Herë pas herë dalin në pah problem në Himarë. Përse? Dihet që shteti do te realizoje nje Plan Rregullues ne Himare duke vendosur në disa zona si Zona Historike perfshi Himarë, Vuno, Dhërmi dhe gjetke. Kryetari i Bashkiseë së Himarës Goro e konfirmoi këtë.
Kundërshtimet që kanë dalë nga banorët e respektuar te Himarës per Planin Rregulles mund të jenë të drejta dhe kanë të gjithë tagrin që bazuar në ligjet e Republikës së Shqipërisë të bëjnë demonstrim, ta hedhin në gjyq,të ankohen për parregullsitë. Dihet se Ligji 7501 ka lënë të pakënuaqur shumë njerëz në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm në Himaë. Problemi këtu kamuflohet me politikën për arësye të tjera të cilat nuk mund të lihen në harresë apo të anashkalohen.Të drejtën për të bërë greve e ka marrë nga Ministria e Brëndëshme - Shoqata Omonia.
Nuk e di nëse `Shoqata për mbrojtjene tregëtarve dhe të tregut` e drejtuar nga i nderuari Nikollaq Nerënxi e ka marrë lejen për demonstrim.
Sidoqoftë, pjesmarrja e një shoqate politike minoritare në mbrojtje të pronës i jep këtij demonstrimi një pamje aspak normale. Aq më tepër kur një person si z. Geixh ka kërkuar të marrë pjesë në këtë demonstrim. Kështu që natyra e demonstrimit nga kërkesat për rishikim të Projektit do të shojë pa tjetër në problem për minoritetin ashtu si ka shkuar gjithmonë në këto raste.
Në një debat me një himarjot të larguar që ka tashmë nënshtetësi amerikane ai mu përgjegj kështu: ``Faza e pare mbaroi me sukse, Kafia dhe fotografite.( Protesta-mitingu per te Drejten e Prones, Tokes ). Token are e kane marre shume vete, te tyren ose me 7501. Toka te tjera, ka qe i kane marre me marifete. Toka e quajtur Truall ku ka pase pus uje dhe murr te rregullt guri, eshte ne dore te krimineleve qe zbatuan 7501. Kulltat, kodrat, pyjet dhe vete mali qe ka qene nder shekuj kolektive e fshatit, e ka vjedhe shteti me ligje fashiste. Sot do te behet miting per t’ju lutur shtetit hajdut qe te kete pak meshire. Perfaqesues te pronareve me toka te vjedhura me 7501 jane shume. Ka midis tyre jo te vendosur, dikush konfjuz ne veprime, disa jo aktive, por me vlere eshte se do te bejne zhurme, do duken qe egzistojne, do kerkojne te Drejten e Prones, Te Drejten e Tokes te pa mohueshme. ….Dikush ka permende se do te jete prezente ambasada amerikane, tradhtare e interesave te nenshtetasve amerikane qe kane prona te vjedhura me 7501 ne Himare. Udheheqja helene si gjithmone ka qene tradhtare, i ka lene ne balte nenshtetasit e saj per pronat e tyre ne Himare``.
Shikohet në këtë rast se si z. Qeparoi justifikohet me frazën aspak normale: `udheheqja Helene si gjithmonë ka qënë tradhtare; nënshtetasit e saj i ka lënë në baltë`. Pra këtu del se nuk po demonstrohet për problemet e Projektit por se dikujt që është nënshtetas grek po i marrin pronën z. Qeparoit. Ky është problem.
Një përgjigje e saktë ishte ajo e një individi të përgjegjëshëm shqiptar i cili i u përgjigj: ``ne nje pikë nuk jam aspak dakort me ju.Udheheqja Helene????!!!!...Se kuptoj clidhje ka kjo dhe clidhje ka greqia me himaren dhe zonen perreth që të duhet te nderhyje ne ceshtje qe nuk i takojne aspak..?!``
Pra, nuk ka asnje dallim midis problemeve te pronësisë në Himare me problemet e Pronësisë në të gjithë vendin. Në se ju himarjotet ngreni këtë problem per ligjin 7501 do beni mire dhe ta procedoni nepermjet avokateve te Republikes se Shqiperse. Kështu duhet të bëjnë të gjithë. Kam pershtypjen se i ashtuquajturi revolucion qe doni te beni, nuk ka shijen e nje demonstrimi kunder nje Projekti te padrejte, se sa ka pamjen e një dëshire për të qënë jashtë Shqipërisë. Dhe kjo nuk mund të bëhet.
Ka nje dallim te madh midis problemit qe kane qytetaret dhe fshataret e Himares dhe te gjithe Shqiperise me pronat bazuar tek ligji 7501, me ate qe kerkohen si shoqate Omonia e cila është nje shoqate minoritare dhe politike.
E, pra.
Ky eshte problemi..
Projekti per te rregulluar Himaren nese ka parregullsi -pa tjeter duhet kerkuar bazuar ne ligjet e Shqiperise. Nese kerkohhet si shoqate minoritare atehere kjo nuk eshte e rregullt sepse nuk eshte prone e minoritareve toka, por e shtetit shqiptar. Une te pakten keshtu e shoh.
z. Konstandin Qeparoi me tha: ``Dengela Piro, nuk merr vesh ku je. Egzistojne ne shtetin hajdut vertet avokate, gjyq e moral ? Me arme, vete me arme merret e mbrohet prona kudo ne bote. Cdo gje tjeter qe thone dengelaxhijte kriminele edhe ju pak pas tyre te jep pershtypjen se ka vetem derra. Une jam nenshtetas amerikan. Vllezerit e mi jane nenshtetas helene e italiane. Duam ullirin tone dhe ate te pa shkeputur nga toka qe kur u mboll 1375 vjet para. Shkeputie po te ishe islamist do te te quaja budalla, pseudo nacionalist te keq si gjithe nacionalistet e ndyre neper bote``.
Himara eshte e Shqiperise. Nuk ka zaptues. Nese ka hajdute apo te korruptuar, duhen denoncuar nga vetë banorët ashtu si bëjmë kudo në Shqipëri ndaj personave pergjegjes. Cdo krahinorizem eshte ide e gabuar dhe ne dem te popullit te Himares dhe te Shqiperise.
Mendoj se Krahinorizmi është një model i injorancës dhe i të kaluarës.
Në shtetet e sotme nuk ka krahinorizëm. Nëse të gjithë himarjotët sillen kështu sikur të ishin në kohën e sundimit turk atëhere kjo ie do të ishte e mirë.
Në kohën e sundimir Osman, Krahina e Himarës dhe jo vetëm 7 fshatrat me himarjotë por 14 fshatra, ishin krahinë autonome brënda perandorisë Osmane madje edhe brënda pashallëkut të Janinës, ashtu sikundër Mirdita.
Sot me vendosjen e kufijeve të Republikës së Shqipërisë, autonomia mbeti një kujtim historik sepse të gjithë nënshtetasit e Shqipërisë u bashkuan në një shtet.
Krahinat autonome krjohen në rastin kur territoret janë të pushtuara, ashtu si Republika Autonome e Korçës në 1916 kur shteti shqiptar ishte pushtuar nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë botëore, po ashtu dhe Kosova. Menjëherë kur largohen pushtuesit atëhere këto vënde përfshihen në shtetin amë.
Lexova të nderuarin Nerënxi që po fliste për pronat që i qënkan xhvatur himarjotëve dhe për të drejtat e tyre specifike; i shkruajta duke i thënë se …ka shumë himarjotë që kanë prona në Tiranë, Durrës e gjetkë, dhe askush nga vëndalinjtë nuk kanë përdorur idenë e krahinorizmit duke bërë demonstrate se tokat janë të durrsakëve apo të tiransve apo të elbasanasve. Apo Jo? Përkundrazi populli i Tranës i Durrësit, i Elbasanit dhe kudo, i ka mirëpritur himarjotët dhe jo vetëm ata, por dhe çamët, kanë blerë tokat, i kanë marrë bazuar në ligj dhe nuk kanë reaguar, por i kanë mirëpritur, sepse është ligji shqiptar rregullator.
Reagimi i disa himarjotëve për pronat sikur ata janë të veçantë dhe ne shqiptarët e tjerë jemi kështu kokra groshe, kamuflimi i kërkesës për pronat e tyre me idenë se nuk janë shqiptarë por minoritarë të gjithë dhe si të tillë qënkan nënshtetas grekë, (pavarësisht se minoriteti është në minoritet aty dhe askush nuk e ka dëmtuar deri më sot), tregon se problemi nuk është aspak ashtu si thotë i nderuari Neranxi por problem është politik.
Si i tillë unë nuk pajtohem me këta individë që duan të përçajnë dhe të dëmtojnë Shqipërinë.
Le të shpresojmë se ashtu si në çdo vënd të BE edhe himarjotët si qytetarë të nderuar të vëndit tonë ashtu dhe minoritarët me të cilët kemi një lidhje qindravjeçare e vëllazërore, ti zgjidhin problemet e tyre bazuar në ligjet shqiptare.