Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Haxhi Qamili- dhe Nostalgjia për të Kaluarën Otomane

    Haxhi Qamili- dhe Nostalgjia për të Kaluarën Otomane

    Me 16 gusht 2016 u mbushën 101 vjet nga egzekutimi i rrebelit pan-islamist Haxhi Qamili I cili u ezekutua me varje në Durrës më 16 gusht 1915.
    Rrebelimi i tij kundër fuqive të mëdha të krishtera të Europs së asaj kohe dhe dëshira e tij për bashkim me perandorinë otomane, vendosjen e Ligjit të Sharias, ndërthuren edhe me gjëndjen e Shqpërisë së asaj kohe gjatë luftës së parë botërore kur fuqitë e huaja ndërluftuese ndërhynë në Shqipëri me pretekste nga më të ndryshmet. Në rastin e Haxhi Qamilit, Esat Pashë Toptani thirri trupat serbe në Shqipërinë e Mesme për të shtypur kryengritjen.
    Pak Histori
    Haxhi Qamili (1876-16 gusht 1915) ose emri i tij i vërtetë ishte Qamil Zyber Xhameta ishte kryetari i lëvizjes panislamiste të Shqipërisë së mesm që ndodhi gjatë vitev 1914-1915. ishte nga fshati Sharra nga një famlje e pasur me titulL sheh i teqese te sektit Melami të Dervishlerëve. Ky sekt kundërshton pronën private.
    Shkaku i rrebelimit të tij ishte formimi i një qeverie të re kukull të Vloës me pëlqimin e fuqive të mëdha të krishtera, pas dorëheqjes së Ismail Qemal Beut më 1913. Në këtë qeveri të re pasuese e qeverisë së parë të Ismail Beut , fuqitë e mëdha caktuan Princin Wied. Qeveria e Princit Wied krahas masave të tjera filloi një process de-islamizimi në kuadrin e laicizimit të qeverisjes dhe të shtetit të porsa formuar shqiptar.
    Në maj të vitit 1914 në periferi të Tiranës nisi ajo që njihet në histori si Kryengritja e Shqipërisë së Mesme. Kryengritja kishte si qëllim dëbimin e Princ Vidit dhe drejtimin e shtetit shqiptar nga një princ turk. Lëvizja drejtohej nga Këshilli i Përgjithshëm dhe, pas Tiranës, shumë shpejt u përhap në të gjithë Shqipërinë e Mesme.
    Më 3 qershor 1914, fshatarët e udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe Myfti Qazim Beqari mblidhen në Kavajë për të kundërshtuar ndarjen nga perandoria osmane dhe qeverinë e krishterë të sapoformuar me një Princ të krishterë. Kryengritësit kërkuan heqjen e flamurit shqiptar të Skënderbeut, rivendosjen e flamurit Osman të perandorisë osmane dhe bashkimin me Turqinë dhe vendosjen e ligjit të Sharias (njëlloj si kishte kërkuar bejlerët në Lidhjen e Parë të Prizrenit më 1 qershor 1878 nëpërmjet Kahrarname-së).
    Të tre emrat e tyre lidhen me Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme. Haxhi Qamili ishte udhëheqës i kryengritjes, Qamil Haxhifeza, Myfti Qazim Beqari, por edhe Dervish Biçakçiu, kryesisht per Elbasanin..
    Pas luftës së Durrësit, me 18 Qershor 1914, forcat Vidiste u bënë gati per te leshuar raprezaljen e tyre kunder rebelëve ne kodrat e Rashbullit. Në luftën e Rrashbullit sipas Shtjefen Gjecovit morren pjesë rreth 3000 trupa nga te dyja palët. Në anën e Vidistëve përvec mercenarëve të huaj morën pjesë edhe shumë malësorëë katolike nga Veriu te udhehequr nga Gjon Marka Gjoni i cili përpara luftes pati disa sherre kokefortesie me oficeret hollandeze ne lidhje me strategjine e luftes.
    .Edhe pse lufta filloi me superioritetin e armatimeve te Vidisteve dhe ‘strategjive’ te gjeneraleve te tij, rrebelët nen udheheqjen e Haxhi Qamil Xhametes nga Sharra e Tiranes, korrën nje fitore të bujshme mbi ushtrinë Vidiste.
    Në fitoren që pëërjetuan në Rrashbull kundër forcave internacionale Vidiste, Shtjefen Gjecovi tregon se rrebelët të lumtur nga kjo fitore mbi hordhite Vidiste brohoriten “Padishahem Cok Jasha” [33] (Rrofte Sulltani) – sipas traditës së vjetër te ushtarëve shqiptarë ne kohe te Osmaneve. Sipas tij, `kjo brohoritje panislamike jo vetem që i tregoi kapterrit gjermano-romun te Durresit dhe trupave te tija kolonizatore, se krenaria e popullit shqiptar nuk mund te perdhosej nga disa ardhacak te huaj si ai`: por në të njëjtën kohë dëshmoi për vazhdimësinë e ideve panislamike mes shqiptareve te viteve 1913 – 1915.
    Në korrik të vitit 1914, fshatarët rebelë të udhëhequr nga Haxhi Qamili, u futën në Elbasan. Turma e katundarëve të armatosur nisi të demonstrojë forcën në rrugën e qytetit e motivuar edhe nga “persekutimi” shekullor i ndarjes qytet-fshat. Fshatarët kryengritës të urdhëruar nga Haxhi Qamili filluan të ushtrojnë dhunë, jo vetëm ndaj figurave që kishin përkrahur qeverinë e Princ Vidit, por edhe ndaj pronarëve të thjeshtë dhe figurave të nderuara patriotike në Elbasan. Rebelët dogjën fillimisht shtëpinë e Aqif Pashë Bicakçiut (Elbasanit), figurë me përmasa Kombëtare. Rreth 50 patriotë dhe qytetarë elbasanas u burgosën pa shkak dhe u liruan me pagesë nga Haxhi Qamili. Kjo tregoi se kryengritja degjeneroi në veprime aventuriere me qëllime përfitimi. Midis tyre ishte dhe Aleksandër Xhuvani.
    Revolta pati sukses dhe kryengritësit pushtuan Shqipërinë e mesme me përjashtim të Durrësit.
    Ata me 1 shtator 1914 pushtuan Vlorën pasi shpartalluan forcat e Princ Ëiedit dhe ngritën flamurin ottoman me tre hëna në sfond të kuq duke thirrur: “Padishahem Cok Jasha” (Rroftë Sulltani). Rrebelët i treguan fuqive koloniale kristjane se identiteti i tyre islamik ishte pjese e kunderpergjigjes se ketij populli kunder kolonializmit kristjan te Evropes?!





    Dy ditë më vonë Princ Wied abdikoi dhe u largua nga Durrësi 6 muaj pasi qeverisjes së tij.
    Në tetor të 1914, vjen nga mërgimi Esat Pashë Toptani dhe zëvëndëson Princ Wiedin dhe hyn në Durrës me ndihmën e trupave serbe.
    Në nëntor 1914 rrebelët e Haxhi Qamilit djegin pallatet e Esat Pashë Toptanit në Tiranë dhe në janar 1915 bëjnë kongresin kombëtar duke e nxjerrë të jashtëligjshëm qeverinë e Esat Pashë Toptanit dhe deklarojnë neutralitet të Shqipërisë në luftën e parë Botërore që kishte nisur që më 1914.
    Trupat e Esat Pashë Toptanit dhe erbët, arrestojnë Qamil Haxhifejzën atë pas një kurthi (dhe pas 8 muaj burgim, më 26 Qershor të vitit 1915 Esat Pasha ekzekuton me varje Qamil Haxhifezën pas 8 muaj burgosje).
    Menjëherë Haxhi Qamili, përqëndron në duart e tij drejtimin e kryengritjes.
    Në Dhjetor 1914 Haxhi Qamili shpall një program të ri ku nën parullat fetare kërkon të thellojë masat e ashpra ndaj pronarëve dhe intelektualëve.
    Me kërkesë të Esat Pashë Toptanit, trupat serbe fillojnë një mësymje në qershor të 1915.
    Forcat serbe arrestuan Haxhi Qamilin më 2 qershor dhe e dërguan në Durrës në burg. Xhelal bej Zogu kryetari i trupit gjykues e dënon me vdekje me varje.
    Gjatë vitit 1915 Esat Toptani kap drejtuesit kryesorë të Kryengritjes dhe më në fund edhe Haxhi Qamilin. Haxhi Qamili ekzekutohet me varje më 16 gusht të vitit 1915. Këtu merr fund edhe Kryengritja e Shqipërisë së Mesme.
    ii
    Pas viteve `90, me rënien e komunizmit, krahas dëshirës së shqiptarëve për tu bërë si Europa (ju kujtohet parrulla `E duam Shqipërinë si Europa`), njëkohësisht dhe barasvlefshmërisht në shumë grupe të popullatave shqiptare u rindëzën ndjenjat fetare të shtypura nga komunizmi, por edhe nga boshllëku shpirtëror dhe zhgënjimi që erdhi si rezultat dështimit të komunizmit që predikoi barazi, dhe begati.
    Këto ndjenja fetare, vëndet e lindjes i shfrytëzuan duke investuar për të ngritur kulte fetare si xhami (por edhe pak teqe) e duke dhënë `sevap` për familjet e varfëra, e duke ngritur shkolla fetare të cilat u bënë vatra radikalizimi në disa raste. E njëjta gjë ndodhi edhe për kristianët por traditat kulturore dhe emigrimi masiv nuk radikalizoi problemet në trevat shqiptare.
    Kështu që Shqipëria u gjënd përsëri sin ë vitin 1914, para dyzimit 101 vjeçar: Europë apo Turqi+Arabi?!
    Ashtu si para 101 vitesh, edhe sot në Shqipëri Kosovë e Maqedoni, për shkak të injorancës, të varfërisë, e sigurisht për shkak të traditës fetare islame, egzistojnë forca që përpiqen ta mbajnë Shqipërinë dhe trevat shqiptare të dyzuar që nga viti 1912: me Perëndimin apo me Lindjen. Karakteristike sot është se në këto lëvizje pro-osmane Qamiliste, për të vendosur ligjin e Sharias, dhe për të hequr laicitetin e shtetit, janë përfshirë dhe grupe intelektualësh apo dhe parti politike të cilat për arësye të dëshirës së marrjes apo mbajtes së pushtetit, kanë kërkuar dhe kërkojnë ndihmë financiare nga lobe ekstremiste të cilat praktikisht duke u nënvlerësuar gjatë viteve të `90 dhe `2000, kanë rizgjuar ndjenjat e fshehura në grupe popullatash që banojnë në trevat shqiptare dhe nostalgjike ndaj Turqisë dhe Arabisë, për afrim të ngushtë me ta,, por dhe kunër laicizmit shtetëror.
    Nga ana tjetër disa parti politike dhe drejtues politikë të përballur më korrupsionin, krimet, hajdutllëkun, shkeljet e ligjit të disa drejuesve partiake, nxisin indirect rrëmujën dhe konfuzionin social me qëllim që shteti të qëndrojë i destabilizuar dhe jo i fortë , me qëllim që ti shpëtojnë ligjit.
    Por një gjë mendoj se është e qartë për shqiptarët kudo ku janë,e ardhmja dhe progresi i Shqipërisë është integrimi me BE dhe mbajtja e lidhjeve të ngushta me SHBA dhe NATO-n si një garanci e egzistencës së shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës dhe trevave ku banojnë shqiptarë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Haxhi Qamili- dhe Nostalgjia për të Kaluarën Otomane

    O Pirro,

    E vërteta sot eshte qe princ vidi e fuqit e krishtera qe na pushtuan pas P.O. ishin me te poshtërat qe na ran si 'hise' ! I ndan popujt tone ne 5 shtete sllavo-greke, dhe ju prap qani hallin se Haxhi Qamili ishte pro-Sheriatit ? Po ky Haxhi Qamil qe mundi malazezet qe deshen ta merrnin edhe Shkodrën me rrethine me leje t'perendimit te krishter ?!


    Ku qendron tradhetia e tij ?
    E pse mos t'i kishte varrur edhe ata pro-demokrat qe u'a imponuan me dhune politiken e krishtere ?

    E dini ju qe kete tradheti te sahanlipiresve shqipfoles, nuk mundi ta perbinte as vet Enver Hoxhaj ! I gjithe inati i tij ishte tek fashistët e krishter italian, dhe shkaku i lobit te krishtere, u persekutua edhe komuniteti musliman, sepse keta te fundit deshironin me cdo kusht nje hakmarrje fetare ndaj shqiptareve t'islamizuar ! Eshte nje pjese e hidhur e historise shqiptare, prandaj, mbane mitin se Haxhi Qamili ishte njeri i keq, sepse nuk e di realisht se sa do ju zgjas kjo perralle.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Haxhi Qamili- dhe Nostalgjia për të Kaluarën Otomane

    I nderuar Evian ,
    Meqe nuk e paske lexuar mire po bej dy komente:
    Po flet si Enveri i cili e lavderoi Haxhi Qamilin. Problemi ishte se Ketkesat e Haxhi Qamilit per Europin ishin:
    -Shqiperia te bashkohej perseri me Perandorine osmane
    -te vendosej flamuri i perandorise osmane me 3 hena ne sfond te kuq. Faktikisht ai ngrit me 9 shtator 1914 flamurin osman dhe hoqi flamurin shqiptar.
    -te vendosej sheriati.
    Tani thuaj nese Haxhi Qamili qe bertiste ne cdo luftim -cok jasha padisha- ishte i vlefshem per Shqiperine.
    Po te kishte mbreteruar princ Wied ashtu si Priinc Otto ne Greqi Shqipetia do te ishte ndryshe: nuk do te kishte as Zogollin dhe as Hoxhen.
    Nuk eshte e radtit kur Ali Kelcyra deputet i vitit 1920 ne nje debat tha: Shqiperia u formua per shkak te kristianeve shqiptare por ju halldupet e Sulltanit vazhdoni ta drejtoni.....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •