Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Lubonja: Ndërtimi i pistës së avionit në Ishëm, provë që shteti i kapur nga trafikantët e drogës

    Intervistë për Ora News - Lubonja: Ndërtimi i pistës nën hundën e shtetit, provë për trafik droge



    Për analistin Fatos Lubonja, problem nuk është avioni, por pista e ndërtuar për uljen e avionit. Në studion e lajmeve të Ora News, Lubonja tha se ndërtimi i pistës nën hundën e shtetit është provë për trafikun e drogës.

    Lubonja: Përveç avionit shikoj dhe pistën sepse është më e rëndësishme pista se ku do ulej avioni. 1 km e gjysëm për të ulur avionin që bën lidhjen e gjërave, të avionit , pilotit. Pista është më e rëndë se avioni vetë. Avioni dhe mund të ulej diku dhe të thuhet që ishte për turizëm. Por që të ndërtosh një pistë për një avion. Të vendosësh makineri dhe njerëz për ndërtimin e saj nën hundën e shtetit dhe jo në malet e Kukësit por afër Tiranës, është provë që këtu kemi një provë të vazduar për të trasnportuar drogë me aviona. Nuk është hera e parë. Ajo që ngrihet në opininonin public sot, duke ballafaquar akuzat e PD-së sot dhe mbrojtjen e qeverisë nga ana tjetër, është fakti që Shqipëria paska qenë e mbushur me drogë por ishte përqëndruar te Lazarati dhe këto parcelat kanë qenë aty edhe në kohën e PD-së. PD thotë që jemi në një shtim të kësaj industrie. Ku është e vërteta? Është e vështirë të përcaktohet port ë gjitha të dhënat, avioni e pista tregojnë rritje. Dhe akuza tjetër është që kjo s’bëhet dot pa shtetin. Por kur vjen për puna për avion e pista padyshim shteti është i përfshirë. Këtej na ndërhyn në ndërtime pa leje për një kat më shumë, dhe këtej u ndërtoka një pistë 1 km e gjysëm dhe nuk ditke gjë. S’paske informatorë atehëre ke mbaruar si shtet.

    Gazetarja: Kur thoni shtet, kujt i referoheni?

    Lubonja: Kur themi shteti janë dy gjëra që ne i ngatërrojmë. Themi shteti dhe në vend që të kemi parasysh të gjitha ato struktura që janë mbipartiake. Nënkuptojmë mazhorancën e radhës, qeverinë e radhës, dhe ky ngatërrim nuk është i rastësishëm. Në vend që të ndërtohet shteti i së drejtës, ndërttohet shteti i partisë, partia-shtet, që ndërron një herë në 8 vjet, dhe që tani është koalicioni PS-LSI dhe përmendin strukturat kryesore që janë Policia dhe një problem shumë i madh tjetër si Drejtësia që duhet t’i kontrollojë këto. Njëkohësisht është problemi që shteti që ndërhyri për të ndërprerë Lazaratin ka vazhduar këtë lloj fryme që nënkupton që duhet të investonte ndryshe në ekonomi. Edhe nëse themi që shteti nuk ka dorë fare në këtë lloj industrie shteti është fajtor se nuk ka investuar ndrsyhe në kuptimin e politikave për të zhvilluar bujqësinë dhe varfërimi i njerëzve ka bërë që ose të largohen ose të kultivojnë drogën. Nuk është deri këtu. Është më keq. Sot kam bërë një shkrim, rreziku i putinizmit ku kam idenë, putinizëm do të thotë një sistem ku ka zgjedhje por nuk ka rotacion. Dhe rreziku është që kjo mazhorancë duke forcuar instrumentat e sundimit, duke degraduar njerëzit në krim dhe bashkëpunim me krimin, mund të sundojë. Ishte e dukshme në Dibër, se nuk mundesh që brenda një viti të fitosh me aq shumë vota. Në Dibër nuk ka asgjë tjetër përveç se një lloj kompromentimi të njerëzve, pra të mos kemi më rotacion. Një nga faktorët që e mban putinizmin në këmbë është ekonomia. Këta kanë gjetur drogën. Kjo është katastrofike për të ardhmen e Shqipërisë”.

    Gazetarja: Kreu i LSI-së bëri nga Korça para disa ditësh tha se duhet reaguar përballë kësaj situate dhe e cilësi të rëndë kultivimin e kanabisit. Duke u distancuar nga qeveria që në mënyrë të përsëritur ka mohuar të gjitha akuzat.

    Lubonja: Kur shikojmë këtë koalcion, i njohim dritëhijet e tij. Ka shumë zëra që tregojnë se Meta ka dashur të dalë nga ky koalicion dhe të ndërtojë një qeveri teknike. Por mazhoranca ja bleu aq deputetë sa ju deshën, bleu dhe partinë e Idrizit. Meta pati një tërheqje në këtë drejtim por mbetet konflikti. Sa do përpiqet Rama a Tahiri ta mbulojnë diellin me shoshë, nuk munden dhe Metës i duhet të tërhiqet nga kjo të thotë që s’ka lidhje sepse s’i dihet si shkojnë gjërat nesër. I duhet të bëjë një distancim nga kjo pjesë.
    Gazetarja: Meta kërkoi dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe nënvizoi faktin që ata kanë qenë aktivë për shumë çështje në Shqipëri ndërsa për drogën kanë qënduar në heshtje.
    Lubonja: Meta i kujton Lu-së e Vlahutin se këtej keni folur për drejtësinë, keni akuzuar njerëz, dhe nga ana tjetër nuk thonë një fjalë për këto krime që janë evidente, që duken sheshit. Nëdrkombëtarët duhet të reagojnë, por mendoj se ata e njohin problemin por historikisht duhet të dimë, ndërkombëtarët kanë qenë me mazhorancat. Kujtoj rastin më flagrant të vitit 1996-1997 kur ranë piramidat që nuk thanë asnjë fjalë. Ishin me Berishën. Janë përgjithsëisht mazhorancat. Kanë interesat e tyre. Stabiliteti është më i rëndësishëm se demokracia për ndërkombëtarët. Nuk duhet të presim ndonjë shpëtim nga ndërkombëtarët. Shqiptarët ta kërkojnë shpëtimin nga vetja.

    Gazetarja: Çfarë duhet bërë për të dalë nga kjo situatë?

    Lubonja: Unë e kam thënë që këtu ka një strategji të mazhorancës për të tharë çdo lloj proteste. Ne kemi pasur protesta që janë mbështetur nga partitë politike dhe ka pasur momenti kur partitë politike dhe interesi i publikut kanë shkuar bashkë për një çështje të caktuar. E vetmja protest që tregoi ekzistencën e një shoqërie civile përtej partive politike, ka qenë ajo e plehrave kimike. Por ky nuk mësoi nga kjo që ta lërë shoqërinë civile që të zhvillohet, e të mësojë por përkundrazi strategjia e mazhorancës ishte të korruptonin, t’i thajnë këto protesta. Shpirtin e protestës ose e ndihmon duke e respektuar, se po e respektove ai do protestojë prapë, po e dhunove dhe e korruptove siç bëjnë këta, njerëzit do ikin. Çështja që nuk ka protesta është një mungesë që e kanë vetë, por është dhe një strategji për të tharë çdo ndjenjë proteste tek njeriu.

    Gazetarja: Me gjithë skepticizmin, opozita mbetet një shpresë ….

    Lubonja: Meqë më pyete cila është zgjidhja, unë mendoj kështu: të përfaqësohen të papërfaqësuarit. Duhet një lëvizje që të përfaqësojë të papërfaqësuarit. Kur kam parasysh të papërfaqësuarit them pë rata që janë të zhgënjyer nga këta parti oligarkësh që kanë parë vetëm interesat e tyre dhe një pakice. Siç ishte në Dibër, nuk votohet më PD-ja se ka qeverisur për shumë kohë keq atje. Përfaqësimi i të papërfaqësuerve është një lëvizje e re. Është e brishtë. Mund të bashkëpunojë me ndonjë opozitë që heq dorë nga politikat e ‘të presim sa të degradojnë këta e ta marrim ne’ apo ‘mbështetuni te banda jonë’. Duhet hequr dorë nga kjo politikë që bën opozita. Kjo lëvizje e re në një koalicion mundet të na shpëtojë nga rreziku i putinizmit që nuk lë rotacion, duke përdorur paratë e drogës si instrument pushteti.

    Gazetarja: Komenti juaj për ligjin e importit të mbetjeve . Ju e vutë në dukje ndryshimin e protestave që ishin dikur kur në qeveri ishte e djathta dhe tani…

    Lubonja: E para, Në atë kohë opozita ishte kundra ligjit dhe qytetarët ishin kundra ligjit, në momentin kur opozita vjen në pushtet dhe bën ligjin kundra qyetarëve është humbja e besimit që vazhdon te politika, e dyta unë ngulmoj që boll plehra kemi në Shqipëri që të sjellim dhe plehrat e të tjerëve. Ne duhet të djegim aq plehra sa prodhojmë si shqiptarë. Nëse duam një Shqipëri të pastër, ekologjike, turistike. E dyta që është shumë e rëndësishme është që lidhet me ligjin: Çfarë lloj mbetjesh do vijnë? Ose do vijnë mbetje që do përpunohen alumin ose plastikë ose mund të digjen mbetjet dhe merr para se po digjen, unë jam kundër kësaj. Aspekti kryesor që unë mendoj se duhet të ndalohet ky ligj është tjetër: është fakti që sot ne po na hyjnë avionët me drogë, po na happen pista për to. Ne nuk kemi shtet që të kontrollojë, kush më garanton mua që me ndotjet e parrezikshme nuk do hyjnë dhe ato ndotjet që mafia i fut dhe paguhet aq shumë për t’i pastruar. Duke shkaktuar katastrofë ekologjike.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lubonja: Ndërtimi i pistës së avionit në Ishëm, provë që shteti i kapur nga trafikantët e drogë

    Avioni i drogës nxjerr zbuluar Ramën dhe Tahirin

    Emri:  Rama_Tahiri.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  36.9 KB

    Rënia e avionit të radhës, ka tronditur fort qeverinë, e cila këto dy ditë po përpiqet në mënyrë kaotike të rikuperojë imazhin, autoritetin dhe integritetin moral e ligjor, të cilat jo vetëm kanë prekur fundin, por e kanë degraduar plotësisht qeverisjen e Edi Ramës.

    Të kapur në befasi, si kryeministri ashtu edhe ministri i Brendshëm, tentuan fillimisht ta kalojnë rastin e Ishmit si mushkonjat e Divjakës, duke e servirur trafikun ilegal si një aventurë të papërmbajtur turistike në qiellin e Shqipërisë së rilindur.

    Më pas, kur mediat nisën të raportojnë provat e para të një trafiku të organizuar, të një piste avionësh të ndërtuar në territorin ku qeveria pretendon se ka vendosur kontroll si dhe të implikimit të zyrtarëve të policisë, nën hundën e të cilëve ishte ngritur gjithë kjo infrastrukturë e krimit, qeveria heshti me shpresë se edhe kjo çudi e saj do të kalonte për tri ditë.

    Por dëshmia e pretenduar e pilotit italian, i cili tha se e bënte këtë trafik për llogari të një grupi shqiptarësh në Milano, të cilët dyshohen për lidhje deri në nivelet më të larta të pushtetit, shkaktoi një tjetër reagim kaotik dhe të pallogaritur mirë.

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, befas ndryshoi profesion. Ai u shfaq si një reporter i dalluar, duke gjetur dhe më pas shpërndarë lajmin se piloti kishte folur. Entuziasmi i Tahirit për t'u dhënë dhe konfirmuar gazetarëve një lajm të tillë, duket absurd, kur vetëm disa orë më parë ai do të kishte dhënë gjithçka që avioni të rezultonte në një udhëtim turisitik të gabuar dhe jo në një trafik të organizuar.

    A e nxorri Tahiri këtë lajm i eksituar nga suksesi i prokurorisë apo i frikësuar nga zbulimi i disa emrave, këtë duhet ta zbardhë hetimi, por është fakt se njësitë e propagandës pranë qeverisë bënë çdo gjë për ta mbuluar rolin e Tahirit si reporter dhe për të mjegulluar ngjarjen e rëndë të nxjerrjes së sekretit hetimor.

    Tronditja e qeverisë nga rënia e avionit të drogës u pa edhe në dy reagime të pazakonta të Tahirit dhe Ramës. Mjaftoi një fjali normale e Ilir Metës se zhvillimi i vendit nuk është kanabisi dhe për këtë politika dhe ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë, që ministri Tahiri t'i kujtonte atij Lazaratin gjatë qeverisjes së përbashkët me Berishën. Duhet të jetë vërtet në hall ministri, që arrin të justifikojë skandalet e veta me ato të një qeverie të kaluar, me gjysmën e të cilës mundi të vinte në pushtet.

    Por më në hall duket kryeministri Rama, i cili sot, nga godina e ministrisë së Brendshme, ka regjistruar sulmin më të egër ndaj opozitës. Ai e cilësoi Partinë Demokratike, një armik më të madh të policisë sesa vetë krimi. I gjendur gjithnjë e më i rrethuar në mega aferën e trafikut të drogës, Rama shpreson të gjejë shpëtim përsëri duke akuzuar kundërshtarin politik.

    Por këtë herë, komardarja e PD, vështirë ta nxjerrë në bregun tjetër. Sado e ashpër të jetë në akuza një opozitë, ajo nuk mund të fajësohet për mijëra ton drogë që kanë mbuluar vendin dhe po ia mësyjnë perëndimit. Sado e korruptuar të ketë qenë qeveria e PD dhe sado mbrojtje politike t'i ketë dhënë Lazaratit, avionët e rrëzuar të Guidos dhe Riformatos nuk mund t'i mbajë mbi shpinë.

    Prandaj Rama është i nervozuar dhe Taihiri i hutuar. Në çdo vëzhgim normal të situatës së trafikut të drogës në Shqipëri, janë evidente lidhjet korruptive të politikës me krimin. Përmasat e kultivimit të marijuanës dhe trafiku i saj apo drogave të rënda, është përgjegjësi e atyre që qeverisin sot dhe jo e atyre që ishin dje. Një palë është votbesuar dhe tjetra është ndëshkuar nga vota, kështu që çdo justifikim që thërret opozitën është absurd. Çështja e krimit të organizuar është tepër delikate dhe ajo nuk mund të shmanget duke përdorur të njëjtën logjikë si për dështimet në ekonomi: "nuk kemi ç'të bëjmë se kështu na e la Saliu".

    Nuk ka dyshim që një apo disa avionë nuk nisen kuturu për t'u ngarkuar me drogë nëse nuk kanë garanci nga njerëz me pushtet. Në të tilla pazare, garancia për mallin është ajo që siguron trafikun në ato përmasa. Në shumë zona të Shqipërisë, njerëzit i njohin me emra drejtuesit e policisë që janë të lidhur direkt me trafikantë të njohur, ata dalin hapur me ta dhe veprojnë si protektorë të tyre.

    Nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri, qytetarët nuk presin sulme ndaj opozitës në vitin e fundit të mandatit dhe as shpërndarje lajmesh për gazetarët, por zbulimin dhe goditjen e atyre që kontrollojnë trafikun e drogës. Nëse kjo nuk ndodh, por në vend të saj përsëritet refreni bajat i Lazaratit, pa dyshim që nuk bëhet më fjalë për mungesë vullneti, por për një vullnet të qartë për të bashkëpunuar me krimin.

    Lapsi

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •