Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Rexhep Meidani: "Rilindasi Rama, i sëmurë psiqik dhe drogaxhi"

    Shpërthen Meidani, flet për pacientë të shtruar te psikiatria dhe miell të bardhë

    Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka shpërthyer në “Facebook” përmes një reagimi në lidhje me lakimin e emrit të tij në të ashtuquajturën ‘qeveri teknike’ që mund të krijohej pas miratimit të reformës në drejtësi.

    Emri:  rexhep-meidani.jpg

Shikime: 364

Madhësia:  21.8 KB
    Ish-Presidenti Rexhep Meidani

    Takimi i tij me kreun e LSI-së disa ditë më parë ka shtuar zërat se ai mund të jetë kandidat për kryeministër në qeverinë teknike të supozuar.

    Mirëpo, Meidani është kthyer ashpër ndaj disa mediave online pranë qeverisë, që kanë nisur ta sulmojnë atë me komente dhe editoriale. Më poshtë është edhe shkrimi i ashpër i ish-Presidentit Meidani.

    POSTIMI NE FACEBOOK

    Të dashur miq! Këto ditët e fundit vapa e nxehtë i ka çoroditur disa mendje të sëmura të politikës dhe medias për rreth, që, duke evituar shtrimin në spitalin psikiatrik, krahas miellit të bardhë, si ilaç të dytë për sëmundjen e tyre të pashërueshme kanë gjetur nxitjen, urdhërimin dhe ekzekutimin e një fushatë të shëmtuar sulmi ndaj të ndryshmëve. Dhe, natyrisht, midis këtyre të ndryshmëve jam edhe unë e familja ime, sidomos kur në media, me arsye pa arsye, u hodh ideja për qeveri teknike, edhe pse e palidhur me ndonjë pohim apo pretendim timin.

    Ata, me anë të Merrove dhe Zorrëve të tyre, kanë hedhur dhe po hedhin në eter gazra me erë dhe po pështyjnë ku të mundin gëlbaza me qelb, të prodhuara nga të brendshmet e tyre. Më tej si specialistë të paguar të medias sociale, shpifjet e tyre i kanë amplifikuar e pompuar më tej nëpër portale e blogje pseudonimesh e “komentuesish shumë-emërorë”, dhe ata të paguar ose me ilaç të bardhë, ose me para të thata nga fondi rezervë, në funksion të lëvizjes “të bëfsha gjeneratën”(!)…

    Nuk kisha ndërmend të reagoja, siç dhe nuk kam reaguar deri tani ndaj një paturpësie të tillë, sepse kam bindjen, por dhe kam besuar e besoj se nuk ia vlen të harxhosh qoftë dhe një mili-kalori për çoroditjet apo pisllëqet e këtyre shëmtirave të turpshme të tranzicionit shqiptar. Veçse po më rezulton se ky lloj shëmtim-frymëzimi ka ardhur, jo vetëm sot por dhe më parë, nga sipër, me direktiva të KQ-së së sotme! Kot nuk thotë populli që “peshku qelbet nga koka”.

    Dhe kjo është një e keqe shumë e madhe! Ky është kulmi i poshtërisë njerëzore në një sistem të ashtuquajtur demokratik, aq më keq për të imituar në sjelljen drejtuese ndaj njerëzve gjarprin që “ecën dhe fshin gjurmët me bisht”. Prandaj dhe reagova, sepse me këtë lloj “poshtërsie politike-mediatike” nuk mund të ecet më tej. Madje, më keq, as emancipimi shoqëror, as demokracia funksionale! Ajo duhet goditur e shkulur në rrënjë, “në kokë e në bisht”. Madje, sa më shpejt, aq më mirë! Dhe, kjo shkulje rrënje, heqje koke e bishti, është sa civile, po aq dhe politike-patriotike, dhe për këtë secili mund e duhet të japë kontributin e tij qytetar…

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Rexhep Meidani: "Rilindasi Rama, i sëmurë psiqik dhe drogaxhi"

    Edi Rama eshte si ''Kali i xhaxhi Thomait''!
    Kultura per te respektuar te madhin edhe pertej rehatit personal, eshte nje edukate qe nuk u mesoka ne familje por ne shoqeri, dikur diku, nen rrezet e diellit te sistemit egzistues dhe komunizmi nuk paska reflektuar edukate, por paska treguar veten, as tek nje figure aq e shquar e Shqiperise si Rexhep Mejdani. Pas figurave tejet te luhatura socialiste, patjeter qe pushojne njerez te medhenj te cilet e shohin te pamundur Parajsen mbi token Ballkanike qe gjithnje lind fuci baroti.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •