POLLO: KOMPANITE SHQIPTARE NE RINDERTIMIN
E IRAKUT
Kryetari i PDr, Genc Pollo u shpreh sot se "kompanite shqiptare duhet te marrin pjese ne te gjitha garat dhe tenderat qe zhvillohen nga Koalicioni per rindertimin e Irakut. Shqiperia mbajti qendrimin e duhur ne kete lufte dhe te gjithe e kuptojne rendesine e forcimit te marredhenieve dhe miqesise me ShBA, por do te ishte krejt e pamjaftueshme qe ne kete faze te kenaqeshim me telegrame dhe telefonata".
Vende te tjera te koalicionit, kryesisht nga Evropa Qendrore dhe Lindore, kane avancuar shume ne kete drejtim duke informuar dhe koordinuar kompanite e tyre. Keshtu pershembull, ne Hungari eshte krijuar nje Zyre Koordinimi per Rindertimin e Irakut, nga MPJ e Ministria e Ekonomise, nderkohe qe ne vende te tjera dhe parti politike kane ngritur struktura ne lidhje me kete ceshtje.
Z. Pollo tha se beson se "ka kompani shqiptare ndertimi e te sektoreve te tjere qe jane te interesuar. Ato mund fare mire te kualifikohen per nenkontraktime, nga kontraktoret primare. Kjo sjell perfitime per ekonomine kombetare dhe eshte nje rruge qe biznesi yne te filloje te perfshihet ne ekonomine globale. Por ai verejti se ministrite perkatese ne Shqiperi (MPJ, Ministria e Ekonomise) megjithese e kane marre zyrtarisht kete informacion nga pala amerikane. nuk e kane bere ate publik, duke u vonuar shume krahasuar me te tjeret dhe duke ngjallur dyshim per favoritizem".
Ai njoftoi se do ti drejtohej Unionit te SME-ve prane PDr qe te ofronte ndihme per kompanite shqiptare te interesuara ne kete ceshtje.
Tirane, me 17 Prill 03
-----------------------------------------------------------------------------------
Ja si bejne vendet e tjera per te perfituar nga rindertimi i Irakut:
Hungaria. MPJ e Ministria e Ekonomise krijuan Zyren per Koordinimin ne Rindertimin e Irakut, e cila do te asistoje kompanite qe kerkojne kontrata.
Zv. Ministri i Jashtem, Istvan Major, ka thene se Hungaria shpreson te hape kontrata me vlere 15-25 Milion $ ne sektoret e energjise, ujesjellesit, ndertimit, shendetesise e ushqimit.
Polonia. Kryeministri polak Leszek Miller deklaroi me 10 Prill se SHBA do te organizoje nje konference per rindertimin e Irakut ku Polonia eshte ftuar. Presidenti polak Kvasnievski ne komunikaten e leshuar pas bisedes telefonike me presidentin Bush, se kompanite polake jane te gatshme te jene aktive ne rindertimin e Irakut.
Rumania. Kryeministri rumin Adrian Nastase deklaroi me 10 Prill tha se Rumania ishte e gatshme per te marre pjese ne rindertimin e Irakut. Qeveria Rumune ka pergatitur nje liste prej 30 kompanish te interesuara.
Bullgaria. Qeveria Bullgare ka njoftuar se po punon per pjesemarrjen ne rindertimin e Irakut. Edhe partia opozitare e djathte, BDF, ka ngritur nje grup pune per te vleresuar pjesemarrjen bullgare ne proces.
................................................
.................................................
Pervec ketyre qeverive une po shtoj dhe qeverine Ceke e cila bashke me ekipin mjekesor kane nisur dje edhe perfaqsues te firmave Biles dje ne nje emision Ministri i Jashtem Cek tha se perfaqsues te disa firmave jane dhe vete ushtaret, kimistet apo mjeket.
Duhet levizur sa me shpejt ne kete drejtim. Pasi vendet per te investuar po zihen me shpejtesi marramendse. Per mendimin tim z Ilir Meta duhet te beje nje takim urgjent me organizaten e biznezmanve shqipetar dhe te vendosin nese jane te gatshem te investojne apo jo.
E pershendes kryetarin e PDr dhe partine qe ai drejton pasi mesa po shof eshte e vetmja parti e djathte e cila mbron biznezin (detyre e cdo formacioni politik te djathte).
Krijoni Kontakt