Kush e ka Lexuar librin `Aventurat e Baronit Mynhausen`, e ka tė qartė pėrse bėhet fjale. Bėhet fjalė pėr njė njeri tė rėndėsishėm - baron, i cili tregonte aventura dhe ngjarje tė shpikura dhe tė sajuara nga vetė ai, tė cilat sipas tij i kishin ndodhur atij vetė, por qė nė fakt ishin aventura dhe histori tė sajuara dhe tė gėnjeshtrta. idea e Baronit ishte qė tė fitonte popullaritet dhe afeksion midis dėgjuesve apo tė tėrhiqte vėmėndjen pėr tė treguar se sa i zoti ishte ai duke u bėrė karshillėk dhe dėm konkurentėve pėr tė treguar se ishte mė i miri.
Nė fakt ėshtė njė Sindrom i mashtruesve, dhe mund tė pėrdorret fare mirė pėr tė cilėsuar disa opozitarė madje dhe pseudo opozitarė apo dhe gazetarė e analistė, tė cilėt nuk lėnė gurė pa lėvizur me qėllim qė tė shkaktojnė disinformim nėpėrmjet shkaktimit tė problemve tė paqėna apo pėr tė devjuar informacionin nė favor tė tyre.
Ky Sindrom vėrehet shpesh nė Parlamentin tonė kur opozitarė tė thekur apo qė janė pėrgjegjės pėr ngjarje tė sė kaluarės, shpikin, sajojnė, shpifin, dhe u a hedhin fajin tė tjerėve pėr ato gjėra apo ngjarje nė tė cilat ata vetė kanė qėnė protagonistė duke u shkaktuar njerzve apo dhe vetė vendit dėme, por pėr tė justifikuar vehten, u a veshin fajet kundėrshtarėve.
Mendoj se janė tipikė kushėrinj teorikė tė baronit mashtrues Mynhausen.
Sindromi Mynhauzen ėshtė njė ēregullim psikiatrik nė tė clėn pacientėt pretendojnė se vuajnė nga sėmundje qė nė fakt i kanė sajuar vetė , ose pėr shkak tė traumave psikologjike, me qėllim qė tė tėrheqin pėrkujdesje apo simpati ose pėr tė risiguruar pėrkrahjen e tė tjerėve.
Ky sindrom pėrfshihet nė nėnklasėn e sėmundjeve qė pacienti i krijon vetė me predominim tė shėnjave dhe simptomeve fizike tė cilėt kanė anamnezė me shtrime tė pėrsėritura nė spitale, dhe qė trillojnė udhėtime dramatike, tegojnė histori tė pabesuara qė u kanė ndodhur gjatė jetės sė tyre.
Kjo gjėndje e ka emrin nga personazi i Baronit Mynhausen icily ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe qė nė kohėn e diktaturės. Ky Sindrom quhet ndryshe dhe `ēregullim apo sėmundje e krijuar nga vetė pseudo pacienti` me qėllimin qė tu imponohet t tjerėve apo ti imponohej vetė vehtes.
Ky sindrom ėshtė i lidhur edhe me abuzimin nė tė kaluarėn nga njė person tjetėr qė nė fėmijėri me qėllim qė tė kėrkojė vėmėndjen apo simpatinė e abuzuesit. Kjo e viktimėn tė shpikė simptoma qė shkaktojnė edhe bėrjen e analizave dhe egzaminimeve aspak tė domosdoshme pėr pseudo-pacientin.
Madje disa mjekė (pediatėr) mendojnė qė ky ēregullim psikik duhet tė ri emėruar si `abuzim mjekėsor` pėr tė vėnė nė dukje dėmin e shkaktuar nga mashtrimi dhe pėr tė penguar autorin e mashtrimit qė tė pėdorė mbrojtjen psikiatrike kur e ka shkaktuar dėmin.
Problemi qėndron nė politikėn shqiptare nė tė cilėn indivdiė politikėbėrės , indivdė tė medias, kryesisht ata qė bėjnė oponencėn e qeverisjes sillen sit ė tillė dhe jo se janė tė sėmurė nga ky sindrom interesant.
Njė nga shėmbujt mė famėkeqė nė kėto tre katėr vite tė qeverisjes sė maxhorancės, ėshtė sjellja e disa opozitarėve tė cilėt nėpėrmjet njė strategjie tė mirėpėrgatitur, sulmojnė parreshtur dhe me tė njėjtin intensitet ēdo veprim tė qeverisjes, e cila e parė nė veprimtarinė e punės sė saj sigurisht pengohet dhe bėn gabime.
Veprime tė tilla nga ana e politikė- bėrėsve dhe mediave pėrpiqen tė krijojnė njė tymnajė dhe dis-informim pėr qeverisjen.
Sigurisht ashtu sikundėr mjekėt qė harxhojnė gjithė ato pėrpjekje pėr tė vėnė diagnozėn e njė ēregullimi tė tillė simulues qoftė nė dhėnien e analizave, egzaminimeve (dhe mjekimeve nganjėherė tė gabuara), derisa e kuptojnė qė personi ėshtė me Sindromin e ēuditshėm Mynhauzen, ashtu dhe populli madje dhe elektorati i tyre e kupton se diēka kėtu nuk shkon me kėta politikėbėrės tė cilėt pėr muaj e vite tė tėra mundohen tė fusin nė qorrsokak njė shtet dhe njė popull tė tėrė, duke shpikur, sajuar, madje dhe shpifur kundėr modeleve tė qeverisjes dhe punės sė qeverisė duke shkaktuar disinformim dhe reagim madje dhe tė ndėrkombėtarėve.
Dalin pyetjet `1 milion dollarėshe`: pėrse kėta politikė bėrės tė opozitės madje dhe ndonjė i maxhorancės, megjithė treguesit kombėtarė dhe ndėrkombėtare tė pėrkrahjes dhe miratimit tė masave qė ka marrė kjo qeverisje , vazhdojnė sajesat, shpikjet dhe shpifjet nė mėnyrė konstantė? Dhe pyetja tjetėr ėshtė: a bėjnė sikur, apo janė me tė vėrtetė me sindromin Mynhausen kėta njerėz qė kanė nė dorė politikat e njė shteti nėpėrmjet zgjedhjes sė tyre nga elektorati si politikė bėrės?
Tė dyja pyetjet janė tė vėshtira pėr tu gjetur pėrgjigje, por mendoj se pėr pyetjen e parė mund tė japėsh njė pėrgjigje tė tillė: njė pjesė e mirė e politikėbėrėsve tė Opozitės janė pėrgjegjės pėr keq-qeverisje dhe keq-manaxhim tė shtetit e pėr pasojė kanė zgjedhur njė model justifikimi ``duke sulmuar -pėr tu mbrojtur``, dhe pėr tė krijuar njė tymnaje dhe destabilitet.
Sigurisht pėrgjigja qė i u dha nė zgjedhjet lokale tė Dibrės ishte se populli nuk qėnka budalla sikundėr mendojnė disa krerė tė opozitės, madje populli i paska kuptuar fare mirė se sajesat, shpikjet dhe shpifjet e Opozitės jo vetėm qė nuk kanė bėrė efektin e duhur por pėrkundrazi, kanė bėrė efekt tė kundėrt.
Pra ky ėshtė njė mesazh i qartė pėr Opozitėn dhe pėr disa politikė-bėrės tė interesuar qė tė mbajnė kėtė nivel presioni absurd kundėr qeverisjes.
Pėrgjigja e pyetjes sė dytė ėshtė mė e komplikuar, por duke parė pėrkufizimet dhe definicionet e kėtij ēregullimi psikiatrik, mendoj se ndonjė nga kėta politikė bėrės vuan me tė vėrtetė nga ēregullimi Mynhausen dhe po pėrdoret nga ustallarėt (pa e ditur ai se po pėrdoret), pėr tė shfrytėzuar kėtė mani ndoshta tė krijuar qė nė fėmininė e tyre, me qėllim qė tė arrijnė rezultatet qė ata duan vetė, por edhe pėr tė implikuar kėta persona si personat pėrgjegjės pėr kėtė gjėndje duke i u shmangur pėrgjegjėsisė sė tyre.
Literatura
(1. Jerald Kay; Allan Tasman (2006). Essentials of psychiatry. John Ėiley & Sons, Ltd. p. 680. ISBN 0-470-01854-2
2. Krahn, Lois E.; Bostėick, J. Michael; Stonnington, Cynthia M. (2008). "Looking Toėard DSMV: Should Factitious Disorder Become a Subtype of Somatoform Disorder?". Psychosomatics. 49 (4): 27782. doi:10.1176/appi.psy.49.4.277. PMID 18621932).
Krijoni Kontakt