Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Çka mendoni për këtë????-Much Nano në Youtube: Fetë janë thjesht legjenda.

    Much Nano në Youtube: Fetë janë thjesht legjenda. Ndërsa Profetët e hershëm të feve monoteiste janë aq realë sa janë edhe Muji, Halili, Gjergj Elez Alia etj
    (Shiko Videon)
    Mustafa Nano ka krijuar një kanal të tijin në Youtube, ku fillimisht ka hedhur një material audio. Është një material i përgatitur prej tij. Zgjat nja 15 minuta. Ka lidhje me fetë.

    Ai vazhdon përpjekjet që zënë fill me show-n e tij me titull “Dhe Profetët dinë të puthin”, me fjalë të tjera ai vazhdon kritikën ndaj feve. Në këtë material, ai i quan fetë monoteiste përralla e legjenda, dhe në këtë kuptim bën një krahasim të tyren me Këngët e Kreshnikëve. Dhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit.

    Ne e kapëm në telefon Mustafa Nanon, dhe bëmë një bisedë të shkurtër.

    Zoti Nano, doni të propagandoni fenë e ateizmit?

    Pse jo? Veçse Ateizmi nuk është fe. Duhet bërë ky përcaktim. Pastaj, edhe termi propagandë nuk më pëlqen. Mua nuk më intereson që në këtë botë të ketë sa më shumë ateistë. Unë thjesht them timen lidhur me fetë.

    Pse ju bezdis besimi në Zot?

    Nuk më bezdis besimi në Zot. Më bezdis ideja e Zotit që del prej Librave të Shenjtë. Për mua, nuk ka asnjë problem nëse dikush beson se Zoti ekziston. Bëhet problem kur besohet se ekziston Zoti, që i urren gratë, që përligj skllavërinë, që e ka fiksim ta adhurojnë, që porosit të vriten jobesimtarët, që thotë se jeta në tokë nuk ka asnjë rëndësi, se rruga më e shkurtër për të shkuar në parajsë është të vdesësh për Zotin, etj, etj.

    Ju nuk besoni se pas vdekjes ka diçka?

    Jo. Besimtarët besojnë se vdekja është fillimi i një gjëje të madhe. Unë besoj se vdekja është fundi i një gjëje të madhe. Jeta në tokë është e rëndësishme. Le t’i japim kuptim kësaj jete, e të mos gënjejmë veten me gjëra, për të cilat nuk ka asnjë provë se ekzistojnë.

    A do të vijojnë të tjerë materiale si ky të publikuar në kanalin tuaj në Youtube?

    Po, herë pas here.

    Faleminderit!

    Faleminderit juve!



    http://tetovanews.com/?p=1697

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Çka mendoni për këtë????-Much Nano në Youtube: Fetë janë thjesht legjenda.

    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    Much Nano në Youtube: Fetë janë thjesht legjenda. Ndërsa Profetët e hershëm të feve monoteiste janë aq realë sa janë edhe Muji, Halili, Gjergj Elez Alia etj
    (Shiko Videon)
    Besimi ne ekzistencen e Perendise nuk eshte legjende. Te gjitha argumentet dhe faktet qe ne per cdo dite i vrojtojme qojne ne ekzistencen e Krijuesit. Eshte shume e thjeshte per trurin tuaj ateist, nuk mund te kete krijese pa Krijues, sic nuk mund te kete shtepi pa patur dikend qe ta ndertoje ate. Merre shembull nje shtepi dhe merre shembull boten, bota eshte miliarda here me e komplikuar se shtepia saqe eshte e pa mundur te vije ne ekzistence vetvetiu sic besojne ateistet.

    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    Mustafa Nano ka krijuar një kanal të tijin në Youtube, ku fillimisht ka hedhur një material audio. Është një material i përgatitur prej tij. Zgjat nja 15 minuta. Ka lidhje me fetë.
    Shume mire qe ka hapur edhe ai ka te drejte te thote mendimin e tij dhe ta perhape fejen e tij sidocofte qe ai e quan apo nuk e quan.

    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    Ai vazhdon përpjekjet që zënë fill me show-n e tij me titull “Dhe Profetët dinë të puthin”, me fjalë të tjera ai vazhdon kritikën ndaj feve. Në këtë material, ai i quan fetë monoteiste përralla e legjenda, dhe në këtë kuptim bën një krahasim të tyren me Këngët e Kreshnikëve. Dhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit.
    Kenget e Kreshnikeve?! Kanuni i Leke Dukagjinit?! Kush vijne me heret keto apo ngjarjet Biblike? Ai ka te drejte ta quaje krishterimin edhe 'korrent elektrik' por nuk d.m.th. se vetem se ia merr mendja qe eshte ashtu ne te vertete qenka ashtu.

    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    Ne e kapëm në telefon Mustafa Nanon, dhe bëmë një bisedë të shkurtër.

    Zoti Nano, doni të propagandoni fenë e ateizmit?
    Mire keni bere, ateisti po propagandon fene dhe botekuptimin e tij. Kjo eshte e drejte e tij, ne besimtaret jemi demokrate e i respektojme zgjedhjet dhe mendimet e secilit.

    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    Pse jo? Veçse Ateizmi nuk është fe. Duhet bërë ky përcaktim. Pastaj, edhe termi propagandë nuk më pëlqen. Mua nuk më intereson që në këtë botë të ketë sa më shumë ateistë. Unë thjesht them timen lidhur me fetë.
    Fillove te luash 'qoke' a si myslimanet e ateistet e ketij forumi? Ateizmi sna qenka fe? Cka na qenka kur ben pretendime per kohen dhe ngjarje ku nuk ki asnje argument shkencor qe t'i vertetosh. Cka eshte pretendimi se nje eksplodim i nje thermie atomi bjen ne ekzistence gjithe kete materie e gjithe kete kompleksitet. Kur ti e quan besimin ne Krijues fe si spaska te drejte qe nje besimtar ta quaje besimin tend fe kur ti beson se gjithe kjo bote nuk ka Krijues. S'te pelqen propaganda por ti ate po ben. Ti po ben propagande per nje besim te caktuar apo nje botekuptim te caktuar. Jo atom, por merr gjithe arsenalin ushtarak berthamor e shpertheje ne hapsire e ta shikojme bashke a po krijohet dicka.

    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    Nuk më bezdis besimi në Zot. Më bezdis ideja e Zotit që del prej Librave të Shenjtë. Për mua, nuk ka asnjë problem nëse dikush beson se Zoti ekziston. Bëhet problem kur besohet se ekziston Zoti, që i urren gratë, që përligj skllavërinë, që e ka fiksim ta adhurojnë, që porosit të vriten jobesimtarët, që thotë se jeta në tokë nuk ka asnjë rëndësi, se rruga më e shkurtër për të shkuar në parajsë është të vdesësh për Zotin, etj, etj.
    Perendia nuk i urren grate, ne Bibel na thuhet se Perendia nuk e dergoi Jezusin qe ta denoje boten, por qe bota te shpetohet nepermjet tij.

    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    Ju nuk besoni se pas vdekjes ka diçka?

    Jo. Besimtarët besojnë se vdekja është fillimi i një gjëje të madhe. Unë besoj se vdekja është fundi i një gjëje të madhe. Jeta në tokë është e rëndësishme. Le t’i japim kuptim kësaj jete, e të mos gënjejmë veten me gjëra, për të cilat nuk ka asnjë provë se ekzistojnë.
    Keto qe i thua kane kuptim ne botekuptimin tend ateist. Te kunderten mund ta themi ne gjithsecili. Ti ske asnje fakt shkencor qe kjo bote vjen ne eksistence vetvetiu as une nuk mund te te dergoj ne parajse qe ti ta shohesh ate. Ti ke marre qendrim se parajsa nuk ekziston (per shkak te botekuptimin ateist) une besoj se ajo ekziston sepse i besoj Jezusit te Nazaretit.

    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    A do të vijojnë të tjerë materiale si ky të publikuar në kanalin tuaj në Youtube?

    Po, herë pas here.
    Po jane te mireseardhura por me argumente logjike. Por jo me kesi 'argumente': Borebardha nuk ekziston dhe nuk ka jetuar keshtu qe as Mojsiu e Jezusi nuk kane jetuar ne kete bote. Kjo logjike eshte masakrim i qelizave te trurit. Njeriu qe i ka 2 dite shkolle nuk logjikon keshtu i nderuari ateist.


    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 18-09-2016 më 15:00

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Çka mendoni për këtë????-Much Nano në Youtube: Fetë janë thjesht legjenda.

    Nalu pak...,

    gjithkush ka t'drejten e shprehjes, por jo gjithmon fjalet zan vend...

    Nuk ndaj aspak thelbin e mendimit te Mustafase.
    Ne fjalet e tij, nuk gjej asgje qe veçante, asgje qe mund te beje interesante sadopak "nismen" e tij...

    Dy gjera jane: ose ka qene tape fare, ose-ose esht idhnu me Zotin...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Çka mendoni për këtë????-Much Nano në Youtube: Fetë janë thjesht legjenda.

    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    Much Nano në Youtube: Fetë janë thjesht legjenda. Ndërsa Profetët e hershëm të feve monoteiste janë aq realë sa janë edhe Muji, Halili, Gjergj Elez Alia etj
    (Shiko Videon)
    Nuk jan thjesht legjenda, thuajse për shumicën e Profetëve (Allahu qoft i kenaqur me ta), egzistojn prova qe dit-pas-dite ofrohen prova nga vet shkenctarët.
    Muja dhe Halili, Gjergj Elez Alia jan legjenda popullore qe sigurisht nuk krahasohën kurrsesi me Profetët ! Por nese ti ke vendosur qe mos te besosh (sepse eshte zgjedhje e jo bindje mos-besimi), atehere vazhdo !


    Mustafa Nano ka krijuar një kanal të tijin në Youtube, ku fillimisht ka hedhur një material audio. Është një material i përgatitur prej tij. Zgjat nja 15 minuta. Ka lidhje me fetë.
    Hë Nano ? Edhe ti don te behesh "legjend" ?! Po kush dreçin te dergoj ty qe t'na hapesh mendjen ?!

    Ai vazhdon përpjekjet që zënë fill me show-n e tij me titull “Dhe Profetët dinë të puthin”, me fjalë të tjera ai vazhdon kritikën ndaj feve. Në këtë material, ai i quan fetë monoteiste përralla e legjenda, dhe në këtë kuptim bën një krahasim të tyren me Këngët e Kreshnikëve. Dhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit.
    Futkotje, thjesht fyerje falas qe u ben feve me shpres qe t'a banalizosh blasfemin. Por kjo nuk eshte e ndershme, edhe sikur me te vertet te ishin "perralla" sic i quani ju.

    Ne e kapëm në telefon Mustafa Nanon, dhe bëmë një bisedë të shkurtër.

    Zoti Nano, doni të propagandoni fenë e ateizmit?



    Pse jo? Veçse Ateizmi nuk është fe. Duhet bërë ky përcaktim. Pastaj, edhe termi propagandë nuk më pëlqen. Mua nuk më intereson që në këtë botë të ketë sa më shumë ateistë. Unë thjesht them timen lidhur me fetë.
    Kjo quhet proziletizëm fetar edhe thirrja per te mos besuar.
    Ju thash, ju keni zgjedhur qe te mos besoni, e jo pse jeni te bindur per mos-egzistencen e 1 Zoti të vetëm !



    Pse ju bezdis besimi në Zot?
    Sepse sulmi ndaj fese, eshte biznes i mir ne dit te sodit.


    Nuk më bezdis besimi në Zot. Më bezdis ideja e Zotit që del prej Librave të Shenjtë. Për mua, nuk ka asnjë problem nëse dikush beson se Zoti ekziston. Bëhet problem kur besohet se ekziston Zoti, që i urren gratë, që përligj skllavërinë, që e ka fiksim ta adhurojnë, që porosit të vriten jobesimtarët, që thotë se jeta në tokë nuk ka asnjë rëndësi, se rruga më e shkurtër për të shkuar në parajsë është të vdesësh për Zotin, etj, etj.
    Zoti nuk urren grat, nuk perligje skllaverin e as qe urdheron vrasjen e jo-besimtareve. Zoti urdheron paqën, drejtësin, mirësin, dashurin, bujarin, respektin, mirenjohjen dhe sigurisht, adhurimin dhe nënshtrimin ndaj Lart-madhërisë së Tij ! E të vdesësh në kete rruge, që eshte rruge e Zotit, s'ka gje me te mire se kjo vdekje !

    Ju nuk besoni se pas vdekjes ka diçka?
    Nese beson se pas s'ka asgje, atehere edhe para lindjes, duhet besuar se s'ka asgje ! E si pasoje, njeriu do t'ishte dashur te mos egzistonte fare.


    Jo. Besimtarët besojnë se vdekja është fillimi i një gjëje të madhe. Unë besoj se vdekja është fundi i një gjëje të madhe. Jeta në tokë është e rëndësishme. Le t’i japim kuptim kësaj jete, e të mos gënjejmë veten me gjëra, për të cilat nuk ka asnjë provë se ekzistojnë.
    Nuk e genjejm veten, njeriu eshte jasht-tokesor, ai eshte krijuar per t'jetuar ne Xhennet, nje bot tjeter, por sic e dini Historine e shenjt te Ademit dhe Havës, ata u dëbuan nga ai vend, dhe u vendosen ne planetin Tok per t'u sfiduar e ballafaquar me ushqim, mund, lodhje, lindje dhe vdekje, vdekje qe u jep driten e gjelbert per t'kaluar serish ne boten e origjinës, ne Xhennet por me nje kusht, qe te vdesim te devotshem ne adhurimin e 1 dhe të vetëm Zoti !

    A do të vijojnë të tjerë materiale si ky të publikuar në kanalin tuaj në Youtube?

    Po, herë pas here.
    Youpiiii !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Çka mendoni për këtë????-Much Nano në Youtube: Fetë janë thjesht legjenda.

    Mustafa Nano në Youtube: Midis Jezuit, Muhametit e Newton-it zgjedh të tretin


  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Çka mendoni për këtë????-Much Nano në Youtube: Fetë janë thjesht legjenda.

    Fetë dhe Shkenca


  7. #7
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Çka mendoni për këtë????-Much Nano në Youtube: Fetë janë thjesht legjenda.

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    . Por kjo nuk eshte e ndershme, edhe sikur me te vertet te ishin "perralla" sic i quani ju.
    Nuk eshte endershme edhe sikur te jene perralla???!
    Tipike e besimtarit dudum....
    Kjo quhet proziletizëm fetar edhe thirrja per te mos besuar.
    Qysh quhet, dudum, "proziletizëm"??!!...ahahahahah...analfabeti paska edhe guxim te shkruaje kunder nje gjigandi te penes si Muç Nano!!
    Problemi me ju mazllemat eshte se qurraviteni si vellai i dreqir kur fete e tjera kerkojne t eperhapin mesazhin e vet(proselitizem), por ngrini ne qiell Muhamedin qe e perhapi me shpate dhe mashtrim!!
    Ju thash, ju keni zgjedhur qe te mos besoni, e jo pse jeni te bindur per mos-egzistencen e 1 Zoti të vetëm !
    Sepse sulmi ndaj fese, eshte biznes i mir ne dit te sodit.
    Ju mazllemat duhet ta dini shume mire kete, me nje profesor te sulmit ndaj feve te tjera si profeti juaj gjakatar!!
    Ai sulmoi fete e tjera ne Meke, duke u pasuruar me pas nga grabitjet e karavaneve te Kurejsheve; pastaj nga sekuestrimi i pasurive te çifuteve te cileve u priste kokat dge grate e femijet u shiste ne tregjet e sklleverve;mos harroni se nje e pesta e plaçkes se luftes i takon Muhamedit!!

    Zoti nuk urren grat, nuk perligje skllaverin e as qe urdheron vrasjen e jo-besimtareve. Zoti urdheron paqën, drejtësin, mirësin, dashurin, bujarin, respektin, mirenjohjen dhe sigurisht, adhurimin dhe nënshtrimin ndaj Lart-madhërisë së Tij ! E të vdesësh në kete rruge, që eshte rruge e Zotit, s'ka gje me te mire se kjo vdekje !
    E meqe ne Kuran perligjet skllaveria:
    4:3. Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.

    e po ashtu urdherohet vrasja e jo-besimtareve:
    9:5. E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues.
    5:33. Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t'u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.

    e sidomos:
    9:29. Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.
    na del se Kuranin nuk e paska shkruar Zoti!!
    Kush ta kete shkruar valle???!

    Nuk e genjejm veten, njeriu eshte jasht-tokesor, ai eshte krijuar per t'jetuar ne Xhennet, nje bot tjeter, por sic e dini Historine e shenjt te Ademit dhe Havës, ata u dëbuan nga ai vend, dhe u vendosen ne planetin Tok per t'u sfiduar e ballafaquar me ushqim, mund, lodhje, lindje dhe vdekje, vdekje qe u jep driten e gjelbert per t'kaluar serish ne boten e origjinës, ne Xhennet por me nje kusht, qe te vdesim te devotshem ne adhurimin e 1 dhe të vetëm Zoti !
    ....ose te vritesh ne rrugen e Allahut kunder atyre qe nuk besuan Allahun dhe Muhamedin, siç bejne muslimanet dhe vetem ata!!
    Shtoji kesaj edhe faktin se muslimanet nuk besojne ne nje "Zot te vetem", por besojne ne "Allahun akbar", pra zotin e henes(kuptoni tani gjysme-henen ne maje te minarese) qe dmth "Allahu me i madhi" , dhe do te kemi kuadrin e plote te çmendurise teologjike islamike!!
    Jarigas

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar jarigas për postimin:

    bojana (14-01-2017)

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Çka mendoni për këtë????-Much Nano në Youtube: Fetë janë thjesht legjenda.

    Legjendat jane gojedhena te lashta qe me respekt percillen nder breza edhe pse nuk kane ate saktesine qe kerkojme me vone, paraqesin gjithe boten shpirterore te asaj kohe, ngjarjen e madhe qe ndezi popujt dhe feja ashtu si tregimet mbi mitet eshte nje nga ngjarjet e medha boterore. Ateizmi eshte i rrezikshem sepse ai meson egoizmin si vleren me te larte dhe ajo qe do e pesonte do ishte mbipopullimi apo masakra mbi popujt e kote qe jane mbi 70% te shteteve. Me pas, shume kohe me pas do lindnin Ateiste gjigande qe do rronin shume por qe Zoti do i denonte me pas per shkakte Ateizmit te tyre te paster qe ve ne dyshim mendjen e shendoshe te Hyjit etj..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •