Breshia, sekuestrohen 5 ton drogë shqiptarët lidhje me mafian italiane
Rreth 99 persona janë arrestuar nga policia italiane mes tyre shqiptarë, italianë dhe grekë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit të koduar ‘’New Ring’’ u sekuestruan rreth 5 ton lëndë narkotike e llojit kokianë marihuanë, heroinë dhe hashash, 7 mjete lukzose, 5 peshore si dhe materiale me vlerë 1 milionë euro. Të arrestuarit janë në mesin e 196 personave të piketuar nga ‘’Guardia di Finanza’’.
Mediat italiane shkruajnë se sipas Guardia di Finanza italiane, mes të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit shqiptarë Dhimitër dhe Xhevahir Poti, të njohur gjerësisht në media si, “Eskobarët e Ballkanit”, të arrestuar më 13 Maj në Belgjikë.
Hetimet nxorrën në pah grupin shqiptarë të lidhur me grupet mafioze më në zë si Kamorra apo Ndrageta. Shqiptarët kryesisht merreshin me trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë ndërsa pjesa tjetër e grupit me shitjen e saj.
Hetimet kanë nisur që në maj të vitit 2012 nga policia e Breshias. Aksioni është shtrirë në disa shtete të ndryshme të Europës, si Holandë, Spanjë, Greqi, Belgjikë e Bullgari.
(Sasia e drogës së sekuestruar në Breshia)
Shqiptarja
Krijoni Kontakt