Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Corriere della sera: Profili i xhihadistit shqiptar Bledar Ibrahimi

    Corriere: Udhėtimi i Bledar “profesorit”, studimet nė Kajro dhe rrjeti i xhihadistėve

    Emri:  combo-islamici-U43040405740604ktG-U43210775107691JeF-1224x916@Corriere-Web-Milano-593x443-1.jpg

Shikime: 198

Madhėsia:  41.4 KB

    Mbi figurėn e shqiptarit Bledar Ibrahimi, i dėbuar nga Italia nė 3 mars tė 2016 me akuzėn e pėrkrahjes sė propagandės terroriste tė Shtetit Islamik (ISIS) nė Itali, gazeta e pėrditshme italiane “Corriere della sera” ka publikuar sot nė faqet e saj njė analizė nėn titullin “Udhėtimi i Bledar “profesorit”, studimet nė Kajro dhe rrjeti i xhihadistėve”.

    Ky artikull zbardh lidhjet e kontaktet e Bledar Ibrahimit me njė sėrė ndjekėsish e aspiratėsh luftėtarė tė ISIS nė territorin italian e nė veēanti nė rajonin e Lombardisė.

    Bledar Ibrahimi ka mbėrritur nga Shqipėria nė moshėn 20-vjeēare, duke u vendosur rastėsisht nė komunėn e Pozzo D’ Adda nė Lombardi.

    E pikėrisht nė kėtė qytezė me 6 mijė banorė e nė kufi me provincėn e Bergamos, Bledar Ibrahimi lindi pėr herė tė dytė, duke mohuar origjinėn e tij, tokėn e tij dhe duke u betuar nė emėr tė Allahut e tė ushtrisė sė Kalifatit.

    Islami fondamentalist e shushati me anė tė propagandės nė internet.

    Bledari ndėrroi emėr e profilin nė Facebook, duke u quajtur Yahya Ibrahimi.

    Nė postimet nė Facebook ai shkruante se “Siria e Irak janė pėr tė gjithė myslimanėt”, kėrkonte mbrojtjen e Allahut pėr kalifin e Bagdadit, liderin e besimtarėve, shpėrdau fjalėt e al-Zarqaėi kundėr Perėndimit, mė 6 maj 2014, ka kėrkuar ndihmėn hyjnore tė Allahut me anė tė njė fotografie qė nxiste xhihadin.

    Bledar Ibrahimi kishte lidhur miqėsi me njė pjesė tė mirė tė mbėshtetėsve tė ISIS nė Lombardi si me Giulia Maria Sergio (lady xhihad italiane e martuar me shqiptarin Aldo Kubozi), me pakistanezin e sapo dėbuar nga Italia pėr terrorizėm, Aftab Farooq, me shqiptarin Idriz Elvis Elezi, me torinezin Halili El Mahdi, autori i dokumentit tė parė tė ISIS nė gjuhėn italiane, ka krijuar lidhje me tė afėrmit e luftėtarit tė ISIS nga provincia e Vareses Oussama Khachia si dhe janė dokumentuar biseda tė tij online me Brahim Boufares, njė tjetėr mbėshtetės i ISIS i dėbuar nga Savona me akuzėn e terrorizmit.

    “Emri i Bledar Ibrahimit ėshtė mė kryesori e mė i rėndėsishmi nė hetimet e antiterrorizmit italian”, shkruan Corriere della Sera.

    Forcat speciale tė Milanos e larguan nga shtėpia ku jetonte nė komunėn Pozzo D’Adda dhe e dėbuan nė Elbasan ku jeton me gjyshin e tij.

    Ai e ka tė ndaluar tė hyjė nė territorin e Bashkimit Europian pėr 10 vitet e ardhshme.

    Roli i Bledar Ibrahimit po shfaqet me qartėsi vetėm tani.

    Pasi autoritetet italiane kanė rindėrtuar ēdo pjesė tė “ushtrisė sė xhihadistėve nė Lombardi”, janė zbardhur tė gjitha kontaktet telematike e telefonike mes personave tė arrestuar, tė dėbuar e luftėtarė tė ISIS.

    Ėshtė kristalizuar roli “superior” i Bledar Ibrahimit. Ai ėshtė njė mbėshtetės i Shtetit Islamik qė nuk synon vetėm tė niset nė Siri e t’i bashkohet luftės sė Kalifatit.

    “Profesori kishte nisur karrierėn e studimeve fetare tė ēertifikuara nė Egjipt pėr ‘u bėrė njė imam radikal.

    Dy vjet mė parė ishte transferuar nė Kajro pėr tė studiuar nė njė Universitet arab e pėr tė mėsuar bazat e fesė myslimane nė njė shkollė Kurani.

    Nė tė njėjtėn periudhė nė Egjipt ka jetuar dhe motra e tij Rėxhina 20-vjeē e bashkėshorti i saj italian nga Lombardia i konvertuar nė mysliman me emrin Icaro Bilal Masseroli.

    Motra e burrit tė motrės sė Bledar Ibrahimit janė dėbuar nga Egjipti tė akuzuar pėr fondamentalizėm.

    Nė fund tė muajti shkurt tė 2016 Bledar Ibrahimi rikthehet nga Egjipti nė Itali duke kaluar pėrmes Frankfurtit, ku qėndron dy ditė e mė pas udhėton pėr 8 orė me autobus drejt Milanos.

    Ende nuk ka qartėsi pse Bledar Ibrahimi nuk zgjodhi njė fluturim direkt nga Egjipti drejt Italisė.

    I sapo kthyer nė vendin e rezidencės sė tij nė komunėn Pozzo D’Adda, Bledar Ibrahimi, ka kėrkuar njė kartė tė re identiteti dhe pse ajo qė zotėronte nuk i kishte skaduar ende.

    Nė kartėn e vjetėr tė identitit, Bledar Ibrahimi shfaqet me mjekėr tė gjatė, ndėrsa nė momentin qė ka kėrkuar njė kartė tė re identitet ėshtė prezantuar pa mjekėr.

    ORA NEWS

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Corriere della sera: Profili i xhihadistit shqiptar Bledar Ibrahimi

    Cudi e madhe edhe Bledar, edhe xhihadist edhe pederast...

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •