Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,647

    Demarkacioni: Nji luftë e re Kosovë-Mali i Zi ?!

    Demarkacioni: Nji luftë e re Kosovë-Mali i Zi ?!

    Bota Sot | 12.07.2015 08:26 • Ramiz LUSHAJ


    1.Pashallarët e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi e Co, kanë pesë vjet (2011-2015) në 16 bisedime ndërkufitare me Malin e Zi për caktimin e vijës të Demarkacionit në mes dy vendeve fqinjë, sipas kushteve të paracaktuara nga Bashkimi Europian.

    Kjo histori aktuale më kujtoi kohën e hershme të guvernatorit otoman të Pejës, mytaserif Ali Pashë Gucia që pas Memorandumit të Stambollit të 12 prillit 1880 midis Perandorisë Otomane e Principatës të Malit të Zi duhej të ishte kryesues i caktimit të vijës së kufinit. Faktikisht puna në terren nisi me vonesa e pengesa: vetëm në pranverë 1882 dhe zgjati pesë vjet, deri në verë 1887.

    Dy shembuj krejt të ngjashëm. Paralele në kohë të ndryshme.

    Si atëherit edhe sot, të tjerët po na vnojnë kushte të randa në dam të kombit shqiptar, tue na i marrë hjekësisht e padrejtësisht tokat tona etnike ardhacakët sllavë.

    2.Ali Beg Gucia, një nga personalitetet piedestal të historisë tonë kombëtare shqiptare, iu prini luftënave të mëdha në mbrojtje të territoreve të Plavë-Gucisë me rrethina, si ato më 1854 kundër kryengritësve të Vasojeviçit, ato më 1861 dhe më 1876-1878, të cilat kulmojnë me dy betejat në “Lufta e Ultinës së Epërme të Limit” (dhjetor 1879 - janar 1880) që ishte Parathënia e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorën e 1912-tës.

    E, të madhit Ali Beg Gucia, i erdhi koha e vështirë për me e “zvogëlue” vetveten tek çështja e caktimit të “kufinit të lodhshëm” me Malin e Zi. Ai përpiqej atdhetarisht të ruante sa ma shumë territore nga krahina e Plavë-Gucisë, etj., pavarësisht nga presionet nga Stambolli e Çetina, nga përfaqësitë e huaja në Prizren, Shkodër e Çetinë. Kjo, ndër të tjera, dhe për dy arsye: E para: kishte prona të vetat në këtë krahinë etnike shqiptare, të cilat ia punonin çipçinjtë e krishterë (Ah, çka i bane me ta asimilimit të kësaj krahine, o Ali Beg i kazasë së Gucisë!!!). Mali i Zi i premtonte se do t’ia ruante pronësinë pronave të tij, do t’ia jepte të ardhurat nga çifligjet, etj., po ai nuk i besonte krajl Nikollës e Co. E dyta arsye: kishte përkrahje dhe nga krejt populli i sanxhakut të Pejës, ku përfshihej dhe Rugova, dhe Plavë-Gucia, etj.

    Sulltan Abdulhamid II e kishte mik personal Ali Begun e Gucisë, të cilin e bani mytesarif të sanxhakut të Pejës, i dha titullin “Pashë”, e thirri disa herë tek Porta e Lartë në Stamboll, etj. Në dokumenta diplomatike të huaja shkruhet: “Sulltani e mbloi Ali Pashën me të mira, vetëm e vetëm që t’ia lehtësonte këtë përcaktim të lodhshëm kufijsh” me Malin e Zi. Njëherash, nga ana tjetër, Sulltani, tue fillue prej vitit 1883, e kishte mik fort të afërt dhe Krajl Nikollën e Malit të Zi, të cilit i bani mjaft lëshime tue i dhanë kohë pas kohe toka etnike shqiptare.

    Ma në fund u thye Ali Pashë Gucia. Në gusht 1887 u caktue vija e kufinit me Malin e Zi. U damtuen interesat kombëtare shqiptare në këto treva të Shqipërisë së Veriut.

    3. Disa muaj ma vonë, më 29 nëntor 1887 thuhet se një i rugovas e vrau Ali Pashë Gucinë E qëlloi me plumba në mes të qytetit të Pejës, në kryeqëndren e Sanxhakut.

    Ndoshta i rugovasi ishte i shtyrë drejt kësaj vrasjeje tragjike, të pabesë, antikombëtare. Ndoshta ishte hakmarrje padrejtësie vetjake ndaj tij…Sidoqoftë. diplomati austro-hungarez, Theodor Ippen, konsull i Përgjithshëm në Shkodër (1884, 1896-1903), referent politik i Komandës A-H në Plevlje të Sanxhakut (1885-1887), ministër i Jashtëm (1920), në një vepër të tij historike të shkruar për Shqipërinë e të botuar në Sarajevë (1901-1902), flet për vrasjen e Ali Pashë Gucisë. Ai dokumenton se “atentati ndodhi për shkak të pakënaqësisë së fisit të Rugovës, i cili humbte me caktimin e kufirit të ri disa kullota, të cilat i kaluan Malit të Zi”.
    Krimi ndaj jetës së tjetrit gjithmonë duhet ndëshkue, veçanërisht kur kemi të bajmë me figura të tilla panshqiptare. Po, Ali Pashë Gucia, në vitet e fundit të jetës së tij filloi ka e tepron pa cak me sjelljet e vendimmarrjet e tij, shpesh arbitrare, ka’i’herë dhe me frymë e akte antikombëtare. Shqiptarët, veçmas pas caktimit të kufinit me Malin e Zi, patën fillue ka e etiketojnë e thërrasin si “tradhtar”. Ndoshta kjo vrasje e poshtër ndikoi që t’ia shlyente sadopak damkën si “tradhtar”, pasi pati një vdekje si martir i kombit të vet.

    4. Tashti jemi para një situate të re, pothuaj krejt të ngjashme me atë të vitit 1887.

    Prapë Mali i Zi po don’ me marrë toka etnike shqiptare me të ashtuquajturin “Demarkacion”, ku në qarkoren Çakorr-Mokën-Kullë, humbin mijëra hektarë tokë etnike të shtetit të ri të Kosovës. Në vijën kufitare Kullë ka mbi pesë kilometra hyrje malazeze brenda territorit të Kosovës.

    Ali Lajçi, një nga të “plotfuqishmit” për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi, ka deklarue së fundit (maj 2015) se shteti i Kosovës e qytetarët e saj damtohen me rreth 12 mijë hektarë. Përndryshe: 120 km2, nga të cilët 70 km2 në pjesën e Rugovës dhe 50 km2 në atë të Podgurit e vendkalimin kufitar Zhlep...

    E përllogaritur, me krahasime, del se Mali i Zi don t’i marrin Kosovës një sipërfaqe pothuaj sa katër herë qyteti i Tiranës metropolitane ( 31 km2 x 4 = 124 km2) apo dy herë ma e madhe se shteti San Marino (61 km2 x 2 = 122 km2), etj.

    Sipërfaqja nuk është e vogël. Rreziku i tradhtisë kombëtare shqiptare në Pejë me rrethina është i madh, tepër i madh. Ndaj kjo tradhti duhet ndalur dhe në fjalorin e politikanëve dhe në terrenin konkret të Demarkacionit me Malin e Zi.

    Kjo tradhëti nuk është e para dhe as e fundit që i bahet Kosovës nga politikanët e mëdhenj të saj, nga ata politikanë që i solli Lufta e UÇK-së apo prodhoi Paqja e EULEX-it. Mjafton të kujtojmë një fakt: sa km2 sipërfaqe i marrin Kosovës së pavarur Patriakana e Pejës, Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës, etj. Janë plot 27 të tillë e disa sish dhe në mbrojtje ndërkombëtare nga UNESCO, e në ruajtje nga KFOR, etj. Vetëm Manastiri i Deçanit ka 50 ha sipërfaqen e tij territoriale dhe mbetet i pakënaqun pasi kërkon 700 ha sikur i kishte më 1946 në Jugosllavinë e Titos e për ma keq nuk lejon me kalue as rruga ndërkombëtare Deçan-Plavë nëpër juridiksionin e saj. Çështje pronësore ka dhe Demarkacioni i Kosovës me Maqedoninë, si në vijën kufitare të komunës Viti me mbi 17 ha, etj.

    Shembuj të tilla janë gjithata. Çka po bahet me Mitrovicën me rrethina?!...Me i mbledhë me nji aritmetikë të thjeshtë të gjitha tokat që Kosova i ka dhanë me e padashje për të tjerët, për fqinjët e vet sllavë, atëherit kish me u çue populli shqiptar i Kosovës e me i ndjekë nga zyrat e shtetit me hy të çamë, etj. Dhe e kanë pak këtë ndëshkim popullor. Toka është e shenjtë. Japonezët e kanë një thanie të veten: Tokë më fal që të shkel me kambë!

    Demarkacioni me Principatën e Malit të Zi më 1887 thuhet se i hangri kryet Ali Pashë Gucisë, njeriut që bani aq shumë për kombin e vet në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nga gadishulli gjeopolitik i Ballkanit filloi Lufta e Parë Botërore (1914-1918).

    Çështja shtrohet qartë, ballas: klasa politike e Kosovës dhe e Malit të Zi me vijën e kufirit midis tyre po e çojnë Ballkanin drejt një lufte të re, pas asaj të Parës e të Dytës nga krajlitë sllave, pas kësaj të fundit nga Millosheviçi.

    Diplomacia, Politika, Tradita…duhet me pasë kujdes që të mos krisin pushka e Rugovës për pronat e veta… Rugova duket e vogël në hapësirë territoriale etno-historike, po pushkën e ka të madhe.

    Zgjatjet e proçeseve të tilla mbartin pabesi, po ne, shqiptarët e Kosovës e të Ballkanit kurrkujt nuk jena ka i lypim besë, veçse po kërkojmë drejtësi. Demokracia kërkon Drejtësi për Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi. Të gjithë e kemi në dorë ta ndalim Luftën e pritshme në emër të Paqes të sotme e të nesërme.


    17 Comments
    Bota Sot



    mos i luni kufijt e kosoves • një vit më parë
    krejt rugova, edhe ter shqiptaret e kosoves, me u que ne kamb, edhe tradhtaret shqiptar, mos me i lan, me dhan tok te kosoves, as ni pllamb, ma mir asht tradhtaret shqiptar me i vra, se me i lan trojet e kosoves gjak pirsat me jau
    dhan, apo me na i marr,
    • Reply•Share ›
    Avatar
    mos i luni kufijt e kosoves • një vit më parë
    nuk mundet kerkush, me i fal trojet e kosoves, se luen me koken e vet, pêr jet
    edhe ter familjet e tyre, distancohen, edhe shpalle tradhtar, te kombit shqiptar, edhe te kosoves,
    • Reply•Share ›
    Avatar
    Lumi Pejë • një vit më parë
    ky hashim babin e vet "shumar" te serbisë e po i falë male malit te zi. Oj Kosovë mos thuaj se marova, kur politik bajnë kta horra
    • Reply•Share ›
    Avatar
    Agroni • një vit më parë
    Komandantat qe e hangren jo veq kosoven por edhe 2 miljon shqiptar.
    • Reply•Share ›
    Avatar
    mus • një vit më parë
    Propagand e medijav jan kto kurr kjo nuk dote behet ket koh edhe ska qeveri qe mundet me shkru diqka pa pelqimin e banorve te asaj rrethine se ateher dote ket luft ku gjithher per ato bjeshk kan luftu edhe dote luftojn perseri nese duhet.Ku edhe ne ish jugosllavin jan mundu mi marr por skan mujt e jo tashti ska shans se e di se per ato bjeshk shum gjysh e stergjysh jan vra per ato bjeshk.Malazezt e din mir kto se skan shans.
    • Reply•Share ›
    Avatar
    Edi • një vit më parë
    Ketij Hashim tradhtarit duhet me ja dhan dy plumba ne lule te ballit per tradhti kombetare
    • Reply•Share ›
    Avatar
    Agroni Edi • një vit më parë
    mas pari duhet djali te ti ne sy te hashimit qe me perjetue dhembjen drejt e ne zemer e mas nja 3 mujve hashen
    1 • Reply•Share ›
    Avatar
    dardan • një vit më parë
    Rugova dhe te gjitha fshatrat qe jan ne kufi me malin e zi kurrsesi nuk bon te pranojn ket marrveshje,,kosova i ka 2 milion shqiptar e mali i zi i ka 500 mi njerez,si ka mundsi ata me fitu tok pa derdh aste nje pik gjak,,turp per tradhtart e kombi shqipetar
    • Reply•Share ›
    Avatar
    San Francisco • një vit më parë
    Nuk pajtohemi se i eshte bere tradheti Kosoves nga qeveritaret e vet, ne procesin e perkufizimit te lokacionit te kufirite me Malin e Zi, por duhet te pranohet realiteti se Qeverija e Kosoves beri gabime qe me nxitim deshiron te realizon cdo kerkese qe vie nga jashte.
    Sa ishin te njohura problemet e Demarkacionit, per kerkuesi dhe ekzekutuesit e ketij rituali, eshte per diskutim. A ishin bere punet preliminare, pastaj vazdimesi e shume studimeve,hulumtimeve dhe nxjerreje te fakteve jo vetem historiko-gjeografike por edhe te atyre natyrarore e kuturore, te tokave te brezite kufitar?
    Demarkacioni i Kufirit shtetrore nuk eshte me kufij kadasral,eshte nje kufije ne mes te dy shteteve, dy nacionaliteteve, dy historive, dhe te dy kulturave, poqese nuk zgjidhet drejte , mund te sjell shume mosknaqesi, dhe josiguri shtetrore. Kufiri i Kosoves ishte vetem ne leter,sipas evidencave te ndryeshme te bera shume heret qe nuk perputhet me kufirin real te banoreve dhe shfryetezuesve te tokave te veta. Kosova kurr nuk i caktoj kufijte vehtes ngase, gjysh pas gjyshi u pushtua dhe tokat e Shqiptareve u grabiten, me modele politike kundershqiptare.Ne duhet ti kryejme detyrat tona shtepijake, e pastaj te kerkohet ndihme arbitrazhe nga Europa pasi qe ne akoma nuk jemi te njohur nga OKB. Eshte esencial per te dy shtetet nej bashpunim i ndersjell, dhe duhet te bisedohet ne vazhdimesi per faktet reale ne existence, per nje zgjidheje te kapeshme, edhe pse ca rryma eksremiste maliziase te nxitura nga Serbija nuk do pranojne.
    Ne nuk kemi Qeveritar qe nuk eshte i interesuar per Demarkacionin real, por problemet e trasheguara me shekuj, dhe presionet e ndryeshme veshtiresojne kete proces kaqe te nderlikuar.
    • Reply•Share ›
    Avatar
    adem San Francisco • një vit më parë
    kur fitum na shqiptar me luft diqka mos ja le fajin hashimit as kerkuj leja veti ma se pari e tani tjerve punet e tua duhet me i kry vet kur ti fitojna me luft pa ndihmen e kerkujt e merr edhe beogradin. po na nuk po jena te zot me mbrojt bothen ton e lere ma per kufi gjith tuna dhunu turqit serbet bullgaret a po mendon qe jena 100% shqiptar a tash nakan ardh mjekrrat
    • Reply•Share ›
    Avatar
    trimi • një vit më parë
    Qetnikt jav qifaha ropt kosova ka qen deri ne cetin kur esht kn shipri e madhe
    • Reply•Share ›
    Avatar
    plaku1 • një vit më parë
    nuk me kujtohet sakt ne cilin numer apo nen te kanunit te lek dugagjinit thuhet: me e lujt kufirin eshte njesoj sikur me i luejt eshtrat e te vdekurit. kjo ne traditen shqiptare eshte me shum se gjaku eshte e pa falshme sepse gjaku eshte falur edhe ne kohet e LEKES por tja luash eshtrat nje te vdekuri ka qen e pa falshme dhe prandaj leka e ka krahasuar luajtjen e kufirit me eshtrat e te vdekurit sepse eshte e pa falshme. por tash jam ka mendoj athua ky eshte misioni i ri i hashimit deri kur ky mision i ri do ta demtoj kosoven ne gjdo form te mundur? a ka kush qe e ndalon kte mision te ri? kur do te jet fundi i kti misioni te ri? Eshum e shum pyetje pa pergjigje me sillen ne kok por qfar te them faji nuk eshte vetem i hashimit, kur do te mbushet mend populli i shkret dhe ta ndaloj kte te keqe kto intriga trillime mashtrime dhe perfitime te individeve te caktuar, sepse une mendoj qe vetemm populli mund ti ndaloj kta horra dhe askush tjeter as gjykata e hages as gjykata speciale e asgje tjeter sepse kta horra i kan futur rrenjet thell jo vetem ne kosov por edhe ne shtetet per rreth sepse krimi i organizuar nuk njeh kufi dhe nuk njeh armiqesi nacionaliste ai njeh vetem perfitime dhe per ta pasuria eshte gjithqka dhe paraja eshte mbi te gjitha bile bile jo vetem mbi popullin dhe interesat kombtare por edhe mbi zotin......!!!!!!!!!!!!!!!
    • Reply•Share ›
    Avatar
    fero • një vit më parë
    Po me duket edhe Hashim begles i paska ardhur fundi se boll dredia asht duke ba
    • Reply•Share ›

    Avatar
    plaku1 fero • një vit më parë
    jo fero jo hashimi gjdo dit me teper ne pushtet rrenjet i fut edhe me fell dhe fundin e ka edhe me larg sepse hashimi po luan nje loj qe ne shum nuk po e kuptojm, qdo dit po krijon se paku nga nje armik me teper e kjo ja zgjat jeten hashimit sepse sa me shum armiq thuhet se je me i sigurt sepse secili prej tyre rrin e thot hajt se ai tjetri ja kan nonen dhe kshtu shkon gat deri sa te vendos ndonjeri kurse po ta kishte vetem nje armik moti ja kish lekund vendin hashimit, ndoshta po gaboj por kjo thenje eshte shum e sakt ne realitet.....pershendetje
    • Reply•Share ›
    Avatar
    This comment was deleted.
    Avatar
    Cuk Rrushi Guest • një vit më parë
    Po,atehere kur Mali i Zi ishte me shumice popullate ilro-shqiptare!
    3 • Reply•Share ›
    Avatar
    Atheist Republic Guest • një vit më parë
    Peja, Gjakova dhe Prizreni, Ta ladrofshin e ta sakatofshin at nan se tka ba.
    • Reply•Share ›
    Avatar
    kesegjoa • një vit më parë
    Neve shqiptarve gjithmon na kan hangur tokat tona se ne jemi ata qe vet e shesim vetum per karriga kshtu io kimi shlue kisha e manastire ne emer te bujaris e burrris,"ne emer te tradhtis" shqiptaret gjithmon kan lshue teritore se vet jemi hajna hajni shet gjithshka se ka gajle per kurgj po per hajna ka vetum ni ilaq e ai asht ,pl. ska zgjidhje tjeter ,. nese kan met edhe pak shqiptar nuk e bajn ket kurr per asni qmim
    • Reply•Share ›

    Thojshin ka me ardhe nje dite qe Kosoven mundeni me vizitu vetume dy ore me biciklet ,po shkurtohet ne nje ore kembe.
    Qfar liberalizimvizashe ,kur Evropa se shpejti do te mund të jetë viti 2016 kur si Euro, ashtu edhe vetë Bashkimi Evropian do të fillojnë të shpërbëhen.
    Sali Berisha e pate parashiku kaher...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 09-07-2016 më 07:44

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Demarkacioni: Nji luftë e re Kosovë-Mali i Zi ?!

    Po hajt t'ia nisim luftes, se i bohet qejfi edhe sulltanit!!!
    HAajde popull debil, hajde......
    Jarigas

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Demarkacioni: Nji luftë e re Kosovë-Mali i Zi ?!

    Kosove - Mali i Zi eshte miqesore dhe nuk duhet te rrembehemi as nga rezultati as nga loja,, fundja e fundit ushtaret(viktimat) i detyrohen gjithshka shtetit.

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Demarkacioni: Nji luftë e re Kosovë-Mali i Zi ?!

    Shtetet fqinje tamam si ato
    katunaret e keqinj qe jane komshinj dhe qe zihen per 50 cm
    kufi toke
    Komplet groteske
    Sa perfitim do kesh nga nje rrip
    50 cm toke????
    Perfitimi do jete shume minimal
    marxhinal sja vlen ta futesh veten
    ne sherre prishesh nervat
    Shume debila merren me vogelsira.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e qaz
    Anëtarësuar
    06-05-2017
    Postime
    22

    Për: Demarkacioni: Nji luftë e re Kosovë-Mali i Zi ?!

    Mendoj se kjo ka ardhur per te larguar disa politikane nga skena politike e vendit bashke me gjykaten speciale per Kosoven.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •