Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,026
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes: "Vini re! Vini re! Po bletë mallra në Internet, paguani taksën!"

    Blerjet online/ Qeveria takson mallrat me vlerë mbi 22 €, ja sa do paguani tani

    Ulet pragu per blerjet online nga interneti dhe mallrat per perdorim personal qe dergohet me poste nga jashte vendit.

    Emri:  qeveria.jpg

Shikime: 164

Madhësia:  51.7 KB

    Qeveria miratoi vendimin per uljen e pragut te pataksueshem ne masen 22 euro per blerjet online dhe 45 euro per dergesat personale me poste.

    Vendimin e meparshem nga TVSH dhe taksa doganore perjashtoheshin blerjet dhe dergesat deri ne 150 euro.

    Pas këtij ndryshimi, çdo person që bën një blerje online me vlerë më shumë se 22 euro do t’i duhet të paguajë 20% tatim mbi vlerën e shtuar si dhe një tarifë doganore në varësi të origjinës së mallit.

    Për shembull për një blerje me vlerë 50 euro, do të duhet të paguani 10 euro TVSH plus taksën doganore për mallin.

    Vendimi

    NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.919, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E DISPOZITAVE ZBATUESE TË LIGJIT NR.102/2014, DATË 31.7.2014, “KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË””

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9, 10, 40 deri 42, 47, 119, pika 7, 149, 150 deri 152, 153, pikat 1, 2 e 3, 154, 161 deri 168, 169, 174, 175, 176, 177, 184 e 188, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    Në kreun 2, “Përjashtimi nga detyrimet e importit”, seksioni 5, “Dërgesat me vlerë të papërfillshme”, të vendimit nr.919, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, neni 116, “Mallra me vlerë të papërfillshme”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
    “Neni 116

    Mallra me vlerë të papërfillshme

    Në përputhje me nenin 117, çdo dërgesë mallrash me karakter jotregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e Shqipërisë, përjashtohet nga detyrimet e importit.
    Për qëllime të pikës 1, mallra me vlerë të papërfillshme janë:
    a) mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro;
    b) dërgesat e mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro.”.
    Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,026
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Vini re! Vini re! Po bletë mallra në Internet, paguani taksën!"

    Shqiptarët ndjehen të mashtruar nga rritja e taksës për blerjet online

    Elona Zaçe është e nxehur me vendimin e qeverisë shqiptare për blerjet online. 26-vjeçarja është një nga qindramijëra shqiptarët që kanë zbuluar kënaqësinë e blerjes online, duke e përdorur në mënyrë të rregullt për të blerë rroba dhe aksesorë.

    Por pasi qeveria i vuri një taksë prej 22.4 % blerjeve online mbi një vlerë prej 22 euro, ajo nuk është e sigurtë nëse do të blejë më online.

    Emri:  640x480-online-shopping.jpg

Shikime: 66

Madhësia:  41.6 KB

    “Është shumë e padrejtë. Unë kam gjetur pazare të mira online në një kohë kur çmimet në dyqanet shqiptare dhe në qendrat tregtare janë të larta dhe gati kurrë nuk ka ulje,” tha ajo.

    Zaçe i tha BIRN pagesa prej 24 % ose më shumë për çdo blerje ishte shumë për të.

    Ashtu si Zaçe shumë shqiptarë janë të nxehur dhe po e shprehin pakënaqësinë e tyre me vendimin në rrjetet sociale, duke e konsideruar si një goditje jo vetëm të mundësisë për të blerë rroba, por edhe të librave apo mjeteve për rritje profesionale.

    Qeveria e mori vendimin për të ulur limitin e pataksueshëm me një faktor shtatë për blerjet online të mërkurën e kaluar.

    Ndërkohë që njerëzit më parë kishin mundësi të blenin mallra me vlerë deri në 150 euro online pa asnjë taksë shtesë, tani do të duhe të paguajnë 20 % TVSH dhe plus 2.4 % taksë doganore në qoftëse vlera e mallit është më e lartë se 22 euro.

    Qeveria gjithashtu ka ulur limitin e vlerës së mallrave që qytetarët shqiptarë mund të marrin si dhuratë nga miqtë e tyre që jetojnë jashtë vendit. Ato do të duhet të paguajnë taksa në çdo dhuratë që ka një vlerë më shumë se 45 euro, një limit që më parë ishte 145 euro.

    Ky vendim prek të gjithë, por në mënyrë të veçantë të rinjtë, të cilët e përdorin internetin për të blerë rroba, aksesorë dhe produkte nën vlerën 150 euro.

    Statistikat e shoqatës shqiptare të bankave tregojnë se tregtia onlinë rritur me ritime të shpejta në vitet e fundit.

    Mbi 120,000 transaksione online u bënë në muaj në Shqipëri gjatë katër muajve të fundit. Në prill ky numër arrit 130,000 transaksione.

    Të dhënat tregojnë rritjen e blerjeve online sepse volumi i dërgesave me postë të shpejtë u rrit me 130 %.

    Artan Gjergji, një ekspert financiar, i tha BIRN se vendimi i qeverisë dukej i nxituar dhe i marrë pa vlerësuar efektet negative.

    Ai tha se qeveria po vriste biznesin online në shqipëri, në një kohë kur kjo formë biznesi po lulëzon në të gjithë botën.

    “Kjo inicativë do t’i shkurajojë konsumatorët dhe është në kundërshtim me politikat e Bankës së Shqipërisë, të cilat kërkojnë t’i stimulojnë transaksionet online,” tha ai.

    Gjergji beson që motivi i vërtet ka të bëjë me dëshirën për të mbledhur më shumë taksa afatshkurtër, nga një sektor që po regjistron rritje.

    “Nuk pres që iniciativa e qeverisë të jetë e suksesshme sepse bizneset do ta ulin nivelin e e-commerce, do të inkurajojë dhe evazionin sepse njerëzit do të përdorin cash në vend të transaksioneve bankare online,” parashikoi ai.

    Në fakt qeveria ka ndjekur politika kontradiktore në lidhje me limitin e pataksueshëm për blerjet online. Në maj 2014 ministria e Financave propozoi rritjen e limitit të pataksueshëm për blerjet online nga 75 në 150 euro për të stimulaur e-commerce. Tani ministria ka ndryshuar mendje.

    Fatjona Mejdini
    BIRN

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •