E gjithë policia nga Tepelena/ Kush qëndron në postet drejtuese të Policisë së Shtetit (lista e plotë)

Emri:  Policia-qe-duam-1-600x400-1024x683_0.jpg

Shikime: 774

Madhësia:  42.6 KB

Në maj të vitit 2014, Partia Demokratike akuzoi Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se në krye të policisë së shtetit kishte vendosur dhjetëra drejtues vetëm për faktin se ata ishin nga Tepelena, vendlindja e tij. Emërime të bëra mbi këtë “kriter” zinin një pjesë të madhe edhe të kabinetit të ministrit. Dy vjet më vonë list aka pësuar fare pak ndryshime. Lapsi.al po boton një listë me emrat e drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit, që janë me origjinë nga vendlindja e Ministrit të Brendshëm. Rastësi apo meritë? Apo “kriteri” është realisht ai që denonconte opozita dikur; që mjafton që policët të jenë nga vendlindja e ministrit Tahiri dhe të besuar të tij, për të zënë pozicionet drejtuese.

Më poshtë lista e hartuar nga Lapsi.al

Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Progonati i Tepelenës, i rritur në Lushnje

Rebani Jaupi, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga Tepelena

Skëndër Kalemaj, Drejtor i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

Gramoz Sako, Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

Zëvendës Kombandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

Ylli Ymeri, Drejtori i Përgjithshëm i Prapavijës, nga Tepelena

Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

Ermal Muça, Zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

Dritan Lena, Drejtor i Policisë së Lezhës, nga Tepelena

Alban Çela, Drejtor i Policisë së Shkodrës, nga Tepelena

Perlat Cullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, nga Tepelena

Edmond Targaj, Drejtor i Policisë së Dibrës, nga Tepelena

Lorenc Shehu, Drejtor i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tepelena

Bujar Ahmetaj, Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

Sokol Boçari, Shef i Forcave Speciale, RENEA, nga Tepelena

Ermal Milori, Drejtor i Policisë Kufitare të Rinasit, nga Tepelena

Gëzim Zhupa, Drejtor i Policisë Kufitare të Vlorës, nga Tepelena

Arben Skëndo, Drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Tepelena – ka jetuar në Kuçovë

Qerim Aliaj, Drejtori i Kufirit të Shkodrës, nga Tepelena

Arjan Ferri, Drejtor i Kufirit në Gjirokasër, nga Tepelena

Sokol Çela, Drejtor i Kufirit të Durrësit, nga Tepelena

Ermal Lila, Shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, nga Tepelena

Zenel Bejko, Shefi i Komisariatit të Ballshit, nga Tepelena

Haki Hasanbega, Shefi i Komisariatit të Tepelenës, nga Tepelena

Babush Hasajan, Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, nga Tepelena

Po nga Tepelena janë edhe disa drejtues të tjerë në nivele të larta në policinë e Tiranës dhe në rrethe. Më poshtë edhe edhe lista e publikuar nga PD, e cila përmban vetëm postet që drejtohen nga persona nga Tepelena dhe jo emrat e tyre.

LISTA E PD E PUBLIKUAR NË 2014

Në Ministrinë e Brendshme

Ministri i Brendshëm nga Tepelena

Zv.ministri nga Kurveleshi

Sekretari i Përgjithshëm nga Kurveleshi

Drejtori i Kabinetit nga Tepelena

Drejtori i SHKB nga Tepelena

Drejtori i Parkut të Automjeteve nga Tepelena

Zëdhënësi nga Tepelena

Sekretarja nga Tepelena

Truproja nga Tepelena

Komandanti i Gardës nga Tepelena

Zv.komandati i Gardës nga Tepelena

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nga Tepelena

Zv.drejtori nga Kurveleshi

Shefi i sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve nga Tepelena

Shefi i sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore nga Tepelena

Në drejtorinë e Tiranës

Drejtori i Qarkullimit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Kavajës nga Tepelena

Në Durrës

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Shijakut nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Kurveleshi

Shefi i Krimit Ekonomik nga Kurveleshi

Në Fier

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Kurveleshi

Në Vlorë

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Sarandës nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit në Vlorë nga Kurveleshi

Në Gjirokastër

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Tepelena

Lapsi.al