Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    359
    Faleminderit
    8
    36 falenderime nė 30 postime

    Xhemail Hasani/Xhemė Hasa

    Kėto janė imazhe orgjinale tė patriotit shqiptar nga Pollogu-imazhet i kam marrė nga njė gazetė e FYROMIT tė cilat imazhe kanė qenė tė arkivuar nė dosjet e UDB-sė famkeqe jugosllave.Tani kėto imazhe janė shkatrruar nga ana e UDB-sė sė FYROM-it pėr ti humb gjurmėt Aty ky hero trajtohej nė mėnyrė ofenduese nga ana e shovenistėve sllavo-bullgar.Kėto imazhe ishin fare tė vogla dhe duke e pėrdor softuerin Photoshop dhe teknikėn pėr pėrpunim dhe zmadhim tė imazheve arrita qė ti zmadhoj aq sa ishte e mundėshme.Pėr tė parėn herė i botova para 10-11 viteve (nuk mė kujtohet me saktėsi viti) dhe po tė njėjtat i dėrgova tek faqja e Ballit Kombėtar, nga e cila faqe u shpėrnda nė UEB.

    Emri:  Xhem 123.jpg

Shikime: 563

Madhėsia:  35.8 KB

    Emri:  Xhem11.JPG

Shikime: 452

Madhėsia:  41.9 KB


    Si ndodhi likuidimi i Xhemė Gostivarit – Nafi Ēegrani

    OPERACIONI “VRACA”- LIKUIDIMI I XHEMĖ GOSTIVARIT

    Nga Nafi Ēegrani

    Xhemė Hasa –Simnica,

    /alias XHEMĖ GOSTIVARI /.



    … Gjersa i kisha nė dispozicion tė plotė njė mal dosiesh sekrete nga sirtarėt

    dhe arkivi i OZN-s dhe UDB-sė nė sektorin e IV operativ tė pėrpunimit dhe

    analitikės tė (SDB-sė)SHFSSH pėr Maqedoni nė Shkup,gjurmoja dhe lexoja

    me interes qindra e qindra faqe tė shkruara nė formėn e raporteve zyrtare,

    elaborateve dhe analizave tė cilat njėkohėsisht sipas rregullit intern pėr

    informim kishin qarkulluar nė relacionin Shkup Beograd dhe anasjelltas.Kėtu

    gjenė edhe shumė histori dhe drama tė ēutitshme tė kurdisura sipas planeve

    tė veēanta operative, madje edhe pėr likuidime njerėzish…Gjithashtu, aty

    mėsova se si nė tė vėrtetė ėshtė likuiduar Sulė Hotla me shokė, Hasan Rremniku dhe

    Mulla Idriz Gjilani tė Anamoravės, madje Ali Staneci e Azem Morana,

    e nė veēanti rreth likuidimit tė trimit nė zė, Xhemė Hasės (Simnica),

    i njohur si Xhemė Gostivari, tė cilin, sipas planit tė OZN-ės / UDB-sė/ dhe KOS-it, me

    direktivė tė Shtabit tė Korpusit XV, duhej ta vrisnin grupi i ,, Katėr

    kapedanėve,, tė Gorjanit, ( Aliu, Nazifi, Dulla, dhe Rizai ), tė cilėt kishin

    mbajtur disa seanca sekrete nė zyrat e OZN-sė nė Gostivar, duke bėrė

    kombinacione pėr hakmarrje nė rastin e Remzi Gjurgjevishtit dhe ,,ruajtjen

    e nderit,, tė familjes (pasi Xhema mė herėt ia kishte ,,rrėmbyer,, motrėn Nesfijen nė

    mes tė fshatit…) Kėshtu,duke e shfrytėzuar kėtė UDBJA si rast tė volitshėm

    pėr planet e saja djallėzore, urgjent e vė nė ,,lėvizje,, grupin e lartpėrmendur, e tė

    cilėt e kishin nė ,,lidhje,, dhe e ,,kėshillonin,, Remziun pėr hakmarrje pėr tė

    ruajtur fytyrėn, u vėnė nė shėrbim tė spiunazhit dhe tė njė agjenture tė

    tmerrshme, me premtimin se OZN-a do t’i amnistonte pėr krimet e bėra, tė

    cilat, pa tė drejtė dhe nė mėnyrė perfide, mundoheshin qė krimet e tyre t’ia

    mvishnin Xhemės. Pas kryerjes sė operacionit OZN-a do t’u jepte ,, grada

    tė larta ,, oficerėsh. Ky do tė ishte njėherazi edhe njė argument qė

    do tė bindeshin pėrgjithmonė Organet e shtetit, nė veēanti UDB-ja

    dhe KOS-i. Dhe se, me ,,misionin,, e kryer pjesėtarėt e grupit

    tė Gorjanit do tė mbeten “lojalė” dhe “qytetarė tė ndershėm”!?!

    Aktin kryesor nė vrasjen me tradhti tė Xhemės, sipas planit ,,A,,

    do ta kryente Remzi Gjurgjevishti, duke i pėrgatitur petullat dhe

    tasin me pekmes tė helmuar, tė cilat paraprakisht i kishin nė

    dispozicion oficerėt e UDB-sė…

    Kėtu i kam tė gjalla edhe rrėfimet aq interesante tė Riza Gorjanit,

    i cili mbeti gjallė dhe mbajti burgje nė kazamatėn e Idrizovės, e

    Rrėfimet e tija janė tė gjata…

    ***

    … Gjashtė persona tė veshur nė uniformė prej stofi dhe me grada oficerėsh, qėndronin ulur nė kolltuqe tė gjėra pėrballė njėri-tjetrit, nė zyrėn e kryeshefit tė UDB-sė nė Gostivar. Vėshtrimet e tyre nė fytyrat e zymta dhe thatake ishin tė ftohta fare. Bisedonin e diskutonin afro dy orė dhe dukeshin mosbesues. Planin e operacionit ,,Vraca,, e kishin gati. Telefoni cingėroi nga portiri. Foli kryeshefi dhe e mbylli aparatin, duke i vėshtruar tė pranishmit, nisi tė tregonte se paskan mbri ,,kapedanėt,,! Tė gjithė u ēuan nė kėmbė, si tė stėrvitur. I prisnin tė hynin brenda. Nė derė u dukėn njė nga njė: Nazifi, Aliu, Dulla dhe Rizahi, dhe bashkė me to edhe Remzi Gjorgjevishti.

    Tė gjithė u ulėn nė kolltuqe pėrballė tyre. I pari foli i ,,zoti i shtėpisė,, dhe fjalėn nė vazhdim e morri kolonel ,,Abazi,, madje foli edhe majori ,,Shahini,, e kėshtu me rradhė: Elisie Popovski – Marko , Arian Nesterovski – Marēe dhe Boro Ēushkar. Katėr ,,kapedanėt,, dukeshin disi tė friksuar nė fytyrė, edhe kėta dukeshin mosbesues dhe me vėshtrime tinėzare.

    ,,Besoj, se tanime ēdo gjė e kėni tė qartė!,,- u dėgjua zėri autoritativ i oficerit.

    ,,Ēdo gjė e keni gati, ja kėtu nė kėtė kuti e kėni helmin prej supstance tė fortė, e qė nė rrethanat e tanishme nuk ka mundėsi as mjeku mė i spėcializuar ta konstaton. Duhet tė jeni tė kujdesshėm, dhe veproni sipas planit siē u morrėm vesht!,,- pėrfundoi kolonel ,,Abazi,,!

    ( Tė gjitha kėto pėr kėtė takim dhe mė vonė se ēfarė do tė ndodhėte, nė detaje i kujtohen xha Rizah Gorjanit, i cili kėtė storie e mbante si fshehtėsi, dhe i vetmi isha unė, sepse e dinte se isha zyrtar i SDB-sė, andaj mė rrėfeu nė besim, duke mė treguar edhe pėr ndodhitė qė kishte pėrjetuar nė burgje pasi kishte mbetur gjallė nga ky operacion i pėrgatitur nga UDBJA…)

    ***

    Njė pėrrua Sharri buronte curril nga shkėmbinjtė e pėrhimtė. Nė lugun e ngushtė qė i thonin ,,Livadhi i priftit,, dėbora kishte lėnė ende gjurmė shtresash, e mbi te kishin kaluar dhi tė egra tė kėsaj ane! Gjethet e ahishtave shushurinin nėn puhizėn e asaj pranvere maji, njė ditėn para Shėngjergjit. Cicėrima zogjėsh dėgjoheshin nga ēdo anė.Pesė persona nxitojnė qafės sė malit, duke u rėnė pėr mes kaēubash e shkėmbenjėsh tė thepisur, andej grykės sė shullerit nga gurrgullonte Mazdraēa me ujė tė kulluar bjeshke, nga aty hapej njė panoramė mahnitėse e kurorave tė maleve tė Vracės, prej nga dukej edhe “Livadhi i priftit” , i cili kufizohej nga lindja me ahishte bjeshke dhe nga perėndimi me shkėmbenj tė thepisur ku gjenden stanet, prej ku, si fshehurazi dukej edhe shpella nė tė cilėn gjatė dimrit aty e kishte kaluar Xhema bashkė me Nesfijen. Pėr rreth e rrotull kishte edhe disa pika tė tjera qėndrimi si zgavra tė fshehta ku kaēaku i maleve bėnte rroje, e mitralozin e kishte gjithmonė gati nė pozicion, kurse mashingeveren dhe disa bomba italiane i mbante ngjeshur. Kishte kaluar edhe dimrin e madh.Dhe dukej se pranvera e vonuar kishte ardhė.Thonė se kur vjen dita e Shėngjergjit nė kėto anė ēelin edhe jargovanėt…

    ,,Kapedanėt,, mbi kokė mbanin plisa tė bardhė fare si bora nė majat e Sharrit.Hapėrruan bri sukave pėrballė Vracės, e pėrtej brinjėve tė shullerit, ku duket vetėm qielli e dielli, gjithandej shtrihen bjeshkė tė buta baritore, e mė andej shtrihet ,,Livadhi i Priftit,,…Po, andej dėgjohej vetėm ndonjė cicėrimė zogjėsh dhe krekosja e ndonjė dhelpre… Andej Xhema fshihej nė ato shpella qė i kishte disi si pika qėndrimi, dhe rrinte si ujku nė pritė! Vrasėsit ecnin edhe mė tej me kujdes dhe tė kapluar nga frika e dyshimet mos vallė i hetonte Xhema. Vėshtronin herė malet e herė Stanet e Hamzė Rexhepit tė Lumės, sepse i dinin mirė kėto anė pasi edhe ato vetė kishin kaluar kėndej tė armatosur me mashingevere dhe dyfek nė krah bashkė me Xhemėn si kaēakė.

    Krerėt e OZN-ės dhe UDB-sė nė relacion Gostivar-Tetovė dhe gjer nė Shkup e Begrad, ishin nė pritje, e qė kishte dy muaj qė kishin bėrė gati planin operativ pėr tė kapur Xhem Hasėn tė gjallė ose ta likuidonin.Kurse, tanimė, njė pjesė e balistėve me nė krye kolonel Muharrem Bajraktarin me shokė, Xhel Kalishti, Garip Olloman Zhupani dhe Neshat Gora i Ēegranit, Kalosh Hamdi Reēani dhe disa kosovarė si Luan Gashi etj. kishin kaluar kufirin dhr gjendeshin nė njė kamp tė Greqisė i cili ishte nėn kontrollin e angloamerikanėve, (prej aty do tė kalonin nė disa shtete tė europės perėndimore dhe andej Oqeaneve nė Amerikė e Australi…) Por, kjo ėshtė njė storie tjetėr!

    Sipas planit tinėzar qė kishin pėrgatit oficerėt e OZNA-s, gjegjėsisht UDBJA pėr likuidimin e Xhemės pėrmes tradhėtisė, ishte i pėrfunduar dhe ato ditė e kishin vė nė aksion. Ishin gjet edhe aktorėt, jaranat e dikurshėm tė Xhemės, tė quajtur nga UDBJA ,,Kapedanat e Gorjanit,, ! Ishin bėrė edhe konsultimet pėrfundimtare se kah do tė niseshin dhe si, nė mėnyrė qė tė ishin sa mė tė kamufluar… Ēdo gjė mbahej nė fshehtėsi tė rrept.

    Dhe, atė paradite sipas direktivave tė ,,naēallnikave,, duke u dhėnė edhe disa sqarime plotėsuese rreth kushteve dhe rrethanave qė ata i njihnin mirė tek Stanet e Vracės, ecnin e ecnin nė drejtim tė maleve. Ata edhe mė herėt gjithandėj kishin bėrė disa kontrolle sepse vjeshtėn e kaluar ishte vendosur Hamzė Rexhepi, dikur edhe Xhema me gruan e dytė (tezen e Nazif dhe Ali Gorjanit, Nesfijen, njėkohėsisht motėr e Remzi Gjorgjevishti) dhe ku kishin kaluar tek ato stane, netė dhe dimra tė gjatė edhe Bajram Mahmuti -Dobėrdolli, Hashim Toplica, Muharrem Bajraktari, Xhelė Kalishti etj.

    Dėgjohej vetėm gurgullima e pėrroit dhe cicėrima e zogjve… Kėshtu ėshtė kėtu kur vjen pranvera nė ditėn e Shėngjergjit !

    Nga ēdo anė pranvera mugullonte bashkė me bjeshkėn.Nė qiellin e kaltėrt dielli kishte lėshuar rrezet pingul…Njė shqiponjė me krah tė hapur dhe aq krenare bėnte fluturimin e saj nga majat e Vracės dhe duke bėrė disa rrethe,sikur donte tė ndalej mbi majat e kreshtės pėrtej Korrabit, fluturoi edhe njėherė andej sukave tė bjeshkės dhe u humb nė mes kaltėrsive qiellore ku dukej se puthnin kurora emalesh tė Sharrit. Njė qetėsi monotone kishte kapluar bjeshkėm.Ka disa muaj qė kėndej mė nuk dėgjoheshin krismat e mitralozit dhe kėrsitja e bombave.Qetėsi…dukej ! Nuk dėgjohej as ndonjė zhurmė tjetėr pos cicėrima e zogjėve lajkatar dhe vaji i kukuvajkės…Atje lartė nga kreshtat e Vracės shkonin njė dhijareje disa dhi tė egra, sikur tė ishin ushtar tė njė komande…Ashtu njėri pas tjetrit qafės sė malit shkonin tė rradhitur edhe ,,Kapedanat e Gorjanit,,!

    Mė tej hapej njė panoramė e bukur bjeshke e gryka malesh!

    ,,Fillimi i kėsaj pranvere mė duket shumė i zymt!- i kishte thėnė Xhema Nesfijes si nė besim, dhe fytyra e tij njashtu kishte marrė njė pamje trishtimi…

    ,,Ah, sikur sonte, tė niseshim bashkė moj Nesfije, nėn dritėn e hėnės, do tė kalonim rrėzė maleve dhe njė natė do tė vendoseshim nė shtėpinė e Lokė Llakavicės, natėn tjetėr do tė kalonim kah Gjonovica, do ia mėsynim edhe nė Strajan e Padalisht, duke kaluar asaj dhijareje, do tė delnim qė t’i takonim familjarėt e mi nė Simnicė,dhe pasi tė furnizoheshim me ushqim mirė dhe tė pregatiteshim nė njė teren mė tė sigurt udhėtimi, do tė delnim kah Pelistėri drejt nė Greqi. Atje do ta takonim edhe Muharrem Bajraktarin, Luan Gashin, Xhelėn dhe shokė tė tjerė nga Luma e Dibra, vetėm sikur tė mbetem gjallė…,,

    Dhe, pėrsėri njė heshtje dhe njė shushurimė njėkohėsisht. Nesfia ua vuri mirė veshin fjalėve tė Xhemės, por edhe Xhema ua vuri veshin dhe sytė bjeshkės dhe maleve… Andej dėgjohej vetėm cicėrima e zogjėve tė pranverės qė niste me dalė dhe sėrish u dėgjua njė zė kukuvajke! Sa kaq u dėgjuan diku larg ,pėrtej pėrroit ca hapa duke u rrokullisur nė gurrėt e shpatit, dhe papritmas njė zė, edhe njė zė tjetėr tė cilėt pėr Xhemėn ishin tė njohur.

    – Oooo Xhemė, bre!- jehuan pėrrenjtė e thellė deri lart shullėreve tė Vracės, kur e thirrėn Aliu e Dulla, madje edhe Nazifi, dhėndrin e tyre.

    – Xhemooo, ne do tė vijmė pėr vizitė!- sėrisht u dėgjua zėri i Aliu Gorjanit, duke ecur grykės thepore mė shkrepa si thika, nga ku, nuk mund tė kalonte as gjėja e gjallė.

    – Hajde, hajde, o ju gjettė e mira!- iu pėrgjigj Xhema nga ana tjetėr e shpatit me zėrin e tij metalik prej komandanti, sepse ua njohu zėrin, ishin miqėt e tij.

    U afruan krejtėsisht afėr tij, vėshtruan pėrreth, anė e mbanė luginės nė drejtim tė Livadhit tė Priftit. Mitralozi i Xhemės qėndronte pak mė andej, nė qafėn e njė shkėmbi tė plasaritur.

    -Tė kemi prurė njė tepsi me petulla dhe njė sahan pekmez. T’i ka dėrguar gjyshja (vjehrra) jote, vetė ajo i ka pėrgatitur: “T’ia dėrgoni Xhemės, se shumė merak i ka petullat me pekmez” – u sqaruan Nazifi dhe Aliu, kurse Rizai i buzėqeshi dhe tė gjithė u pėrqafuan. U ulėn pastaj pėr disa ēaste, pranė pėrrockės me ujė akull, mbėshtollėn nga njė cigare ,,kaēak,,. Xhema nuk dyshonte asgjė. As nė mėndje nuk i shkonte se kėta ia kishin pėrgatit kurthin. I pyeste pėr shumė gjėra, ndėrsa ata i pėrgjigjeshin “sa pėr sy e faqe”, siē thotė populli. Mė pėrtej, pranė shkėmenjėve tė grykės dėgjohej edhe gurgullima e Mazdraēes, dhe herė-herė ndonjė piskamė dhelpre.

    Pėr tė gjitha kėto nė hollėsi mė rrėfen shumė vite mė vonė dėshmitari i mbetur gjallė xha Riza Gorjani, me tė cilin njė mbrėmjė vere tė vitit 1972, unė si operativ i SDB-s /UDB-s/ pėr Maqedoni nė Shkup, kaluam njė natė tek stanet e Sharrit, ku xha Rizai pikė e pėr pej mė sqarronte mėnyrėn se si ėshtė likuiduar Xhemė Simnica tek vendi i quajtur ,,Livadhi i priftit,, jo shumė larg nga gryka e Vracės , e mė tėj gjendej edhe stani i Hamzė Rexhepit tė Lumės, ku Xhema aty kishte kaluar gjatė verės …

    ,, Kur erdhėm bashkė me Aliun e Nazifin, Dullėn, Remzi Gjorgjevishti dhe unė, pėr ta helmuar Xhemėn me petulla tė pėrgatitura nga UDBJA, ishim edhe tė friksuar edhe tė kujdesshėm,sepse Xhema tė friksonte edhe me hijen e tij…,,- rrėfen xha Rizahi me njė fytyrė tė mbrolur dhe sytė si tė skifterit tė maleve, dhe vazhdon mė tej:

    ,,Nazifi dhe Aliu nė bisedė me Xhemėn, interesoheshin pėr lidhjet e tij me njerėzit andej kufirit, sidomos me anėt e Dibrės dhe Lumės nė Shqipėri. I treguan madje, se Muharrem Bajraktari, Xhelė Kalishta e tė tjerė, kishin kaluar kufirin dhe kishin shkuar nė Greqi dhe se pėr Bajram Dobėrdollin dhe Hashim Toplicėn, nuk dinin gjė, pos qė diku ishin tė fshehur nė fshatrat e malėsisė sė Lumės!

    “Kėto janė stinė tė vrara,tė egra dhe ne jemi duke na pritur gremina e fundosjes apo edhe vdekja e pa pritur nė ndonjė shteg mali…Janė vite tė plagosura dhe kjo pranverė mė duket mė shumė e vonuar se sa tė tjerat”,- tha disi me vete Xhema dhe dukej shumė i dėshpruar. Pastaj hodhi njė shikimi tė vrejtur poshtė, nga fusha e Pollogut, atje ku strukėshin fshatrat e rrėzės…Dukej sikur kishte njė parandjenjė se e pristė vdekja e tradhėtisė!- kujtohet xha Rizahi.

    – Na jep leje, se ne u nisėm. Tė zbresim sa mė herėt nė fshat,- iu drejtua Nazifi, duke e parė nėn vetull dhėndrin e vet, i shkeli syrin tinėz Remziut. – Edhe unė e kam shėndetligė nėnėplakėn,- tha shkurt Dulla, sa pėr ta bėrė mė bindėse bisedėn para Xhemės nė ikjen e tyre.

    – Ti, Xhemė, merr e ha petulla, por leri pak edhe motrės sonė, Nesfijes, -i tha si me shaka Ali Gorjani. Kurse i vėllai, Dulla, qeshi pak me ironi, por edhe me droje, sepse, siē thoshin ata, po t’i kuptonte Xhema se kishin pėrgatit kurthin, do t’i kėpuste aty pėr aty me mashinkėn qė e mbante gjithmonė nė sup tė krahut ose me mitralozin, qė e kishte gati mbi shkėmb. Ata kishin frikė nga Xhema dhe ishin tė bindur, siē ekzistonin atė kohė dhe atė botė edhe gojėdhėnat, se Xhemė Hasėn nuk e kapte plumbi…

    ( Kryeshefat e OZNA-s ishin kėmbėngulės qė ta zėnin gjallė Xhemė Gostivarin. Pushteti i kohės lidhur me zėnien e Xhemės bėnte plane tė ndryshme. Meqė nė betejat e ndryshme pėsonin dėme tė konsiderueshme, atėherė pėrdorėn metodėn e tradhtisė me shqiptar, me ,,Kapedanat e Gorjanit,, tė cilėt e kishin humbur tanimė rrugėn.Kėrkonin shpėtim tė kokave dhe lėkurės sė tyre. Kėshty edhe vinin e viheshin nė shėrbim, nė skenė spiunėt dhe njerėzit labilė, tė shitur, ata tė cilėt lakmonin nė para, nė poste e nė privilegje).

    Ishte pasdite e vonė , kėta duhej tė ikin sa mė parė si hajnat e natės!…

    U pėrshėndetėn dhe u nisen drejt prroit teposhtzės duke nxituar me pretekst se mos i zente mbrėmja… Xhema i urritur nisi tė hante me tė shpejtė. Mirėpo, posa hėngri 2-3 petulla tė ngjyera nė pekmez, qė nė fillim iu dukėn shumė tė lezetshme, si nė pėrrallė. Pas disa ēasteve ndjeu dhimbje nė lukth dhe nisi tė rrotullohej. Sėrish u ēua nė kėmbė si shkėmb mali. Teksa ndodhej nė kėtė gjendje marramendjeje, dikur i ra ndėr mend: “Helm , helm”!

    ,,Ah nėnėn e nėnės!,- psherėtiu Xhema. Por, petullat e helmuara, tė pėrgatitura enkas pėr tė, i shkaktonin tė therme tė forta – dhembje nė bark. Nga djegia e brendshme qė i kishte shkaktuar helmi i fortė, i ishte afruar burimit. Piu ujė me nxitim…Piu dhe psherėtiu si luan i plagosur:

    ,, Ah, tradhtarėt, nė pekmez kanė futur helm”, – rėnkoi pėrsėri Xhema, por helmi i fortė tanimė e bėnte tė veten…Ashtu i trrullosur u hudh mbi mitralozin qė rrinte gati.Oshtinė malet e Sharrit nga jehona e zėrit tė tij., nga rafalet gjithashtu, i cili me flakė e zjarr mbushi pėrroin e thellė… mes kurorash shkėmbinjt plaseshin nga krismat… Dhe aty vdiq mbi mitraloz, e dhėmbėt i shkėlqenin tė bardhė si bora nė maje tė Vracės, mbi ato kurora tė thepisura malesh tė Sharrit !

    Andej poshtė dukeshin vetėm hijet e tyre fantazmė nė ikje. / Si me njė ndėrgjegje tė vrarė dhe gjysėm zėri tė shterur tregon xha Rizah Gorjani, e qė rrefimet e tija janė shumė identike me ato qė kam lexuar nė dosjet dhe arkivat e UDB-sė pėr likuidimin e Xhemės.

    ,, Iu afruam me shumė kujdes dhe frikė…Ai qėndronte mbi mitraloz , mustaqet e zeza dhe dhėmbėt e bardhė e bėnin edhe mė tė frikshėm. Dukej sikur ishte i gjallė!Dukej si njė luan…!- do tė thoshte xha Rizai nė rrėfimin e tij dhe vazhdon i vrejtur nė fytyrė:,, Pasi u bindėm se mė Xhema nuk ishte gjallė, iu ofruam dhe e tėrhoqėm kufomon , aty Aliu donte t’ ,,hiqte,, njė plumb nga ,,Valteri,, qė e mbante me vejti. Por, aty e ndaloi Dulla, duke i thėnė se mund t’ia hiqtė ,,patllaken,, gjersa ishte gjallė. Nazifi ia preu kokėn. E pėshtollėm nė strajcė dhe ua dėrguam ,,naēallnikave,, tė UDB-s nė Gostivar…!Dhe, nė mbrėmjė vonė kur dolėm nga zyrat e UDB-sė pėr t’u kthyer nė shtėpi, pėrjashta frynte njė erė e lehtė malesh dhe pikonte shi!,,-pėrfundon xha Rizah Gorjani. Rrėfimi i tij ishte rrėnqethės dhe i tmerrshėm pėr ato vite tė vėshtira dhe stuhi Sharri…!

    – Po ēfarė ndodhi me kokėn e Xhemės, e dorėzuat nė UDB, dhe madje dini gjė se ēfarė ka ndodhur mė tej?- e pyeta qėllimisht xha Rizah Gorjanin.

    ,, Naēallnikėt e UDB-s menjėherė e dėrguan kokėn e Xhemės nė Shkup. E quajtėn fitore tė madhe tė tyre nė ndjekjen dhe likuidimin e elementeve baliste. Tė nesrit , nė mbrėmje, ditėn e dytė tė Shėngjergjit, pėrgatitėn nė Shkup njė aheng e ceremoni ku merrnin pjesė edhe shefa nga Beogradi, dhe pasi e kishin vė kokėn e Xhemės nė plloshtat, pėrpara Shtėpisė sė Armatės, aty anash Urės sė Gurit, maqedonėt kėndonin kėngė dhe hiqnin valle… Por, nė ato momentė ndodhi diēka e papritur,-sqarron xha Rizahi: Nė burgun e Kalasė, andej Vardarit, gjendej i burgosur ,,Hajrullahi,, i cili gjatė gjithė kohės, sa kishin qėnė bashkė, ishte krah i djathtė i Xhemės.Dhe njė ditė i pat thėnė:,, Xhemo, mos ki besė tek Gorjanėt sepse janė tinėzar dhe se mund tė ta bėjn sherrin.Por, unė do ta marrė hakun!,,- i pat thėnė Hajrullahi.

    Dhe, asaj mbrėje, gjersa maqedonasit hiqnin valle rreth kokės sė Xhemės, zhurma e kėtij ahengu dėgjohej edhe nė burgun e Kalasė.,,Hajrullahi,, e pyet rojen se ēfarė ishte ai gėzim e kėngė asaj mbrėmje. Roja i thotė se po bėnin gėzim, pasi aty nė tavolinė e kanė kokėn e Xhemės, dhe sonte pėr to gėzim mė tė madh nuk ka! Dhe, sa tė jetė jeta ,,NEMA VISHE TUNGJATJETA,,!- i thotė me cinizėm roja… E ,, Hajrullahi,, duke e lut atė qė t’ ia mundėsonte sėpaku t’i shikonte nga grilat e hekurta ato qė hiqnin valle dhe kėtė ,,tubim gazmor,,! Roja duke ia mundėsuar qė tė shikonte pėrmes ēufurrave tė hekurt nga dritarja, ai i afrohet rojes pėr bri dhe e kap pėr fyty, e lidh me brez dhe vetė ik nėpėr njė dritare tjetėr pa ēufurra, dhe ashtu me vrap, duke kaluar njė ure tė ngushtė prej druri mbi lumin Vardar, futet nė turmėn e njėrėzve deri te tavolina ku gjendej koka e Xhemės, e merr kokėn nėn sjetull dhe pėrsėri nė atė hallakamė dhe aq me guxim e ēuditėrisht, me tėrė fuqinė prej malėsori kėcen nė lumin … Aty thuhet se e varrosi kokėn nė rėrė dhe duke notuar policia dhe ushtarėt shtinė me armė dhe e vrasin.Diku nja 500-600 metro mė poshtė ,,Hajrėn e nxjerrin tė vdekur dhe e heqin zvarė.Por, kokėn e Xhemės nuk e gjetėn kurrė!,,- pėrfundon rrėfimin e tij rrėnqethės Rizah Gorjani. Fshehtėsi,kėto tė cilat nuk kurrė nuk i kishte rrėfyer me vite sa ishte gjallė.

    / Pushteti komunist gruan dhe dy djemtė e mitur tė Xhemės, qė jetonin nė Gostivar nuk i internuan,siē vepronin si zakonishte me familjet shqiptare tė rasteve tė kėtilla, tė cilėt me shkas e pa shkas i internonin nė Gjevgjeli, Shtip, Veles ose diku tjetėr nė Maqedoninė lindore dhe i mbanin nėn kontroll tė rrept.Familjen e Xhemės e mbyllėn nė shtėpinė e tyre, ku inkuadruan njerėz tė tipave tė ndryshėm, tė angazhuar qė natė e ditė tė mbanin nėn mbikėqyrje dhe tė survejonin familjen e Xhemės pėr ēdo njeri qė aty hynte e dilte /!…

    Por, ēka ndodhi me ,,Kapedanat e Gorjanit,, pas vrasjes sė Xhemės!?

    ( vijon )

    KUSH ISHIN ,,KAPEDANAT E GORJANIT,, DHE ĒFARĖ NDODHI ME TO?

    / 13 maji ditė e shėnuar e UDB-sė jugosllave /



    Pikėrisht mė 13 maj, pėrsėri sipas planit tė pėrgatitur nga UDBJA, ,,kapedanėt e Gorjanit,, ishin tė ftuar tė merrnin pjesė nė solemnitetin e kėsaj kremte shtetėrore qė organizonin nė Shkup,me rastin e ditės sė Sigurimit tė Shtetit, dhe aty do tė merrnin edhe dekorime tė larta pėr ,,veprimtarinė e tyre,, qė kishin bėrė nė likuidimin e Xhemė Hasės nga Simnica e Gostivarit… pėr ēka nė detaje rrėfen xha Rizah Gorjani, si dėshmitar i gjallė i kėsaj drame dhe historie.

    ,, Pasi ua dorėzuam shefave tė UDB-sė kokėn e Xhemės, ata ishin shumė tė gėzuar dhe na pėrqafonin duke na thėnė se sė shpejti do tė dėrgojnė njė ,,xhip,, qė do tė na shpjerte nė Shkup, ku do tė merrnim pjesė nė njė ceremoni tė veēantė nė lokalet e Shtėpisė sė Armatės dhe aty do tė dekoroheshim me medalje tė larta ! Na erdhi lajmi qė pikėrisht me 13 maj ėshtė festė e UDB-sė dhe se duhej tė visheshim mirė . Atėditė herėt u veshėm unė , Nazifi, Aliu dhe Dulla. Tė gjithė ishim me koprane tė bardha e me tirqi me gajtana, opinga e ēorape tė qėndisura, kurse nė shoke mbanim nga njė revole, e mashinkat i kishim hedhur nė supe, dhe pisnim te plepat e Negotinės. Aty erdhi edhe ,,xhipi,, ! Na pėrshėndeti shoferi nė gjuhėn maqedone dhe na tregoi ku tė uleshim… ,,Xhipi,, ushtarak dhe i pėrgatitur mirė, nxitonte me tė shpejtė lakadredhave tė Dervendit pėr nė Shkup. Shoferi nuk fliste fare…Nazifi nisi disi tė murmuriste diē me Aliun dhe Dullėn. Nė fillim nuk e kuptova qėllimin e tyre. Por, dikur Aliu tha: ,, Mua kjo rrugė nuk mė dukėt e hajrit…Mė mirė ėshtė t’ ia ,,shprazim,, kėtij gomari dhe tė ikim nė mal!,,

    ,,Po ēfarė faji ju ka ky, ėshrė vetėm i dėrguar qė tė na mėrr, e ju tė jeni aso trimash tregonja vehten atje ku duhet !,,- u thotė Rizahi.

    Shoferi Gavre i cili fare mirė e ka njohur shqipen, ka ditur si tė mban qėndrim kinse nuk kupton gjė. Ishte i trajnuar mirė. ,,Kapedanėt,, heshtėn…

    Me tė arritur para hyrjes nė Shtėpinė e armatės, pėrpara na prisnin oficerėt Arizan Nesterovski ,,Marēe,, dhe Elisie Popovski ,,Marko,,! Na dėshiruan ,,mirėseardhje,, duke na pyetur se si kishim kaluar rrugėn. U nisėm ka hyrja pėr nė sallė. Aty para nesh, nė rradhė qėndronin edhe disa oficerė e gjenerala tė tjerė, tė cilėt i dorėzonin armėt qė mbanin me vehte dhe futeshin brenda. Kėtė e vėrejti edhe Nazifi, Aliu dhe Dulla.Unė shikoja si i habitur. Por, nuk kishim kah t’ ia mbanim, ishim kap ngushtė dhe ne duhej t’ i dorėzonim armėt. Nazifi disi, kundėrshtoi… Ashtu bėri edhe Aliu. Por, si duket ēdo gjė kishte qėnė e pėrgatitur mirė kurthi, dhe dy gjeneralėt para nesh, / pėr tė cilėt do tė kuptoj mė vonė/ tė quajtur gjenerali Beno Ruso e tjetri Nafi Sulejmani i Manastirit.

    ,, Hajde ore, mos u shtyni ashtu… Armėt i dorėzojmė ne qė jemi oficera, se me armė nuk futemi dot nė sallė, kėshtu ėshtė ligji !,, u dėgjua zėri metalik i oficerit qė foli shqip. Ne si tė ngatėrruar dhe, sikur nuk i njohim rregullat, i dorėzuam armėt njė nga njė, duke dyshuar se mos vallė na kishin pėrgatitur ndonjė kurth!?!… Mė tej, ashtu siē jemi futur njė nga njė pėr nė sallė, asnjėherė nuk arritėm tė shihnim njėri-tjetrin… Ēdo njėrin na kishin fut nga njė derė e hekurt nė njė tunel tė veēantė dhe aty na vėnė nė pranga! Edhe mua njashtu, dhe pėrmes tuneleve na dėbuan nė qelia burgu. E mė vonė nė burgun e Shtipit. Atje janė tė gjithė tė likuiduar, aty ku edhe sot i kanė varret…

    ,, E mua, me gjasė , mė shpėtoi shoferi Gavre nga pushkatimi, sepse kur Nazifi dhe tė tjerėt donin ta vrisnin shoferin, unė ndėrhyra, duke u thėnė se pėrse ta vrisnin, ēfarė faji kishte ai, dhe…kjo mė shpėtoi tė mbetesha gjallė. Por, mbajta plotė 20 vite burg nga UDBJA …!,,- pėrfundon rrėfimin e tij xha Rizah Gorjani, i cili tanimė, me banim gjendej nė fshatin Senokos tė Gostivarit, pa ndonjė pėrfitim.

    E likuidimi i Xhemė Simnicės ishte njė vrasje me tradhėti…

    http://www.tetovasot.com/2016/08/si-...-nafi-cegrani/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rrjeti : 20-08-2016 mė 05:12

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    705
    Faleminderit
    1
    25 falenderime nė 25 postime

    Pėr: Xhemail Hasani/Xhemė Hasa

    Xheme Hasa me shtate Rrasa edhe pse nuk vrau shume, ato ishin cilesore dhe nje luftetar qe e ka nderue plumbin e meriton je vdekje nga plumbi, ndonese 20 vjet poshterim karakteri ne burgjet e UDB-se lene per te deshiruar se luftetaret duhet te gjejne edhe armik cilesor. Dhe mbase me vone rruga e mashkullit, revolta kunder padrejtesise me lufte edhe ka per te fituar kunder amvises se bardhe te tempujve te kultures plot helm.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •