Tiranë - “Jo plehrave në Shqipëri”, protesta përpara selisë së PS



Përfaqësues të Shoqërisë Civile protestuan kundër rikthimit të ligjit për importin e mbetjeve urbane. Protesta nisi para Piramidës ku me pankarta në duar, aktivistët akuzuan mazhorancën se pas këtij projektligji fshihet mafia e plehrave.
Edhe pse nismëtarët e draftit kanë deklaruar se ligji parashikon importin e mbetejve të riciklueshme, protetsuesist ngritën dyshime se në Shqipëri mund të vijnë mbetje të rrezikshme.
Më pas protetsuesit u zhvendosën përpara selisë së PS, ku po mbahej mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste dhe qendruan aty për disa minuta.
Përfaqësues të Shoqërisë Civile paralajmëruan se do të protestojnë edhe të enjten përpara parlamentit, pasi projektligji i importit të mbetjeve është parashikuar të votohet në seancën e ardhshme parlamentare.

ORA NEWS