Vijojnë hetimet - Çajnë murin dhe vjedhin bankën në Tiranë: Dyshohet se u morën 19 mln lekë
Bankat vijojnë të jenë në shënjestër të grabitësve. Preh e vjedhjes këtë herë u bë një bankë e nivelit te dyte në zemër te kryeqytetit pikërisht në zonën e ish bllokut.
Persona ende të paidenfikuar kanë mundur të depërtojnë në kasaforten e bankës, duke grabitur nje shumë të konsiderueshme parash, që deri tani dyshohet të jetë rreth 19 milionë lekë.
Grabitësit këtë herë nuk kanë përdorur armë por kanë çare murin e bankës me leva e daltë nepërmjet një bodrumi, nga pjesa e prapme e Bankës, i cili më parë ka shërbyer si një pub.
Dyshohet se grabitësit kanë punuar disa dite ndoshta javë për të arritur në finale duke shfrytëzuar edhe dy ditët e fundjavës kur punonjësit e bankës kanë qënë pushim. Grabitja është konstatuar mëngjezin e së hënës, 8 gusht 2016, ku menjëhere është njoftuar policia . Administratori i pallatit thote për Ora Neës se ky objekt ishte kishte tre muaj që ishte marrë me qera nga nje biznesmen por që nuk e kishte vënë në punë. Ndërsa më parë kishte sherbyer si pub.
Ekspertët kanë kërkuar për gjurmë të gishtave që do të mundesojnë ndoshta për të shkuar tek autorët, por deri tani nuk ka ndonjë emër të dyshuari . Paraprakisht u fol për
një tentativë grabitje pasi u konstatua një çarje në murin e bankës në një masë 50 me 30 centimetra . Por më pas u konstatua se kasaforta ishte dëmtuar dhe grabitësit kishin mundur të merrnin paratë
Policia sekuestroi kamerat e sigurisë së bankës si dhe te zonës përreth vendit ku ndodhi grabitja . Ndërkohë janë shoqëruar për tu marrë në pyetje disa punonjës të kompanisë private qe siguronin ruajtjen e bankës si dhe biznesmeni që kishte marrë me qera këtë objekt. Ndërsa dyshohet se për këtë ngjarje kriminale autorët kanë bashkëpunuar me punonjës të bankës.
Bodrumi nga kane hyre hajdutet per te depertuar drejt bankes
ORA NEWS
Krijoni Kontakt