U mbush 627 vjet nga beteja e përgjakshme e Fushë Kosovës.
Për Betejen e Kosovës së 28 qershorit 1389 është folur shumë në të cilën Koalicioni i krishterë ballkanik ku morën pjesë edhe ajka e princave shqiptarë ( arbër dhe epirotë), e humbi luftën ndaj osmanëve të komanduar nga Sulltan Murati i dhe i biri Bajazidi.
Pas kësaj betej çdo gjë ndryshoi; madje dhe Dardania u quajt sipas serbëve Kosovë për shkak se në vëndin ku u zhvillua lufta kishte shumë mëllenja.
Mëllënjës në sllavishte i thonë `kos` (cërnij kos), dhe Fusha e Mëllenjave në të cilën u zhvillua lufta, u quajt `Kosovo Polje`, e më vonë Kosovë. Egzaktësisht sipas burimeve historike beteja u bë ne rrjedhen e pohtme te lumit Llap, ne veren e vitit 1389, me 28 qershor 1389. kurse sipas kujtimeve të Konstandin Jeniçerit, ajo filloi të mërkurën dhe përfundoi të premten.
Ka shumë të dhëna për këtë betejë. Por të dhënat më të hershme janë nga burimet osmane dhe më vonë nga burimet serbe dhe ato të Venedikut e të të tjerëve përfshi dhe kujtimiet e njërit nga nipërit e Muzakës që mori pjesë në luftë.
Burimi i parë historic deri tani i panjohur vjen nga poema `Iskender-name` i poetit Ahmedije te Anadollise te shkruar me 13 Mars 1390, pra pothuajse nje vit pas betejes se fush Kosoves, por dhe nga shkrimtari Persian Ardardshir Astrabadija ne vepren `Bazm u Razm` ku flitet per komplotin e Bajazitit njerit nga djemte e Sulltan Muratit, kunder te jatit dhe te vellait te tij Jakupit Vepra u perfundua me 1398 ne persisht (http://ëëë.gazetatema.net/ëeb/2014/0...polje-me-1389/ nga Prof. Dr. Muhamet Pirraku-viti 2006).
Kjo Poeme hedh drite per komplotin e djalit te Sulltan Muratit te Pare me emrin Bajazit i cili mori froni pas vrasjes se te jatit nga Trimi Milosh Kopili (Kopiliq) dhe vrasjes se vellait te tij Jakupit, por gjithashtu, hedh drite edhe per komplotin e djalit te Sulltan Muratit te Pare me emrin Bajazit, i cili mori froni pas vrasjes se te jatit nga Trimi Milosh Kopili (Kopiliq) dhe vrasjes se vellait te tij Jakupit. Ky është rasti i parë ku përmëndet Princi i Arbrit që jetonte në fushë Kosovë në Kopiliqin e Sipërm, Millosh Kopiliq, një nga vasalët e Vuk Brankoviçit.
Sulltan Murati i Parë erdhi në Gilan e pastaj në Prishtinë që më 14 qershor në krye të një ushtrie prej 40-60 mijë vetësh, dhe përbëhej nga 2000 jeniçerë, 6000 spahinj, 20.000 azapëdhe akinçij, 2.500 vetë nga kavaleria e Sulltanit, dhe 8.000 trupa nga vasalët.
Car Llazari grumbulloi trupat e veta në Nish në anën e djthtë të lumit Morava (e jugut).
Ushtria e tij përbëhej nga 12.000-30.000 trupa, 15.000 të Car Llazarit, deri në 10.000 nga Vuk Brankoviçi (këtu shumica ishin arbër të Kosovës), disa mijra trupa u dërgunan nga Mbreti i Bosnjës Tvrtko i parë Kotromaniç (nën komandën e Vllatko Vukoviç). ishin të pranishëm nga sllavët e kroacisë dhe Kalorësit e Kroacisë të udhëhequr nga Gjon Palisna. Disa mijra ishin kalorës.
Në këtë betejë morën pjesë edhe Princërit e Arbërisë dhe të Epirit. Nga forcat e Arbërise dhe Epirit moren pjese princerit: Gjergji iI Balsha, Teodor Muzaka iI, Pal (Gjegj-Jorgji) Kastioti, Dhimitër Jonima (zotëruesi i Lezhës dhe Rrëshenit), dhe Marash Nikolla Kopili (Komneni) ose Kopiliq, Princi i Fushë Kosovës.
Sipas Jeraksit, në Betejën e Kosovës, nuk shkuan vetëm sundimtarët arbëresh nga Shqipëria (Gjergj iI Balsha, Dhimitër Jonima, Theodor Muzaka etj.), por edhe feudalët shqiptarë nga Kosova: Milosh Nikollë Kopiliqi, sundimtar i Drenicës, Ban Strahinja, sundues i Trepçës, Gjon Kosançi, sundues i Llapit, Musa Arbanasi, sundues i ibrit të Poshtëm. Po kështu nga Shqipëria morën pjesë edhe Lekë Dukagjini, Gjon Kastrioti etj. Është e njohur se në traditën mesjetare fshati merrte emrin e zotërisë, e së këndejmë fshati Kopiliq i Drenicës, përgjithësisht njihet si vend i Milosh Kopiliqit.
Historiografia e Princit arbër Millosh Kopiliq është ë ndërlikuar sepse Historia serbe e mohon ose flet pak për tëp or flet vetëm për Car Llazarin, kurse historia e zonës dhe Këngët epike të shqiptarëve të Kosovës flasin kryesisht për Millosh Kopiliqin dhe aspak për Car Llazarin. Jean Palerne Forensien nje udhetar qe vizitoi viset e Dardanise vitet 90 e shek XVI, rregjistroi kujtesen historike te shqiptareve per Gjergj Kastrioti –Skenderbeu dhe per Milosh Nikolla Komneni ose Milosh Kopiliqi apo sic e quanin serbet Milosh Obiliqi, nga Fshati Kopiliq i Eperm.
Humanisti raguzan Tuberoni, nënshtetasit e Car Llazarit i quan dardanë, ilirë dhe maqedonas, ndërkaq vetë Llazarin mbret të dardanëve, të cilët gjatë betejës mbroheshin me aq guxim, saqë turqit mezi bënin ballë. S`ka dyshim se është fjala për popullsinë arbërore të Kosovës, që autori e përmend me emrin e saj të vjetër. Se arbërit e Kosovës kishin marrë pjesë masivisht në betejë, dëshmohet edhe nga një e dhënë tjetër, ”despoti Lazar i Sërbisë, bullgarët … dhe sundimtarë të Arbërit nga Dardania … u mblodhën … u hapën luftë turqve, por Lazari dhe shumë të tjerë humbën jetën në betejë”.
Sipas Filip de Mezier, jo rastësisht këtë betejë e vendosi në pjesët e Arbërit, me çka la vend që të kuptohet drejt karakteri etnik arbëror i Kosovës, pasi kuptimi gjeografik, parimisht nuk e mohon kuptimin etnik.
Edhe rrënja Mil (Mill) lidhet me emrat shqiptarë, si, bie fjala, Mëhill, Mhill, Milo, (humanisti raguzan F. Petançi e përmend Miloshin me emrat: Milon dhe Milo) dhe diç të ngjashme.
http://ëëë.albasoul.com/modules.php?...&order=0Milosh Kopiliqin, humanisti raguzan Feliks Petançi, e quan “Princ ilir”; humanisti arbëror nga Kosova, ipeshkvi i Ulqinit, Martin Seguni, e quan“Baron”; arqipeshkvi i Tivarit, Andrea, e quan “Ban”; kurse humanisti ynë Marin Beçikemi e vë atë në cilësinë e “Perandorit të Mizisë”), i cili për kryezot kishte Vuk Brankoviqin.
Kronisti osman Enveri thotë: `Llazari i dha Miloshit një gotë me pije duke i thënë: thonë për ty që je bërë tradhtari im…- Miloshi i`u përgjigj: - nesër ke për ta parë tradhtarin, ke për të parë nëse jam njeri i drejtë apo tradhtar.- Llazari në atë moment e mori në dorë gotën e dollisë dhe e piu`(http://ëëë.albasoul.com/modules.php?...thread&order=0).
Aq e vërtetë është se trimi Marash Nikollë Kopili (disa i venë mbiemrin Komneni) ishte arber i Kosovës, sa që edhe sot në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.
Interesant është përshkrimi i historianes Ana di Lelio për problemin e vrasësit të Sulltan Muratit në betejën e famshme të Fushë Kosovës- Millosh Kopiliqin, për të cilin historiografia serbe flet pak por ka qënë e detyruar të pranojë se ai vra Sulltan Muratin në luftë. Për këtë arësye ata e kanë bërë shënjtor dhe ikona e tij gjëndet në Hilandar, Mali Athos.
Ana Di Lellio e cila erdhi për herë të parë në Kosovë me trupat e NATO-s në vitin 1999, gjatë takimeve me ushtarët e UÇK-së, dëgjoi së pari për këngët shqiptare mbi Betejën e Kosovës
(1389) dhe për një të dhënë të re, origjinën shqiptare të Millosh Kopiliqit.
Autorja Ana Di Lellio, pas vite pune takimesh intensive me njerëzit në terren dhe pas vite kërkimesh për dokumente e literaturë nëpër biblioteka dhe arkiva, arriti
të dalë publikisht me qëndrimin e saj lidhur me këtë problematikë, duke e botuar librin “The Battle of Kosovo 1389: An Albanian Epic” (Beteja e Kosovës 1389: Një epikë shqiptare). Afër 50 faqet e para të librit përmbajnë komentet e detajuara të saj lidhur me gjurmimet për origjinën e Kopiliqit si dhe shumë komente të tjera që lidhen me arsyet se pse kujtesa popullore e ka ruajtur deri më sot origjinën shqiptare të tij, dhe pastaj pjesa tjetër e librit, 150 faqet e tjera, përmbajnë tetë variante.
Nga këto këngë, e para është e mbledhur nga Glisha Elezoviq (1923), e dyta nga Margaret Hasluck (1931), e treta nga Albert Lord (1937), nga Anton Çeta, e katërta (1952) dhe e pesta (1954), e gjashta (1954), e shtata (1955) dhe e teta (1998) janë të mbledhura në Karaçevë, Rahovec dhe Shkodër nga studiuesit e institutit Albanologjik e gjenden në botuara në vëllimin e parë të Këngëve historike (2007), botim i institutit Albanologjik.
Gjurmëve të kërkimit të mitit serb, i cili pikënisjen e kishte në Betejën e Kosovës, me ç‘rast sjell të dhëna e dëshmi nga burimet osmane-turke, italiane, frënge, angleze, serbe dhe shqiptare, autorja konfirmon se në fillimet e tij emri i vrasësit të Sulltanit del si Millosh Kobila, Kobiliq, Kopiliq dhe nuk përmendet identiteti i tij kombëtar, pos si “një i pafe” që vrau sulltanin. Emri Obiliq, si emër heroi serb është zbulim i shekullit XVIII kur e paraqitën së pari dy historianët serb, Petroviq dhe“Une jam prej Kopiliqit, prej vendit ku ka lind njeriu që e vrau Sulltanin”, përderisa një plak kish thënë “Millosh Kopiliqi ishte prej Drenicës, Lazari ishte serb, por Milloshi ishte yni” (fq.25).
Për Millesh Kopilin thoshte se, sic kishte dëgjuar nga pleqtë, mbiemërin e ka marrë "kopil" për shkak se që i vogel kishte pas qenë i zhdërvjelltë, djalë që skishte lënë dy gurë bashkë por edhe i mencur sa të duesh! "Ja kjo luginë, thoshte ai, edhe sot thirret Lugina e Sharanit" dhe ky emër i ka mbetur që nga koha e Millesh Kopilit! Kishte ai, sic thoshin pleqtë, një kal të sharmë(të zi e me lara të bardha) dhe kur i binte huj cdo ditë e kalëronte nga disa herë, andej e këndej, kësaj lugine!"(http://ëëë.google.com/books?pg=PA100...opiliqi/page21.
Sipas një burimi tjetër,Milosh Kopiliqi kishte marrë pjesë në Betejën e Kosovës si prijës i djalërisë së Drenicës me 2000 luftëtarë, numër i konsiderueshëm ky, pasi i tërë koalicioni krishter përbëhej prej 40.000 luftëtarëve ballkanas.
Sa i përket përkatësisë fisnore të trimit në Drenicë që të gjithë pohonin se ishte nga fisi Gash,
Kurse për emrin e babait të Milloshit përveq emrit Nikollë në popull dëgjohet edhe një emër tjetër Sharrjan. Origjina e familjes fisnike Kopili duhet kërkuar në Drenicë. Figura më e shquar është Mëhill/Milush/Millosh Kopili, që mori pjesë në Betejën e Kosovës (1389). Pas pushtimit Osman të Shqipërisë, familjes Kopili e ndeshim në Rebuplikë e Raguzës, ku gëzonte titullin fisnik “kavalier”. Stema e Kopilajve është e kuqe me tri koka të argjendta kali (2-1).Mbi shqyt një përkrenare e kokërrethëzuar me një kokërreth (kurorë kavalieri) dhe me një kryq të madh “të ndarë trish” ; në qafë të përkrenares një kryqth i zi patent, me pëlhurë koke të hapur nga të dy anët dhe dy xhufka që varen në fund të saj (pëlhurës). Pëlhura Brenda është e bardhë dhe jashtë e kuqe. Kreshta përbëhet nga një gjysmëkalë i kuq i ngritur dhe me një zambak të kuq në kokë.
Sipas Ana di Lellio, rekruti serb Veselin Cajkanovic gjate lufterave ballkanike (1912-1913), i cili duke levizur me armaten serbe, ne Elbasan kupton se ishin disa vendas qe deklaronin se jane pasardhes te drejtperdrejt te luftetarit mesjetar.
Sipas ketij burimi, Millosh Kopiliqi ka lindur ne rrethin e Ohrit dhe ishte djali i nje prifti ortodoks shqiptar nga familja Blloshmi, i cili me vone shkoi ne Drenice dhe u be kapetan i Vuk Brankovicit. Me sa duket me vone edhe mbreti serb Aleksandri i shkroi nje ftese Hajdar Bej Blloshmit per te shkuar ne Beograd dhe te nderohet ne emer te “heroit te Kosoves” mirepo ai e refuzoi.
Sipas K. Filozofit, vrasës i Muratit është një njeri i shquar; sipas Oruçit, ai është një beg nga kundërshtarët e fuqishëm të krishterë; sipas kronikës së Bogdanit “Kronikës bullgare” një ushtar trim etj. Të huajt para shkruesve serbë do të përmendin emrin e tij si bizantinasi Halkokondili dhe Ashik Pasha Zade nga historianët turk. Kështu K. Mihajloviq në fillim të shekullit XVI do të thotë se vrasësi i Muratit është Millosh Kobiliq dhe e dhëna doli më tepër se 100 vjet pas Betejës.
Përkatësia thjesht arbërore e heroit të betejës, dëshmohet edhe nga vetë kënga arbërore – shqiptare për Betejën e Kosovës, ku ai del si figurë kryesore e këngës. V. Çajkanoviq duke shpjeguar motivet e këngës arbërore – shqiptare, të botuar nga ana e G. Elezoviqit, e karakterizon atë, “epopeja shqiptare… nuk është gjë tjetër veçse kënga për Miloshin”.
Debatet historike të akademisë serbe për t`I ulur vlerën Millosh Kopiliqit dhe për të ngritur në Shënjtor Car Llazarin janë mesa duket vazhdimi i përpjekjeve politike serbo-mëdha për të shuar historinë e arbërve të Kosovës duke i quajtur ata sllave apo serbë. Këtë gjë përmënd dhe një historian serb J.Tomiq. Pasi që ishte sulmuar nga kritika, J. Tomiq kishte dhënë përgjigje: `Mbytjani dikujt të kaluarën e tij, me këtë ia keni rrezikuar ardhmërinë`.
(Enver Rexha – Miti per Kosoven http://ëëë.zemrashqiptare.net/neës/i..._1/Printo.html.
Serbët për shkak të mbiemrit (sepse ata e përkthyen në Kobilla-pelë, në fakt fjala ka rrënjë shqiptaro-thrake-Kopil- djalë), Kopili ja ndërruan mbiemrin dhe e vendosën- Obiliq- në vënd të Kopiliq.
Shkurtimisht beteja përfundoi me humbje të rënda të të dy palëve aq sa nuk u muar vesh se kush fitoi., por burimet osmane thanë që Car Llazari i koalicionit të krishterë uvra në dyluftim kurse Sulltan Murati u vra nga një i pafe. Humbaj e luftës ndodh edhe për shkak se Vuk Brankoviçi , duke parë se beteja do të humbej, iku, pasi Car Llazari u kap dhe u vra (por disa thonë që u vra në dyluftim). Në atë moment për të vërtetuar që ai Princ Milloshi nuk ishte tradhtar si komandanti i ushtrisë Vuk Brankoviç, u afrua ngadalë afër çadrës së Sulltanit, dhe i tha rojeve që donte të takonte Sulltanin për ta `nderuar`, dhe se ishte Princi Millosh Kobiliq. Rojet e lanë dhe sapo i u afrua për ti dhënë dorën, Millosh Kopiliqi nxorri kamën dhe ja nguli në lukth. Sulltani vdiq menjëherë. Rojet e kapën dhe e vranë në vënd
https://en.ëikipedia.org/ëiki/Battle_of_Kosovo
Epika legjendare shqiptare i ka thurrur Princit të saj këngë që këndohen me lahutë.
Sa i përket legjendës shqiptare, ajo thotë se Millosh Kopiliqi, kur ia prenë turqit kokën ai kapi kokën me duart e veta,dhe shkoi tek një krua që ta ngjiste me ujin e kroit. Por kur shkoi aty disa vajza bërtitën “shih një njeri pa krye”, dhe Milloshi iu bërtet “Unë pa kry e ju pa sy”,në kuptimin se ato nuk ia kanë parë kokën që e ka me vete. Në atë moment sipas legjendës i zuri mallkimi, Milloshi vdiq dhe vajzat u verbuan.
Epika-këngë legjendare- arberore-kosovare per Millosh Kobiliqin kur vret sulltanin flet vetem per Millosh Kobiliqin dhe aspak per Car Lazarin:
Se zhag shkinën ma kanë afrue
se me dhambë Milloshi e ká kafshue.
At’her shpata Milloshit i ká mshue
kryet Milloshit, tha, i ka flutrue
se n’Magrip Milloshi kur á shkue
gra e çika tuj la janë qillue:
- Kqyrne, motra, nji njeri pa kry!
- Un pa kry kish thanë, ju pa sy!
Qat’her kryet Milloshit n’tok i ra.
(https://m.facebook.com/1572324429685...309145/?type=3)
Kështu përfundoi koalicioni i krishterë me humbje, sepse nuk dëgjuan këshillën e Pal Kastriotit i cili u tha t`i sulmonin papritur natën por nuk u pranua nga Car Llazari. Kështu u vranë edhe të gjithë princët shqiptarë.

Milosh Kopiliq (Marash Nikolla Kopili -Komneni) vret me kamë Sulltan Muratin i.