Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Republika e Hashashit: Avioni italian ulet në Ishëm për të ngarkuar hashash

    Një avion ulet në Ishëm, piloti i dënuar në Itali për korrupsion

    Emri:  avioni.jpg

Shikime: 609

Madhësia:  53.0 KB

    Piloti 69 vjeçar nga Milano, Guido Andrea Guidi i tha policisë se ishte ulur në fshatin Gotull pasi avioni i kishte dhënë defekt. Në Itali, Guidi ka pasur probleme me drejtësinë për shkak të një aksidenti ajror të ndodhur në 2003.

    Policia e Shtetit njoftoi të enjten se një avion i vogël, i drejtuar nga një shtetas italian është ulur në fshatin Gotull të Ishmit në afërsi të Durrësit për shkak të një defekti teknik. E njoftuar nga banorët e zonës, policia tha se e gjeti avionin e dëmtuar ndërsa piloti nuk kishte pësuar lëndime.

    Sipas njoftimit të policisë, piloti 69 vjeçar Guido Andrea Guidi deklaroi se ishte nisur nga Bari drejt veriut të Italisë, por moti i mirë e kishte nxitur atë të bënte një udhëtim mbi det. Në dëshminë e tij për policinë, Guidi mësohet të ketë thënë se avioni i ka dhënë defekt në lartësinë 4-5 mijë këmbë dhe nga lartësia ka parë një tokë të përshtatshme për t’u ulur.

    Punonjës të policisë e kanë shoqëruar 69 vjeçarin në spital për një kontroll, ndërsa kanë vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    “Gjatë kontrollit në avion nuk është gjendur asnjë send i kundraligjshëm. Shërbimet e policisë kanë kryer krehjen e vendit përreth dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave,” tha një zëdhënës i policisë.

    Ky nuk është rasti i vetëm kur ulja e papritur e një avioni të përmasave të vogla tërheq vëmendjen e policisë dhe të opinionit publik në Shqipëri. Në maj të vitit 2014, një tjetër avion i drejtuar nga italiani Gorgio Riformato pësoi defekt ndërsa ulej në Divjakë, ndërsa hetimet e mëtejshme zbuluan se piloti po planifikonte të trafikonte një sasi marijuane drejt Italisë.

    Në shkurt 2016, Riformato u dënua me 15 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

    Ndërkohë, Guido Andrea Guidi rezulton të jetë sipërmarrës i hershëm në biznesin e fluturimeve me avionë Jet dhe një personazh i njohur për drejtësinë italiane. Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë ai ka qenë nën hetim dhe është shpallur përgjegjës nga gjykata e Kasacionit në Itali për veprën penale të nxitjes së korrupsionit.

    Akuza e ka origjinën tek një aksident ajror, i ndodhur në korrik të vitit 2003 në një aeroport të Milanos ku një avion i kompanisë Eurojet u rrëzua mbi një kapanon industrial duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve. Sipas vendimit të gjykatës së Kasacionit të 23 tetorit 2013, Guidi ishte njëri prej ortakëve të Eurojet.

    Vendimi i gjykatës italiane shpjegon se pas aksidentit, Ministria Publike caktoi një teknik për të ushtruar kontroll mbi kompaninë, por Guidi dhe ortaku i tij u akuzuan se ofruan një shumë të majme parash në këmbim të një ekspertimi të rremë që favorizonte kompaninë e tyre.

    Ndonëse nuk u provua që rryshfeti të ishte dhënë, Guido Andrea Guidi dhe ortaku i tij u shpallën përgjegjës për veprën penale të nxitjes së korrupsionit.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Republika e Hashashit: Avioni italian ulet në Ishëm për të ngarkuar hashash

    FOTO/ Ja si duket nga brenda avioni i italianit që u rrëzua në Ishëm

    Emri:  345.jpg

Shikime: 87

Madhësia:  27.4 KB

    Guido Andrea Guidi ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për të transportuar kanabis nga pista e improvizuar në Ishëm, të Durrësit, aty ku edhe u dëmtua avioni i tij gjatë uljes.

    Gjatë marrjes në pyetje 69-vjeçari ka nxjerrë emra bashkëpunëtorësh shqiptarë dhe italianë, të cilët e kishin kontaktuar për të transportuar sasi të mëdha droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Personat e përmendur prej tij janë vënë tashmë nën hetim. Krimet e Rënda mësohet se kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e autoriteteve italiane për të thelluar hetimet.

    Në rrëfimin e tij, Guidi ka bërë të ditur se ky ishte fluturimi i tij i parë në brigjet shqiptare.

    Sipas koordinatave, ai i është afruar zonës së Ishmit, ku narko-trafikantët i kishin thënë se do te gjente një pistë të improvizuar.

    Mëngjesin e të enjtes, rreth orës 8.30 ai e ka parë pistën dhe ka tentuar të ulet. Gjatë manovrave për të parë nga afër vendin ka humbur kontrollin. Ka tentuar të ringrihet, por avioni ka prekur në tokë dhe ka përfunduar në një zonë me shkurre.

    Guido Andrea Guidi nuk ka pësuar dëmtime. Ai ka njoftuar policinë, por prokuroria dyshon se ai përpara kësaj ka bërë telefonata edhe me anetarë të rrjetit të narko-trafikut për t’i njoftuar se puna e tij dështoi.

    Hetuesve, Guidi u tha fillimisht se kishte përfunduar aksidentalisht në Shqiperi, por më vonë pranoi se ishte përfshire në një rrjet të trafikut të drogës.

    Në rrugën e parë ai vetëm do të njihej me pistën dhe pas pak ditësh do të ishte rikthyer për të marrë si fillim 200 kilogramë kanabis.

    Pasi ka pranuar të bashkëpunoje me prokurorinë, Guido Adrea Guidi u la i lirë rreth mesnatës. Ai është vendosur në një hotel në Durrës dhe po mbahet nën mbikëqyrje.

    Italianit i janë sekuestruar dokumentet e identifikimit dhe nuk lejohet të largohet nga Shqipëria. Pritet që ai të rimerret përsëri në pyetje nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

    Gjatë të premtes në prokurori janë paraqitur edhe përfaqësues të Ambasadës Italiane. Informacion është kërkuar dhe nga misioni italian Interforce.

    Policia dhe prokuroria vazhdojnë të mbledhin prova edhe në vendin ku ra avioni. Tv Klan ka mundur të sigurojë dy fotografi ka brenda avionit ku duken edhe disa prova materiale të marra tashmë nga prokuroria.

    Emri:  avioni-brenda-OK-768x1024.jpg

Shikime: 126

Madhësia:  36.3 KB

    TV Klan
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-09-2016 më 21:40

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Republika e Hashashit: Avioni italian ulet në Ishëm për të ngarkuar hashash

    DYSHIMET/ Përse policia nuk lajmëroi rrëzimin e avionit? Çfarë fshihet pas njoftimit 3 orë me vonesë

    Ka qenë ora 11:45 kur deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka njoftoi sot në Parlament se një avion i vogël me drogë ishte rrëzuar në Ishëm të Durrësit.

    Pas kësaj deklarate që shkaktoi reagim tek të gjithë qeveritarët, mediat konfirmuan përmes policisë së Durrësit se një avion i vogël tip Piper ishte ulur pranë grykëderdhjes së Ishmit, por në bord nuk kishte asnjë ngarkesë. Nga verifikimet e mëvonshme, u zbulua gjithashtu se avioni që drejtohej nga piloti italian 69-vjeçar Guido Guidi ishte rrëzuar rreth orës 08:45 të mëngjesit.

    Vetëm pas deklaratës që bëri në Parlament deputeti Noka, policia u vu në lëvizje, edhe pse avioni ishte rrëzuar disa orë më parë. Njoftim zyrtar deri në atë moment nuk ishte bërë nga policia, njoftim ky që iu dërgua mediave 3 orë me vonesë pas rrëzimit të mjetit fluturues. Akoma nuk ka asnjë shpjegim përse policia nuk njoftoi për rrëzimin e një avioni italian në territorin shqiptar.

    Kur ngjarja u bë publike pas denoncimit nga opozita, në Parlament u pa qartë tensioni që kishte kapur Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit vazhdimisht komunikonte në celular, menjëherë pasi ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka bëri deklaratën “bombë”.

    Policia e Durrësit tha se ngjarja ishte aksidentale si pasojë e një defekti teknik, ndërsa prokurorët e Durrësit dhe të Krimeve të Rënda u nisën drejt vendngjarjes për të zbuluar se çfarë po ndodhte saktësisht. Hetuesit zbuluan aty një zonë moçalore dhe me shkurre në të cilën fshihej një pistë 1.5 kilometra, që sipas banorëve vendas ishte përshtatur ditët e fundit, dhe në ato kushte një avion i vogël mund të ulej dhe të ngrihej lehtësisht. Ky fakt ka ngjallur dyshime tek prokurorët e krimeve të rënda se piloti italian mund të jetë i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, edhe pse 69-vjeçari mohon kategorikisht një implikim të tillë. Kontradiktore ka qenë edhe dëshmia e tij, i cili deklaroi se ishte nisur nga Bari drejt Italisë Veriore dhe vendosi të fluturonte mbi Adriatik për shkak të “kohës së bukur”.

    Në një lartësi rreth 3 mijë metra, ai vuri re se avioni pësoi avari dhe bëri ulje emergjente. Vendi ku avioni u rrëzua është tërësisht drejtim i ndryshëm nga destinacioni që piloti deklaroi. Banorët deklaruan nëpër media gjithashtu se e kishin parë avionin që të bënte disa fluturime në ajër para se të ulej, dhe nëse situata do të ishte emergjente, piloti do ta kishte kryer uljen në zonën fushore dhe jo në terrenin me shkurre, ku në fakt u zbulua që fshihej pista. Po kështu, Aviacioni Civil konfirmoi se avioni nuk kishte marrë leje për fluturim.

    Mbetet mister dhe me të drejtë ngrihet pyetja përse policia, e cila kishte dijeni për ngjarjen që kishte ndodhur rreth orës 08:45 të mëngjesit, njoftoi 3 orë më vonë vetëm pasi deputeti demokrat Flamur Noka denoncoi rrëzimin e avionit. Dyshimet ngrihen se çfarë ka ndodhur brenda harkut kohor të 3 orëve apo më shumë, kur në vendngjarje hetuesit zbuluan edhe gjurmë të automjeteve të tonazhit të rëndë. Kjo ngjarje vjen në një kohë kur situata politike është e acaruar, me akuza nga opozita se Qeveria është e përfshirë në trafik droge e në një periudhë kur korret kanabisi i kultivuar nga trafikantët, me qëllim për t’u shitur.

    SYRI

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Republika e Hashashit: Avioni italian ulet në Ishëm për të ngarkuar hashash

    Piloti nxjerr 2 emra,njëri italian, tjetri shqiptar i dalë nga burgu



    Problemet me drejtësinë Italiane kanë shkundur nga financat pilotin italian Guido Andrea Guidi, i cili ishte proceduar në Itali për akuzën e korrupsionit. I ndodhur në vështirësi ekonomike, piloti italian ka rrëfyer para prokurorëve të Krimeve të Rënda, se e kishte pranuar ofertën e një italiani dhe një trafikanti shqiptar të sapoliruar nga burgu në Milano, për transportimin e një sasie droge nga Shqipëria në Italinë Veriore. Për një rrugë të tillë, italiani ka thënë se nga shqiptari, emrin e të cilit nuk e kujtonte, ka marrë garancinë se do të paguhej 20 deri në 25 mijë euro sapo sasia e drogës të dorëzohej në Itali.

    Për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë Shqiptare, 69-vjeçari është toleruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka zgjedhur të kryejë hetimin ndaj tij në gjendje të lirë me kushtin se ai do tregonte gjithçka rreth asaj që ai dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal kishin organizuar në Itali dhe Shqipëri, për të vënë në zbatimin planin e trafikimit të drogës.
    Momentalisht italiani, po mbahet nën ruajtjen e efektivëve të repartit “RESI” në një hotel në zonën e Durrësit, ndërkohë që ai s’mund të largohet nga Shqipëria pasi i është sekuestruar pasaporta.

    Takimi në Milano me trafikantët
    Piloti italian u ka thënë hetuesve se pak muaj më parë, nëpërmjet një miku të tij italian, të cilin e ka identifikuar me emër konkret, dhe që rezulton ish-i dënuar për trafik droge, kishte takuar një shtetas shqiptar, të sapo dalë nga burgu Italian, pjesë e rrjetit kriminal të Milanos. Takimi, sipas pilotit italian ishte bërë në Milano në një kafene, ku është treguar prej tij dhe rruga e vendodhjes së saj.
    Në këtë takim Guidi ka marrë ofertën për të bashkëpunuar me grupin kriminal, ku ai do kryente vetëm transportin e lëndës narkotike, duke vënë në dispozicion avjonin e tij.

    Si fillim sasia e drogës do ishte 200 kg, në mënyrë që të mos rrezikohej shumë. Në dëshminë e tij, piloti ka treguar para prokurorëve se këtë ofertë e ka pranuar sapo i kanë dhënë garancinë se për një rrugë do paguhej 20 deri në 25 mijë euro. Më tej, piloti ka shtuar se ka pranuar për shkak të gjëndjes së vështirë ekonomike dhe problemet me drejtësinë italiane.

    “Me pistën u njoha nëpërmjet fotove”
    “Pas rënies dakort, jemi takuar dhe disa herë në Milano, ku është dakordësuar që unë të vizitoja Shqipërinë, për të parë vendin e saktë dhe marrë koordinatat e zonës ku duhej të ulesha. Ardhja ime në Shqipëri është financuar nga anëtarët e këtij grupi, ku unë në 2014 kam ardhur dhe kam parë vendin. Më kanë pritur disa persona shqiptarë, të cilët nuk ja di emrin dhe më kanë çuar në zonën ku ishte projektuar ulja e avionit. Pasi jam njohur me terenin kam menduar se në këtë zonë mund të ulej avjoni, por sërisht nuk kisha një bindje të tillë, pa e provuar. Kjo për shkak se vendi kishte shumë grupa dhe baltë. Unë kam këshilluar që një pjesë toke e vogël të punohet dhe përshatet si pistë, dhe këtë gjë e kanë marrë përsipër ta kryenin trafikantët shqiptarë. Më tej, u kam kërkuar që ta bënim një test ulje, pastaj të fillonim me transportimin e sasisë së drogës. Kësaj kërkese i kanë dhënë “ok” dhe trafikantët shqiptarë, të cilët e panë të arsyeshme të mos nxitoheshin”- është shprehur piloti italian para hetuesve.

    Ai ka shtuar se është larguar nga Shqipëria me një sasi të vogël lekësh, të cilët ja kanë dhënë trafikantët shqiptarë, si kosto rruge dhe karburanti për avjonin, me të cilin do kryhej testi i uljes. Më tej, piloti ka treguar se me pistën e improvizuar është njohur nëpërmjet fotove që i kanë treguar në telefon shtetasi italian dhe trafikanti shqiptar në Itali.

    Ulja shumë mirë, gritja doli keq
    Para hetuesve ai ka thënë se është nisur në mëngjes herët nga qyteti i Barit nga një pistë private duke mos e ndezur transponderin për tu identifikuar nga radarët. 69 vjeçari ka thënë se ka fluturar në lartësi dhe në afërsi të bregut ka bërë uljen në pistën e improvizuar. Pas uljes, ka thënë piloti, kam bërë kthimin e avionit dhe në momentin që po tentoja të ngrihesha rrota e parë ka ra në një grop, duke u thyer. Ai ka thënë se kishte ardhur për të testuar pistën dhe në fund të muajt shtator do të bënte rrugën e parë, ku do të merrte 200 kg hashash. I pyetur nga prokurorët e dosjes nëse e priste dikush në pistë, ai ka treguar se nuk e priste askush në pistë. Kjo nuk i është dukur bindëse prokurorëve, të cilët kanë kërkuar ekspertimin e të gjitha gjurmëve të gishtave që janë gjendur brenda dhe jashtë trupit të avionit. Ndërkohë që telefoni i tij i është nënshtruar një ekspertimi teknik për të mësuar bisedat dhe kontaktet që ka pasur së fundi italiani.

    Shqiptarja

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Republika e Hashashit: Avioni italian ulet në Ishëm për të ngarkuar hashash

    PD në pistën e hashashit: Të tilla ndërtohen vetëm në Kolumbi

    Një grup prej 5 deputetësh të Partisë Demokratike kanë qenë sot në mesditë në Ishëm, nga ku kanë parë nga afër avionin e rrëzuar pak ditë më parë që drejtohej nga një pilot italian, i cili dyshohej se do të trafikonte drogë.

    Mes deputetëve ka qenë kreu i Grupit Parlamentar Edi Paloka dhe deputeti që denoncoi rastin Flamur Noka. Ky i fundit ka thënë që në Shqipëri mbizotëron karteli i drogës i mbështetur nga qeveria.

    “Karteli i drogës ka ndërtuar aeroportin ‘Saje qorri’. Shoqëria e kartelit që mbizotëron gjithë territorin, na tregon që është ndërtuar një pistë për drogë. Kjo pistë e ndërtuar këtu, tregon që gjithçka është bërë me miratimin e mbikëqyrjen e qeverisë, – tha Noka. – Pista të tilla kanë mundur të ndërtohen vetëm në Kolumbi dhe Venezuelë. Shqipëria është vendi i tretë është në botë që ka mundësinë të ndërtojë edhe pista. Ky është realiteti i Shqipërisë”.

    Shqip

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Republika e Hashashit: Avioni italian ulet në Ishëm për të ngarkuar hashash

    Dyshimet - Avioni i Ishmit trafik droge dhe armësh në Bari e Brindisi?

    Skedarët e Bashkëngjitur 171513

    Sipas medias lokale të provincës së Savonës “Il vostro Giornale”, avioni tip Piper i ulur në Shqipëri është i tipit PA-32 Saratoga TC dhe i përket Aeroculb Savona dhe Riviera di Ponente.

    Ky avion 6 vendësh është nisur të mërkurën në mbrëmje nga aeroporti Clemente Panero di Villanova d’Albenga.

    Sipas “Il vostro Giornale”, avioni para se të mbërrijë në Shqipëri ka bërë dy ulje, një në Kremona e një në Castel del Monte në Pulia.

    Sipas informacionit nga Aeroporti i Albengës avioni i drejtuar nga piloti profesionist Guido Andrea Guidi do të rikthehej në këtë aeroport të premten në mbrëmje.
    Presidenti i Aeroclub Savona, Mauro Zunino, në një deklaratë për mediat shprehet “se nuk di asgjë se çfarë i ka ndodhur avionit të tyre, i cili ishte një nga më të mirët që kishin. Avioni kishte kryer rreth 800 orë fluturim e ishte në kushte mjaft të mira teknike.”

    “Deri më tani, thotë ai, nuk kemi marrë asnjë telefonatë as nga policia, as nga autoritetet diplomatike, e as nga piloti i cili ishte anëtar i klubit tonë prej 2-3 vitesh”.
    Dyshimet janë, shkruan “Il vostro giornale”, se avioni është përdorur në pistat sekrete të Barit e Brindisit, nga klanet e trafikantëve të armëve e drogës.

    ORA NEWS

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Republika e Hashashit: Avioni italian ulet në Ishëm për të ngarkuar hashash

    Po kesaj si do ja vejme emrin? Mushkonje, gjinkalle apo milingone???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •