Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Kur Hajdutëria në emër të `Patriotizmit` refuzon Reformën

    Shqipëria mbetet një nga vëndet e rralla në të cilat për 25 vitet e fundit nuk është respektuar ligji, hajdutët nuk janë ndëshkuar por mbeten në drejtimin e vëndit, të korruptuarit i janë shmangur me sukses drejtësisë dhe mbetën drejtuesit faktikë të vëndit, dhe ku vrasjet politike kanë mbetur pa përgjigje dhe ku populli largohet nga sytë këmbët nga vendi për shkak të mungesës të drejtësisë.
    Këto 25 vite nuk janë të vetmet kur qeverisjet e kanë patur të pamundur të stabilizojnë vendin. Sigurisht edhe në shkrime të tjera kam përmëndur se në një vënd të vogël si Shqipëria çdo 7-11 vjet ndodh një rrëmujë, një anarki e cila gjithmonë ka shërbyer për të justifikuar vjedhjet, hajdutërinë, ose edhe vrasjet.
    Kështu që pas ngjarjes të gjithë fajtorët dalin pa u lagur, të gjithë fajtorët mbeten në drejtim, të gjithë fajtorët bërtasin se fajin e ka komunizmi dhe këlyshët e komunistëve (duke harruar se edhe ata janë pjesë e këlyshëve).
    Edhe në kohën e komunizmit çdo 7 –maximumi 11 vite bëhej një `katarrsis` vrastar, nga të cilat udhëheqja justifikonte fajet dhe gabimet e veta para syve të popullit.
    Po kështu në kohën e Zogollit gjithashtu çdo 7-11 vitet ndodhte një zallamahi dhe klani drejtues nëpërmjet zallamahisë vrastare forconte pushtetin dhe humbte gjurmët e hajdutllëqeve dhe të vrasjeve.
    Sigurisht në kohën e periudhës osmane paria drejtuese e sanxhaqeve shqiptare përdorte të njëjtën metode por në një mënyrë më dinake duke vendosur në krye të fshatrave dhe zonave të ashtuquajturit `kaçakë` apo trimat e zonës të cilët kishin dorë të lirë në vrasje, çpronësime, vjedhje, largime të njerzve nga vëndi në emër të fesë, të sulltanit, dhe të drejtuesit tradhtar të sanxhakut.
    Këto hilera anadollake madje dhe bizantine kanë zënë rrënjë në klasat drejtuese në kohë të ndryshme në Shqipëri.
    Madje në kohët e turbullta që po kalon Shqipëria ( kur ka patur Shqipëria ndonjëherë kohë të kthjellët e të qetë?) sot, klasat drejtuese në Shqipëri vazhdojnë të rrëmbejne, vjedhin, vrasin, detyrojnë të emigrojnë njerëzit, dhe në çdo marifetllëk anti-ligjor përdorin armën e suksesëshme të shpifjes e cila shprehet në gjuhën e zakonhme popullore `hajduti thërret kapeni hajdutin`.
    Dhe kjo melodi zhurmuese vazhdon që prej 26 vitesh demokraci, melodi të cilën e kanë mësuar dhe të varfërit, dhe të papunët, dhe servilët, madje dhe intelektualët seriozë të cilët megjithse e kanë ngrënë një shqelm bythëve nga drejtuesit për tu mënjanuar nga politika, por ashtu të varfër e pa perspective të ardhmeje, kanë filluar të këndojnë këtë melodi me qëllimin e vockël për të mbajtur vehten me bukë sepse sigurisht `paraja e bardhë për ditë të zezë` është.
    Dhe këto paradokse që nuk ndodhin në asnjë vënd tjetër të botës, nuk kanë të sosur, duke e lënë vendin dhe popullin jashtë integrimit, pa ligje, pa ndëshkueshmëri, pa të ardhme.
    Klasa drejtuese shqiptare e ka kaluar ylberin dhe këtu zënë vënd fjalët e Nolit e Koncës ku Tradhtari nderohet si Hero në vënd që të ishte në burg ; Hajduti që vjedh miliona bëhet Deputet, ku katundari bëhet Rektor, ku vrasësi bëhet ligjvënës, ku i korruptuari blen votat e elektoratit dhe përqesh të ndershmin për paaftësi dhe turma e paguar nën dorë e duartroket.
    Çudirat nuk kanë të sosur kur shikon në historinë e këtij vëndi të bekuar nga Zoti për pasuritë e tij (por të mallkuar gjithashtu nga Zoti për shkak të klasave drejtuese hajdute) se turmat që përkrahin këto klasa drejtuese ngatërrohen për popull, kur mediat tv dhe ato gaztareske dhe digitale, te blera po nga kjo klasë drejtuese nxijnë të bardhën dhe përpiqen të zbardhin të zezën sterrë të veprimit të zotërve të tyre.
    Qëllimi i kryesor i klasave drejtuese është mbajtja e pushtetit por në kapitalizëm rotacioni i pushtetit ka sjellë risi në Shqipëri përsa i përket zënies së posteve por pa të prekur ligji sepse siç dihet në kapitalizëm ``Hajdut nuk është ai që vjedh por ai që kapet``.
    Përplasja e madhe përsa i përket Reformës në Drjetësi qëndron pikërisht në atë që kërkon BE dhe SHBA: rregullimin e ligjeve dhe zbatueshmërinë e tyre në mënyrë që të mos ketë më të `pandëshkueshëm` dhe `mbi ligjin`, pra që Shqipëria para se të integrohet të futet më në fund në binarët e zbatimit të ligjeve të njëjta me ato europiane.
    Dihet që në Shqipëri që kur ajo është krijuar e deri më sot eështë zbatuar ligji vetëm ndaj pambrojturve, të varfërve, njëlloj si te vargjet e Nolit tek `Marshi i Kryqëzimit`:

    Dy kusarë të vegjël i zumë në lak.
    Kryqësoji këta, se na vothnë fort pak,
    Kryqësoje këtë, se s'na vodhi aspak:
    Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.

    Sot SHBA dhe BE kërkon që ligji të veprojë pikërisht mbi ata që kanë dëmtuar pronën, që kanë rrëmbyer miliona, që kanë dëmtuar pasuritë kombëtarë, që kanë penguar drejtësinë, që i a kanë hedhur pa u lagur, për hir të postit.
    Kjo ka shkaktuar pas vitit 2013 një zallamahi të madhë në Shqipëri pasi PS u përpoq dhe po përpiqet të pastrojë pusetën e krimit dhe të babëzisë 25 vjeçare, pasi Rama hapi kapakun e kutisë së Pandorës.
    Por të hapësh kutinë e Pandorës pa lejen e perëndimorëve duhej një guxim i madh.
    Sidoqoftë perëndimorët e kuptuan dhe e pranuan që ky kapak i krimit duhej hapur, dikush duhet ta hapte.
    Por ashtu si në shah, të bësh një lëvizje të guximshme duhet patjetër të mendosh kundërlëvizjet me imtësi sepse mund të humbësh lojën, edhe në këtë qeverisje përpjekjet e guximshme për të vënë trenin e shtetit në binarët e BE dhe SHBA, nuk kanë kaluar pa pasoja, madje të rrezikshme.
    Askush nuk e mendonte që gati me shumë se gjysma e klasës politike shqiptare nuk ishte e pastër madje e përlyer prej vitesh në llumin e keqqeverisjes dhe të pandëshkueshmërie.
    Të justifikuar nga disa parrulla të hershme të viteve 92-95 për të krijuar klasën e pasur e cila nuk egzistonte në Shqipëri për shkak të politikave komuniste të barazitizmit, të apollogjetizuar nga BE dhe SHBA për gafat e vogla e deri tek faje të rënda pikërisht për shkak të disa interesave gjeostrategjike të disa vëndeve të BE gjatë viteve të pas komunizmit, duke përfituar nga dëshira e fqinjëve për ta mbajtur Shqipërinë e pa-stabilizuar, duke u pasuruar nga droga dhe prostitucioni, shitja e armëve dhe, amullia në pronat- një pjesë e madhe e klasës politike dhe e servilëve që u vinin pas ashtu si korbat pas kërmës u pasurua padrejtësisht, përdori rotacionin qeverisës dhe disinformimin nëpërmjet mediave të blera dhe zhurmimit artificial për probleme e ngjarje që u interesonte, për ti u shmangur ligjit dhe për të dalë të pastër ashtu si mund të jetë i pastër para ligjit të deformuar të drejtësisë shqiptare dhe prokurorisë shqiptare të ndotur nga pa-aftësia dhe shkelja e ligjit.
    Sot, kjo masë politike agresive qoftë nën emrin e Opozitës të sotme qoftë nën maskën e kritikëve të maxhorancës të cilët po përdorin kartën e fundit që u ka mbetur për tëë luajtur atë të Patriotizmit (sigurisht korruptiv), po përbën një rrezik serioz për të ardhmen e Shqipërisë., integrimin e saj, dhe nën maskën e patriotizmit korruptiv po kundërshton SHBA dhe BE, e cila vetë ka ngelur e habitur se si këta pinjollë të ish-komunizmit të cilët vetë ajo i përkrahu për të drejtuar vendin- sot kundërshtojnë BE dhe SHBA duke e luftuar me të njëjtën monedhë të cilën e morën plot servilizëm në fillimet e tyre.
    Paradoksi i madh qëndron gjithashtu edhe në guximin dhe arrogancën e paraqitur jo vetëm ndaj kolegëve të maxhorancës por ndaj ndërkombataëve duke treguar qartë se janë fajtorë totalisht për ngjarjet e kaluara, të tanishme , madje dhe për të ardhmen, nëse Reforma në Drejtësi nuk do të miratohet.
    Shpresa e tyre është në mosmiratim- zgjedhje të parakohëshme-dhe fitore përsëri e paligjëshmërissë në zgjedhjet e ardhshme të supozuara.
    Hipokrizia në sjelljet e Opozitës dhe një pjese të Maxhorancës tregon edhe njëherë se Shqipëria nuk mund të drejtohet vetë por duhet një Trojkë Europiane që të vendosë në binarë një Shqipëri Europianë të ardhshme, ndryshe nostalgjia për të kaluarën nën Perandorinë Osmane dhe Perandorinë Komuniste, do të eklispojë çdo përpjekje një të ardhme më të mirë.
    Ashtu sikundër thuhet që të dhënat e pasurisë dalin me Shpirtin ashtu dhe lufta kundër korrupsionit, hajdutllëkut, vrasjeve, prostitucionit, drogës do të jetë shumë e vështirë.
    Kjo mund të sqarohet vetëm me një shëmbull të thjeshtë, qeverisja e kaluar i fshehu popullit se sa borxhe i kishte biznesit duke e zhytur Shqipërinë në deficit të madh buxhetor.
    Por gjithashtu i fshehu popullit se i gjithë vendi ishte mbjellë me kannabis duke keqinformuar atë se ishte vetëm Lazarati.
    Mungesa e Transparencës e ka vendosur me shpatulla për muri qeverisjen aktuale sepse siç thamë më sipër dis-informimi nëpërmjet analistëve të paguar dhe mediave e shtypit mediatik, dalja pa u lagur nëpërmjet drejtësisë se korrutpuar e ka bërë të pamundur ecjen përpara pa ndihmën e BE dhe SHBA.
    Kjo djallëzi e një grupi të madh drejtuesish dhe ish-drejtuesish, ka shkaktuar konfuzion të plotë në popull i cili megjithse e kupton se ndërkombëtarët dhe qeverisja aktuale po përpiqen për të nxjerrë vëndin nga bataku anti-ligjor, është shumë e vështirë për të dënuar dhe vënë në vënd drejtësia nëse nuk ngulmohet në mënyrë që e mira të mundë të Ligun e parfumosur me erën e parave të vjedhura, të pispillosur me veshjet e ylberistëve, të helmatisur nga droga, të degjeneruar nga prostitucioni, të arsimuar në shkollat e larta të pa-edukimit, e të diplomuar në Programet e Shpifjes e të Spiunllëkut.
    Shpresojmë pa fund tek ndërkombëtarët të cilët ashtu si çliruan Kosovën, ndihmuan Shqipërinë të zerë një vend të respektuar në arenën ndërkombëtare, le të marrin seriozisht e të ndihmojnë Shqipërinë të kalojë pengesën e momentit- mungesën e dëshirës për të bërë Reformën në Drejtësi nga ana e klanit të Padrejtësisë që i ka bllokuar të ardhmen vëndit tonë.

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kur Hajdutëria në emër të `Patriotizmit` refuzon Reformën

    Une do sugjeroja nje tjeter titull per temen: "Kur Pirroja i Epirit, u be Pirroja i Rames"!

    Shume paradoksale do ishte qe nga nje Pirro i permasave nderkombetare qe pushtoi Romen e lashte, te kthehej ne nje Pirro lokal qe i duhet te mbroje Roshet e Kavajes, parcelat omniprezente me hashash ne Shqiperi, laboratoret e kokaines ne zemer te vendit, gangsteret miq te Tahirit, dasmat lluksoze me kursime pensioni te Veliajt, brimat e brekeve te Shukriut, gjinkallat Riformatore te Divjakes, etj etj etj....

    PS: Partia mbi të gjitha shoku Pirro! Na rruaç!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Kur Hajdutëria në emër të `Patriotizmit` refuzon Reformën

    Kjo pjesmarja e nderkombetarve eshte nje iluzion demagogjik per te mos thene iluzion patetik ne plote kuptimin e fjales.Eshte nje budallik qe i sherbehet popullit te thjeshte nga vet klasa politike sepse vet ata e dine se nuk ka garanci me te madhe se vet te huajt dhe ne fakt garancia e sistemit komunist te mbas 90 erdhi dhe u egzekutua nga Berisha dhe te huajt. Natyrisht pa te huajt asnje reforme nuk zgjat kaq shume,traktativa,propozimee supozime pa fund per te dale ne perfundim qe kush gjykates ka vjedhur te iki vete nga puna. Gjeniale,mundet te propozohet edhe per politiken sikur cdo person te shikonte vetveten dhe jo te tjeret.
    Mbas dekriminalizit dhe suksesit te papare te tije pritet edhe nga kjo reforme ndonje dorheqje nga ndonje gjykates periferie.

    Kesaj loje po ti heqesh figuren gjigande te Berishes,sepse po tregohet mjeshter si imperator,nuk ka asgje konkrete e serioze per tu diskutuar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Kur Hajdutëria në emër të `Patriotizmit` refuzon Reformën

    per cilet prokurore dhe gjykates te huaj e keni fjalen do denojne hajdutet e djeshem, ata te pa-arsimuarit e sorres qe pervetesuan fondet e njerezve ne nevoje. Shqiperia do behet kur SHQIPTARET te mendojne per SHQIPERINE.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kur Hajdutëria në emër të `Patriotizmit` refuzon Reformën

    Teme kot ,mungon boshti.
    Tema te tilla jane aq re pergjithsr
    pakenaqsi mdaj pushtetit politik ne pergjithsi
    Te kujton artikujt e gazetave
    te Rd ne vitet 90
    Autorin e temes e ka lene
    treni i politikes/koha mbrapa
    shume.
    Te lexosh kete teme bajate
    eshte thjesht humbje kohe.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Postime
    28

    Për: Kur Hajdutëria në emër të `Patriotizmit` refuzon Reformën

    qe kur Piroja i Epirit na paska pushtuar Romen.......Romen edhe gjeniu Hanibal Barca nuk mundi ta pushtonte............njerez lexoni mire para se te shkruani "fakte" qe egzistojne vetem ne koken tuaj.
    Shqipetaret te bashkuar ne nje shtet!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Kur Hajdutëria në emër të `Patriotizmit` refuzon Reformën

    Duke i Arberise ju falenderoj qe e lexuat por nje gje nuk e paske kuptuar se nuk ka ldhje rama me problemin se sa nderkombetaret.
    Here tjeter kur te lexosh nje shkrim gjej wwellimet dhe objektivat. Ndryshe do mendoj se nuk keni bere shkolle te larte ose ekeni paguar parate. E kjo tregon edhe njehere mungesen e intelektit.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Kur Hajdutëria në emër të `Patriotizmit` refuzon Reformën

    I nderuar beseven 11
    Kur mesohesh duke degjuar hajduti hajduti per dite ke pare ti se fjala hajdut nuk te duket shume e keqe madje duket ashtu si thua ti bajate. Por..... ky problem seriozi hajduterise po shkaterron cdo gje ne shqiperi sepse te pandeshkueshmit bredhin lirisht drejtojne dhe ju ne vend qe te .bani qendrim shkoni pas tyre madje duke u thene se ...keta jne politikane dheudheheqsa. Turp i nderuar qe nuk paske kuptuar asgje ne sjqiperine tone te kapur nga katundaret dhe dallaveraxhinjte. Turp qe me indiferencen tende qe e quan inteligjnce ne nje kohe qw duhet quajtur demence-temos reagosh te pakten per te treguar se kedinjitet.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Kur Hajdutëria në emër të `Patriotizmit` refuzon Reformën

    I nderuari Erik,

    Pergjigja juaj me kujton pergjigjen qe u thone prinderit femijeve `mos e prek soben se te djeg`, por femija kureshtar e prek dhe digjet dhe pastaj qan.
    Prindit nuk i ngelet asgje per te thene pervecse ..te thashe or bir mos e prek.
    Keto jane faktet qe ju thoni qe nuk egzistojne. Ato bejne muuuu por ju doni qe kur te vriten njerez atehere ato do ti quash fakte? Turp i nderuar Erik qe e mban vehten te zgjuar dhe kerkon faktet. Fakti sot eshte brenda.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Kur Hajdutëria në emër të `Patriotizmit` refuzon Reformën

    I nderuar Par, e kam fjalen qe te pandeshkueshmit te ndeshkohen nga ligji is te djeshmit ashtu dhe te sotmit. Kete nuk e bejme dot pa ndihmen e nderkombetareve se te djeshmit dhe te sotmit qe jane te pandeshkueshem jane ende te fuqishem dhe nuk i denon dot.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Kur Hajdutëria në emër të `Patriotizmit` refuzon Reformën

    Cfare boshti kerkon mor i nderuar, kur vete Shqiperia nuk ka bosht. Cfare teme bajate thua se eshte kur ne fakt bajate jeni ju qe nenvleresoni problemet qe kane lindur. Bajate jane indiferentet si puna juaj qe kur shikoni nje shkrim apo nje ngajrje qe ju prek edhe indiriket reagoni shume felliqur duke u marre me RD e viteve 90, ne nje kohe kur vitet `90 akoma nuk jane larguar nga shpirti yt dhe i disa te tjereve kur kerkonit ne ate kohe parrullat:` E duam Shqiperine si Europa`. Ja pra per kete po flasim e ti thua qe nuk ka bosht. Por aka bosht me me forte se parrulla te cilen e kane shkelur me kembe ata per te cilet flas une.
    Nejse. Ju uroj gjithe te mirat.

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kur Hajdutëria në emër të `Patriotizmit` refuzon Reformën

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Duke i Arberise ju falenderoj qe e lexuat por nje gje nuk e paske kuptuar se nuk ka ldhje rama me problemin se sa nderkombetaret.
    Here tjeter kur te lexosh nje shkrim gjej wwellimet dhe objektivat. Ndryshe do mendoj se nuk keni bere shkolle te larte ose ekeni paguar parate. E kjo tregon edhe njehere mungesen e intelektit.
    I nderuar Pirro,

    Intelekti yt, qenka ne gjendje te denigroje intelektin tim? Cfare parodksi! Me fal por vetem nje injorant mund te aludoj rreth formimit qe ka nje i panjohur per te..

    Se dyti, nuk eshte se marr mundimin te te lexoje, pasi llogjika jote nuk funksionon ne baze te fakteve por ne baze te ideologjise socialiste-rilindiste te skanitur thelle ne mendjen tende!

    Psh, lexo pak absurditetet qe shkruan:
    "Kjo djallëzi e një grupi të madh drejtuesish dhe ish-drejtuesish, ka shkaktuar konfuzion të plotë në popull i cili megjithse e kupton se ndërkombëtarët dhe qeverisja aktuale po përpiqen për të nxjerrë vëndin nga bataku anti-ligjor".

    Tani sa racionale eshte te besosh irracionalitetin e llogjikes tende: Rama qe infiltron per here te pare vrases e hajdut ne parlament e bashki, qe po lejon mbjelljen e hashashit si te ishte jonxh ne çdo cep te vendit, qe lejoi i pari laboratorin e kokaines ne Shqiperi, qe nuk sqaron se ku kane humbur 3 miliarde euro qe i mungojne buxhetit te shtetit, qe çuditerisht i publikon OSBE-ja pasuri 200 milioneshe e per me teper i pari kryeminister i perfshire ne nje afere korruptive jashte vendit per foton me 80 mije euroshe me Obamen, paskerka vullnetin te luftoje korrupsionin dhe mezor po pret te miratohet reforma qe do ndeshkoje te korruptuarit?!
    Je ne gjendje t'i japesh nje pergjigje kesaj?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •