Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    Shqipëria është një nga vëndet e rralla në Ballkan dhe në Europë, në të cilën e mediat e shkruara të po atij vendi, nxijnë realitetin e vëndit të tyre, duke i bërë dëm kryesisht popullit shqiptar, bznesit shqiptar, ekonomisë shqiptare, vetë vehtes së tyre, madje dhe vetë Bosëve të politikës shqiptare të cilët janë hedhur në një sulm të paparë kundër kundërshtarëve të tyre politikanë që drejtojnë vëndin, duke na kujtuar se goditja që po japin i ngjan goditjes me boomerang.
    Jo më larg se sot një nga ish drejtueset e emisioneve në Top Channel ka shkruar tek tema një shkrim `Më fal që të ftova të vije në Shqipëri`, duke nxirë çdo gjë në të, si plazhet e Shqipërisë, ashtu dhe infrastrukturën etj, etj, duke përgjithësuar një ngjarje aksidentale në të cilën ngeli i vrarë një turist i huaj, turist rus. Ngjarja me të vërtetë ishte e dhimbshme dhe kërkon marrjen e masave të menjëhershme për të siguruar plazhin me sinjalistikën rojet, etj, etj,
    Këto problem ka 25 vite që jkanë mangësi dhe qeverisjet nuk kanë bërë aq sa duhet.
    Por përse e ngrita këtë problem.
    Një nga metodat më të zakonshme për të luftuar kundërshtarin në vëndin tone është djallëzia dhe midis të tjerave është politizimi i aksidenteve, të cilat ndonëse janë të rastësishme nuk janë as massive dhe as me qëllim.
    Por çfarë ndodh?
    Shumica dërrmuese e mediave të shkruara që lexohen në tv dhe në gazeta përpiqen duke konkuruar se si e si të nxihet jeta në Shqipëri, të krijohet një panik dhe një gjëndje e tensionuar në Shqipëri, t`i mbushet mëndja popullit dhe të huajve se në Shqipëri nuk jetohet, nuk punohet, nuk qëndrohet, sikur këtu nuk ka ujë, nuk ka drita, nuk ka ushqime, sikur çmimet janë shumë të larta, sikur papunësia bën kërdinë, sikur të gjithë dun të ikin jashtë vëndit, siku vetë qeverija është bandë, policët banditë, sikur kanabisi filloi të mbillet vetëm pas 2013, sikur spitalet janë bërë keq fare vetëm në kohën e të majtës, etj, etj.
    Merreni me mënd sikur të ndodhte ajo që ndodhi në Maqedoni ku përmbytjet shkaktuan vdekjen e 20 e ca njerëzve; këtu në Shqipëri do të ishte bërë nami me kritika, sharje, shpifje të cilat do të mbaronin sigurisht me farazën se …. faji e ka Edvin Kristaq Rama….
    Por vetëm një gjë nuk e prekin këta avokatë të djallit - opozitën!! vetëm ajo është pa problem, dhe konstaton se këto `gjëma` që po na ndodhin në Shqipëri janë të armiqve maxhoritarë të së majtës, dhe se vetëm ajo- Opozita paska ardhur rastësisht me UFO dhe po sheh që ky vënd i vogël paska kaq probleme sa që vetëm ajo do ti rregullojë po të vijë në pushtet me vullnetin e .. trashjes së zërit, shpifjes, hakërrimit, e bërjes si I fortë..
    Dhe rregullimi si do të ndodhë sipas saj?
    Sipas Opozitës, rregullimi do na vijë vetëm duke bërë armik (njëlloj si në kohën e Enverit) maxhorancën, duke zbatuar parrullën diktatoriale që `kush nuk është me mua është kundra meje` dhe armik i betuar, duke ngatërruar opozicionin dhe mendimin ndryshe e duke e zëvëndësuar atë më parrulat e socializmit të dështuar kur kishte armiq të kllasës, dhe si të tillë duhen luftuar me çdo mjet deri në mos bindje civile…
    Cilat janë mjetet për ta luftuar sipas Opozitës?
    Shumë thjesht, blerja e mediave, blerja e disa analistëve, dhe disa të pakënaqurve, dhe përgjithësimi i problemit, psh., ka një të vdekur në rrugë nga aksidenti? Kanë vdekur shumë si në kohë luftë thotë opozita, dhe fajin e ka Edi Rama,
    Ka ndodhur një përmbytje? po bëhet nami? fajin e ka Edi Rama,
    U godit për vdekje aksidentalisht turisti rus? …Në plazhe po mbyten e po vriten gjithë ata njerëz? dhe Fajin e ka Edi Rama- thotë Opozita,
    Policia zbulon dhe djeg kanabisin që është mbjellur këtu e 20 vjet rresht? Fajin e ka policia që është palë dhe Edi Rama që ndan fitimet- thotë opozita
    Ikin njerëzit jashtë shtetit për probleme të ndryshme? Shqiptarët po ikin se nuk durojnë qeverisjen? Fajin sigurisht e ka Edi Rama, në një kohë që po të shohësh statistikat ato janë pothuajse njëlloj ndër shumë vite për largimet dhe ardhjet në Shqipëri.
    Gjëdja ekonomike është stabël, por nuk ka rritje rrogash sepse FMN dhe BB, e pezulluan rritjen e tyre për shkak të deficitit të rëndë buxhetor që u trashëgua nga vetë kjo Opozitë e cila qëndroi 8 vjet duke i shkaktuar Shqipërisë plot tragjedi,- Opozita therrët: gjëndja ekonomike e rëndë?!
    Banka Qëndrorë e Shqipërisë dhe FMN e BB flet për rritje ekonomike të nivelit nga 2%-2.4% dhe një ekonomi stabël,- opozita nxin duke shprehur fraza të papërcaktuara për gjëndjen ekonomike,
    Trashja e zërit dhe shpifjet nga më të çuditëshmet sa herë që kërkohet të ecet përpara me Reformën në Drejtësi nga ana e Opozitës për të bërë zhurmuesin në mënyrë që të çvendoset vëmëndja nga qëllimi kryesor- bëjnë që populli dhe të huajt të shohin me habi se çfarë kanë këta opozitarë me lehjet e tyre të cilat dëmtojnë jo vetëm ecjen përpara dhe integrimin por vetë vëndin e tyre.
    E parë në këtë prizëm si:
    përgjithësimi i ngjajreve të veçanta aksidentale, nxirja e sukseseve gjatë periudhës kur ish opozitarët janë në Opozitë,
    shpifje dhe dis-informim për realitetin në Shqipëri, duke bërë Opozitë vetëm me negativitete pa ndihmuar aspak në probleme që kërkojnë të dy palët t`i zgjidhin ato,
    çvendosje e vëmëndjes nëppërmjet krijimit të fateve dhe ngjajeve fiktive duke folur për njerëz dhe ngjarje të veçanta që nuk kanë lidhje direkte me realitetin e sotëm,
    përdorimi i patriotizmit dhe nacionalizmit,me qëllim që të tensionoje marëdhëniet me fqinjët por edhe duke nxitur ndjenjat aspak normale të një nacionalizmi absurd në vënd të integrimit europian të shqiptarëve, madje edhe duke kritikuar ndërkombatarët (por duke duke harruar se për çdo konflikt politik kanë qënë ndërkombatarët ata që na i kanë zgjidhur problemet),
    përdorimi i shumicës dërrmuese të mediave të shkruara (gazetat që lexohen me kujdes sidomos 55, RD, Sot, Telegraf, Koha) për të nxirë gjëndjen e vëndit,
    Të gjitha këto kërkojnë angazhimin e disa profesionistëve për të shtrembëruar realitetin , por si gjithmonë në Shqipëri, ashtu ashtu sikundër flet edhe Hymni i Republikës së Shqipërisë ka shumë tradhëtarë, por dhe lehaqenë, spiunë të cilët e bëjnë këtë punë edhe pa para dhe me qejf të madh, e jo më me para të mafias shqiptare.
    Sigurisht të vjen keq kur emra të dëgjuar në tv shqiptar, dhe në mediat e shkruara shqiptare, jo vetëm që nuk janë aspak profesioniste me integritet, por e shesin veten për hiçmos gjë pa u bërë merak se çfarë njolle turpi të padrejtë i kanë vënë Shqipërisë së bashku me padronët e tyre .
    Lavdi Zotit që pas shumë tensionesh e lufte politike, edhe njerëzit e thjeshtë kanë filluar të kuptojnë se kjo nxirje, këto shpifje, kjo ndotje, që i bëhet realitetit shqiptar është duke u bërë nga individë apo grupe që duhet të kenë probleme me ligjin e ardhshëm i cili do të bjerë fort pas Reformës në drejtësi mbi ta.
    Sidoqoftë gjithashtu të vjen keq që autorja e shkrimit për atë rusin dhe disa personazhe të tv-së së mbyllur `Agon`, janë transformuar dhe kanë nxirë faqen e tyre me shitjen e shpirtit tek `His Master Voise`, duke zhgënjyer ndjekësit e tyre në tv dhe të gazetave apo të internetit. Shpërfytyrimi i tyre dhe zhgënjimi i teleshikuesve dhe lexuesve po rritet nga dita në ditë kur ata shohin se si shtrembërohet realja duke na kujtuar shrehejn e Shekspirit : `çfarë është ajo gjë e bardhë aty larg që po nxin këtu sipër`.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    Shumica dërrmuese e mediave të shkruara që lexohen në tv dhe në gazeta përpiqen duke konkuruar se si e si të nxihet jeta në Shqipëri, të krijohet një panik dhe një gjëndje e tensionuar në Shqipëri, t`i mbushet mëndja popullit dhe të huajve se në Shqipëri nuk jetohet, nuk punohet, nuk qëndrohet, sikur këtu nuk ka ujë, nuk ka drita, nuk ka ushqime, sikur çmimet janë shumë të larta, sikur papunësia bën kërdinë, sikur të gjithë dun të ikin jashtë vëndit, siku vetë qeverija është bandë, policët banditë, sikur kanabisi filloi të mbillet vetëm pas 2013, sikur spitalet janë bërë keq fare vetëm në kohën e të majtës, etj, etj.
    Kur isha heren e fundit ne Shqiperi para 5 vjetesh, nje i njohuri im me tha me plot krenari: "Ne keto 20 vjet demokraci, asnjehere nuk e kam braktisur vendin tim". Me fjale te tjera, asnjehere nuk kish dale jashte Shqiperise, per te punuar, jetuar apo thjeshte per vizite si turist. Krenaria e tij buronte nga fakti se shumica e shqiptareve ne keto 25 vjet, nga halli apo nga malli, e kane marre rrugen e kurbetit dhe kane jetuar edhe jashte Shqiperise. Une vizitoja Shqiperine per here te pare pas 14 vjetesh emigracioni ne Amerike. Pra une isha nje nga te shumtet ata qe e kishin "braktisur" ate vend, dhe ai ishte nje nder te paktet "patriote" qe nuk e kishin braktisur Shqiperine. Kur lexova kete shkrimin tend, m'u kujtuan fjalet e te njohurit tim.

    Mentaliteti yt Pirro, eshte mentaliteti i njeriut te brumosur e thinjur nen komunizem, qe e ka te veshtire t'i pershtatet nje realiteti te ri demokratik, ku njerezit kane te drejten e fjales se lire. Duke qene se je brumosur me nje mentalitet komunist, ti e ke te veshtire te kuptosh apo pranosh mendimin e nje shqiptari qe nuk perkon me mendimin tend. Bile ti cuditesh deri ne shokim, se si ka njerez qe gjejne kurajon si qytetare te lire te atij vendi, qe te shprehin nje shqetesim real per jeten e tyre, dhe jeten e vendit e shoqerise ne te cilen jetojne. Tek e fundit, nen komunizem, njerezit nuk jetonin ne nje bote te lire dhe ne nje realitet te shfrenuar, jetonin nen nje realitet te ngritur e diktuar me force nga njerezit ne pushtet. Dhe kryefjala e ketyre diktatoreve, per te perligjur kete realitet te stisur, ishte gjithmone "populli", "Atdheu", dhe te gjithe ata qe nuk konformonin me realitetin e tyre, ishe pa dyshim "Armiq te Popullit". Armiqte e popullit ishin te gjithe njerez te zinj qe punonin per te shkaterruar "parajsen komuniste" te ngritur nga Partia dhe shoku Enver. 25 vjet me vone, per Pirron dhe shoket e tij, Partia vetem ka ndryshuar emer, nga Partia Komuniste ne Partine Socialiste dhe shoku Enver eshte bere shoku Edvin. Mentaliteti i Pirros i mbushur me "Armiqte e Popullit" nuk ka ndryshuar.

    Nje tjeter gje qe me beri pershtypje me te njohurin tim ishte se kur e pyeta se si shkon jeta ne Shqiperi, ai u tregua shume optimist: "Mire, jo keq. Une asnjehere nuk ankohem tha." E shoqja e tij, tundi koken ne menyre mosaprovimi dhe tha: "Mos degjo kete, por jeta ketu eshte e mbushur me plot strese. Problemet tona fillojne me sigurimin e ujit per te bere nje dush, e mbarojne me ankthin per femijet qe i kemi neper shkolla se mos u ndodhi ndonje gje. Se cfare nuk na degjojne veshet neper lajme perdite." Optimizmi i tepruar i te njohurit tim patriot, balancohej nga doza e realitetit te tepruar te te shoqes se tij. Ndryshe nga ai shoqi i saj qe bente nje sy qorr e nje vesh shurdh para realitetit qe nuk i pelqente, e shoqja e tij perballej me te me te dy veshet e te dy syte hapur. Dhe ndryshe nga i shoqi i saj, ajo e mbylli me fjalet: "Brezi yne nuk ka me shprese ne kete vend. Por me vjen keq, mos perfundojne edhe femijet tane si ne."

    Ne 25 vjet demokraci o Pirro, ti e brezi yt akoma nuk ka mesuar dy gjera: a) te gjithe njerezit kane te drejten e fjales se lire b) nese dikush ka nje mendim ndryshe nga i yti, kjo nuk do te thote se ai nuk e do te miren e atij vendi. Perkundrazi, une do te thosha, qe ai qe e ngre zerin e tij per padrejtesite e problemet qe shikon ne ate shoqeri, e do ate vend me shume se ai "patrioti" qe jeton ne nje realitet paralel te ngritur ne mendjen e tij. Problemet qe shoqeria shqiptare has nuk zgjidhen, pikerisht, se shumica e shqiptareve vazhdon te trashegoje e jetoje me mentalitetin komunist. Dhe per aq kohe sa te jetoni me kete mentalitet, ju as nuk do te gjeni kurajon qe ti ngrini problemet qe hasni perdite ne jeten tuaj, e jo me te prisni qe gjerat te ndryshojne per mire. Qe gjerat te fillojne te ndryshojne per mire ne nje shoqeri, hapi i pare eshte pikerisht: qytetari i lire ngre zerin per shqetesimin e tij!

    Nje miku im ne Amerike me tha: "Nuk ka shprese per ate vend (Shqiperine) po nuk mbuloi dheu brezin komunist qe e mban peng ate vend." Une nuk jam aq pesimist si ai. Une jetoj me shpresen, se edhe Pirroja nje dite, para se te jete teper vone, do te gjeje kurajon qe te ngreje zerin e tij si qytetar i atij vendi, per problemet e jetes se tij. Pa patur frike se do ta damkosin si "Armikun e Qeverise/Partise".

    Albo

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    Po beje edhe une nje permbyllje ne lidhje me flete-rrufete qe sjell Pirro rregullisht ne forum.
    1) Çdo lajm shqiptare behet i rendesishem vetem kur jehona e tij trumbetohet edhe ne mediat e huaja. Dhe asnje nga keto shembujt e Pirros jo vetem qe nuk e kane kaluar kufirin shqiptare, por as nuk na e kane perbaltur imazhin e vendit!
    2) Opozita e sotshme nuk kontrollon asnje media vizive dhe ndoshta eshte e vetmja opozite ne bote qe nuk mbeshtetet nga asnje kanal televiziv kombetare. Prandaj kur nxiton te akuzosh duhet te kesh edhe fakte, perndryshe behesh qesharak.
    3) Nese vertete je i shqetesuar per rolin destruktiv te mediave shqiptare ne permiresimin e imazhit te vendit, s'duhet te te shpetonin shembujt skandaloz te Top Channelit ne vitin 2007. Nderkohe qe presidenti amerikan George Bush deklaronte se Shqiperia e ka vendin ne NATO dhe Kosova do fitoje pavaresine, kjo media sajonte barcaleta me vjedhje orash vetem sepse kryeministri i vendit ne ate kohe qe priste presidentin amerikan kishte rastisur te ishte Berisha dhe jo Rama! Apo s'te kujtohet kjo shoku Pirro???
    4) Rritja ekonomike per nje vend si Shqiperia nuk tregon asgje. Ne thuajse nuk eksportojme dhe as nuk thithim kapital te huaj, pikerisht se heroi yt Rama ka vendosur taksen me te larte ne rajon. Pasurite natyrore nuk kemi ditur t'i shfrytezojme dhe per me teper vazhdojme t'i falim me konçension. Keshtu qe rritja ekonomike me rritjen e mireqenies jane dy gjera te ndryshme. Jo me kot nje pjese e madhe e shqiptareve ne keto 2 vitet e fundit, kryesisht per shkaqe ekonomike, po emigrojne drejte perendimit.

    PS: Pirroja ka hyre ne konkurence me avokat Ngjelen, kush tregon me shume perralla syhapur.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    Une nuk hyj ne konkurence me av. Ngjelen por ju keni hyre ne konkurence me blozen e shpifjeve dhe dis informimeve. Ju nuk njihni statistikat dhe analizar. Cdo gje te vecante qe ndodh e thoni ne nr shumes- sugjestiononi veten- e perhapni apo nxirrni me thashetheme -pastaj besoni ato qe keni shpifur dhe... bingo.. Shqiperia u nxi sipas deshires se Bashes me floke te nxira me boje kepuce. Ky eshte realiteti juaj.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    Sa per ato shkaqetekonomike per te cilat ikin shqiptaret shiko se ckane the shtypi hollandez per azilantet shqiptare. Lajmi ka bere buje por ju nuk kini si ta degjoni se keni marre porosi te shani rilindjen. Shikojeni lajmin ai tregon se shqiptaret nuk kane shkuar as per pune as per strehim thjesht per hajdutlleqe dhe kriminalitet. Nuk eshte rastesi qe % e shqiptareve ne burgje eshte e larte ne cdo vend europian.kjo tregon se shqiptaret nuk duan pune por jane dembele dhe duan te pasurohen ne menyre te palifjshme shpejt e shpejt.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    Po mos u vete-karagjezo kaq shume o Pirro, ta kam thene edhe njehere.

    Nese tregon barcaleta duhet minimalisht t'i argumentosh me fakte, statistika, shifra zyrtare etj etj. Ne kete menyre behet me serioze "analiza" jote dhe njekohesisht mund te debatojme ne menyre konstruktive.
    Kurse ti argumenton sikur te ka humbur busulla.

    PS: Te na rroje Nexhmija, e marrte nga ditet tona!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Për: Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    Problemi i mediave eshte problemi i kundert,jane media pa kundershtare o armiq,media qe pervec politikes nuk perfaqsojne asnje ideologji o panvarsi.

    Pirro 10,cu be me protestat dhe slloganin e PD...Meta IK...

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    cu be me protestat dhe slloganin e PD...Meta IK...
    Sllogani ka qene Meta ik andej e hajde ketej

    Deri ne 2009-en i lutej Meta hajde me merrni, tani ndodh e kunderta!

    Ka moral politika, sidomos e jona : )))
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    shoku pirro ja ke fut kot. gazetaria ate pune ka te evidentoje problemet dhe kete e bjene dhe ne Danimarke apo Japoni qe jane nder vendet me te zhvilluara. tek ne nuk ka asgje per te qene, qe nga gjerat me elementare si uji dritat kanalizimet e deri mungesa e varrezave. Ka rilindur mjerimi injoranca hajduteria babezia e kurveria. nese keto jane rilindje atehere nuk e duam kete rilindje..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    Zotni Murik. U takuam perseri.
    Asnje gazete e huaj dhe as ato qe permendet ju nuk boton shpidje dhe felliqesira si ato qe boton rd 55 telegraf koha. Te gjitha paguhen per te shpifur e nxire realitetin. Pa fakte nuk botohet gje. Mos u be dhe ti si qytetari i korruptuar dixhital qe boton foto te vitit 2012 vetem per te shpifur e nxire realitetin.
    Kush inkurajon shpifjen tregon se eshte inteigant. Ketu ndahemi i nderuar: te me zotnijte e tu qe duhet te pergjigjen para ligjit dhe qe nuk flene rehat nga pislleqet qe kane bere-dhe une shoku te vertetes qe te pakten as ka post as nuk e do postin por as nuk do shpifaraket.

  11. #11
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    Jane te gjithe bashke!!

    Veçse lujn teatro qe t'zbavitet çik poplli...


    Albo, kam qen optimist si ti per Shqiperine, por kam ndryshu mendje...
    Ai vend nuk bahet ma!! Qe t'ecesh perpara ne ate vend, duhet te behesh kriminel/hajdut/pabese etj.
    I ndershmi, mezi mbijeton.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    I nderuar Skender Shqiperia do behet me ndihmen e BE dhe SHBA.

  13. #13
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    55 dhe RD nuk jane gazeta por jane organ partie sic ishte dhe eshte edhe Zeri I popullit. Por ka shume te verteta ne shtypin e gjere. vetem militantet dhe naivet besoje tek kjo Rilindje. Nuk kam qellim te kritikoj apo ofendoj por koha po tregon se kjo rilindje ishte nje " u fry mali e polli nje mi".

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara

    Cfare te vertetash mund te gjesh nga ish redaktori i Zp fahri balliu? Cfare te vertetash mund te gjsh tek gazeta me ngjyre ISIS te zeze -RD. Vetem vrer plehurina pislleqe qe nje redaktor me kulturen me minimale do te jepte doreheqjen. Turp. Qe eshte kthyer opozita ne nje organ i familjes berisha e cila do vetem te destabilizoje per te shpetuar vehten pa pyetur per Shqiperine.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •