Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Luftetari Ilir
    Anėtarėsuar
    21-06-2013
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    Cfare po ndodh me Shqiperine dhe shqiptaret?

    Pershendetje,

    Jam nje shqiptar nga Prishtina. Qe nga 17 shkurti i viti 2008 cdo dite e me teper ketu ku jetoj shtohet propaganda qe ne qenkemi nje komb i ri kosovar dhe qe nuk paskemi asgje te perbashket me "rrebelat" e Shqiperise. Qe ne qenkemi superior kurse "ata" u varkan nga ne. Qe ne qenkemi te pasur e "ata" na paskan lakmi. Qe plazhet e "atyre" jane me te dobetat ne bote dhe qe "ne" ua mbajme turizmin gjalle. Qe ne lufte "ne" paskemi luftuar e "ata" na paskan leshuar shtepite me qera dhe paskan furnizuar Serbine me nafte...qe "ne" duhet ta forcojme shtetin tone dhe qe duhet te ndahemi perfundimisht nga "ata".

    Pastaj e pyes veten: Nga kush e paskemi shpallur pavaresine me 17 shkurt 2008? Serb ne Prishtine nuk ka pasur qe nga koha kur e mbaj mend qytetin. Une kam lindur ne mesin e viteve te 90-ta dhe lufta nuk me kujtohet. Por me kujtohet kur dilja ne qytet per te luajtur me shoke si femije, pas luftes. Praktikisht te pavarur ishim. Ne 2008 thjesht e formalizuam pavaresine, por sic duket asaj i kane shtuar dicka qe nuk e kemi dashur. Njerezit qe me kane mesuar ta dua Shqiperine dhe qe ma kane vulosur shqiptarizmen sot bejne tifo per "kombetaren" e Kosoves ne futboll dhe me akuzojne mua qe po mbeshtes nje shtet te huaj. Kur une nuk u gezova me lajmin qe Rashica braktisi Shqiperine, ata me thane qe une jam nacionalist i prapambetur. Pikerisht ata qe ma mesuan kete dashuri per Shqiperine! Po ndihem i tradhetuar. Ata qe me mesuan shqiptarizmen me flasin per superioritetin e kosovareve ndaj shqiptarve dhe me akuzojne per nacionalizem te prapambetur. Kush fliste per superioritet? Adolf Hitleri! Por ai e kishte nje komb goxha te lashte prapa vetes. Po keta kend e kane? Nje komb fantazme multietnik! Thone qe kosovar eshte cdokush qe jeton ne Kosove, kur ua permend serbet thone "ata nuk jane kosovar por minoritet, kosovaret etnikisht jane shqiptar". Atehere pse po e quajne veten kosovar? Thjesht per ta ndare veten nga Shqiperia?

    Hyj ne facebook, cfare te shoh? "Ju kosovaret jeni serb", "Ju shqipecat jeni grek", "ju ka ...serbi keshtu e ashtu", "ju ka bo greku kshtu e ashtu"...nuk di per cilen pale te bej tifo. Sa here qe mendoj qe budallalleku ka arritur kulmin del dikush dhe thote "Kosova eshte Serbi", e tjetri i pergjigjet "Shqiperine e keni vjedhur nga Kosova, kthehuni ne Greqi". Me nuk jam i sigurt cfare dua. A dua bashkim kombetar? Me njerez te tille? Sikur te zhdukeshin te dyja palet ndoshta do te shpetonim te gjithe...nuk dua bashkim me ate qe me quan serb, por as nuk dua te jetoj ne nje shtet ku me mohohet e drejta per te qene shqiptar dhe me imponohet kosovarizma. Mu kujtuan vargjet e Fishtes..."Le ta dije bota mbare, prej sot Gjergj Fishta s'asht shqiptar". Gjithmone e kam ditur qe e ka thene me mllef, por tash po e kuptoj edhe me mire. Ne jemi nje komb i cuditshem. Gjithmone ankohemi qe kemi humbur territore ne luftera, por a i meritojme keto territore qe i kemi? Si i kemi shpetuar? Nje Skenderbe i ka bere disa fise shqiptare bashke (se te tjerat kane prodhuar Ballaban Pasha)! Po e pres diten kur Prishtina ta shpall veten republike dhe te na mbushet me propaganda qe ne nuk kemi asgje te perbashket me qytetet tjera te prapabmetura. Se paku nje gje e di sigurt, deri sa te vdes do te behem kryeminister i dhomes time, nese me pare nuk e braktis kete vend te qelbur.

    Si u be qe une qe jeten e kam ndertuar mbi endrren qe nje dite kur te rritem do te kontribuoj sado pak per ceshtjen kombetare ta humbi vullnetin per te jetuar me shqiptar te tjere? Situata e fundit thuajse me ka futur ne depresion. Shqiperine e dua, por jo me shqiptaret, as "ata" e as "keta"...jam i deshperuar. A kaq te keqinj jemi si popull?
    VETĖVENDOSJE!

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Cfare po ndodh me Shqiperine dhe shqiptaret?

    Po sepse ne pushtet nuk erdhen idealistet e patriotet por hajdutet e vllezrit e turqve..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •