Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Prishtinë: Heqin portretin e Gjergj Kastriotit dhe vendosin flamurin turk në shkollën fillore

    Punonjësit turq heqin Gjergj Kastriotin nga shkolla

    Emri:  shkolla-elena-gjika-kosove.jpg

Shikime: 833

Madhësia:  31.7 KB

    Një firmë turke, e cila kishte fituar tenderin për të lyer shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, e ka hequr portretin e Gjergj Kastriotit duke e zëvendësuar me një orë me dizajnin e flamurit turk. Këtë gjë e pretendon drejtori i “Kosovafilm”, Gani Mehmetaj.

    Mehmetaj përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se një firmë turke, në çdo klasë të shkollës “Elena Gjika” ka vënë nga një orë muri me flamurin e Turqisë dhe e ka hequr portretin e Gjergj Kastriotit.

    Sipas tij, arsimtarët e shkollës kanë reaguar ashpër duke kërcënuar se do të protestojnë dhe nuk do të lejojnë që nxënësit të futen në ato klasa ku është hequr portreti i Skënderbeut.

    Postimi i plotë i Gani Mehmetaj:

    “Në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë Në vend të portretit të Gjergj Kastriotit – flamuri turk!

    Profesorët e kësaj shkolle, të zemëruar me veprimin e firmës nga Turqia, paralajmëruan protesta të ashpra kundër përdhosjes së shkollës e përpjekjes për shkombëtarizim. Arsimtarët e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, lajmëruan plotë indinjatë se një firmë nga Turqia që paska marrë pjesë në lyerjen e shkollës fillore “Elena Gjika”, në Prishtinë, në çdo klasë e ka vënë nga një orë muri me flamurin e Turqisë, ndërsa i ka hequr portretet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

    Nxënësve shqiptarë, por edhe nxënësve tjerë të kësaj shkolle, shtetas të Kosovës, në vend të portretit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, ua imponojnë më dhunë flamurin e Turqisë.

    Profesorët e shkollës fillore kanë reaguar ashpër kundër këtij përdhunimi të shkollës shqiptare në Kosovë, ata kanë kërcënuar se do të bëjnë protesta dhe nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të futen fëmijët në paralelet ku është hequr portreti i Skënderbeut dhe është vënë flamuri turk. Ata kërkojnë urgjentisht të hiqen flamujt e një shteti të huaj në shkollën shqiptare të Kosovës, kërkojnë që të mos vazhdoj përdhosja e autoritetit e emrit të mirë që gëzon kjo shkollë dhe mësimdhënësit e saj.

    Arsimtarët e “Elena Gjikës” kanë sakrifikuar jetën në kohën e okupimit të Miloshevqit që të mbajnë gjallë frymën shqipe, kanë punuar pa pagesë, ishin hero të arsimit shqip, ndërsa tash në shtetin e tyre dikush ua përdhos simbolet kombëtare. Prandaj para se të bëhet përurimi arsimtarët kërkojnë që të hiqen flamujt e shtetit të huaj e të kthehet portreti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

    Gazeta Express

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Prishtinë: Heqin portretin e Gjergj Kastriotit dhe vendosin flamurin turk në shkollën fillore

    TIKA tregon arsyen e vendosjes së flamurit turk në shkollën “Elena Gjika”

    20:55, 18 August 2016
    Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, ka reaguar ndaj shkrimeve të sotme në mediet e vendit për vendosjen e flamurit turk në shkollën "Elena Gjika" në Prishtinë.


    “Në përfundim të këtyre punimeve në vend se të vendosen tabela me mbishkrime ku përshkruhet se renovimi dhe inventarizimi i këtyre klasave janë bërë falë donacionit të Agjencisë sonë, ne vlerësuam që do të ishte më e përshtatshme vendosja e orëve me mbishkrim e cila do të kishte edhe funksionalitet dhe për dobi të nxënësve dhe mësimdhënësve. Në këto orë është vendosur stema (logo) e institucionit tonë e cila përfshinë edhe hënën dhe yllin pjesë të cilat përfshihen edhe në flamurin e Turqisë”, arsyeton TIKA vendosjen e flamurit turk.

    Ky është reagimi i plotë i TIKA-s:

    “Duke u bazuar në kërkesën të drejtuar nga shkolla Elena Gjika në Prishtinë, me anë të donacionit të Agjencisë sonë (TIKA) është realizuar renovimi dhe furnizimi me mobilje të disa nga klasave (dhoma mësimi) në shkollën Elena Gjika. Këto punime të renovimit dhe inventarizimit të gjërë janë kryer nga kompanitë Kosovare dhe nga puntorë shqiptarë Kosovarë. Në përfundim të këtyre punimeve në vend se të vendosen tabela me mbishkrime ku përshkruhet se renovimi dhe inventarizimi i këtyre klasave janë bërë falë donacionit të Agjencisë sonë, ne vlersuam që do të ishte më e përshtatshme vendosja e orëve me mbishkrim e cila do të kishte edhe funkcionalitet dhe për dobi të nxënësve dhe mësimdhënësve.Në këto orë është vendosur stema (logo) e institucionit tonë e cila përfshinë edhe hënën dhe yllin pjesë të cilat përfshihen edhe në flamurin e Turqisë.

    Në këto klasa, ashtu si pretendohen nga këto lajme të pabaza, assesi që bëhet fjalë për largimin e qëllimshëm të portretit të Skënderbeut. Në anën tjetër duhet të theksohet se para fillimit të punimeve në këto klasa as që ekzistonte portreti i Skënderbeut.

    Duke pasur një gjendje reale dhe shumë të qartë siq është theksuar më lartë dhe duke e marrë parasysh deklaratat për opinionin dhënë për mediat nga ana e drejtorit të shkollës Z. Vitia si dhe pa u marrë asnjë informatë të drejtëpërdrejtë nga TIKA janë prodhuar lajme si “TIKA ka larguar portretin e Skënderbeut dhe ka vendosur flamurin Turk”.Andaj ne shumë ashpër dënojmë dhe denoncojmë lajme të tilla të pabazuara dhe qëllim keqe që nuk përputhen assesi me parimet e gazetarisë dhe vlerat morale.

    Ne iniciativat e këtij lloji nuk i konsiderojmë vetëm si një kampanjë manipuluese të inicuar kundër institucionit tonë e cila ka realizuar qindra projekte në fusha të ndryshme si në arsim, bujqësi, shëndetësi, mbrojte e trashëgëmisë kulturore duke e përfshirë këtu edhe investimet në Shkollën e Mesme të Lartë në Drenas e cila pikërisht e mban emrin e Skënderbeut dhe në shumë shkolla ku në klasat e tyre ekziston portreti i Skënderbeut, por edhe si një iniciativë mashtruese ndaj popullit të Kosovës të kryer me papërgjegjësi dhe mosrespekt.

    Iniciativat e këtilla qëllim keqe assesi nuk do të kenë efekt negativ për marrëdhëniet tona me popullin dhe shtetin e Kosovës.”
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Prishtinë: Heqin portretin e Gjergj Kastriotit dhe vendosin flamurin turk në shkollën fillore

    Le te vejne foton e baba Erdoganit..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Prishtinë: Heqin portretin e Gjergj Kastriotit dhe vendosin flamurin turk në shkollën fillore



    Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë e qet në rrenë Shpend Ahmetin për heqjen e Skënderbeut

    18:03 / E shtunë, 20 Gusht 2016

    Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, e ka dhënë versionin final rreth heqjes së fotove të Gjergj Kastriotit dhe Elena Gjikës nga një shkollë fillore në Kryeqytet.

    Ka thënë se i kanë kërkuar drejtorit të shkollës që menjëherë fotot të rikthehen. Veç kësaj, Drejtoresha ka kërkuar edhe largimin orëve të vendosura nga agjencia turke, TIKA. Mirëpo, dy ditë më vonë, Shpend Ahmeti kishte demantuar Nagavcin, duke thënë se asnjë fotografi e Skënderbeut s’ishte larguar nga Shkolla.

    Shpend Ahmeti dhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, s’e kanë thënë të njëjtin version për atë çfarë ndodhi me portretin e Skënderbeut dhe Elena Gjikës në një shkollë fillore në Prishtinë.

    Nagavci, më 18 gusht, kishte se ishin hequr fotografitë e Skënderbeut dhe Elena Gjikës për shkak se dhomat ku ishin të vendosura këto portrete po rinovoheshin. Mirëpo, pastaj kanë kërkuar rivendosjen e tyre dhe heqjen e orëve me flamuj të Turqisë.

    “Sa për njohuri, punët që janë kryer në njëmbëdhjetë klasë kanë qenë donacion nga organizata "Tika" dhe kjo është bërë me kërkesë të drejtorit të shkollës dhe me aprovim të Këshillit Drejtues të shkollës, kurse gëlqerosja e hapësirës tjetër të shkollës është bërë nga ana e Komunës së Prishtinës. Gjithnjë sipas drejtorit, në shkollë fotografitë e Skënderbeut kanë qenë të vendosura në sallën e mësimdhënësve dhe në hollin e shkollës, kurse në dhomat e mësimit kanë qenë të vendosura fotografi të Elena Gjikës. dhe të njëjtat janë hequr përkohësisht për shkak të gëlqerosjes së mureve”, ka sqaruar Drejtoresha Nagavci.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •