Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes: "Taksë 5 euro çdo qytetari që udhëton me makinë në Rrugën e Kombit!"

    Rruga e Kombit, MTI: Tarifa është 4.16 euro pa tvsh

    Emri:  rruga-e-kombit.jpeg

Shikime: 63

Madhësia:  33.4 KB

    Pas polemika për përdorimin e Rugës së Kombit me një tarifë 5 euro, Ministria e Transportit ka sqaruar në një deklaratë për shtyp se ka pranuar ofertën më të mirë.

    Sipas zëdhënësit për shtyp, MTI thekson se gjithçka është bërë transparente në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.

    “Kemi bërë transparencë të plotë për koncesionin e Rrugës së Kombit. Tarifat për përdorimin e rrugës nuk u paraqitën nga qeveria, por nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, – tha zëdhënësi. –

    Fituesi ka ofruar 110 milionë euro më shumë se pa tjetër. Tarifa për përdorimin e rrugës është nën mesataren e rajonit. Të gjitha do të bëhen transparente. Tarifa për rrugën Milot-Morinë do të jetë 4.16 euro pa Tvsh”.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Taksë 5 euro çdo qyetari që udhëton me makinë në Rrugën e Kombit!"

    Taksa 10 euro e Rrugës së Kombit, PD: Do ta anulojmë koncesionin

    Emri:  Jorida-Tabaku-847x477.jpg

Shikime: 104

Madhësia:  26.6 KB

    Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vendosur një taksë të re e të rëndë mbi shqiptarët, duke u marrë 10 euro për çdo udhëtim në Rrugën e Kombit.

    Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja Jorida Tabaku e ka cilësuar këtë një skandal që thellohet më shumë kur del në pah se qeveria ka vendosur këtë nivel takse 33 për qind më të lartë se niveli maksimal që kanë sugjeruar ekspertët.

    “Sipas strategjisë, pagesa për rrugën e Kombit duhet të varionte nga 0,5-3.5 cent/km. Për 114 km nga Miloti në Morinë pagesa e përballueshme për veturat duhet të ishte nga 0.57-3,99 Euro për të gjithë gjatësinë e rrugës. Në rast se pagesa do të zhvendoset në Rrëshen atëherë totali nuk duhet të kalojë 2,8 Euro për të gjithë distancën.

    Mirëpo Edi Rama e caktoi 5 Euro! Të paktën 33% më shumë se çmimi i maksimal sugjeruar nga ekspertët!

    Një aferë e pastër me miliona euro çdo vit, një barrë e re e vendosur në kurrizin e shqiptarëve, sipas skemës së qeverisë për 30 vite me radhë, në emër të mirëmbajtjes së rrugës, kjo, shtuar subvencionit prej 5,6 milionë euro çdo vit që do të japë shteti.

    Po taksa e qarkullimit që është rritur në dy vjet me 240 lekë, për çfarë përdoret në një kohë që mirëmbajtja e rrugëve është në minimumin historik?!

    Përpara se të merrej ky vendim duhej bërë një analizë e plotë, shteruese dhe shumë serioze e kosto-përfitimeve, një analizë e plotë e impaktit ekonomik, një analizë e plotë e impaktit në turizëm, kur dihet se turistët nga Kosova mbizotërojnë në plazhet Shqiptare.

    Partia Demokratike i siguron qytetarët shqiptarë se do ta anulojë këtë koncesion të dyshimtë, këtë taksë të papërballueshme për jetën e tyre”, tha ndër të tjera Tabaku.

    Shqip

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Taksë 5 euro çdo qytetari që udhëton me makinë në Rrugën e Kombit!"

    taksa per rrugen duhet llogaritur
    bazuar ne te ardhuren mujore
    te shofereve dhe jo oreksin
    dhe deshiren e Rames.
    Taksa per rrugen duhet jete diku
    0.01perqind e rroges mujore dhe te paguhet 1 here ne muaj
    Pse 1 euro ne muaj eshte cmim
    i arsyshem.
    Cilat jane motivet e Rames qe cakton 5 euro per nje kalim?
    Rritje te tilla taksash do cojne
    ne rritjen e cmimeve te artikuve
    ushqimore industriale dhe serviseve sepse do rriten shpenzimet e transportit.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •