Përshëndetje,

jam në kërkim të një programi drejtshkrimor për gjuhën shqipe që mund ta përdor edhe në macbook-un tim. E di që për aplikacionet office ekzistojnë programe të tilla, por që ato nuk janë kompatibël në macbook. A njihni ndonjë alternativë apo vërtet nuk ekziston ende diçka e tillë për gjuhën shqipe?

Faleminderit paraprakisht për çdo informacion!