Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,399
    Postimet në Bllog
    17

    Ilir Meta: "Po nuk u votua reforma në drejtësi, LSI do rrëzojë qeverinë Rama."

    Meta: Të votojmë reformën ose dorëhiqemi nga qeveria dhe zgjedhje

    Emri:  meta-5-655x356.jpg

Shikime: 234

Madhësia:  18.9 KB

    Ilir Meta ua shkermoqi skemen kunder tij te projektuar nga Edi Rama dhe nje ambasador i huaj i blere nga kryeministri siç thote Lubonja. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në deklaratë për median dhe kërkon gjetjen e një kompromisi për votimin e reformës në drejtësi më 21 korrik nëse nuk arrihet kjo ai thotë se është gati të japë

    Ilir Meta: Propozimi im është ky: Të takohemi të pestë. Unë si krytar parlamenti, dy kryetarët e forcave kryesore politike që kanë përgjegjësi para popullit. Dy ambasadorët e nderuar nëse kanë propozime të tjera janë të mirëpritur. Dhe të mos dalim e të mbyllemi përgjithmonë këtu nëse nuk japim zgjidhje dhe nuk votojmë ndryshimet kyushtetuese të enjten në orën 10:00.

    Sepse të gjithë kemi premtuar këtë gjë dhe të gjithë duhet të sakrifikojnë këtë gjë. Dhe për ti hequr kujtdo çdo lloj meraku

    Absolutisht miratimi i kësaj reforme është i domosdoshëm dhe duke e parë se mosbesimi është kaq shqetësues i lodhshëm dhe i rrezikshëm për të ardhmen jam i bindur se rruga më e mirë do të jetë ndërtimi i një qeverie ekspertësh e cila pas miratimit të reformës e çon vendin në zgjedhje demokratike dhe të pakontestuara nga askush.

    Unë personalisht jam gati që për hir të këtij kompromisi të jap dorëheqjen nga ky moment nga kryetar i parlamentit nëse i shërben kompromisit. Ministrat e forcën politike që unë përfaqësoj të bëjnë të njëjtën gjë në mënyrën që ne të detoksikojmë këtë klimë helmuese të egër e të papranueshme”

    “Reforma që duhej të kalonte në pranverë ka rrezik të asfiksohet nga stina e vapës. Përpjekjet për të shpikur fajtor për mosgjetjen e konsensusit duhet të marrë fund.

    “Edhe mua si Lu mu sos durimi” thotë Meta i cili ka një propozim tjetër: Kryetari i Kuvendit, Kryetari i PD-së, Kryeministri, Ambasadori Lu dhe Vlahutin të mbyllemi këtu në Kuvendin e Shqipërisë. Të kyçemi të pestë në Kuvend të gjejmë zgjidhje ose të mbyllemi përgjithmonë”

    Shoh rrezikun serioz të dështimit të saj dhe maxhoranca aktuale nuk i ka këto vota, por dhe në rastin e miratimit të saj pa konsensusin e opozitës them me bindje të plotë se nëse mosmiratimi është hap prapa, miratimi në mënyrë të diskutueshme mund të hapë një situatë krejt të re.

    Ilir Meta ishte kaq i prerë dhe i qartë sa asnjëherë tjetër. Ndaj drejt zgjedhjeve parlamentare te parakohshme. Qeveri Teknike. Populli te vendose se kujt ia beson qeverine e re.


    Sipas ATSH lajmi i zbardhur nga konferenca e Ilir Metës:

    Kryeministri Edi Rama, Kreu i PD, Lulzim Basha, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, dhe dy ambasadorët, ai amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin të mblidhen në Kuvend dhe të gjejnë një zgjidhje konsensuale për reformën, ka cilesuar ai ne nje konference per shtyp nga Kryesia e Kuvendit.

    “Meqenëse Shqipëria është Republikë parlamentare dhe unë jam kryetar i parlamentit i ftoj të dy aktorët politikë kryesorë, por pse jo dhe dy ambasadorët kryesorë zotin Lu dhe zonjën Vlahutin, që ne të mbyllemi këtu në Kuvendin e Shqiëprisë, këtu ku na ka sjellë sovrani për t’i dhënë drejtësi për të ardhmen”, tha Meta.
    Të takohemi të 5-të unë si kreu i kuvendit,dy kryetarët e forcave kryesore poltike, dy ambasadorët e SHBA dhe BE dhe të mbyllemi e të mos dalim nëse nuk arrijmë një konsensus nëse nuk i japim një zgjidhje. Të gjithë jemi votuar për ketë gjë dhe të gjithë duhet mbajmë përgjegjësi për këtë gjë.

    Sipas tij, udhëheqësit aktualë të politikës shqiptare duhet të bëjnë përpjekjet ekstreme për ta shndërruar reformën në drejtësi në një histori suksesi për të gjithë shqiptarët.

    “Nuk kemi të bëjmë thjesht me ndryshime kushtetuese, por thuajse me një Kushtetutë të re të Republikës së Shqipërisë, sepse janë ndryshime thelbësore. Nuk më ka pëlqyer aspak historia si ka filluar historia e reformës në drejtësi, gjë që e kam bërë të ditur për të gjithë ndërkombëtarët. Jemi sot në momentin kur reforma mund të asfiksohet nga vapa që ka filluar. Përpjekjet për të shpikur fajtorë dhe për të mos gjetur konsensusin duhet të marrin fund nga aktorët e përfshirë, përfshi këtu kreun e Partisë Socialiste dhe kreun e Partisë Demokratike, por edhe mbështetësit e kësaj reforme. Kam kërkuar me kohë dialog të nivelit të lartë bazuar mbi mendimet dhe rekomandimet e OPDAT, EURALIUS dhe Komisionit të Venecias. Pavarësisht klimës në të cilën është zhvilluar kjo reformë, kemi vënë re shkëmbime të vazhdueshme të akuzave se kush e ka vendin në burg sipas reformës së re të drejtësisë. A thua se kjo reformë bëhet thjesht për të futur disa politikanë në burg. Kjo reformë nuk është pronë e politikës, por detyrë dhe përgjegjësi e saj për t’i dhënë zgjidhje. Njëkohësisht edhe për t’u thënë qytetarëve shqiptarë, se përmes kësaj reforme vendi ynë do të bëhet më i mirë për ta”, ka deklaruar ndër të tjera kryeparlamentari Meta.

    Mbi mënyrën sesi duhet të zhvillohet takimi i propozuar prej tij në Kryesinë e Kuvendit, Meta tha se, “Jo duke e filluar takimin se kush do të shkojë i pari në burg. Me të tilla sjellje ne shkatërrojmë konsensusin dhe frymën konstruktive të kësaj reforme. Nuk bëhet reforma dhe nuk arrihet konsensusi duke thënë se ai apo ajo do të shkojë në burg. Nëse duam reformë, gjithçka duhet nisur nga e folura: unë do të shkoj në burg nëse kam shkelur ligjet e këtij vendi”, shpjegoi Meta.

    Ndërsa në rast rreziku të dështimit të miratimit të kësaj reforme, Ilir Meta parashikon skenarë aspak të mirë për vendin, Meta shtoi se, “këtu kemi të bëjmë me një Kushtetutë të re, me institucione të reja, të cilat do të mbajnë peshën kryesore të suksesit apo të dështimit të kësaj reforme, që nuk bëhet vetëm për zgjedhjet e radhës, por për të paktën 30 vitet e ardhshme të këtij vendi, kohë gjatë së cilës shumë prej nesh nuk do të mund të jemi më në politikë. Unë shoh një rrezik tepër serioz jo për politikanët, por për vendin, nëse kjo reformë nuk do të miratohet me konsensus, sipas Venecias, e padyshim edhe sipas standardeve europiane dhe euroatlantike. Shoh rrezikun e dështimit të saj, sepse mazhoranca aktuale nuk i ka 93 votat, por edhe në rastin e miratimit të saj pa konsensusin e opozitës, unë ju them me bindje se ky mund të hapë një situatë krejt të re për vendin, që nuk do të jetë ajo e forcimit të institicioneve dhe shtetit ligjor, e paanshmërisë së institucioneve të reja që do të dalin prej kësaj reforme, por një kapitull afatgjatë destabiliteti në këtë vend për shkak të kundërshtimeve të reformës së miratuar në mënyrë të njëanshme. Shqipëria nuk duhet të shndërrohet në një Maqedoni, për shkak të mungesës së konsensusit”, paralajmëroi kreu i Parlamentit, Meta.

    Meta theksoi se mbështet deklaratën e ndihmës sekretares Nuland. “Mbështes fuqimisht deklartën e ndihmës sekretares Viktoria Nuland për të arritur konsensusin. Mbështesim dhe propozimin hybrid, por konsensusi është i domosdoshëm. Prandaj ne duhet të kyçemi të pestë për të dalë para shqiptarëve për ta bërë këtë reformë”.

    Meta deklaroi se nëse reforma në drejtësi nuk miratohet të largohemi nga politika. “Nëse kjo reformë nuk do të miratohet më mirë largohemi nga politika. Por reforma duhet miratuar me konsensus. Mosmiratimi i reformës të enjtën është një hap prapa për vendin dhe miratimi në mënyrë jokonsensuale mund të hapë një situatë të re për të krijuar një paanshmëri në institucionet e reja”.

    Koha Jone

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Ilir Meta: "Po nuk u votua reforma në drejtësi, LSI do rrëzojë qeverinë Rama."

    Qe ne shqip do t'thote:
    Zgjedhje te parakohshme=harrojeni reformen.

    Luse i duhet ba monument mu ne mes te Tiranes nese e çon ne fund ate qe e ka nis. Ai tashi po na njef me t'vertet sesa popull trim-bujar dhe i ndershem paskemi qene...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Ilir Meta: "Po nuk u votua reforma në drejtësi, LSI do rrëzojë qeverinë Rama."

    E bukur do ishte te behej nje paralelizem midis figures te Metes dhe Lu-s. Megjithe diferencat e pergjithshme qe kane pothuajse ne kete reforme po ecin paralel,per te mos thene qe e mendojne njesoj si pikaritje.

    E vetmja diference eshte se Meta e do reformen si garanci ndersa Lu-ja e do sa per emer... Duke supozuar gjithmon se pa garanci nuk ka reforme dhe me garanci eshte nje reforme qe nuk mund te quhet e tillle.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Ilir Meta: "Po nuk u votua reforma në drejtësi, LSI do rrëzojë qeverinë Rama."

    Ky Meta eshte perfaqesuesi tipik i asaj cfare ka ndodhe ne Shq. keta 20 vitet e fundit .Mblodhi rreth vetes gjithe rrugacet/hajdutet/kriminelet dhe mund te shtosh pa fund epitete .Ky lloj grupi ka mbledh para me pislleqet e pafund qe ka bere. Thjesht po investojne keto para tee pista ne politike me keshtu edhe i pastrojne por edhe i shtojne.Asnje vend i botes nuk ka pare te mire me keta lloj "politike" .Rama po te kete b...ole te dal ne zgjidhje te reja i vetem. PD-ja ka merdhif .Me salen & co nuk do te jete ndonjehere per tu marr seriozisht. PS-ja te fitoj e vetme dhe keshtu ka nje pike shprese.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Ilir Meta: "Po nuk u votua reforma në drejtësi, LSI do rrëzojë qeverinë Rama."

    Citim Postuar më parë nga WesternBlot Lexo Postimin
    Ky Meta eshte perfaqesuesi tipik i asaj cfare ka ndodhe ne Shq. keta 20 vitet e fundit .Mblodhi rreth vetes gjithe rrugacet/hajdutet/kriminelet dhe mund te shtosh pa fund epitete .Ky lloj grupi ka mbledh para me pislleqet e pafund qe ka bere. Thjesht po investojne keto para tee pista ne politike me keshtu edhe i pastrojne por edhe i shtojne.Asnje vend i botes nuk ka pare te mire me keta lloj "politike" .Rama po te kete b...ole te dal ne zgjidhje te reja i vetem. PD-ja ka merdhif .Me salen & co nuk do te jete ndonjehere per tu marr seriozisht. PS-ja te fitoj e vetme dhe keshtu ka nje pike shprese.
    PS fitoi e vetme ne 97 dhe fitoi pikerisht qe ti garantonte Berishes edhe 20 vjet te tjera jete politike. Tani,mire qe fitorja e Berishes i garantoi socialisteve edhe nje 45 vjecar tjeter,por, te kerkosh ti garantosh akoma edhe nje 25 vjecar Berishes me duket pak si mazokizem.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ilir Meta: "Po nuk u votua reforma në drejtësi, LSI do rrëzojë qeverinë Rama."

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    PS fitoi e vetme ne 97 dhe fitoi pikerisht qe ti garantonte Berishes edhe 20 vjet te tjera jete politike. Tani,mire qe fitorja e Berishes i garantoi socialisteve edhe nje 45 vjecar tjeter,por, te kerkosh ti garantosh akoma edhe nje 25 vjecar Berishes me duket pak si mazokizem.
    Serafimo, kjo reforma keshtu siç po konceptohet nga te huajt, pak shanse ka te sjelle drejtesi!
    Ose behet nje reforme, ku e fillojme te gjithe me zero (PD, PS, LSI), ose me mire te mos miratohet.

    E bukura eshte se Donald Lu ben deklarate per shtetasit amerikan qe te evitojne mitingjet, nderkohe se del vete ne nje miting te fondacionit Soros ne Tirane, ne mes te gjithe militanteve socialiste. Hajde pastaj mos thuaj qe jemi vend bananesh...

    Nese vertete drejtesia do te ishte e pavarur, amerikanet kishin sjellur nja 20 gjykates e prokurore dhe largoheshin vete te inkriminuarit. Por keshtu siç po lobohet fort nga Soros per t'ja varur Rames melçite ne qafe, vetem konflikte, perçarje dhe polarizim do shkaktoje!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Ilir Meta: "Po nuk u votua reforma në drejtësi, LSI do rrëzojë qeverinë Rama."

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Serafimo, kjo reforma keshtu siç po konceptohet nga te huajt, pak shanse ka te sjelle drejtesi!
    Ose behet nje reforme, ku e fillojme te gjithe me zero (PD, PS, LSI), ose me mire te mos miratohet.

    E bukura eshte se Donald Lu ben deklarate per shtetasit amerikan qe te evitojne mitingjet, nderkohe se del vete ne nje miting te fondacionit Soros ne Tirane, ne mes te gjithe militanteve socialiste. Hajde pastaj mos thuaj qe jemi vend bananesh...

    Nese vertete drejtesia do te ishte e pavarur, amerikanet kishin sjellur nja 20 gjykates e prokurore dhe largoheshin vete te inkriminuarit. Por keshtu siç po lobohet fort nga Soros per t'ja varur Rames melçite ne qafe, vetem konflikte, perçarje dhe polarizim do shkaktoje!
    DUKE,kete reforme e bejne dy forca,nje, te huajt dhe dy,klasa politike. Te paret,te huajt kane qellim vetem mbajtjen e qetesise dhe per kete mundohen ti japin pak force drejtesise sepse sic dihet jemi vend pa asnje institucion shteteror qe mundet te garantoje njefar qetesie o nje minimum te ligjit. Vetem se kete force o panvarsi kerkojne ta kryejne pa prishur bilancimet brenda politikes dhe vet drejtesise dhe ngjan jo si nje reforme qe do te kete prespektiv per te ardhmen por eshte thjeshte nje reforme per te justifikuar trazirat o problemet qe do krijohen ne te ardhmen.
    Te dytet kane te njejtin qellim te mbajne privilegjet dhe pushtetin dhe mbase kete reforme e duan me shume se vet te huajt per arsye se kjo reforme u jep garancite qe kerkojne,nje mosprekje,dy legjimitetet. Per mua mosdakortsia e PD behet komplet me miratimin e PS dhe LSI-s,pra eshte dicka e organizuar dhe orkestruar nga te treja partite,po bejne ate qe beri Ramiz Alia mbas 90-tes.

    Ne fakt po te ishin se deshen nje reforme vertet ne drejtesi hapi i pare do ishte Byroja e pavarur,qe do kishte nje mision e veprimtari te caktuar e mbi te gjithe... Nuk eshte se Byraja do zgjidhte problemin por do kishte nje sens egzistimi....Por edhe aty te huajt nuk insistuan ju pershtaten lojes politike,ku u propozua nga Rama por qe ndryshoi mendim duke thene qe nuk duhet,u rimor nga Saliu qe te miratohej me lojen, pse nuk e miratoni...Meta ne fillim ishte kundra pastaj kur e garantuan qe nuk miratohej ishte dakort,u ra dakort dhe me te huajt dhe u soll ne Parlament...dhe si perfundim Saliu tha qe nuk duhet dhe Rama ju pergjigj,ju thashe qe nuk duhet. Nuk e di se sa kapital financiar ka ikur jashte keto muaj por me nje reforme te vertete ne Shqiperi te jesh i sigurte qe bankat e vendit mbesin bosh...

    Mbesim gjithmone ne vend numuro... dhe pa nje kulture morale o moraliste cdo lloje reforme eshte e kote. Pa hapur dosjet nuk mundet te keshe nje kulture morale dhe pa moral nuk mundet te keshe as ligj e as shtet.

    E kam thene ne fillim qe nuk ka reforme pa kosto por reforma ne drejtesi ne Shqiperi eshte e paberballueshme si nga ana ekonomike si sociale dhe politike.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •