Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Bëmë o vëlla Erdogan të të ngjaj! Rilindasi Rama kërkon të fusi edhe gazetarët në burg!

    “Influencë e papërshtatshme” prokurorëve, burg gazetarëve

    Rihapja e diskutimit për 7 projektligjet e Reformës në Drejtësi ka nisur me debate për nenin e ri që është shtuar në draftin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e cila parashikon burgim për gazetarët që mund të ushtrojnë influencë ndaj prokurorëve për çështje të caktuara.

    Emri:  lul-basha-reforma.jpg

Shikime: 455

Madhësia:  19.2 KB

    Në nenin 13 të projektligjit të ri thuhet se: “Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”.

    Pikërisht termi influencë e papërshtatshme, sipas opozitës, është term i gjerë dhe lë shteg për përdorimin abuziv të këtij ligji. Për këtë nen të ri, i cili pritet të diskutohet në tryezën e Reformës në Drejtësi, ka reaguar kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Ky i fundit e ka quajtur se pas këtij neni që kërkon të dënojë gazetarët kritikë, fshihet Edi Rama dhe kjo dispozitë pritet të zbatohet nga mashat e tij në sistemin e prokurorisë. Basha e ka quajtur si të rrezikshëm përfshirjen e këtij neni në tryezën e diskutimeve, duke thënë se kjo pengesë nuk do të kalojë kurrë.

    “Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallëzisë së nenit 13 të ligjit për aktivitetin e prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, që hap derën e një censure të paprecedentë, duke parashikuar dënimin e gazetarëve. Direkt me dorën e tij apo të ndonjë Xhafe, Edi Rama ka parashikuar qelinë për ndonjë gazetar që bën shkrim ose mban qëndrim të papërshtatshëm. Sigurisht, kjo masë nuk ka lidhje me Reformën në Drejtësi. Është një standard i juntave të korruptuara. Ky nen s’do të kalojë kurrë, sepse do të ndalet nga Partia Demokratike”, shkruan Basha. Më tej kreu i opozitës ka kërkuar që të zbardhet e vërteta se kush e zbatoi porosinë e Ramës dhe si ky nen mbërriti në Parlament. “Unë i siguroj gazetarët dhe përfaqësuesit e medias se ky nen-gijotinë do të bjerë, por i ftoj ata të hetojnë të vërtetën rreth kësaj përpjekjeje për censurë me ligj”, tha Basha.

    SHOQATAT

    Për këtë çështje kanë reaguar dje dhe 4 shoqatat e gazetarëve në Shqipëri. Në një qëndrim të përbashkët, shoqatat e mediave kanë kërkuar nga Parlamenti që të mos e votojë nenin kundër ligjërisë së mediave.

    “Për gazetarët shqiptarë, ky nen është një akt selektiv, pasi për veprën penale të presionit apo shantazhit, Kodi Penal përcakton të gjitha rastet në bazë të të cilave çdo individ ka të drejtë të padisë këdo, përfshi edhe gazetarët. Prandaj specifikimi për mediat është një akt i pastër censure dhe me rrezik për demokracinë. Është një kthim pas, kur fjala dhe mendimi i lirë konsideroheshin agjitacion dhe propagandë. Termi i përdorur në nenin 13, ‘influencë e papërshtatshme’, krijon hapësirë për çdo lloj interpretimi për të kërkuar dënimin e gazetarëve. Mjafton që një prokuror ta cilësojë si të papërshtatshme raportimin e një mediaje dhe gazetari të gjendet përpara bankës së të akuzuarit”, thuhet në qëndrimin e shoqatave të gazetarëve.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bëmë o vëlla Erdogan të të ngjaj! Rilindasi Rama kërkon të fusi edhe gazetarët në burg!

    LSI kundër nenit 13: Liria e medias jetike, kërkojmë heqjen e draftit

    Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me nenin 13 të pr/ligjit të SPAK-ut, që duket se cenon lirinë e medias dhe të shprehjes në Shqipërisë.

    Nënkryetari i LSI_së, Petrit Vasili, shprehet i surprizuar me kalimin e këtij ligji. “Nuk ishte në draftin që kaloi në komision. Ky paragraf i nenit 13 nuk mund të pranohet. Liria e medias ka një dimension jetik në demokraci, – tha Vasili. – Do të kërkoj në komision heqjen e këtij drafti”.

    Paragrafi i dytë i nenit 13 të projektligjit, aktualisht parashikon që çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj.

    Shqip

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bëmë o vëlla Erdogan të të ngjaj! Rilindasi Rama kërkon të fusi edhe gazetarët në burg!

    Fatmir Xhafaj: Neni 13 i SPAK për lirinë e medias do ndryshohet. Ishte gabim

    Emri:  Xhafaj-640.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  49.4 KB

    Partia Socialiste është tërhequr nga neni që vendoste censurimin dhe burgosjen e medias. Neni 13 për kufizimin e lirisë së medias në ligjin për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion do të ndryshojë. Fakti është bërë i ditur në një intervistë për Report Tv kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ku ka thënë se, paragrafi i nenit 13 të ligjit të SPAK nuk ka lidhje me lirinë e medias dhe raportin që duhet të ketë me hetimin dhe prokurorinë.

    Ai shton se keqkuptimet janë një zhurmë e panevojshme, por thekson se ky paragraf i këtij neni duhet riformuluar.

    “Neni 13 i ligjit per Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion është një zhurmë e panevojshme. Në vetvete neni nuk ka te bëjë me lirinë e medias dhe raportin që duhet të ketë me hetimin dhe prokurorinë.

    Ka të bëjë me pavarësinë e Prokurorisë së Posaçme që ka punë shumë delikate dhe me konflikt. Ndaj është e nevojshme që të mbrohen prokurorët nga çdo ndikim i paligjshëm që deformon hetimin.

    Futja e medias nuk kishte qëllim censurën, por ndalimin e përdorimit të medias si instrument për presion. Në mënyrën si është shkruar, mund të keqkuptohet. Ndaj duhet ndryshuar e riformuluar” tha Xhafaj.

    Bëhet fjalë për paragrafin e dytë të nenit 13 të projektligjit, që aktualisht parashikon që çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj.

    Koha Jone

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •