-2016),murik (23-09-2016),skender76 (23-09-2016),Wordless (23-09-2016)

  6. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Sero,

    por Enveri nuk e solli vete, e gjeti "mes nesh"...

    Ai i dha pushtet krimineleve, vrasesve. E beri punen me to.
    Esht e njejta gje qe po ben Edveri i sotem.

    Mbaj mend axhen e babes, 70/75 vjeç qe po shikonte parlamentin me baben (ishim ne Diber dikund tek viti 94/95).
    Me ka mbet ne mendje, sepse ishte ngulit duke pa, me nje ngrysje ne fytyr, dhe i tha babes "Keta te sotmit jane me te keqinjt se baballaret. Jane NEO..."
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Dmth paska qenë me prirje Europiane me kohë shoku Enver.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Sero,

    por Enveri nuk e solli vete, e gjeti "mes nesh"...

    Ai i dha pushtet krimineleve, vrasesve. E beri punen me to.
    Esht e njejta gje qe po ben Edveri i sotem.

    Mbaj mend axhen e babes, 70/75 vjeç qe po shikonte parlamentin me baben (ishim ne Diber dikund tek viti 94/95).
    Me ka mbet ne mendje, sepse ishte ngulit duke pa, me nje ngrysje ne fytyr, dhe i tha babes "Keta te sotmit jane me te keqinjt se baballaret. Jane NEO..."
    Ka pas te drejte xhaja i babes o Skender,ashtu eshte vertet. Saliu,Meta,Rama nuk kane ndonje ndryshim nga Enveri te pakten ne njerezit o eliten qe zgjedhin. I zgjedhin per interesa personale me shprehjen -e di partia.

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Nga disa shkrime te pa verteta ne shtypin shqiptar
    Shqiperia do te mbetet pa histori, Skenderbeu "serbe" ka pre musliman, Ismail Qemail ska dit shqip"pro greke", Fan.S.Noli bolshevik "vlleh" e keshtu me radhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 24-09-2016 më 02:34

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    Nga disa shkrime te pa verteta ne shtypin shqiptar
    Shqiperia do te mbetet pa histori, Skenderbeu "serbe" ka pre musliman, Ismail Qemail ska dit shqip"pro greke", Fan.S.Noli bolshevik "vlleh" e keshtu me radhe.
    Edhe te pavertetat e historise dhe te shtypit shqiptar jane pjese e trashgimerise enveriste,mjafton te permendet qe pak e dinin qe Fan Noli ishte prift dhe Ismail Qemali ishte i martuar me familje,per 40 vjet me radhe per historine dhe popullin shqiptar Ismail Qemali ishte pa femi e grua. E kishim babain e kombit beqar.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    murik (23-01-2017)

  12. #9
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    T`fala Parisit e t`fala Berlinit, e t`fala Londres e Evropes se nuk jemi gay(homoseksual) e ase e pedofila
    Shenimet per homos.. ne evrope jane nga koha e Davinqit.
    Te shqiptaret o kone vetume smundja hakmarja, morrat, kroja"zhuga".
    Mbas pushtimit Osman në defterin e regjistrimit për popullsin në vitin 1485, nuk gjinden ,martesat gay, pedo etj. Po ashtu edhe te autoret tjere te vonshem, keto maskarlaqe nuk jan gjindur, jane shfaqur mbas vitit 1991 ne Shqiper, e ne Kosove mbase vitit 2000 te ardhur nga Evropa mbase viti 1991.
    Ende nukam dexhuar e ase lexura qe kjo dukuri ne Kosove e Shqiper qe jane martuar meshkujt me meshkuje e femrat me femra e dhunimi i femijve neper shkolla.
    Po ashtu edhe ne Bosne sipas shtypit boshnjak.
    http://www.balkanweb.com/site/deklar...ohet-vatikani/

  13. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Ky pervers perandorak puthej buze me buze me ruset kur klases punetore shqiptare i digjej mjekra neper kanatiere. Puthte ne buze gjithe byrone dhe kerkonte edhe me shume prej tyre. Por historia te godet dhe nuk te fal nese e shet ate per pune erosi.

  14. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    T`fala Parisit e t`fala Berlinit, e t`fala Londres e Evropes se nuk jemi gay(homoseksual) e ase e pedofila
    Shenimet per homos.. ne evrope jane nga koha e Davinqit.
    Te shqiptaret o kone vetume smundja hakmarja, morrat, kroja"zhuga".
    Mbas pushtimit Osman në defterin e regjistrimit për popullsin në vitin 1485, nuk gjinden ,martesat gay, pedo etj. Po ashtu edhe te autoret tjere te vonshem, keto maskarlaqe nuk jan gjindur, jane shfaqur mbas vitit 1991 ne Shqiper, e ne Kosove mbase vitit 2000 te ardhur nga Evropa mbase viti 1991.
    Ende nukam dexhuar e ase lexura qe kjo dukuri ne Kosove e Shqiper qe jane martuar meshkujt me meshkuje e femrat me femra e dhunimi i femijve neper shkolla.
    Po ashtu edhe ne Bosne sipas shtypit boshnjak.
    http://www.balkanweb.com/site/deklar...ohet-vatikani/

    Nje verejtje kisha une qe morrat e krojit nuk quhen ''zhuga'' por ''ruga''

  15. #12
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Citim Postuar më parë nga Ciarli Lexo Postimin
    Nje verejtje kisha une qe morrat e krojit nuk quhen ''zhuga'' por ''ruga''
    Ne kosove quhen zhuga!
    Boll te kqija naj kan f.t. bota kqyr edhe qeta, mujshin me naj f.t.
    Ndoshta e fitojme qmimin Nobel, per toleranc fetare (ide e mir) keshtu e don evropa!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 17-10-2016 më 08:57

  16. #13
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    gabim dy her

  17. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    dy kamber ne nje dere; por e keqja e jugosllavit ishte se nuk donte te puthej ne buze me ver hoxhen dhe keshtu qe i bleu Kosoven!!

  18. #15
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Pse merreni me nje te vdekur, lete merret historia!
    Qka bete ju per memedheun te gjithe rinia iken jasht, femrat mbeten te pa martuara, po martohe me shki!
    Vrasjet jane shtuar,nuk ka dite pa u vra, krimi droga jom bere te perditshme, keshtu e donin greko filat dhe armiqet per rrethe, Shqiperin e Kosoven!
    Sot mungojne poetet si Migjeni per mjerim edhe poetet e sotum jene ber bashke me krimin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 19-10-2016 më 11:59

  19. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Mos pyet se c'ka te beri Memedheu ty; por cfare ti i bere Memedheut!

  20. #17
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Ase ti e ase une nuk kemi bere kurgje per memedheun, por nuk esht reale te gjykoshe dike qe nuk ke jetu ne kohen e ti!

  21. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-01-2017
    Postime
    25

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Jugosllavia e mori Kosoven ne vitin 1912. Shqiperia ishte (edhe eshte) shumee
    dobet per te luftuar me Serbin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Eed : 21-01-2017 më 17:21

  22. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Eed për postimin:

    jarigas (23-01-2017)

  23. #19
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Enverit cdo gje i falet vrasjet, krimet etj etj Nje gje qe nuk mundet ti falet eshte ajo se cfar la,trashgimeria. La nje elit mediokre dhe nje popull frikacak. Edhe sot kur shikon Shqiperin dhe shqiptaret te duket sikur Enveri eshte akoma gjalle. Trashgimeri qe eshte rrenjosur ne gen.
    S'pajtohem me ty, Serafim!!
    Enverit, pikerisht krimet nuk i falen!!
    Sa per trashegimine, ai s'trashegoi nga Zogu nje Shqiperi te forte e me personalitet.....madje, trashegoi nje Shqiperi te perçare e te perndotur, plot me intriga e tradheti, plot me analfabetizem letrar e kulturor, plot me shallvare e dimija, plot me mushkonja e miserje, nje Shqiperi qe kishte si hero Kombetar Gjergj Kastriotin dhe i ngre faltore pushtuesve qe Heroi luftoi....megjithate, u perpoq me aq sa pati mundesi, shpesh me menyra dhe rruge te gabuara pa dyshim, qe t'i ngreje vetedijen dhe kulturen ketij populli pa shpine e pa faqe!!
    Nese analizojme ndryshimet e jetes se nje pjese te mire te popullsise ne krahasim me paraluften, pare nga kendveshtrimi i momentit historik, Enveri beri shume me teper se çdo lloj tjeter udheheqesi qe kemi patur ndonjehere.....e, ketu nderthuren edhe krimet e kryera prej tij ndaj Lirise me te madhe qe ka njeriu: Lirise se Fjales!!
    Kjo nuk i falet e jo bonifikimet e moçaleve, hidrocentralet, emancipimi i gruas, alfabetizimi mbarepopullor, mjekesia mbarepopullore, etj, etj.....nuk i falet qe nuk doli dot nga guacka e diktatorit komunist per te hyre ne ate te "diktatorit" progresist(te tipit te Atatturkut psh)!!
    Se pastaj ishte homoseksual apo jo, eshte lende studimi per derdimenet qe mendojne se ishte ai qe "shiti" Kosoven, sikur ta kishte trasheguar nga i ati(qe s'njohu) Kosoven......neve as na nderroi e as ka per te na nderruar historine!!
    Jarigas

  24. #20
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    S'pajtohem me ty, Serafim!!
    Enverit, pikerisht krimet nuk i falen!!
    Sa per trashegimine, ai s'trashegoi nga Zogu nje Shqiperi te forte e me personalitet.....madje, trashegoi nje Shqiperi te perçare e te perndotur, plot me intriga e tradheti, plot me analfabetizem letrar e kulturor, plot me shallvare e dimija, plot me mushkonja e miserje, nje Shqiperi qe kishte si hero Kombetar Gjergj Kastriotin dhe i ngre faltore pushtuesve qe Heroi luftoi....megjithate, u perpoq me aq sa pati mundesi, shpesh me menyra dhe rruge te gabuara pa dyshim, qe t'i ngreje vetedijen dhe kulturen ketij populli pa shpine e pa faqe!!
    Nese analizojme ndryshimet e jetes se nje pjese te mire te popullsise ne krahasim me paraluften, pare nga kendveshtrimi i momentit historik, Enveri beri shume me teper se çdo lloj tjeter udheheqesi qe kemi patur ndonjehere.....e, ketu nderthuren edhe krimet e kryera prej tij ndaj Lirise me te madhe qe ka njeriu: Lirise se Fjales!!
    Kjo nuk i falet e jo bonifikimet e moçaleve, hidrocentralet, emancipimi i gruas, alfabetizimi mbarepopullor, mjekesia mbarepopullore, etj, etj.....nuk i falet qe nuk doli dot nga guacka e diktatorit komunist per te hyre ne ate te "diktatorit" progresist(te tipit te Atatturkut psh)!!
    Se pastaj ishte homoseksual apo jo, eshte lende studimi per derdimenet qe mendojne se ishte ai qe "shiti" Kosoven, sikur ta kishte trasheguar nga i ati(qe s'njohu) Kosoven......neve as na nderroi e as ka per te na nderruar historine!!


    Zogu,Jarigas, e mori Shqiperine ku nuk egzistonte asgje,asgje me kuptimin e plote te fjales. Nuk kishte shtet,nuk kishte administate,nuk kishte ligje,nuk kishte rruge,nuk kishte nje siguri minimale te udhetoje neper Shqiperi etj etj. Ne varferi si materjale dhe kulturore ne maksimum. Dhe kjo nuk mundet te vihet ne dyshim,mjafton te lexosh gazetat dhe shkrimet e huaja te kohes dhe te gjitha shkrimet pajtohen ne te njejtin mendim;varferi dhe prapambetje nga veriu deri ne jug.

    Sa per rolin e gruas beri revolucion duke filluar nga ndalimi i perçes e me radhe deri edhe tek shkollimi. Beri nje revolucion te tille sa qe dolen dhe femra partizane. E ke bere ndonjeher pyetjen keto femra partizane nga dolen,si ka mundesi qe ne Shqiperin e atehershme te kishte dhe femra partizane ?

    Tjeter,mjafton te maresh listen e ministrave,ambasadoreve o edhe te nepunesve kryesor te kohes se Zogut dhe ta krahososh si me qeverite e Enverit ose edhe me qeverite e sotme. Dhe mos harrojme se Zogu e filloi ne kohen kur shqiptarer thoshin "duam Baben" ndersa Enveri e morri me parrullat do ta bejme "Shqiperin si Zvicren" dhe do "hame me lug floriri",ndersa keta sot e moren me "çekun e bardhe" dhe po vazhdojne me "dekriminalizimin e fukarait". Si te thuash qe Zogu e mori
    Shqiperine nga Turqia,Enveri e mori nga Zogu dhe keta sot e moren nga Enveri.

    E vertete qe Zogu la nje Shqiperi te perçare por edhe se e perçare ishte nje Shqiperi me nje elite patriotike shume here me e madhe se ajo e Enverit. Enveri e la Shqiperine pa asnje elite politike,e la Shqiperine qe po ti hapje kufite te iknin te gjithe. Ta la Shqiperine bosh,bosh ne plot kuptimin e fjales.

    Tani,te gjithe diktatoret kane bere krime por nga mbrapa kan lene njefar elite politike dhe njefar morali njerezor a shteteror. Enveri nga mbrapa nuk la asgje;as moralin e shtetit dhe as moralin e njeriut. Keshtu qe Enverit edhe krimet qe jane te pafalshme mund te kene nje justifikim filozofik edhe per tu falur; por prishjen qe i beri Enveri njeriut shqiptar eshte nje gje qe nuk i falet.

    Thene kjo (o te gjithe te keqiat qe eshte e mundur) Enverit nuk ka pse ti mohoen gjerat pozitive;si arsimi i detyruar o edhe qetesia,por ta krahasosh me Zogun nuk mundet te krahasohet sepse humb ne çdo aspekt ose drejtim.

    Edhe njehere;te gjithe diktatoret nga Hitleri dhe deri tek Pinoçeti i lan mundesi,i lane njerez vendit qe te rimekembet pernjehere,Enveri kete mundesi nuk ja la Shqiperise.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •