Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Me fat ne teater, alvanos ne rruge

    I ka shnderuar si shtepine e tij, teatrot me ne ze te Athines. Ka ngritur nje trupe me bashkombasit e vet per te recituar shqip edhe ne vendin e Eskilit. Historia e Laert Vasilit emigrantit qe i la pas zanatet e tij te para

    Nga Kosta Grillo

    Prej vitesh tashme, Athina ka "shqiptaret" e saj. Laert Vasili, eshte njeri nga ata. I pari aktor shqiptar, i cili eshte ngjitur si protagonist ne teatrin e famshem te kryeqytetit, Epidavros. Eshte i vetmi jogrek, i cili eshte perfshire ne 5-shen kandidate per te marre cmimin Horn te talenteve vendes. Aktori njezet e nente vjecar nga Tirana, qe i pari gjithashtu qe mendoi ta vere famen dhe njohjen e tij edhe ne favor te sivellezerve te tij emigrante. E keshtu, duke menduar per ata shqiptare qe jetojne ne Athine ai vuri ne skene, ne vjeshten e vitit qe shkoi, nje shfaqje ne shqip te cilen e prezantoi ne Teatrin e Neo Kozmosi-t qe gjendet ne nje nga lagjet qendrore ne kryeqytetin Helen.

    Por, puna e tij nuk mbaron ketu. As tentativa per te deshmuar se shqiptaret dine te bejne dhe te konsumojne art. Laerti, i cili gjate kesaj periudhe luan ne pjesen teatrale "Shkulja" ne nje tjeter Teater kryesor te Athines "Aplo", tregon: "Kam perkthyer ne shqip pjesen Emigrantet te Slavomir Mrazhek-ut". Ai do ta vere ne skene ate sebashku me dy aktore te tjere po shqiptare, Nikolla Llambro dhe Karafil Shena. Gjysmen e javes, pjesa do te shfaqet ne shqip, ndersa gjysmen tjeter ne greqisht. "Eshte shume e veshtire te luajne ne teatrin grek aktoret shqiptare. Per kete arsye po bej edhe kete hap. Ne sapo kemi formuar nje trupe teatrale te perbere nga 12 shqiptare, te cilet jane nga Delvina, Saranda, Tirana etj".

    I riu i talentuar, vajti ne Greqi gjate dekades se kaluar. Ashtu si shume bashkekombas te tij ai e kaperceu kufirin vetem nga nevoja. "Pothuajse gjate gjithe sezoneve te veres, qe nga 92' shkoja ne Greqi per te punuar ne pune te ndryshme. Here si shites peshku, here si ndertues, apo edhe neper taverna te ndryshme si kamarier, meqenese gjate dimrit studjoja per drame ne Akademine e Arteve ne Tirane. Por, si shume te tjere edhe Laerti, ne vitin 1997, u detyrua ti nderprese studimet. Ai mori nje vendim. Do ta kapercente kufirin, kete here jo me ne vere, kete here jo me per disa muaj, por per tu vendosur ndoshta per nje kohe shume me te gjate ne vendin fqinj. Vendimi i pare qe mori ishte te jepte provime ne menyre qe te vazhdonte studimet ne Shkollen Kombetare te Drames ne Athine, ku hyri qe ne vitin 1997. Nuk e pati shume te veshtire. "Me gjuhen nuk pata shume probleme, -kujton sot- duke qene se nena ime eshte me origjine hebreo-greke dhe gjyshrit e flisnin shume mire greqishten e mesova shume shpejt ate. Natyrisht qe shume me ndihmuan edhe profesoret e mi ne Akademi. Isha me te vertete me shume fat. Vetem ne vitin e dyte mora pjese ne nje shfaqje te Bob Uilson-it, ndersa ne vitin e trete luajta ne filmin "Mirupafshim" te Koras dhe Vupura-s".

    Kur perfundoi shkollen kombetare te Drames ne Athine, Laert Vasili u regjistrua ne teatrin privat te Theodhoros Terzopulos-it. Keshtu me radhe ai luajti ne rolin e Lajmetarit tek pjesa e njohur antike Antigona dhe me pas ne disa pjese te Breht-it, Henri Milerit etj. Gjithashtu ai debutoi se bashku me aktorin e njohur vendas Dhimitris Mavrikos ne Elektran e luajtur ne Teatrin Kombetar Grek. Por eshte roli i tij ne pjesen greke "Engjejt" e beri qe te perfshihet ne 5-shen e kandidateve per te fituar cmimin Horn etj.

    Ne kete boom nuk mund te mos permenden as rolet e pare ne kinematografi. Ne fillim disa role episodike ne filma televizive

    e me pas nje dokumentar dhe nje film i vertete. Por megjithese ambientet e teatrit e filmit e kane futur prej kohesh ne gjirin e tyre, Laert Vasili gjate diteve te zakonshme ne jeten e perditshme, has shpesh here ne racizmin vendes. Madje nuk kane nguruar ta therrasin edhe kriminel shqiptar. "Perpara tre vjeteve, u godita ashper nga disa police ruajtes te rendit ne Athine, vetem e vetem se pata guximin qe kur me pyeten se per ku isha nisur, tu pergjigjesha "se po shkoja ne shfaqje", gje qe ata me verberine e tyre e moren per tallje" - tregon per shtypin grek Vasili, i cili shton: "Racizem do te gjesh edhe ne Shqiperi kryeqytetasi ndaj periferikeve. Edhe kete e kam jetuar vete".

    Revista "Klan"
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180

    Shtohen figurat prominente shipetare!

    Me behet shume ejfi kur degjoj e shqipetare kan arritur skajet e karrieres. Shqiptaret jane njerez me talente te fshehura, dhe me pak pune dhe mundim arrijne rezultate fantastike.
    I urojh gjithe bashkeatdhetareve te mij, fat dhe mbaresi kudo!

    Laerta Carcani

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Mua keto emrat Kosto,Vasili,Leonidhas etj me cudisin pakez
    Ndoshta jane edhe emra shqiptare por ne vende te huaja me duket se fitojne kombesi te atij vendi ku jetojne dhe vlera e tyre shiptare humbet
    Thjesht nisem nga ajo qe kam pare e degjuar per Pirron Dhimen qe mohoi se eshte shqiptar.
    Krenarine moj Carcanesha e kemi humbur ose nuk e kemi pasur kurre sepse ne jemi ata qe jemi dhe nuk e di nese kemi qene dikushi ndonjehere.
    Shqiperia ka qene kush ka qene por njerezit as ne harte nuk e dine se ku bie edhe po te pyesesh vete shqiptaret mergimtare veshtire se do ta gjejne.
    Krenari leshi dhe preshi
    Ti ruaj pemen ai tjetri te ha arrat
    Kuptohet ti ruaj krenarine ai tjetri te merr vlerat

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Me perpara te kishe karrjer duhet te ishe komunist, tashti per te pasur karrjer duhet te behesh "kolaboracionist".

    Jepi dhe piji lengun karrjeres.

Tema tė Ngjashme

  1. Teater: Pallati 176
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-10-2022, 19:56
  2. Teater: Shi ne Plazh
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2020, 05:44
  3. Teater: 8 Persona Plus
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-04-2017, 15:38
  4. NDRIĒIM XHEPA, aktori i 75 roleve rrėfen 30 vitet nė skenė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 17:30
  5. Njė ftesė rozė pėr nė teatėr
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-02-2006, 14:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •