Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    PD: Ja 10 shefat e policisë të përfshirë në trafikun e drogës dhe të lidhur me Shullazin

    EMRAT/ PD denoncon: Këta janë 10 shefat e policisë të përfshirë në trafikun e drogës dhe të lidhur me Shullazin

    Emri:  24b2b376-64f4-4824-8ad4-85ecab169364.jpg

Shikime: 699

Madhësia:  38.8 KB

    Partia Demokratike ka denoncuar sot me emra konkretë shefat e policisë në qytete të ndryshme të vendit që janë të lidhur dhe të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, në Greqi dhe në Itali.

    Në një deklaratë për mediat, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD Enkelejd Alibeaj publikoi emrat e 10 shefave e drejtuesve të policisë në vend që ndihmojnë trafikun e lëndëve narkotike duke bërë të mundur trafikimin në shtetet fqinje.

    Mes emrave të përmendur, dy prej drejtuesve të policisë kanë lidhje të ngushta me Emiljano Shullazin, ky i fundit i arrestuar prej disa muajsh.

    Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj:

    Në kulmin e debatit për mbulimin e vendit nga droga, në pikun e denoncimeve publike, të medias, të opozitës dhe qytetarëve, dje 4 tonë drogë arritën në Itali nga Shqipëria.

    Kjo dërgesë si dhjetra të tjera, vërteton qartë se droga është tashmë një biznes qeveritar, ku drejtuesit në polici e pika kyce, janë përfshirë si ruajtës e vjelës së taksës 30 përqind, për llogari të Edi Ramës.

    Shërbimet inteligjente partnere kanë raportuar se 15 përqind e territorit shfrytëzohet për drogë, në afërsisht 400 zona në gjithë vendin.

    Partia Demokratike ka denoncuar drejtuesit kryesorë të Edi Ramës në Policinë e Shtetit, që janë dhe drejtues të trafikut të drogës.

    Sot kemi të tjera të dhëna, për funksionarë kyc në këtë biznes kriminal.

    Qerim Aliaj, Drejtor i Kufirit në Shkodër. I implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike përmes kalimit në Malin e Zi. Më parë, kur ishte drejtor kufiri në Gjirokastër organizonte kalimin e drogës në Greqi. Në tre raste të kapjes së sasive të mëdha të kanabisit në vendin fqinj, Aliaj ka mbyllur cështjen duke mos kryer asnjë verim hetimor.

    Gëzim Zhupa, Drejtor i kufirit Vlorë. Lidhje e ngushtë e Tahirit. Hallke kyce ne kalimin e tonelatave me droge në Itali me peshkarexha.

    Sokol Çelaj, Drejtor Rajonal i Kufirit Vlorë, i përjashtuar nga policia në vitin 2002. Me rikthimin në vitin 2013 në Polici, konkretisht në Vlorë, është drejtuesi kryesor për trafikimin e lëndëve narkotike të forta kokainë dhe heroinë në bashkëpunim me Albert Paten, ish-Drejtor i Njësisë Operacionale. Informacione këto të konfirmuara nga autoritetet partnere.

    Albert Pata, me Edi Ramen u emërua Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale. Informacionet e shërbimeve partnere e nxjerrin të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Lazarati në drejtim të Italisë dhe Greqisë.

    Artion Duka, Drejtor i Forcës së Posacme Operacionale. Eshtë implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Lidhje e drejtpërdrejtë e Emiljano Shullazit, ka të dhëna të besueshme se ka manipuluar provat në ngjarjen e Kasharit dhe Rrugën e Kavajës.

    Ermal Muça, Zv/Drejtor i Policisë Tiranë, emërim i Emiljano Shullazit.

    Arben Skëndo, Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së. I përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me Ervin Hodaj. Eshtë kujdesur në rekrutimet që bën, të ketë persona të përshtatshëm për trafikun e drogës.

    Taulant Kondi, Zv/drejtor i Përgjithshëm i Antikontrabandës. Lidhje e ngushtë e Tahirit dhe Shullazit. I perfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

    Genc Merepeza, Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Emigracionin. Rezulton i implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike në kufirin e gjelbër dhe në Pikat e Kalimit Kufitar. Për këtë, ka krijuar klanin e tij në disa pika doganore.

    Zija Çela, shef i Komisariatit në Korcë. Me kombinime të ngushta me Drejtorin e kufirit në Durrës, Boge Bodini, kanë favorizuar kalimin e droges drejt Italisë.

    Ky është realiteti i drogës, i këtij biznesi qindra milionë eurosh që po pasuron një grusht njerëzish rreth Edi Ramës, dhe po mbyt ekonominë e ndershme, po shfrytëzon cdo aset të vendit, po shfrytëzon mjerimin e varfërinë e të papunëve, po sjell krime, vrasje e hasmëri në shoqërinë tonë.

    Nuk është kjo Shqipëria që duan shqiptarët. Shqiptarët duan punë të ndershme, rend e siguri për famijlet e tyre.

    Shqiptarët do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë.

    Shqipëria do jetë më mirë, pa Edi Ramën.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Ja 10 shefat e policisë të përfshirë në trafikun e drogës dhe të lidhur me Shullazin

    “Janë fletë-rrufe”. Ministria e Brendshme reagon pas akuzave me emra të PD për shefat e policisë

    Emri:  Saimir-Tahiri.jpg

Shikime: 90

Madhësia:  28.6 KB

    Pas akuzave të Partisë Demokratike për “shefat e policisë që janë të implikuar në trafikun e drogës”, ka reaguar Ministria e Brendshme.

    Përmes një komunikate dërguar mediave, Ministria e Brendshme hedh poshtë të gjitha pretendimet duke i quajtur “fletë-rrufe”.

    Sipas Ministrisë së drejtuar nga Saimir Tahiri, Policia e Shtetit është e angazhuar për të luftuar trafikun e drogës, ndërsa ka shtuar se opozita është pozicionuar kundër punës së policisë.

    Reagimi i Ministrisë së Brendshme:

    Në mënyrë të përsëritur dhe të përditshme Partia Demokratike publikon nga salla e saj e konferencave të shtypit një fletë-rrufe akuzash false dhe denigruese, ndaj Policisë së Shtetit e drejtuesve të saj.

    Me shume keqardhje vëmë re se këto fletë-rrufe të turpshme nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç përbaltjes së Policisë së Shtetit dhe gjithçka përfshihet në to nuk ka të bëjë me realitetin e fakteve, po vjen nga kazani i thashethemeve të Liderit Dixhital të Partisë Demokratike.

    Ministria e Brendshme e vlerëson përfundimisht të kotë, vazhdimin e përgënjeshtrimeve për serine e shpifjeve dhe të marrëzive që publikon çdo ditë selia e opozitës. Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet i Policisë së Shtetit, e cila në bashkëpunim me partneret ndërkombëtarë, po regjistron edhe këtë vit arritje të rëndësishme në këtë luftë.

    Partia Demokratike fatkeqësisht vazhdon të luftoje Policinë e Shtetit, në një përpjekje të marrë dhe të dështuar, shëmbëlltyre e marrëzisë dhe dështimit të Liderit te saj Dixhital.

    Syri

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •