Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    POLLO: KOMPANITE SHQIPTARE NE RINDERTIMIN

    POLLO: KOMPANITE SHQIPTARE NE RINDERTIMIN
    E IRAKUT

    Kryetari i PDr, Genc Pollo u shpreh sot se "kompanite shqiptare duhet te marrin pjese ne te gjitha garat dhe tenderat qe zhvillohen nga Koalicioni per rindertimin e Irakut. Shqiperia mbajti qendrimin e duhur ne kete lufte dhe te gjithe e kuptojne rendesine e forcimit te marredhenieve dhe miqesise me ShBA, por do te ishte krejt e pamjaftueshme qe ne kete faze te kenaqeshim me telegrame dhe telefonata".
    Vende te tjera te koalicionit, kryesisht nga Evropa Qendrore dhe Lindore, kane avancuar shume ne kete drejtim duke informuar dhe koordinuar kompanite e tyre. Keshtu pershembull, ne Hungari eshte krijuar nje Zyre Koordinimi per Rindertimin e Irakut, nga MPJ e Ministria e Ekonomise, nderkohe qe ne vende te tjera dhe parti politike kane ngritur struktura ne lidhje me kete ceshtje.
    Z. Pollo tha se beson se "ka kompani shqiptare ndertimi e te sektoreve te tjere qe jane te interesuar. Ato mund fare mire te kualifikohen per nenkontraktime, nga kontraktoret primare. Kjo sjell perfitime per ekonomine kombetare dhe eshte nje rruge qe biznesi yne te filloje te perfshihet ne ekonomine globale. Por ai verejti se ministrite perkatese ne Shqiperi (MPJ, Ministria e Ekonomise) megjithese e kane marre zyrtarisht kete informacion nga pala amerikane. nuk e kane bere ate publik, duke u vonuar shume krahasuar me te tjeret dhe duke ngjallur dyshim per favoritizem".
    Ai njoftoi se do ti drejtohej Unionit te SME-ve prane PDr qe te ofronte ndihme per kompanite shqiptare te interesuara ne kete ceshtje.
    Tirane, me 17 Prill 03
    -----------------------------------------------------------------------------------

    Ja si bejne vendet e tjera per te perfituar nga rindertimi i Irakut:

    Hungaria. MPJ e Ministria e Ekonomise krijuan Zyren per Koordinimin ne Rindertimin e Irakut, e cila do te asistoje kompanite qe kerkojne kontrata.
    Zv. Ministri i Jashtem, Istvan Major, ka thene se Hungaria shpreson te hape kontrata me vlere 15-25 Milion $ ne sektoret e energjise, ujesjellesit, ndertimit, shendetesise e ushqimit.

    Polonia. Kryeministri polak Leszek Miller deklaroi me 10 Prill se SHBA do te organizoje nje konference per rindertimin e Irakut ku Polonia eshte ftuar. Presidenti polak Kvasnievski ne komunikaten e leshuar pas bisedes telefonike me presidentin Bush, se kompanite polake jane te gatshme te jene aktive ne rindertimin e Irakut.

    Rumania. Kryeministri rumin Adrian Nastase deklaroi me 10 Prill tha se Rumania ishte e gatshme per te marre pjese ne rindertimin e Irakut. Qeveria Rumune ka pergatitur nje liste prej 30 kompanish te interesuara.

    Bullgaria. Qeveria Bullgare ka njoftuar se po punon per pjesemarrjen ne rindertimin e Irakut. Edhe partia opozitare e djathte, BDF, ka ngritur nje grup pune per te vleresuar pjesemarrjen bullgare ne proces.


    ................................................
    .................................................

    Pervec ketyre qeverive une po shtoj dhe qeverine Ceke e cila bashke me ekipin mjekesor kane nisur dje edhe perfaqsues te firmave Biles dje ne nje emision Ministri i Jashtem Cek tha se perfaqsues te disa firmave jane dhe vete ushtaret, kimistet apo mjeket.

    Duhet levizur sa me shpejt ne kete drejtim. Pasi vendet per te investuar po zihen me shpejtesi marramendse. Per mendimin tim z Ilir Meta duhet te beje nje takim urgjent me organizaten e biznezmanve shqipetar dhe te vendosin nese jane te gatshem te investojne apo jo.

    E pershendes kryetarin e PDr dhe partine qe ai drejton pasi mesa po shof eshte e vetmja parti e djathte e cila mbron biznezin (detyre e cdo formacioni politik te djathte).

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Hallall Pollo, ka tru jo shaka. Ishalla po i ecen me elektoratin se si parti jan Kampion per mendimin tim.
    Suksese
    Snomi

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    KOMPANITE SHQIPTARE QE DUAN TE "PUSHTOJNE" IRAKUN

    Firmat qe jane shprehur te gatshme

    Delia

    Euroteorema

    Infosoft

    Tris

    Albavia

    Teuta Shamku

    Kompanite shqiptare, te gatshme te marrin pjese ne rindertimin e Irakut. Pas fteses qe ka bere USAID-i per kompanite shqiptare qe ofron si pale nenkontraktuese te firmave amerikane per tenderat per punimet per rindertimin e Irakut, sipermarresit shqiptare jane shprehur menjehere te gatshem te marrin pjese. "Pas fteses qe iu eshte bere kompanive shqiptare per te marre pjese ne rindertimin e Irakut te pasluftes, sipermarresit tane jane interesuar menjehere prane Dhomes se Tregtise per te marre pjese", eshte shprehur dje per "KJ" Luan Bregasi. Sipas tij, firma te ndryshme, kryesisht ato qe operojne ne fushen e ndertimit, si Euroteorema, Albavia, Tris, etj, kane qene te parat qe kane shprehur interesin per te shkuar ne Irak. Bregasi thote se lidhur me kete ceshtje, diten e marte, perfaqesuesit e biznesit do te zhvillojne nje takim te posacem mes tyre, kur do te zyrtarizohen emrat e kompanive pjesemarrese. "Dua ta vleresoj ftesen qe ka bere Departamenti Amerikan i Shtetit, qe biznesi shqiptar te marre pjese perkrah kompanive amerikane. Dua te shtoj, se kjo do te thote se po respektohet kontributi i shqiptareve ne luften e Irakut. Realisht, biznesi shqiptar i ka shanset dhe mundesite per te transmetuar eksperiencen qe kane ne fushen e insfrastruktures, ndertimet civile dhe industriale", tha dje Luan Bregasi. Ai shtoi se se shpejti po behet identifikimi i kompanive shqiptare qe kane shprehur interes dhe lista me pas do t'i dorezohet Ambasades Amerikane ne Tirane.

    Kushtet qe duhet te plotesojne firmat

    Mbeshtetja qe Shqiperia i dha Amerikes ne luften e Gjirit Persik do te shperblehet gjate procesit te rindertimit te Irakut. Agjencia e Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar (USAID) ka ftuar te gjitha kompanite shqiptare qe te ofrohen si pale nenkontraktuese te firmave amerikane qe do qe fitojne tenderat per punimet qe do te kryhen ne sektoret e demtuar gjate bombardimeve. Ambasadori amerikan, Xhejms Xhefri, i ka derguar nje leter ministrit te Ekonomise, Arben Malaj, me ane te se ciles ftonte biznesin shqiptar qe te paraqiste nenkontrata, duke i dhene ne kete menyre shanse te barabarta me vendet e tjera te koalicionit. Nderkohe, gjate paradites se djeshme kryetari i Partise Demokrate te Reformuar, Genc Pollo, kerkoi nga qeveria qe ta vinte ne dispozicion te kompanive vendese kete informacion, i cili sipas tij, po fshihej. "Ministria e Jashtme dhe Ministria e Ekonomise, megjithese e kane marre zyrtarisht kete informacion nga pala amerikane, nuk e kane bere ate publik, duke u vonuar shume krahasuar me vendet e tjera dhe duke ngjallur dyshim per favoritizem", u shpreh Pollo. Ai ka shtuar se pjesemarrja e firmave shqiptare ne rindertimin e Irakut "sjell perfitime per ekonomine kombetare dhe eshte nje rruge qe biznesi yne te filloje te perfshihet ne ekonomine globale". Kompanite qe duan te behen pale nenkontraktore ne projektet per rindertimin e Irakut duhet te plotesojne fillimisht disa kritere baze, te cilat t'i bejne ato te afta per te marre pjese ne kete gare. Keshtu firmat duhet t'i kene demonstruar aftesite e tyre teknike, te zoterojne mekanizma te sofistikuara financiare, te kene aftesi per te organizuar nje skuader teknike te kualifikuar ne nje kohe sa me te shkurter, si dhe te hartojne me saktesi informacionin e rendesishem.

    .........................................
    .........................................

    Eshte me te vertet pak e dyshimte se pse min e jashtme e ka mbajtur te fshehur kete lajm. Ndoshta z Meta ka dashe te fus njerezit e vete brenda ne kete mesele duke lene jashte kompanite perfaqsuesit e seciles nuk e kane kenaq dhe aq me pare (me lek)
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Jo ne rindertimin por ne VJEDHJEN e IRAKUT, te jete per te rindertuar e kryejne ate ne shqiperi, qe eshte me shtet i prish se Iraku pas luftes. Mos reni veten o shqiptare.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Kompanite shqiptare e kane Irakun shume afer , psh poshte zyrave te tyre , prane shkollave e femijeve te tyre, prane cezmave te tyre, siper kokes se tyre (dritat), ose ca kilometra me larg (Peqin,Rrogozhine ,Bathore etj ) ose psh per ndertimin e rruges se shumperfolur Durres- Prishtine !
    Do shkojne te rindertojne Irakun !!! Irakun nje nga vendet me te zhvilluara te Lindjes se mesme , dhe kush komanite shqiptare !! Me shume se paradoksale me duket hipokrite !

  6. #6
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ornament dhe ti XhimiD!

    Duhet te dini qe ne Irak behet fjale per nje investim afatshkurter dhe sic dihet duhet bere sa me shpejte te jete e mundur per ta bere shembull Irakun ne syte e botes. Eshte kjo arsyeja pse USjAnet do ti levrojne leket me shumice dhe firmat tona do ken shume interes dhe ne te njejten kohe forcohen nqs do tregohen te zgjuara dhe nqs do ndihmohen nga qeveria jone.

    Tjeter e mire nga kjo vjen se bashkpunimi mes firmave tona dhe firmave te tjera shume te fuqishme botrore do te kete mundesi te ngushtohet dhe te kemi shprese per bashkpunim ne te ardhmen.
    Per ne do te ishin te vlefshme investimet e ketyre firmave te fuqishme ne Shqiperi.

    Tjeter arsye eshte se me marrjen pjese te firmave tona ne rindertimin e Irakut Shqiperia behet nje partnere akoma me e fuqishme sec ka qene me vendet e koalicionit. Mos te harrojme se nuk jane te shumeta shtetet qe jane ftuar ne rindertimin e Irakut.
    Gjysma e vendeve te EU-se nuk e kane ende kete te drejte.

    Prandaj mua me duket e rendesishme marrja pjese e kompanive shqiptare ne rindertimin e Irakut .
    PAUCA SED MATURA

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O maringlen ēa thu pash nerin, kush do te jape leke per Irakun, zoti!!!!!, nafta irakut do ti paguaje shpenzimet e luftes dhe ndonje lemoshe per te tjeret.
    Ndersa shqiptaret enderrojne akoma me sy hap, si dhe prrallisin si gjithnje po me sy hap. Ne veē QERPIĒ dime te bejme dhe ate irakienet e bejne me mire se ne, keshtu qe ndihma jone s'vlen.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Ky lajm eshte vertet per te qeshur. Pollo, mos hiqet me i zgjuar nga c'eshte pasi Shqiperia nuk ka drita dhe uje vete, e jo me ti rregulloje me uje dhe drita Irakun. Dhi e krimbur, por bishtin gjithmone perpjete.

    Shqiperia te kerkoje te marri nje thele nga $9 miliard qe kongresi amerikan akordoi per "vendet e koalicionit qe ndihmuan luften". Po moren nje thele nga kjo, te thone qe moren.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Te nderuar zoterinje forumiste:
    Ceshtja nuk shtrohet se a zbuloi Pollo irakun sic zbuloi magelani ameriken dhe do ikin shqiptaret me cu pasqyra irakieneve e me i marr flori, dhe pasaj ca si koco me marselin do mbushin xhepat me varese.

    Se si do behen punet, se cfare interesi kane keto firma qe te rregullojne rruget e irakut kur ne shqiperi te ngel kemba ne lluce etc jane gjera teknike qe eshte mire tia leme atyre qe jane te interesuar per ate gje.

    Persa i perket Pollos, eshte per tu pershendetur qendrimi modern politik i partise se Pollos ku kerkohet te fitohet elektorati me programe konkrete, me detajime ekonomike dhe gjithmone, duke zbatuar ligjin dhe nepermjet institucioneve demokratike. Kjo eshte fryma e re qe mezi po presim te mbizoteroje ne politiken shqiptare, dhe jo politika e vjeter e ps me pd qe eshte politika e rruges dhe e tufezave te ramizit apo e qypave te tosit qe ka pjelle kaq shume revolucione dhe shkaterrime ne keto 10 vjet.

    Prandaj, te nderuar forumiste, per mendimin tim thumbs up per Pollon dhe finger crossed, se nese ka ndonje qe do ja heqi pushtetin e mafies tosit, nuk eshte sala me 100 komita po politika e re e njerzve me tru si Pollo me shoke.

    Pra Pollo me idete qe perfaqson eshte opozita e vertete qe i ka munguar shqiperise qe ne 97, jo pd vjeter me te deshtuarin sali qe fotografine ja run me fanatizem tosi ne kulete dhe te koka krevatit dhe shkon e lutet 10 here ne dite te janullatosi qe ti shtohen ditet si krietar i pd.
    OK
    Me respekt
    Snomi

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Permbaju temes qe diskutohet, dhe leri komentet qe nuk kane lidhje me temen.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ornament : 21-04-2003 mė 10:56

  11. #11
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    ;
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ornament : 21-04-2003 mė 10:57

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •