Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Ujdia Meta-Basha: Rilindasi Rama bie nga fiku. Rrexhep Mejdani drejton qeveri teknike

    Meidani projektohet kryeministėr i Qeverisė teknike, i gjithėpranuar

    Emri:  meidani-300x177.jpg

Shikime: 137

Madhėsia:  16.6 KB

    Kriza qeveritare nuk ndalon. Sado pėrpiqen ta stukojnė plasaritjen PS e LSI pėrsėri duhet shumė “llaē” pėr ta mbushur qė tė mos duket. Gremina ėshtė afėr. Por edhe seanca parlamentare e 11 gushtit do mbyllet. Shpresohet akoma tek konsensusi, por tė 7 ligjet do votohen. Amerikanėt dhe europianėt do ikin me pushime deri nė fund tė gushtit. Edhe Ilir Meta, ndėrsa Kryeministri Rama bėn pushimet e fundit verore tė mandatit tė tij si kryeministėr. Nė shtator fillon vjeshta dhe duket se dimri nuk do ta kap kėtė qeveri. Se si akoma nuk dihet, porse ėshtė e sigurtė se Rama ose Meta godasin njėri tjetrin. Cili do sulmojė i pari mbetet pėr tė parė, porse duket se mund tė jetė Kryeministri Rama, ndėrkohė qė ai ka hapur tenderin me tė madh tė kėtyre 25 viteve pluralizėm pėr blerjen e votės sė deputetit nė mėnyrė qė tė sigurojė numrin 71 deputetė. Ka pak gjasa tė bėjė 71 pa Ilir Metėn.

    Reforma e drejtėsisė me 7 ligjet, votohet dhe pas pushimeve lufta e opozitės do tė jetė krijimi i njė Qeverie Teknike, e besueshme pėr tė ēuar vendin nė zgjedhje tė parakohshme ose tė radhės parlamentare. Nė kėtė pikė nuk mund tė hyjnė as ambasadori Lu dhe ambasadoresha Vlahutin. E bėnė pėr Reformėn presionin Lu dhe Vlahutin. Dhe bėnė mirė tė dy. Por kur opozita tė bllokojė parlamentin dhe populli opozitar tė dalė nė rrugė me protesta tė dhunshme, edhe LSI do tė fillojė tė mendojė se mė mirė njė kompromis i madh pėr njė qeveri teknike se sa destabilitet politik dhe humnerė ekonomike. Edi Rama do pėrpiqet pėr numrin 71 deputetė, porse nga rradhėt e opozitės nuk arrinė tė marrė asnjė edhe votė, pasi siē pohon njė burim brenda selisė blu qė “nėse ndonjė deputetė nga PD voton pėr qeverinė Rama do ta “vrasim””. Nė fakt termi “vrasje” nuk kishte konatacion fizik, porse si term se nuk do tė guxojė asnjė deputet tė blihet nga Rama.

    Mėsohet se njė emėr i besueshėm pėr kryeministėr tė qeverisė teknike do tė jetė njė socialist i vjetėr, 24 karatsh. I gjithėpranuar pasi ka qenė President Republike dhe ish-numri dy nė PS. E pranojnė edhe demokratėt si intelektual korrekt dhe qė nuk fut duart nė zgjedhje.

    “Ėshtė shumė socialist, porse mbetet me integritet”- thanė nė selinė blu. Pra nėnteksti ėshtė se e pranojnė si kryeministėr nė vend tė Ramės, por me status qeveri teknike qė pėrgatit vendin pėr zgjedhje dhe tė ketė njė program ekonomik tė gjithėpranuar nga PS-LSI-PD. Edhe vetė PS-ja nuk se si e kundėrshton, pasi ėshtė i PS-sė. LSI akoma nuk ėshtė shprehur publikisht, por ka informacione tė besueshme se nuk kanė kundėrshtim pėr ish-Presidentin Meidani.

    Nė selinė rozė janė tė ndarė nė dy grupe pėr emrin e Rexhep Meidanit. Baza socialiste e pranon, ndėrsa “rilindja” jo. Ndaj duket se kėto ditė kanė marrė informacione tė kėsaj skeme politike dhe emrit tė Rexhep Meidanit si kryeministėr prandj kanė filluar tė sulmojnė djalin e tij, Denionin. Sepse dikur ai paska punuar nė dogana. Nėse ka shkelur ligjin pėrse nuk kanė bėrė kallzim penal ndaj tij nė momentin e shkarkimit dhe tė pėrgjigjej para ligjit. Por tani qė del emri i babait tė tij pėr kryeministėr, sulmojnė djalin !

    Ky nxitim “rilindas” pėr tė nxirė nė publik imazhin e ish-presidentit socialist Rexhep Meidani duket se vetėm sa do tė krijojė telashe nė grupin parlamentar tė PS-sė. Janė shumė deputetė nė PS qė ruajnė respekt tė madh pėr ish-presidentin Meidani dhe janė gati ta votojnė nė rast krize qeveritare.

    Edhe pėr Edi Ramėn, nėse prishet qeveria, ka rėndėsi tė jetė njė socialist nė krye tė qeverisė teknike. Por ka edhe njė variant shkatėrrues pėr Ramėn qė nėse nuk pranon Meidanin, atėhere shumica e re mbi 71 vota do tė zgjedhė Ben Blushin kryeministėr. Blushi nuk ėshtė “shenjt” si Meidani. Ai merr qeverinė, por i pėrlan edhe partinė. I merr bazėn socialiste, pasi kupolėn, “rilindjen”, Blushi nuk e do, bile e ka armike.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ujdia Meta-Basha: Rilindasi Rama bie nga fiku. Rrexhep Mejdani drejton qeveri teknike

    Zbardhet takimi 60 minutėsh mes Metės dhe Bashės, ēfarė u ra dakord

    Emri:  basha-meta-1024x809.jpg

Shikime: 168

Madhėsia:  42.0 KB

    Takimi kishte nė qendėr tė vėmendjes miratimin e ligjit tė Vettingun dhe 6 ligjet e tjera qė shoqėrojnė Reformėn nė Drejtėsi.

    Nė kėtė takim, Basha shoqėrohej nga deputeti Oert Bylykbashi, kurse Meta nga ministraj e Integrimit, Klajda Gjosha dhe Albana Shtylla.

    Takimi me Bashėn vjen pas drekės qė Meta kishte sot me Koēo Kokėdhimin dhe Rexhep Mejdanin nė njė lokal nė kryeqyteti.

    Nė njė komunikatė tė shpėrndarė nga zyra e Kuvendit, bėhete ditur se nė takim u konsultua pėr mėnyrėn e miratimit sa mė tė shpejtė dhe me konsensus tė Ligjit pėr Vettingun.

    Gjatė takimit, Kryetari i Kuvendit informoi bashkėbiseduesit mbi bisedimet qė ka pasur me Kryetarin e Komisionit tė Posaēėm tė Reformės nė Drejtėsi, Fatmir Xhafaj, Ambasadorin e SHBA, Donald Lu, Ambasadoren e BE, Romana Vlahutin mbi domosdoshmėrinė e miratimit tė Ligjit pėr Vettingun brenda muajit gusht.

    Nė takim u dakortėsua nė parim nevoja pėr miratimin me pėrparėsi, brenda muajit gusht tė Ligjit pėr Vettingun, si dhe mbi kalendarin e shqyrtimit tė kėtij ligji sipas procedurave kushtetuese parlamentare, duke filluar nga dita e nesėrme me mbledhjen zyrtare tė Komisionit tė Posaēėm pėr Reformėn nė Drejtėsi.

    Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se mbėshtet kėtė kalendar dhe se opozita do tė marre pjesė aktive dhe konstruktive nė Komisionin e Posaēėm, duke filluar me prezantimin e komenteve tė saj pėr Ligjin e Vettingut nė mbledhjen e ditės sė nesėrme.

    Gjithashtu, Kryetari i Partisė Demokratike shprehu gatishmėrinė pėr tė avancuar edhe me ligjet e tjera, sapo anėtarėt dhe ekspertėt e opozitės tė njihen me draftet mė tė fundit tė pėrgatitura nga Komisioni i Posaēėm, veēanėrisht Ligji pėr Prokurorinė Speciale dhe Ligji pėr Organet e Qeverisjes sė Gjyqėsorit.

    Bashkėbiseduesit ndanė qėndrimin pėr nevojėn e miratimit sa mė tė shpejtė me konsensus dhe cilėsi tė lartė tė kėtyre ligjeve, nė pėrputhje me pėrcaktimet e Kushtetutės sė Re dhe Opinionit Final tė Komisionit tė Venecias. Nė kėtė takim morėn pjesė dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Sekretarja e Pėrgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla.

    Panorama

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •