Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Kuvendi i Rilindasve: Vetëm 7 nga 140 deputetë lexojnë libra!

    Në Kuvend ka bibliotekë. Ja sa deputetë shqiptarë marrin libra për t’i lexuar

    Emri:  Screenshot_9-16.jpg

Shikime: 1139

Madhësia:  38.0 KB

    Vetëm 7 nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë anëtarë aktivë të Bibliotekës Kombëtare e parlamentare, dhe vetëm 3 prej tyre tërheqin libra. Këto janë statistikat shqetësuese që zbulon politologu Afrim Krasniqi, i cili thotë se ky është bilanci i një Kuvendi ku përfaqësuesit e popullit nuk zgjidhen falë formimit të tyre, por falë parasë.

    Por në raport me librin, Krasniqi thotë se shqiptarët po e braktisin çdo ditë e më shumë të, pasi më shumë se gjysma e qytetarëve sot nuk kanë as librari dhe as bibliotekë.

    Afrim Krasniqi: Ne sot kemi numrin më të vogël të juristëve në historinë e Parlamentit, kemi numrin më të vogël të akademikëve në historinë e Parlamentit, kemi numrin më të vogël të profesorëve në historinë e parlamentarizmit.

    Këtë konstatim, politologu Afrim Krasniqi e shoqëron me të dhëna shqetësuese për raportin që kanë me librin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Bibliotekën parlamentare nuk e kanë vizituar asnjëherë 133 përfaqësues të popullit.

    Afrim Krasniqi: Nëse eurodeputetët përdorin 10 vajtja në 10 tërheqje nga bibliotekat dhe vizita pa fund në biblioteka për të marrë arkiva, të dhëna që i duhen për fjalimet e tyre dhe për punën e tyre, në Shqipëri ndodh që maksimumi 7 deputetë kanë vizituar ajo që quhet libraria e parlamentit dhe Biblioteka Kombëtare dhe vetëm 3 prej tyre rezultojnë që janë klientë dhe që tërheqin libra.

    Por politika duket se nuk është e vetmja që e ka refuzuar leximin. Sipas të dhënave më shumë se gjysma e qyteteve nuk kanë as librari dhe as bibliotekë, më shumë se gjysma e universiteteve nuk kanë sallë leximi në biblioteka, më shumë se 2/3 e shkollave tona nuk kanë klube leximi.

    Afrim Krasniqi: Shumica e librarive janë shndërruar në atë që quhet kafe ose qendra të llotove, ku gjenden disa libra dhe në aspektin e reklamimit të librit ne shohim një situatë paradoksale. Ne Shqipëria librat më të shitur janë librat e politikanëve.

    Shqipëria rrallë figuron në statistika referuese ndërkombëtare mbi librin dhe lexuesit e saj, ku të dhënat me të shpeshta janë ato të panaireve.

    ORA NEWS

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Kuvendi i Rilindasve: Vetëm 7 nga 140 deputetë lexojnë libra!

    O albo je aq i budallepsur ne politike sa dhe titullit ja fut gjyma me gjyma. Po pse ore te 140 deputetet rilindas jan ? Ke edhe ata te PD aty . Gjynaf, te jan thartuar trute.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •