Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Rilindasi Rama përjashton bashkëfshatarin e vet Koço Kokëdhima nga Partia!

    Rama mbledh Kryesinë e PS-së, de facto Koço Kokëdhima përjashtohet

    Emri:  kokedhima.jpg

Shikime: 761

Madhësia:  31.6 KB

    Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot pasdite për të diskutuar për projektligjet e parashikuara në punimet parlamentare të seancës plenare të së enjtes. Kryesia u mblodh rreth orës 18:00 në selinë e Partisë Socialiste. Mësohet se ish-deputeti Koço Kokëdhima nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesisë. Ndonëse ai është Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, ish-ligjvënësi i majtë nuk është vënë në dijeni për mbledhjen.

    I pyetur për ‘News24’, Kokëdhima theksoi se: “Nuk kam marrë asnjë njoftim për mbledhje”.

    Prej kohësh Kokëdhima është distancuar nga roli i tij brenda PS-së, ndërsa shpesh herë në media është përfolur për një marrëdhënie jo të mirë me kryeministrin Rama.

    Megjithatë, mosnjoftimi për mbajtjen e mbledhjes është rasti i parë kur Kokëdhima përjashtohet direkt nga forumet e Partisë Socialiste, edhe pse nuk ka një vendimmarrje zyrtare. Zyrtarisht, siç duket edhe në faqen zyrtare të PS-së, Kokëdhima vazhdon të jetë Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.

    Ndërkohë, në linjën e përjashtimit të Kokëdhimës nga PS dhe uljes së ndikimit të tij në opinion është dhe vendimi i fundit Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

    Ky institucion ka hequr licencën për “Radio +2”. Në njoftimin zyrtar, AMA bën të ditur se në mbledhjen e ditës së premte, është vendosur “Mosrinovimi i licencës së shoqërisë “Radio +2” sh.a. për subjektin radiofonik privat kombëtar “Radio +2”.

    “Radio +2” është një kompanitë e para mediatike të ish-deputetit Koço Kokëdhima

    Ajo ka filluar transmetimin në shkurt të vitit 1998 dhe bordi drejtues i AMA ka vendosur që të mos ja rinovojë më licencën për shkak të mos përmbushjes së kushteve. Në thelb të arsyetimi i vendimit ishte “mosrespektim i kushteve të licencës në ofrimin e shërbimit”.

    Por dihet se AMA nuk guxon të marrë asnjë vendim pa lejen e kryeministrit Rama. As në qeverisjen e PD-së sado armik me Berishën ishte Kokëdhima nuk guxoi njeri ti hiqte liçensen. Duket se marrëdhëniet mes njeri tjetrit kanë shkuar shumë larg dhe shumë keq.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasi Rama përjashton bashkëfshatarin e vet Koço Kokëdhima nga Partia!

    Shpëtim Gjika:Kokëdhima shkatërroi PS-në e Vlorës. T’i tregojmë vendin !

    Ish-kreu i Bashkisës së Vlorës, Shpëtim Gjika lëshon akuza të ashpra në adresë të ish-deputetit Koço Kokëdhima. Ai thotë se Kokëdhima është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjika shprehet se qellimi i Kokëdhimës ishte krijimi i një strukture paralele jashtë Partisë Socialiste. Sipas tij, Kokëdhima duhet të hapë rrugë dhe nëse nuk e bën këtë, i duhet treguar “drejtimi i duhur”!”.

    Komenti i plotë i Shpëtim Gjikës:

    “Gjatë gjithë kësaj periudhe, per arsye nga me te ndryshmet, kam zgjedhur te hesht! Pertej heshtjes time, kam percjelle me vemendje, dhe per fat te keq edhe me shqetesim, ngjarjet dhe zhvillimet ne PS-ne e Vlores! Fillimisht, edhe pse jo fort i bindur per domosdoshmerine akute te kesaj reforme, jam pajtuar ne paqe me te, duke menduar dhe besuar qe qellimi dhe objektivi i saj, vetem do ta forconin dhe shendoshnin PS-ne e Vlores!

    Por a iu permbajt z.Kokedhima ketij orientimi apo objektivi? Sipas mendimit tim, absolutisht JO! Djallezisht, nga i ngarkuari me Reformen ne Vlore, z.Kokedhima, u abuzua me nocionin “pranime te reja”! Them u abuzua, sepse nderkohe qe afroheshin ne parti te rinj e te reja( dhe shume mire u be qe u afruan), perjashtoheshin nga gara me kriter moshen (apo ca me keq akoma pa kritere fare), anetare dhe drejtues te organizates sone nder vite, dhe aktiviste te suksesshem fushatash fituese!

    Atehere, cili ishte qellimi i vertete i z. Kokedhima? Pikerisht krijimi i nje strukture paralele, madje edhe fizikisht jashte godines tradicionale dhe historike te PS-se ne Vlore!

    Strukture e cila, e zgjedhur pa kritere apo parime organizative, por si nje detashment qe te vetmin parim ka detyrimin apo nderin dhe qoken ndaj z.Kokedhima! Kjo strukture, e cila duke patur ne themel kete lloj ngjizjeje, do t’i sherbente atij, ( sic realisht ne fakt po i sherben), vetem per qellime individuale, per t’iu imponuar PS-se, madje edhe vete Kryetarit Edi Rama, ne rast nevoje apo halli! Por, e theksoj, halli i tij apo halli im, nuk kane pse te jene hall edhe per PS-ne e Vlores! A funksionon sot ashtu sic duhet PS-ja ne Vlore?

    Per mendimin tim JO! Nuk ka mbledhje forumesh, nuk ka diskutime apo debate, nuk ka analiza apo konkluzione, sic nuk ka edhe detyra apo objektiva konkrete! Sot PS-ja e Vlores (flas per te ashtuquajturin “shtab qendror”),mblidhet per te trembur e frikesuar ndonje drejtues institucioni i cili nuk i bindet z.Kokedhima, apo per te ngritur doren per propozimet e tij ne emerimet e drejtuesve! Kjo lloj reforme ne fakt ka zbehur, madje e ka zhbere pothuajse plotesisht, funksionimin normal administrativ te menyres se perzgjedhjes! A mund te ndryshohet ky trend i deritanishem?

    Une mendoj se PO! Ne c’forme apo ne c’menyre?

    SI FILLIM, duke denoncuar hapur te gjitha format apo manierat abuziviste te perdorura deri tani, si ne perzgjedhjet ne parti, ashtu edhe ne institucione! E me pas, duke u pare sy me sy e duke i dhene doren njeri-tjetrit, “te rinj” e “te vjeter”, per te vazhduar se bashku nen frymen e solidaritetit tradicional qe kemi patur ne socialistet vlonjate! Kushdo, “i ri” apo “i vjeter”, ka vend dhe mundesi per te kontribuuar per PS-ne ne Vlore! Z.Kokedhima duhet te hapi rrugen dhe te merret me pune te tjera sa nuk eshte ende vone!

    Zgjedhjet jane shume afer! E n.q.s ai nuk e ndjen qe duhet te hapi rruge, i duhet treguar “drejtimi i duhur”!”.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasi Rama përjashton bashkëfshatarin e vet Koço Kokëdhima nga Partia!

    Drejtuesit e PS-së në qarqe, Koço Kokëdhima lihet jashtë

    Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare. Kryesia e kësaj partie ka caktuar drejtuesit e qarqeve që do të drejtojnë fushatën zgjedhore. Mes shumë emrave të njohur, bie në sy mungesa e ish-deputetit Koço Kokëdhima, të cilin kryesia ka vendosur ta lërë jashtë pas mosmarrëvshjeve me kryeministrin Rama.

    Ministri Tahiri është kryetar qarku në Tiranë, ndërsa kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, do të jetë për qarkun Durrës.

    Gramoz Ruçi është sërish në qarkun e Fierit, ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, është caktuar drejtues në qarkun e Beratit. Damian Gjiknuri sakaq është caktuar në Vlorë, ndërsa Ditmir Bushati në Shkodër. Bledi Çuçi në Gjirokastër, Taulant Balla në Elbasan, ndërsa Ilir Beqja në Kukës. Në Dibër do të jetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

    Shqip

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •