Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 73
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240

    Gegërishtja gjuhë zyrtare në Kosovë?!!!

    Z. Moderatorë dhe ju të nderuar anëtarë të këtij Forumi,

    Nuk e di a ju ka rënë rasti deri më tani të dëgjoni për disa pretendime që në Kosovë të zyrtarizohet si gjuhë shtetërore dialekti i Gjuhës Shqipe - Gegërishtja.
    Këto pretendime bëhen me arsyetim se në Kosovë "nuk mund të ketë sukses" të flitet në Gjuhën Zyrtare të Përbashkët për të gjithë Shqiptarët, shumë e ngjashme me Toskërishten.

    Nuk ma merr mendja se do të ketë sukses ky pretendim, por se është duke u shfrytëzuar për "marketing personal të disa personave të dështuar në opinion."

    Duke mos dashur të e zgjasë më shumë, ju ftoj në këtë nënforum të diskutojmë mbi këtë çështje dhe si të veprohet që të
    parandalohet një dukuri e tillë.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Leka!

    Besoj se është një shqetësim me vënd!

    Unë mendoj se në gjuhën Letrare duhen përmbledhur edhe më shumë forma e të folurit të Gegnishte. Pra në Gjuhën letrare mund të përmblidhen edhe më shumë fjalë gege, por mbase edhe shkronjat e theksuara të saj. Në këtë mynyrë gjuha letrare mund të barazpeshohet disi, dhe gjithashtu të jetë më shumë përmbledhëse ndaj të gjithë Shqiptarëve. Gegnishtja në vetvete ka forma interesante, por jam SHPREHIMISHT, kundra një ndarjeje në dy gjuhë Letrare. Jemi një komb, dhe si një duhet të ecim. Në këtë fushë duhet të shohim mynyra sesi ta pasurojmë gjuhën duke përmbledhur sa më shumë forma nga të gjitha dialektet e trojeve Shqiptare. Kjo gjë do të ndodhi, dhe do të shpejtohet sa më shumë po të debatojmë në mynyrë demokratike.

    Përshëndetjet e mija Lekë
    drini.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Nje rishikim i gjuhes Shqipe duhej te ishte bere vite me pare .
    Gjuhetaret Shqiptare duhej te ri-shikonin te gjithe dialektet ,te cilet e kane origjinen nga Ilirishtja ,dhe te studionin c ka ka ngelur nga Ilirishja duke e krahasuar ate me Latinishten dhe Greqishten.
    Gjuhetaret Enverian u treguan imature dhe RACISTE ne shpalljen e Toskerishtes si gjuha zyrtare dhe letrare ,aq me keq kur dialekti Gege i afrohet me teper Ilirishtes .
    Gjuha Ilire ( shqipe ) sot ka nevoje per nje ri-shikim duke filluar nga gramatika , dhe dialektet e saj .Duke i krahasuar te gjithe dialektet me njeri-tjetrin dhe duke nxjerre nje dialekt te perbashket i cili duhet te jete nje permbledhje e ketyre dialekteve.
    Gj t m .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Gjuha shqipe e ka nje variant mbarekombetar te aprovuar ne 1972. Nuk ka aresye pse ta ndryshojme ate.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Le te shpresojme qe kjo vertete te jete nje deshtim tjeter i "personova te deshtuar," qe ke permendur.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Manoklla .
    Ai varianti nuk duhet te quhet ( mbarkombtar) ,sepse nuk hyri ne fuqi ne menyre demokratike ,por nga disa persona qe nuk kishin iden e gjuhes .
    Gj t m;

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Gladiator e ke gabim, asgje nuk hyri ne fuqi nga kongresi i Gjuhes, as nga inkompetenca e personave qe e perbenin ket kongres. Po te qe keshtu "hynte ne fuqi" edhe komunizmi per te cilin jane mbajtur kongrese e pleniume me qindra.
    Nje kongres i çfraredo natyre qofte nuk mund te sjelle ne fuqi ASGJE.

    Gjuha shqipe (ne fakt shkrimi zyrtar, shqiptaret vazhdojne flasin me dialekte) u IMPONUA, ngaqe TOSKET u imponuan ndaj gegeve ne ekonomi e kulture, gjuha s'ben veçse ndjek nga mbrapa fenomenet socio-ekonomike te shoqerise.
    Ky imponinim nuk do te jete kurre PERFUNDIMTAR, por "ne ato maja ripa-ripa nje here ma hipe e nje here ta hipa", as gjuha nuk i shmanget ketij rregulli jetesor.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Ornament .
    Gjuha ndjek fenomene ,por populli e flet gjuhen dhe populli e ka ne dore c fare gjuhe apo dialekti duhet te flasi .
    Nqs ne T V ,media dhe libra perdoret nje dialekt atehere populli eshte i detyruar te flasi ate dialekt .
    Gj t m .

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    O Gladiator, ti ke dy gabime. E para te sqaroj se unifikimi i gjuhes shqipe u be nga akademike e gjuhetare te njohur nga shqiperia e kosova. Ajo qe thua ti se u shpall nga njerez qe si a kishin haberin gjuhes, eshte nje dokerr qe e pjell mendja jote. Dhe e dyta, nje korrigjim ne gramatiken e shqipes: nuk thuhet 'mbarkombtar' sic e thua ti gabim por 'mbarekombetar', dhe jo 'iden' por 'idene'. Meso nje here shqip si duhet para se te flesesh per historine e shqipes.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    të nderuar unë ju kam ftuar këtu për diskutime jo se cili dialekt është e nuk është, e kush e shpalli e kush jo gjuhën e unifikuar, por si të parandalohet që Gegërishtja të shpallet gjuhë zyrtare në Kosovë me arsyetime se shumcia e popullit për mbi 30 vite nuk arriti ta përvetësojë këtë.

    Sa i përket drejtshkrimit Manoklla i/e nderuarnuka shkruhet "mbarekombetar", por "mbarËkombËtar me Ë dhe jo me E sepse alfabeti ka 36 shkronja e jo 35.
    Ndoshta e bëre nga shpejtësia, pra ndoshta edhe Gladiatori po nga shpejtësia nuk e shkruajti me Ë.

    më fal dhe të lutem të shkruash për temën dhe jo për emrat se kush e shpalli e kush jo, e si, e kush e ndikoi e kush jo, t'i lemi tani këto.

    Gjuha zyrtare është shpallur dhe pajtohem me këtë.
    Edhe po qe se do të duhej të ndryshohej urdhëroni hapeni temën apo ndoshta edhe unë do e hapi, e të diskutojmë aty.

    Pra, TA LUFTOJMË NDARJEN EDHE PËR KAH GJUHA, është momenti i fundit.

    Flm për mirëkuptim.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  11. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ...bashkohem plotesisht me mendimin tend Leke,qe gjuha zyrtare te jete e perbashket si per Shqiperine dhe per Kosoven, per mendimin tim gjuha letrare qe kemi sot eshte me e mira, pse duhet te kemi nje hibridizim te gjuhes, gjuha e sotme letrare vertet afrohet me shume me dialektin toske se sa me ate gege, por ketu nuk shoh asnje gje te keqe, ajo eshte gjuhe SHQIPE se kujt dialekti i afrohet nuk ka kurrfare rendesie...
    ...pershendetje te gjitheve...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  12. #12
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Ne ç'do vend ka nje gjuhe te njesuar dhe dialekte prejt te cileve
    kjo gjuhe merr "ushqimin". Shqiperia ka fatin te kete nje larmi
    dialektesh te pasur dhe mendimi im eshte qe ne vend te diskutmeve se cila krahine "ja ka hipur tjetres", le te merremi me
    pasurimin dhe pastrimin e gjuhes nga huazimet qe aq shume shemtojne ata që i përdorin.
    Mesa di unë akoma nuk është njësuar fjalori informatik në shqip. E vë re te forumi i informatikes ku secili përpiqet të shprehet ne
    nje përzierje anglo-shqipe!
    Pra le të përdorim dialektet për të pasuruar këtë gjuhë që kemi sesa tä rifillojmë nga fillimi kur të gjithë e dime sesa e veshtire eshte te rifillosh diçka.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Manoklla .
    Mundohu te jesh me inteligjente . Ate ( E ) ne fund te fjalve nuk e ve me qellim qe ti afrohem sa me afer gjuhes Ilire te paster .
    Dhe sa per UNIFIKIMIN e Shqipes mos na trego prralla se i kemi degjuar kur ishim ne kopsht . Ta thash njeher dialekti Tosk u vendos nga racistat dhe injorantet Enverian ,te cilet ishin te gjith me origjin te huaj . E mban mend historin tende . Po ta kujtoj .
    Prej 3000 p k deri ne 1400 p v dy faqe histori ;
    Prej 1400 p v deri ne 1900 disa faqe te verteta dhe disa me prralla .
    PREJ 1940 DERI 1990 LIBRAT PA MBARIM HISTORIE .
    Keshtu te lutem mos na meso si shkruhet Shqipja ,kur ti vet nuk di se si ajo duhet shkruar .
    Por se besoj te me kuptosh .
    Gj t m .

  14. #14
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Po te kishte qene kaq e padrejte ceshtja e Gjuhes Letrare,nuk besoj se do kishte njeri ta fliste ate sot,jo me ne Veri por as ne Jug.
    Ti frysh kaq shume nje ceshtje te tille si gjuha Letrare nuk ben gje ne regullimin e gjuhes Shqipe,perkunder e mba ate peng te nje kongresi.
    Sot te gjithe duhet ti themi NDAL hyrjes ne Shqipe te fjaleve te huaja dhe te ndihmojme qe femijet qe jane ne emigrim te kene mundesi te mesojne SHQIP.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bel ami : 30-04-2003 më 17:42
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    Une them qe edhe Sicilianet duhet te ankohen.

    Gjuha e italise jugore nuk eshte gjuha zyrtare.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Bel Ami .
    Femijet e Shqipris ,se ata ne emigrim nuk kan nevoj te mesojne Shqip ,sepse nuk u hyn ne pun .
    Shkove ne Amerike u bere Amerikan ,si u bene Belushit ,znj Dushku ,etj etj .
    I harroni ato mendime nacionaliste .
    Per ata qe duan te kthehen nje dit jam dakord ,por shumica e atyre qe njoh un kan mendje tjeter .
    Gj t m .

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Klod,

    Ke shume pune per te bere qe ta mesosh shqipen drejt(nese do mundesh ndonjehere). Persa i perket hittit-ishtes jam i sigurte qe e ke ne gjak.

  18. #18
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Gladiator,Noli thote:
    Se pas dimrit vjen një verë
    Që do kthehemi një herë
    Pranë vatrës, pranë punës,
    Anës Vjosës, anës Bunës.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    112
    Postuar më parë nga gladiator

    Femijet e Shqipris ,se ata ne emigrim nuk kan nevoj te mesojne Shqip ,sepse nuk u hyn ne pun .
    .
    si moreeeeeeeee?

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Sh h .
    Po moreeeeeeeeeeeeeeeeee?
    Gj t m .

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  2. Turqishtja bëhet gjuhë e tretë zyrtare në Kosovë
    Nga Tannhauser në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 246
    Postimi i Fundit: 13-11-2006, 10:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •