Close

Rezultati i Sondazhit: A do te shperbehet europa ??

Votues
14. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • po

    8 57.14%
  • jo

    6 42.86%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #-19

    A po shpërbëhet Europa?

    Qfare mendime keni pas largimit te Anglise a do te kemi edhe largime te tjera shteteve evropiane drejt largimit nga be.
    Në botën e të verbërve ai me një sy osht mbret :D

  2. #-18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837

    Për: A po shperbehet europa ?

    A do te shperbehet nuk i dihet por shenjat jane drejt shperberjes por nje gje eshte e sigurt se ne cdo vend ekstremistet e djathte ne te gjithe evropen por forcohen dhe po marrin shume fushe,me e fresketa ishin zgjedhjet ne Austri apo francezja qe do jete kundeshtari kryesor i holland

  3. #-17
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: A po shperbehet europa ?

    Sa ju mbushet goja me "ekstremistet e djathte", mer jahu!! Evropa po shkaterrohet pikerisht nga majtistet, kelyshet e ideologjise komuniste, ideologji qe akoma nuk eshte deklasuar ne " menxyre" per njerezimin, e ju akoma me llogje!!!
    Pffffff, cfare njerezish!!
    Jarigas

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar jarigas për postimin:

    SERAFIM DILO (02-07-2016)

  5. #-16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837

    Për: A po shperbehet europa ?

    ideologji e majte eshte UKIP ne angli qe ka kerkuar dhe realizovi referendumin,ideollgji e majte eshte ajo francezja qe kerkon referendum,
    ne holland,gjermani, austri etj etj idellogji te majta jane.dhe te pelqen apo jo mendimi i tjetrit mos cfry si shume

  6. #-15
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: A po shperbehet europa ?

    Po ti sikur po' flisje per "estremiste" e jo per "ideollogji"!!! Je ti qe shfryn pa thene gje!!
    Une kam te drejte te kritikoj cdokend qe kakaris idiotesira!!!
    Jarigas

  7. #-14

    Për: A po shperbehet europa ?

    Drejt asaj rruge po shkon...
    O ndryshe do te krijohet nje "super shtet" franko-gjerman.
    Por qe sot per sot, po te vihet ne vote, popujt evropiane do te kerkonin te largoheshin, pasi qe Evropa ,
    ky bashkim pa kuptim ( pa nje ushtri te perbashket, qeveri te perbashket, taksa te perbashketa, politike , ekonomi, mentalitet, etj.
    Pra keshtu, ky eshte fundi i pashmangeshem.
    Mgjs ishte nje utopi e kendeshme per evropianet, realizoi enderrat e shume popujve afro-aziateke..., ku valangat e tyre vetem sa kane nxjerre kryet...
    Ketu duhet shpata e Gjergjit ti shkurtoje shtatin kesaj kuçedre, ku kryet i ka ne Bruksel e Berlin po bishtin e ka ne Pakistan e me tej............................
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    jarigas (30-06-2016)

  9. #-13
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: A po shperbehet europa ?

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Drejt asaj rruge po shkon...
    O ndryshe do te krijohet nje "super shtet" franko-gjerman.
    Por qe sot per sot, po te vihet ne vote, popujt evropiane do te kerkonin te largoheshin, pasi qe Evropa ,
    ky bashkim pa kuptim ( pa nje ushtri te perbashket, qeveri te perbashket, taksa te perbashketa, politike , ekonomi, mentalitet, etj.
    Pra keshtu, ky eshte fundi i pashmangeshem.
    Mgjs ishte nje utopi e kendeshme per evropianet, realizoi enderrat e shume popujve afro-aziateke..., ku valangat e tyre vetem sa kane nxjerre kryet...
    Ketu duhet shpata e Gjergjit ti shkurtoje shtatin kesaj kuçedre, ku kryet i ka ne Bruksel e Berlin po bishtin e ka ne Pakistan e me tej............................
    Pershendetje
    Vella ke fole drejte, miku i shqiptareve eshte Rusia dhe sauditet, Gjermania dhe EU jane armiq te shqiptareve, 'xaxaxaxaxaxaxaxaxaxaxaxaxaxaxa' (qe perkthehet ne hahahahahahahahhah). cfar trullana mban kjo toke.

  10. #-12
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: A po shperbehet europa ?

    Citim Postuar më parë nga ardi ht Lexo Postimin
    Qfare mendime keni pas largimit te Anglise a do te kemi edhe largime te tjera shteteve evropiane drejt largimit nga be.
    Anglia ende nuk eshte larguar, ajo ishte vetem nje referendum dhe nuk i dihet, ndoshta nuk del fare.

    Evropa mbahet ne krah te te fortit, Gjermanit, kurse Gjermani, mbahet mbi krah te te lishteve ! E sa do te gjas keshtu,.. nuk e di, dita-dites, me siguri.

  11. #-11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837

    Për: A po shperbehet europa ?

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Po ti sikur po' flisje per "estremiste" e jo per "ideollogji"!!! Je ti qe shfryn pa thene gje!!
    Une kam te drejte te kritikoj cdokend qe kakaris idiotesira!!!
    per ekstremista po flisja por ti na nxierr ideollogji komuniste (na jep nje shembull te ideollogjise komuniste),po normal ket te drejt te kritikosh cdo kend sepse qenke ME ,MY SELF and I .d m th une dhe ska tjeter
    Ndryshuar për herë të fundit nga OPARI : 30-06-2016 më 14:02

  12. #-10

    Për: A po shperbehet europa ?

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Vella ke fole drejte, miku i shqiptareve eshte Rusia dhe sauditet, Gjermania dhe EU jane armiq te shqiptareve, 'xaxaxaxaxaxaxaxaxaxaxaxaxaxaxa' (qe perkthehet ne hahahahahahahahhah). cfar trullana mban kjo toke.
    Me vjen shume keq qe nuk kupton... ose ke uri per debat pazari.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  13. #-9
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: A po shperbehet europa ?

    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    per ekstremista po flisja por ti na nxierr ideollogji komuniste (na jep nje shembull te ideollogjise komuniste),po normal ket te drejt te kritikosh cdo kend sepse qenke ME ,MY SELF and I .d m th une dhe ska tjeter
    Mire pra, na shpjegò pak se cilet Jane keta "ekstremistat" che pse qenkan te tille!!!
    Jarigas

  14. #-8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Për: A po shpërbëhet Europa?

    Europa ose Bashkimi Europian si koncept i funksionimit reciprok të një numri të caktuar shtetesh, ka lindur si një ide e bashkpunimit në sferën tregtare/ekonomike të shteteve të cilat e përbëjnë këtë union. Vendimi i shumicës së popullit të Britanisë për tu larguar nga BE edhe pse mjaft i kontestueshëm duke pasur parasysh moshën dominante në atë referendum që ishte me shumicë mbi të 60-tat, ishte legjitim. Largimi i Britanisë nga BE nuk është problemi ose arsyeja më problematike që mund të sjell shpërbërjen e BE-së. Rrjedhimisht, me kalimin e viteve dhe zgjedhjeve të mbajtura parlamentare/lokale nëpër shtetet përbërëse të BE-së, kanë sjell rezultate mjaft pozitive në anën e subjekteve nacionaliste të vendeve konkrete. Me fuqizimin e dukshëm të krahut nacionalist në shumicën e vendeve të BE-së, rritet edhe rreziku i shpërbërrjes së BE-së. Edhe pse duket jasht logjikës aktuale të njeriut, një gjë e tillë mund të ndodh duke shikuar kahjen e zhvillimeve politike të çdo vendi anëtarë të këtij unioni. Ashtu siç dukej e palogjikshme shpërbërja e BRSS, bashkimi i dy "Gjermanive", prishja e Jugosllavisë, etj, etj. Gjithsesi, për të mirën dhe ardhmërinë më pozitiviste të gjithë hapsirës së quajtur Europë, shpresojmë që një gjë e tillë të mos ndodh, të paktën në të ardhmen e afërt. Pasojat e shpërbërjes së Europës rrezikojnë të jenë shumë të mëdha dhe esenciale, nga të cilat një shumicë e konsiderueshme e Europës nuk do të mund të ngritet për një periudhë të gjatë kohore.
    Sui generis

  15. #-7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-05-2016
    Postime
    1

    Për: A po shpërbëhet Europa?

    Popujt e Europes se bashkuar duke u shkeputur mund tju lindi e drejta per te shpresuar per dite me te mira.Ti lem menjane emertimet e bukura me te cilat na e kane servirur Europen e bashkuar, per mua e verteta eshte qe popujt e Europes bashkuar jane te PUSHTUAR..

  16. #-6
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: A po shpërbëhet Europa?

    Citim Postuar më parë nga blog Lexo Postimin
    Popujt e Europes se bashkuar duke u shkeputur mund tju lindi e drejta per te shpresuar per dite me te mira.Ti lem menjane emertimet e bukura me te cilat na e kane servirur Europen e bashkuar, per mua e verteta eshte qe popujt e Europes bashkuar jane te PUSHTUAR..
    Kush ta ka "servirur" ty Evropen e bashkuar??!
    Evropa eshte per evropianet, jo per aziatiket......
    Jarigas

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar jarigas për postimin:

    RaPSouL (17-07-2016)

  18. #-5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: A po shperbehet europa ?

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Anglia ende nuk eshte larguar, ajo ishte vetem nje referendum dhe nuk i dihet, ndoshta nuk del fare.

    Evropa mbahet ne krah te te fortit, Gjermanit, kurse Gjermani, mbahet mbi krah te te lishteve ! E sa do te gjas keshtu,.. nuk e di, dita-dites, me siguri.



    Anglia iku,,,,,dhe nuk kthehet me ne EU, tash problemi asht mos largohen shtete te tjere
    Gjithe propaganda ka si qellim frenimin e fenomenit domino

    Bashkimi Europian ka vetem nje qellim,,,,,,,shkaterrimin (frenimin) e ekonomise nacionaliste Gjermane

  19. #-4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: A po shpërbëhet Europa?

    Europa e morì mësimin, tani e tutje do ecë me hapa të sigurta drejt forcimit dhe zgjerimit. Të paktën në teori duhet të jetë kështu.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  20. #-3
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584

    Për: A po shpërbëhet Europa?

    Ju paska zene meraku per spiunat e Evropes te dashur miq?!

    Evropa...
    Evropa nuk eshte gje tjeter vec se nje krijese amerikane. Pra nje pacavure, qe e ndertoi dhe e mban gjalle amerika, e cila nuk do qe te caj koken e tu mbush mendjen nje e nga nje shteteve evropiane qe te ndiekin kokulur listen e kerkesave te saj e te pagojne pa bere ze fajdet dhe gjobat e saj, por i ka grupuar te gjitha bashke dhe i jep urdherat ne menyre kolektive.

    Pra Evropa te dashur miqe eshte nje kooperative e krijuar nga ameika, me kryetar kooperative gjermanin.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  21. #-2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,646

    Për: A po shpërbëhet Europa?

    Lamtumirë Europë: Çfarë do të ndodhte nëse Franca do të votonte për të lënë BE-në?
    MË: 27 GUSHT 2016
    Thuajse një vit pas mandatit të dytë presidencial, Nicolas Sarkozy pa përtej shkallëve të Élysée dhe pranoi disfatën. Humbi referendumin. Flamuri i Bashkimit Europian ende valëvitej pas tij, presidenti u shpreh se ndiente keqardhje që Franca, një vend themelues i BE-së, do t’i duhej të largohet, shkruan The Economist në rubrikën e komenteve Charlemagne, që krijon një situatë të supozuar se çfarë do të ndodhte nëse Franca do të votonte për të dalë nga BE dhe cila do të ishte rrjedha e mëpasshme e ngjarjeve.

    Anketuesit ishin të befasuar. Zoti Sarkozy u vesh me një fytyrë të guximshme. “Franca e përjetshme”, tha ai, duke u përpjekur të tingëllonte si De Gaulle, ka kaluar dhe më keq në historinë e saj të gjatë dhe të lavdishme. Ditë më të mira do të vijnë. Dhe jo, presidenti nuk kishte ndër mend të dorëhiqej.

    Optimizmi i tij ishte i pazakontë. Sarkozy kishte fituar një tjetër fjalim duke mbjellë frikë dhe duke huazuar disa nga idetë e fushatës thuajse të suksesshme të fushatës së Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë. Në takimin e republikanëve të qendrës së majtë, mbajtur në nëntor 2016, Sarkozy është fokusuar më së shumti në vitin e përgjakshëm të vendit, duke fajësuar udhëheqësit e dobët dhe Eurokratët për dështimin e parandalimit të sulmeve makabre terroriste. Në këtë atmosferë drithëruese, rivali i zotit Sarkozy, Alain Juppé, nuk ka asnjë shans.

    Të njëjtat argumente kishte zoti Sarkozy edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Por nën presionin e balotazhit me Maria Le Pen të tërbuar, që bënte fushatë të hapur për të ndjekur Britaninë për të dalë nga BE-ja, ai u detyrua t’i binte edhe më fort daulles së nacionalizmit. Një komplot për bombë në stacionin hekurudhor në Lile, i organizuar në kufirin belg në Namur, u dekonspirua në kohë, por gjithsesi, shtoi ndjesinë se hapja e kufijve rrezikon jetën e francezëve. Përfundimisht, zoti Sarkozy premtoi një referendum mbi anëtarësimin e Francës në BE brenda një viti nga marrja e detyrës.

    Fronti Nacional i Le Pen ndryshoi rrjedhën gjatë fushatës së referendumit, duke prekur “telat e francezëve” me punëtorët e lirë të Europës Lindore dhe punëtorët e rinj myslimanë. Zoti Sarkozy argumentoi fuqishëm për qëndrimin Francës në BE. Por, votuesit e kanë të vështirë të kalojnë poshtë argumentet e tij për bashkëpunim europian kur kanë dëgjuar për shumë kohë të mbajë qëndrim të kundërt. Kundërshtarët socialistë ishin në rrëmujë. Një pjesë e zymtë e veprës Le Figaro nga Michel Houellebecq, autori ekscentrik, akuzon Europën për vetëkryqëzim, duket sikur paraqet gjendjen e kësaj pafuqie. Nën fund, francezët votuan për të lënë BE-në me 55-45%.

    Humbja çliroi Sarkozy-n për të kënaqur politikën e tij prej rëre. Ai risolli idenë e tij për të mbyllur kufijtë me Italinë, nga ku refugjatët nga Libia kalonin. Lidhja që refugjati, i cili hyri në Belgjikë në valën e sulmeve të 2015, kishte pasur një rol në sulmin e planifikuar të Lilës, bëri që presidenti të akuzonte Angela Merkel se kishte vënë në rrezik Europën, duke hapur kufijtë e vendit të saj. Merkel nuk u zbavit, të paktën se kryebanditi nuk ishte një refugjat apo emigrant, por një franko-algjerian nga lagjet periferike të Parisit.

    Euro luajti rol në fushatën e referendumit. Në të vërtetë, teksti i hartuar me nxitim i referendumit nuk përmendte fare monedhën e vetme. Kështu që ligjvënësit mendjehollë në Bruksel gjetën një mënyrë se si ta mbanin Francën në BE, edhe pse ajo kishte votuar për t’u larguar. Kjo nuk lejoi që tregjet të dobësoheshin. Në fund të fundit, Franca është ekonomia e dytë më e madhe në Eurozonë. Elita franceze besonte më me pasion te filozofia e BE-së se sa besonte në Zot. Ku është shpresa për të çuar para projektet pa Parisin? Kthimet nga bonot në Greqi, Portugali dhe Itali u rritën. Mario Draghi, kreu i Bankës Qendrore Europiane, kërkoi më kot për të qetësuar nervat e investitorëve.
    Pas Samitit të 26 anëtareve të tjerë në Sofje, Merkel deklaroi e sigurt se BE-ja do të mbijetojë, sepse jemi më të fortë të bashkuar se të ndarë. Popullariteti i saj vendas, i cili ka qenë duke u zbehur pas fitores së katërt, u rrit aq shpejt sa bonot frikësuan investitorët që kishin derdhur paratë. Por, zonja Merkel pranoi se një ndryshim në traktatin e BE-së ishte i nevojshëm.

    Europa e zvogëluar

    Nuk u desh shumë kohë që zyrtarët e lartë të zbarkonin në Bruksel. Jean-Claude Juncker, presidenti fatkeq i Komisionit Europian, në apelin e tij ndaj votuesve francezë për të mos “vrarë Europën tonë të bukur”, u duk qesharak.

    Por ngjarjet rrodhën shpejt. Zonja e përkulur Le Pen dhe Nigel Farage, një britanik euroskeptik, vizituan shumë vende të Europës duke nxitur nacionalistët në takimet e quajtura “Pranvera patriotike”. Presioni për referendum është rritur edhe në vende si Holanda dhe Danimarka. Në Spanjë dhe Portugali, si dhe në pjesën më të madhe të vendeve të Europës Lindore ka një lloj “oreksi” për shkatërrim, por vullnet të dobët për të frenuar gjakrrjedhjen. Partitë e krahut të majtë kanë filluar të humbasin besimin te BE-ja, një grup në Rumani bëri fushatë nën moton “socializmi në një vend”. Nga lëvizja e lirë deri te kuotat e peshkimit, qeveritë filluan në mënyrë të hapur të kundërshtonin ligjet e BE-së, duke gërryer autoritetin e Komisionit Europian.

    Ndoshta, më shqetësuesja nga të gjitha, ishte ulja e ndikimit të BE-së jashtë. Me shuarjen e perspektivës për anëtarësim, edhe votuesit serbë kanë kthyer qëndrimet e tyre pro radikalëve rusë. Bosnja ka filluar të tensionohet. Ukraina, pavarësisht mbështetjes nga zoti Tusk, është zhytur më thellë në korrupsion dhe keqqeverisje. Duke guxuar, Sarkozy vizitoi Britaninë për të nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim detar. Por, vizita e tij u shkurtua pasi u thirr që të merrej me një emergjencë. Kishte ndodhur një shpërthim në Nantes, që rezultoi të mos ishte një aksident.www.botasot.info

  22. #-1
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: A po shperbehet europa ?

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Anglia iku,,,,,dhe nuk kthehet me ne EU, tash problemi asht mos largohen shtete te tjere
    Gjithe propaganda ka si qellim frenimin e fenomenit domino

    Bashkimi Europian ka vetem nje qellim,,,,,,,shkaterrimin (frenimin) e ekonomise nacionaliste Gjermane
    Me sa di, ende s'ka ikur apo ndoshta me paska ikur mua ky informacion ?

    Pervec Gjermanise qe eshte shtet stabil dhe me merita te larta, te tjerat si franca, spanja, italia jan thjesht bërrllogje, kurse rumania, lituania, polonia jan shtete plehra !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •