Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Vetëm në Shqipëri: Ligji nuk e mbron qytetarin nga qeni!

    Boshllëku ligjor/ Qytetarët, të pambrojtur kur sulmohen nga qentë

    Emri:  pitbull1.jpg

Shikime: 317

Madhësia:  100.2 KB

    Të trembura nga qeni i fqinjit, dy vajza të reja kanë njoftuar policinë për të denoncuar pronarin, i cili më pas është hetuar nga Prokuroria për kanosje. Gjatë hetimeve, Prokuroria pyeti të zotin e qenit, shtetasin Artur Kuta, i cili ka thënë:

    “Kam një qen volpin, i cili nuk është agresor, por është miqësor me çdo njeri. Isha duke shëtitur bashkë me qenin dhe ai, as nuk iu është afruar, as nuk iu ka lehur. Meqë jam kallëzuar për kanosje dua të them se unë, as u kam folur, as i kam kanosur vajzat”, thotë pronari i qenit.

    E pyetur nga Prokuroria, njëra nga vajzat me inicialet E.Y. tha se shtetasi në fjalë ka një qen të bardhë dhe, për shkak se shoqja i ka frikë qentë, i kishin kërkuar që të mos u afrohej, ndërkohë që qeni sërish ka lehur.

    Kjo situatë është bërë shkak, që mes dy palëve të shkëmbeheshin fjalë fyese. “Të trembura, ne u larguam me vrap dhe pasi pamë një patrullë policie, i njoftuam për ngjarjen”, thonë dy vajzat.

    Por organi i akuzës i ka pushuar hetimet pasi nuk ka vepër penale. Vetëm për këtë vit, në Prokurori janë hapur hetimet për 20 raste të dëmtimit të qytetarëve nga qentë me pronar. Por, të gjitha dosjet janë mbyllur, pasi në Kodin Penal nuk ekziston asnjë vepër penale që do të ngarkonte me përgjegjësi pronarët e tyre.

    Sipas prokurorëve, megjithëse më së shumti hetimet janë hapur për plagosje, akuzë që ka rënduar edhe mbi pronarin e qenit agresor, nuk janë gjendur rrethana që do ta lidhnin vullnetin e të dyshuarit me përdorimin e qëllimshëm të qenit, si një armë për të dëmtuar dikë tjetër.

    Për shkak se ka boshllëk në Kodin Penal, prokurorët thanë për Top Channel se ky precedent mund të zgjidhet me padi dëmshpërblimi në gjykatë, pasi rastet e dëmtimeve nga kafshët parashikohen vetëm në nenin 621 të Kodit Civil.

    Top Channel

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Vetëm në Shqipëri: Ligji nuk e mbron qytetarin nga qeni!

    Vendi me absurd ne bote..

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Vetëm në Shqipëri: Ligji nuk e mbron qytetarin nga qeni!

    As ne Kosove nuk ka kesi ligji. E drejte do te ishte sikur te ndalohej mbajtja e qeneve te rrezikshem pasi siguria e njerezve do te duhej te ishte mbi qejfin e disa njerezve te cilet kane deshire t'i mbajne ata. Ne Kosove mund te te sulmoje qeni i fqinjit dhe te te shkaktoje lendime e ti te mos marresh kurrfare demshperblimi as nga pronari i tij e as nga shteti. Politikanet tane mirren vetem me interesat personale dhe as qe u intereson per popull, kjo tashme dihet.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Vetëm në Shqipëri: Ligji nuk e mbron qytetarin nga qeni!

    Te mbrosh ligjin nga qeni, kjo edhe eshte me e vjeter dhe krejt njerezore!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •