Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Shqipëria e Rilindur: Hajdutët e bankave godasin sërrisht, vjedhin kasafortën e bankës në Tiranë

    Vijojnë hetimet - Çajnë murin dhe vjedhin bankën në Tiranë: Dyshohet se u morën 19 mln lekë



    Bankat vijojnë të jenë në shënjestër të grabitësve. Preh e vjedhjes këtë herë u bë një bankë e nivelit te dyte në zemër te kryeqytetit pikërisht në zonën e ish bllokut.
    Persona ende të paidenfikuar kanë mundur të depërtojnë në kasaforten e bankës, duke grabitur nje shumë të konsiderueshme parash, që deri tani dyshohet të jetë rreth 19 milionë lekë.

    Grabitësit këtë herë nuk kanë përdorur armë por kanë çare murin e bankës me leva e daltë nepërmjet një bodrumi, nga pjesa e prapme e Bankës, i cili më parë ka shërbyer si një pub.

    Dyshohet se grabitësit kanë punuar disa dite ndoshta javë për të arritur në finale duke shfrytëzuar edhe dy ditët e fundjavës kur punonjësit e bankës kanë qënë pushim. Grabitja është konstatuar mëngjezin e së hënës, 8 gusht 2016, ku menjëhere është njoftuar policia . Administratori i pallatit thote për Ora Neës se ky objekt ishte kishte tre muaj që ishte marrë me qera nga nje biznesmen por që nuk e kishte vënë në punë. Ndërsa më parë kishte sherbyer si pub.

    Ekspertët kanë kërkuar për gjurmë të gishtave që do të mundesojnë ndoshta për të shkuar tek autorët, por deri tani nuk ka ndonjë emër të dyshuari . Paraprakisht u fol për
    një tentativë grabitje pasi u konstatua një çarje në murin e bankës në një masë 50 me 30 centimetra . Por më pas u konstatua se kasaforta ishte dëmtuar dhe grabitësit kishin mundur të merrnin paratë

    Policia sekuestroi kamerat e sigurisë së bankës si dhe te zonës përreth vendit ku ndodhi grabitja . Ndërkohë janë shoqëruar për tu marrë në pyetje disa punonjës të kompanisë private qe siguronin ruajtjen e bankës si dhe biznesmeni që kishte marrë me qera këtë objekt. Ndërsa dyshohet se për këtë ngjarje kriminale autorët kanë bashkëpunuar me punonjës të bankës.

    Emri:  bankaaa-1.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  23.3 KB
    Bodrumi nga kane hyre hajdutet per te depertuar drejt bankes

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria e Rilindur: Hajdutët e bankave godasin sërrisht, vjedhin kasafortën e bankës në Tiran

    Flet administratori i pallatit - Bodrumin nga ku u vodh banka prej 3 muajsh e kishte marrë me qera një biznesmen



    Bodrumi i pallatit nga ku grabitësit arritën të depërtojnë në kasafortën e një banke e nivelit, dikur ishte përdorur si pub por kishte 8-9 vjet që ishte shitur.
    Në një intervistë për Ora News administratori i pallatit thotë se prej tre muajsh është marrë me qera nga një biznesmen, i cili ende nuk e ka vënë në përdorim.
    Burime të Ora News nga grupi hetimor bëjnë me dije se kasaforta e bankës është gjetur e thyer dhe dyshohe se janë vjedhur 19 mln lekë të reja.
    Dëshmia e administratorit të pallatit
    Ky bodrum ka qenë pub “Ekstazi” dikur dhe nga pub tani ka ngelur bosh. Është shitur, ka rreth 8-9 vjet.Para tre muajsh është dhënë me qera, është paguar një kapar dhe asgjë më shumë.
    Kush e ka marrë me qera?
    Një zotëri nuk e di si e ka emrin, një Fran Fran, një biznesmen i nderuar me sa di unë.
    Nuk e ka vënë në punë?
    Akoma se ka vënë në punë.
    Keni dëgjuar zhurmë gjatë kësaj kohe?
    Unë punoj paradite dhe paradite zhurmë kam, por aty poshtë jo.
    Ke parë njerëz të dyshimtë që futeshin?
    Jo, asnjëherë.
    Mendoni që kanë punuar natën?
    Nuk e di.Mundet të kenë punuar dhe natën.
    Ky biznesmen që e ka marrë me qera çfarë do ta bënte?
    Do ta bënte tip magazine, se për çfarë nuk e di.
    Prej sa kohësh rri bosh?
    Ka katër, pesë vjet.


    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •