Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Djegia e Mandateve –një Marrëzi e rrezikshme Politike

    Konfliktet politike brënda parlamentit shqiptarjanë të zakonshme por për nga rrezikshëmira kanë ndodhur vetëm dy herë pas viteve `90 kur janë vënë në rrezik kushtetueshmëria dhe stabiliteti i vendit; në vitet 97-98 e cila pasoi me një luftë civile `të gjithë kundër të gjithëve`, në të cilën u desh ndërhyrja e BE , SHBA dhe NATO-s, si dhe në ditët e sotme të parlamentarizmit shqiptar në të cilën është ashpërsuar aq shumë konflikti politik sa që bëhet fjalë për marrëzi politike dhe që për fat të popullit të thjeshtë përsëri BE, SHBA dhe Nato janë garantuesit e stabilitetit politik dhe të kushtetueshmërisë së vëndit
    Dihet se pas marrëzive politike ndodh destabilizimi i shtetit aq i dëshëruar për disa qarqe drejtuese politike shqiptare të varura mesa duket, gjithsesi edhe nga fqinjët.
    Marrëzia politike ka arritur në pjesën e aforizmës së famshme të Ushtarit të mirë Shvejk. Dhe kjo marrëzi e shprehur politikisht nga Opozita, e mbajtur iso nga ndonjë deputet pseudo-shkrimtar apo ndonjë pseudo-shkencëtare, dhe e frymëzuar nga shprehjet po aq të marra në vënd të vështrimit me seriozitet të problemit nëprmjet frazës `me qetësi dhe dashuri`, ku dihet se vetëm qetësi dhe dashuri ka, po aq pak sa, dhe për qesëndi të atij i cili i ka shprehur sepse të tallesh me seriozitetin e problemit - është papërgjegjshmëri totale ose sigurisht marrëzi politike.
    Aforizma e Shvejkut `ç`më duhet mua se çfrë bej unë`, është një nga slloganet që sot i përshtatet më mirë veprimtaisë parlametare të Opozitës, madje edhe më tej.
    Një pjesë e mirë e deputetëve të parlamentit shqiptar gjatë këtyre viteve kanë gjetur të përshtatshme në debatet dhe veprimtarinë parlamentare këtë opsion të mbrojtur nga rregulloret e parlamentit në mënyrë që debatet e tyre jashte subektit përkatës, sharjet, shpifjet e tyre, gjërat më të pamenduara por të thëna në parlament, mbrohen dhe nuk kanë asnjë pasojë ndaj deputetit që shprehet ashtu si ja jep truri pa e vrarë mëndjen se si duket para dëgjuesve brënda dhe jashtë parlamentit të paraqitura nga mediat tv apo ato gazetareske.
    E rëndësishme për këta Deputetë është pompoziteti, arroganca, paraqitja e jashtme para publikut.
    Sipas deputetit, me daljen e tij të enjteve të Parlamentit para mediave tv…duket sikur është një trim i vërtetë me sy shqiponjë, megjithse si deputet nuk është zgjedhur për të trashur zërin por për të thënë fjalë të mënçura , se ai deputeti .nuk i trëmbet ligjit megjithse, duhet ta respektojë atë. se ai deputeti… është i pavarur në idetë e shprehura të tij, por në fakt litari nga i cili varet po i merr frymën e pavarësisë së tij intelektuale, se ai deputeti… mimika dhe shprehja e lëvizjeve të trupit të tij i ngjajnë me një hero kombëtar ashtu si e ëndëron ai vehtën, por në fakt mënyra e të folurit dhe shprehjet e lëvizjeve trupore të tij imitojnë katërcipërisht ato të liderit të partisë së tij lider i cili e ka zgjedhur atë pikërisht për ta imituar dhe për tu servilossur deri në mungesë personaliteti.
    Një nga shprehjet më të marra e për pasojë shumë të rrezikshme është fraza e shprehur nga një lider i tipit `më mirë name se syri`, se … do të djegim mandatet` .. (dhe…. Vlorën s`e japim?!), dhe reformën nuk do ta votojmë.
    Këto fraza aspak normale të thëna me një arrogancë e papërgjegjshmëri të frikëshme, dhe gjithashtu duke luajtur me bllofin politik, nuk janë as më shumë e as më pak një variant i luftës politike të Enver Hoxhës në kohën e luftës së ftohtë.
    Përdorimi i kësaj frazeologjie komuniste ekstremiste, nuk shërben aspak për të zgjidhur problemet e shumta të shtetit shqiptar të ardhmes europiane të Shqipërisë.
    Ky konflikt politik i lindur thjesht për të justifikuar papërgjegjshmërinë e qeverisjes tetë vjeçare të opozitës, si dhe për të shmangur realizimin e reformës në drejtësi, reformë e cila rrezikon drejtuesit e qeverisjes së mëparshme në se ajo miratohet në Parlament, ka tendencën të thellohet po për faj të Opozitës, e cila kërkon të nxijë çdo gjë para shqiptarëve dhe para botës, duke e deklaruar vehten armike të së ardhmes së Shqipërisë.
    Duke zbatuar parrullën e vjetër sofiste `Sulmo për tu mbrojtur` dhe Parullën tjetër Gebelsiane `Shpif shpif se dicka do të mbetet`, Opozita ka dalë hapur kundër jo vetëm ndaj të ardhmes së vëndit por edhe ndaj integrimit, duke u përpjekur të nxijë sa më shumë qeverisjen e tanishme dhe duke e penguar në çdo hap në zbatimin e programeve që kanë marrë përsipër këtë mandat- qeverisjeje, Prorame të miratuara hapur edhe nga BE, SHBA, Banka Botërore, dhe FMN.
    Vështirësitë e krijuara në qeverisje për shkak të përpjekjeve të shumta të Opozitës për të nxirë situatën, të ndërlidhura dhe me gabimet në qeverisje (mendoj për shkak gjithashtu të punës nën një presion të paparë dis-informimi), kanë krijuar një tensionim në opinionin publik shqiptar por dhe në disa qarqe të BE sidomos atyre të PPE.
    Dihet se Reforma në drejtësi është miratuar nga BE dhe Venecia,e për pasojë vija e kuqe është vendosur pikërisht nga vetë BE dhe Venecia dhe jo nga Maxhoranca e cila në fakt ka bërë gjënë e duhur duke e miratuar 100% këtë Projekt Reformë.
    Sidoqoftë, me kalimin e kohës shumica e opinionit publik shqiptar dhe atij botëror, po kuptojnë se gjendja e rëndë dhe e pa shpresë, apo tendencat për të destabilizuar situatën, në fakt janë virtuale dhe të amplifikuara nga mediat e paguara televizive, se sa në realitetin objektiv të qeverisjes dhe të situatës ekonomiko-financiare.
    Mendoj se përkrahja e fuqishme nga BE, SHBA, BB, dhe FMN, ka caktuar se qeverisja është në drejtimin e duhur pavarësisht problemeve të qeverisjes aktuale të cilat janë më shumë të bartura se sa të krijuara, duke i dhënë të kuptojë Opozitës dhe disa ndjellakeqëve e të pakënaqurve brënda koalicionit se, vetëm realizmi i Reformës në Drejtësi dhe për pasojë edhe i reformave të tjera, do të integrojë Shqipërinë në BE.

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Djegia e Mandateve –një Marrëzi e rrezikshme Politike

    Po mire bejne keta more mik se kane gjetur nje popull qe kerkon vetem zgjidhje individuale dhe kurre nuk e kuptoje konceptin komunitar. Tek ne te vrasin pse e pe shtrembur apo per nje llaf goje por nuk revoltohen kur i helmojne femijet e te ardhmen me ushqime te skaduara me ilace te skaduara, kur ja zene driten e diellit me beton,kur ja presin edhe pemen e fundit kur edhe rrekene ja marin per te bere para. Nje vend ku kryetar bashkie deputet apo drejtor behesh vetem nese je gangster dhe i perket ndonje klani fisi sekti apo partie..ca te thuash per kete vend, e ka mare dreqi me kohe..nuk ka as pozite as opzoite por vetem brigante me imunitet. ky vend po boshatiset nga kush te mundet...

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Djegia e Mandateve –një Marrëzi e rrezikshme Politike

    Pirro,

    Per nje fjale ne Shqiperi te fusin plumin.
    Per nje shikim shtrember" ne Shqiperi te fusin plumin.
    Nuk durojm hiç.

    Si ore burr i dheut, i durum keta politikane kaq gjat??!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •