Kërkohej për trafikimin e 1 ton droge, italiani i arrestuar: Në Shqipëri erdha për biznes

Emri:  Enrico-Gazzo.jpg

Shikime: 107

Madhësia:  34.8 KB

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për italianin Enrico Gazzo, i njohur si narkotrafikanti i 1 ton kokaine, nga Peruja në Itali. 49-vjeçari u arrestua në datën 6 gusht në aeroportin e Rinasit.

Ai rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Lartë e Perusë kishe vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gazzo mësohet të ketë deklaruar në polici se kishte ardhur në vendin tonë për biznes. Ai zotëron në Carrara të Italisë një kompani që merret me përpunimin e qelqit.

Në maj të vitit 2008 autoritet peruane sekuestruan në Lima një ngarkese prej rreth 1 ton kokainë. Sipas hetimeve ka rezultuar se Gazzo do ishte marrësi i ngarkesës së drogës, e cila ishte përzier me bentonit natriumi e fshehur brenda 219 çantave.

Në nëntor të vitit 2011, Enrico Gazzo u arrestua në Bjellorusi pas një urdhër arresti sërish të lëshuar nga një gjykatë peruane, por ai arriti t’i shpëtonte ekstradimit pas shkeljeve të afateve procedurale.

Më herët ai ishte arrestuar në mars të vitit 2010 si dyshuar për trafik kokaine nga Amerika e Jugut përmes Spanjës. 49-vjeçari dyshohet se kishte menaxhuar marrëdhëniet me grupet furnizuese kolumbiane, që sillni drogën në Itali për ta shpërndarë më pas në vendet e tjera të Evropës. Autoritet shqiptare janë pritje të dokumentacionit për ta ekstraduar trafikantin drejt Perusë.

TV KLAN