Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    Përveç Anika Dokles ka dalë dhe një pinjoll tjetër, ai i Rexhep Mejdanit, Denion Mejdani, i cili është hedhur në sulm me të gjithë artilerinë juvenile për të mbrojtur etërit e tyre tashmë jo në drejtim të kësaj Parite, e shtetit, por ajo më interesantja është se ata nuk kanë më pushtet dhe rëndësi ashtu siç ishin mësuar në kohën kur etërit e tyre ushtronin pushtet.
    Ç`mund të jetë ky fenomen paradox që ndodh si zakonisht në Shqipëri për here të parë?
    A është kjo një traditë që na vjen nga e kaluara diktatoriale apo dhe më tutje nga pushtimi ottoman kur patjetër pas sundimit të babait duhet të jetë i biri që ta përfaqësojë vazhdimin e sundimit?
    Sigurisht kjo është çështje e traditës së para kulturës politike të shqiptarëve në të cilët, krerët e fiseve i respektonin dhe i kishin po q frikë dhe respekt sa dhe bijtë e tyre që vinin në fuqi duke i kthyer ata në drejtues të përjetshëm.
    Por Demokracia perëndimore pikërisht këtë fenomen të autokracisë dhe të nepotizmit e ka larguar nëpërmjet sistemit demokratik të zgjedhjeve siç është rotacioni politik jo vetëm në zgjedhjet parlamentare dhe lokale por edhe brënda përbrënda partive.
    Dihet sigurisht që në Shqipëri sistemi demokratik perëndimor po instalohet me vështirësi gjatë këtyre 25 viteve, dhe mesa duket fraza e ish të vesë së diktatorit Enver Hoxha-Nexhmije Hoxha e deklaruar në kulmin e demostratave studentore të fund viteve `90, se…..`shqiptarët nuk janë të përgatitur për demokracinë që po kërkohet`, ka qënë e saktë, pavarësisht se u tha nga një gojë që nuk duhet ta thoshte.
    Kështu në Shqipëri largimi i natyrshëm i disa drejtuesve të së majtës (por normal edhe i atyre të së djathtës apo dhe partive të tjera), nuk duhet duhet të shoqërohet me zëvëndësimin në drejtim me fëmijët e tyre (qofshin vajza apo djem).
    Dhe kështu po ndodh.
    Megjithatë tendenca për të qënë të pakënaqur me gjëndjen pas `rënies nga fiku` të prindit, duhet të jetë normale në Shqipëri dhe veçanërisht tek këto familje .
    Përse? Pikkërisht për atë që thamë më sipër: shqiptarët, përfshi edhe të ashtuquajturën shtresa e inteligjencës nuk janë të përgatirur për rotacione, sepse ndonëse rritjen në detyrë e shohin si privilegj të tyren apo si aftësi të tyren, - por largimin nga detyra, qoftë edhe për shkaqe natyrore si plakja apo zëvëndësimi nga një person tjetër më I mirë ose jo- shqiptarët (përfshi dhe inteligjencën shqiptare) e shohin si dështim apo katastrofë e cila nuk duhej tu ndodhte, sepse ata `janë më të zgjuar se të tjerët` dhe postin e kanë fituar për shkak të `aftësive të tyre të vecanta` etj, etj., gjë që nuk është e vërtetë.
    Dihet se shumica dërrmuese e drejtuesve të sotëm dhe ish drejtuesve e morën postin e tyre jo për shkak të aftësive të tyre të veçanta por përkundrazi për shkak të lidhjeve miqësore dhe detyrimeve apo më mirë të themi interesave, të partnerëve të tjerë brënda partisë së madhe të PPSH. Dhe kështu ka ndodhur në të gjitha Partitë.
    Madje kjo mënyrë e të zgjedhurit ose e të emëruarit e drejtuesve qoftë brënda partive apo dhe në institucione qëndrore dhe lokale ka qënë një nga shkaqet më të turpshme të dështimit të politikave të manaxhimit të shtetit shqiptar dhe të tranzicionit të zgjatur..
    Kjo mënyrë tipike turkoshake e vendosjes së njerëzve në drejtim, ka shkatërruar funksionimin e shtetit dhe të pushteteve si dhe ka lënë Shqipërinë në një nga vëndet me korrupsionin më të lartë, papunësinë dhe emigracionin më të lartë, me të gjitha fenomenet negative në shqoërinë shqiptare, (përfshi dhe mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndersshme), sepse kështu praktikisht është eliminuar sistemi i suksesshëm i drejtimit me të cilin ecin përpara vëndet perëndimore: teknokracia, meritokracia dhe profesionalizmi i nëpunesve drejtues në shtet dhe pushtetet.
    Po të shohim shkurtimisht pse bërtet Denion Mejdani dhe Anika Dokle?
    Denioni shan dhe uluret kundër një gazetari (dhe Rilindjes), sepse gazetari ka vënë në dukje se Denioni qënka larguar nga puna doganat si `Drejtor i Antikontrabandës`, por se ka qënë aty nga i ati dhe jo nga `aftësitë e jashtzakonshme` që paska Denioni për të punuar në dogana.
    Fjalët më të sjellshme të këtij djali udhëheqësi, intelektual të diplomuar jashtë e `me aftësi të jashtazokshme` kundër gazetarit janë: `çupëlinë e shkuar mbrapsh```???``.
    E përse? Sepse Gazetari e ka quajtur `lepurush`….. dhe se e ndjen vehten të fyer që e kanë hequr nga Drejtorllëku sepse Denioni e paska merituar postin sepse Denioni ka `aftësi të jashtazkonshme` në krahasim me të tjerët!!! Denioni i është turrur gjithashtu dhe zv/ Ministirt Petro Koçi duke i `treguar vëndin` me atë `aftësinë e jashtzakonshme` që paska për të….sharë.
    Kurse Anika shan e uluret kundër kujtdo dhe kundër Rilindjes sepse sipas saj është Rilindja që ka katandisur Shëndetësinë në atë gjendje të keqe, por harron se vetë i jati i saj për 22 vite rresht nuk ka mundur me kolegët e tij të ndryshojë gjëndjen, por sipas Anikës fajin e ka Edi Rama që nuk e ka marrë në konsideratë të jatin, d.m.th., automatikisht edhe atë, e cila si duket ka lindur sigurisht për të drejtuar dhe jo për të punuar si një mjeke e thjeshtë.
    Harron ajo se ndoshta duhet të shihte të ndihmonte njëherë fshatin e babait të saj dhe zonën e saj Borjen ku duhej të punonte sado pak, edhe 1 vit, të kontribuonte dhe jo të punojë në një Spital terciar në të cilin ka hyrë të paktën të themi pa konkurim.
    Profili i saj në Facebook është plot mllef dhe urrejtje pë çdo gjë të majtë.Sigurisht sepse tashmë është e djathtë me pasurinë që ka.
    Drama e bijve të përkëdhelur të ish-drejtuesve nuk mbaron me kaq.
    Ata sigurisht kanë lindur për të drejtuar ashtu si baballarët e tyre, e jo për të punuar si raja, ashtu si punon shumica e shtresës intelektuale sot në Shqipëri.
    Pse ?
    Sepse në Shqipëri sot drejton militantizmi dhe nepotizmi.
    Në momentin kur Maxhoranca po përpiqet të fusë elementë perëndimorë në përzgjedhjen e specialistëve, inspektorëve, papritur (përveç Opozitës që e ka kundra për çdo gjë), po ngrihen kundër edhe bijtë e ishë-ve.
    Mesa duke problemi është i mprehtë dhe është mbarë shqiptar, dhe duhet kohë që emancipimi professional, dhe konkurimi i ndershëm për vënde pune do kërkojë kohë të bëhet ashtu si ndodh në BE, SHBA, Kanada, Australi.
    Kjo traditë e nepotizmit dhe e autoritarizmit, e trashëguar nga otomanizmi sidomos në familjet që kanë drejtuar shtetin si pashallarët, bejlerët, agallarët, ashtu dhe në familjet patriarkale, hierarkia vendosej sipas dëshirës së njëshit, kërkon kohë që të zëvëndësohet me konkurimin, konkurset, meritokracinë dhe teknokracinë.
    Të shpresojmë që këto shpërthime të bjive të ishë-ve drejtues, të jenë sporadike dhe pa pasoja, sepse dhe nga ana tjetër ka element identikë.

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    Keto shkrimet kilometrike qesharake dhe me marrezira mbrenda jane shenja te qarta servilizmi qe ne shqiptaret i kemi bere historikisht udheheqjes.

    Nese ju kujtohet filmi humoristik 'Gjuetia e fundit', hasim nje moment shume domethenes: kur Enverin e zinte nevoja per te bere ujte e holle, Agim Bajko ne rolin e servilit, pranonte te lagej nga flladi i ngrohte i sh*urres se Dulles vetem qe t'i qendronte sa me prane atij, qofte edhe duke i mbajtur oturakun!

    Ne te njejtin stil, qendron edhe avokati anglo-sakson qe s'ka fituar asnje gjyq ne jeten e tij, Tak Ngjela duke broçkollisur perdite debilleqe qe denigrojne kundershtaret e rilindaxhinjve dhe qe lartesojne figuren e "nderuar" të Naltgjatesise.
    Me siguri ky Pirroja frymezimin do e kete marre nga pseudo-avokati. Anatemon me rradhe te gjithe kundershtaret e Edvinit, qofte edhe ata te partise mëmë, nderkohe qe tek naltgjatesia shikon (vetem ai) cilesi te nje lideri perendimor!

    PS: Mos u vete-karagjezo kaq shume more njeri, se askush s'te merr seriozisht...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    Po c'me paskeni sjelle more djem, ma gezuat zemren? Keto thashetheme jane flori e shkuar floriri, mos i harroni??

    Ky Ngjela ka qene pompe dore burgaxhinjsh me duket, prandaj edhe flet me aq vrer dhe zjerm!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ciarli : 05-08-2016 më 02:42

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    Duke of Arberia, nuk e kam bere shkrimin per te mbrojtur edi ramen,.
    e kam bere shkrimin per te treguar se cfare mentaliteti otoman dhe jo-qeytetar, kane bijte e eterve.
    Sidoqofte duke ju falenderuar per sinqeritetin , mund t`ju them se dke mos e kuptuar thelbin e shkrimit ja ke futur kot si zakonisht.
    Keshtu benin Duket e dikurshem qe pasi englediseshin gjithe diten lexonin ndonje gje per te kaluar kohen kot e per te tallur te tjeret.
    Keshtu qe beheshin vete karagjoze me verejtjet idiote qe beni.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Duke of Arberia, nuk e kam bere shkrimin per te mbrojtur edi ramen,.
    e kam bere shkrimin per te treguar se cfare mentaliteti otoman dhe jo-qeytetar, kane bijte e eterve.
    Sidoqofte duke ju falenderuar per sinqeritetin , mund t`ju them se dke mos e kuptuar thelbin e shkrimit ja ke futur kot si zakonisht.
    Keshtu benin Duket e dikurshem qe pasi englediseshin gjithe diten lexonin ndonje gje per te kaluar kohen kot e per te tallur te tjeret.
    Keshtu qe beheshin vete karagjoze me verejtjet idiote qe beni.
    Ke te drejte!
    Rrofte partiaaaa
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ke te drejte!
    Rrofte partiaaaa
    prape je jashte kontekstit. nejse ska poblem. shume komentues sot jane jashte kontekstit dhe binareve.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    sepse,,,,,,,,,PS e Rama Kokdhimes asht kthy ne parti lokaliste

    Persa i perket profesionalizzmit,,,,Denion Meidani ja merr ne kthese edhe vete Edi Rames (per mos fole per injorante te tjere si Veliaj me shoke))

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    prape je jashte kontekstit. nejse ska poblem. shume komentues sot jane jashte kontekstit dhe binareve.
    Ndoshta jam jashte kontekstit virtual qe ti ke ne mendje.

    Me flet per bijte e eterve. Edi Rama, Milena Harito, Ditmir Bushati e shume te tjere qe jane akuzuar edhe nga vete PS-ja per arrogance dhe mosperfillje nuk jane bije eterish?!

    Pastaj une nuk e di ne cilin binar leviz ti, por ne gjithe keto afera korruptive dhe ne asnje mbajtje premtimesh elektorale, ti e shikon te keqen gjithmone tek kundershtaret politik te Rames!

    Do te beja miqesisht edhe nje pyetje: çfare mendimi ke per Ramen si kryeminister dhe kryetari i PS-se?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    Po i pergjigjem me nje pyetje cfare mendimi keni ju per Berishen?

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Po i pergjigjem me nje pyetje cfare mendimi keni ju per Berishen?
    Pyetjes nuk mund t'i pergjigjesh me kundra-pyetje! Se çfare sensi ka, aq me teper qe nuk ka lidhje me temen ne fjale.
    Por ti hape nje teme rreth tij dhe ta jap une pergjigjen te sakte sipas mendimit tim...

    Megjithate edhe pa mu pergjigjur nuk eshte shume e veshtire per te lexuar partizanizmin tend...
    Partia mbi te gjitha shoku Pirro..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    O Pirro,

    Ishim rehat ne kohen e xhaxhit Enver. Ai fliste, ne brohorisnim e duartokrisnim. Nuk kish atehere as sherre, e as debate neper televizione e gazeta. Lirine e fjales e kish vetem Partia e shoku Enver. Ne si popull kishim vetem te drejten qe ti thurrnim lavde shokut Enver e Partise, dhe ti zbatonim ato mesimet e shokut Enver ne veprat e tij nje per nje. Si kane ardhur kohet, te gjithe dalin e ligjerojne tek e tek ate qe kane ne mendje, pale pale pa na shajne edhe Partine e Rilindasin e shokut Kristaq.

    Po mos u merzit o Pirro. Te pakten ti dhe une, jemi ne rregull. Ti dhe une nuk e shajme Qeverine e shokun Rama. Ne vetem demaskojme "Armiqte e Popullit", ata armiq qe sot duan te na rrezojne sahanin qe na ka vene perpara shoku Rama. Si na tha shoku Rama: "Po u be Mejdani kryeminister, nuk ka me sahan per ju".

    Lart e me lart Shqiperia e zorraxhinjve!

    Albo

  12. #12
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    Pirro bijte e etereve i ke ne kete qeveri shkerrdhate qe ti e quan rilindje.. jane disa dhe ti i di mire. por siduket te paskan hedhur ndonje kocke ty e leh kaq fort...

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    Haa. Kjo eshte e keqja ne debat. sa here thuhet dicka reale dhe serioze menjehere hidhen dyshime per kocka rrushfete poste etj.
    Nje semret i nderuar murik: asnje gazete e shkruar nuk e boti shkrimin. Vetem gazetat kosovare dhe interneti.
    Mendon se Rilindja po te ishte ne favor te saj nuk do ta botonte ne gazetat qe paguhen nga ajo?

  14. #14
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Përse bijtë e ish-ëve drejtues të PS janë kundër PS?

    E kisha fjalen thjeshte tek fakti se kjo qeveri eshte pothuaj e tera e perbere nga njerez qe prinderit i kane pasur me detyra te larta ne kohen e erresires se madhe. Kaq.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •