Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Të rinjtë shqiptarë i kthejnë aftësitë online në të ardhura të majme

    Brezi i të rinjve shqiptarë po i përdor aftësitë teknologjike online për të çarë rrugën në skenën globale dhe për të nxjerrë përfitime që shumica e shqiptarëve vetëm sa i ëndërrojnë.

    Emri:  640x480-technology-.jpg

Shikime: 601

Madhësia:  33.1 KB

    Të rinjtë shqiptarë kanë filluar të shfrytëzojnë mundësitë e jashtëzakonshme që interneti ka për të ofruar, duke u bërë mjeshtër të programimit, sipërmarrjes dhe marketingut online, piratimit dhe kodimit.

    Si rezultat, Silicon Valley e Kalifornisë, simboli dhe qendra botërore e inovacionit teknologjik, është bërë një destinacion për të rinjtë e talentuar shqiptarë – nëj vend për ata që duan të shfaqen në skenën e madhe.

    Të tjerë kanë gjetur një treg global nga shtëpia në Shqipëri, duke përdorur internetin për të gjeneruar të ardhura që nuk janë të mundura në tregun vendas.

    Me ëndrra të suksesit dhe një dëshirë pasiononte për të ofruar zgjidhje për problemet e të tashmes përmes teknologjisë, shqiptarët e rinj kanë filluar të lënë gjurmë në botën gjithnjë e në zgjerim të teknologjisë së internetit.

    Inxhinier për WhatsApp

    Aleksandër Bello, një shqiptar 24-vjeçar, ka jetuar në Kaliforni prej katër vitesh, mjaftueshëm për të filluar vjeljen e frutave të para të ëndrrës amerikane.

    Ai u diplomua në bachelor në shkenca kompjuterike dhe biznes nga Instituti Kalifornian i Teknologjisë, Caltech. Muaj më vonë, ai u punësua si një inxhinier softueri për aplikacionin më të famshëm në botë për dërgimin e mesazheve, WhatsApp.

    Për Aleksandrin, prania në skuadrën kryesore të WhatsApp që ofron mesazhe të enkriptuara në të gjithë botën, nuk ka qenë një hap i vetëm. Është një arritje që ndjek vite mundimesh e punë të palodhur.

    Rruga nga një gjimnaz teknologjik në Tiranë në një punë të mirënjohur në Silicon Valley u shoqërua nga pasiguri të mëdha – por ai thotë se ardhja nga Shqipëria e pajisi atë me disa aftësi të dobishme gjithashtu.

    “Puna që kam tani është vetëm maja e ajsbergut; poshtë ka vështirësi që lidhen me momente vendimtare, si hyrja në universitet dhe marrja e intershipeve të para,” kujton ai.

    “Ardhja nga Tirana nuk më bëri kurrë të ndihesha se kisha diçka më pak se shokët e klasës në kuptimin e nivelit teknologjik dhe dijeve rreth shkencës,” shton ai.

    “Përkundrazi, më dha disa avantazhe, ngaqë njerëzit që vijnë nga vende ku rregullat nuk funksionojnë frymëzohen të improvizojnë dhe të bëhen kreativë me gjërat,” tha ai për BIRN.

    I ndërgjegjshëm se atdheu i tij është ende në fillim të revolucionit teknologjik, Aleksandri përpiqet të jetë pjesë e iniciativave që rrisin nivelin e penetrimit teknologjik dhe ndërtojnë aftësi të reja te të rinjtë.

    “Unë dhe shokët e mi kemi krijuar “Tirana Code”, një rrjet i shqiptarëve të talentuar që jetojnë jashtë të cilët kanë të përbashkët pasionin për teknologjinë,” shpjegon ai.

    “Në dhjetor, bëmë trajnimin e parë të sigurisë kibernetike në Tiranë dhe shpresoj që rrjeti të zgjerohet”.

    Aleksandri e sheh veten si shumë më tepër sesa një programues. Atij i pëlqen ta mendojë veten si dikush që zgjidh probleme, duke ëndërruar që një ditë idetë e tij do të ndihmojnë në ndërtimin e një jete më të mirë për shumë njerëz.

    “Kam pasion për fushat si arsimi, psikologjia dhe biznesi, por në përgjithësi më pëlqen më shumë zgjidhja e problemeve,” thotë ai.

    “Teknologjia ka një potencial të madh të pashfrytëzuar, veçanërisht në botën në zhvillim. Puna jonë është ta zbulojmë atë,” përfundon ai.

    Fitimi i parave në Shqipëri

    Në Shqipëri, Kelvin Çobanaj, 17 vjeç, filloi të programojë lojëra me miqtë e tij kur ishte vetëm 10 vjeç. Gjatë kësaj kohe, ai ka koduar dhe është përpjekur të ndërtojë sipërmarrje të reja.

    Kur ishte vetëm 14-vjeç, ai fitoi një bursë nga qendra John Hopkins për të rinjtë e talentuar dhe studioi kriptologji për një muaj në Baltimore, që hapi perspektiva të reja në fushën e shkencave kompjuterike.

    Tani ai e gjen veten mes programimit dhe sipërmarrjes me një pasion për krijimin e platformave që janë të projektuara t’i bërë pasionet e njerëzve më të lehta dhe më të kënaqshme.

    Të qenët një sipërmarrës në moshë të re nuk ka qenë e lehtë gjithsesi.

    Prindërit e tij ishin të shqetësuar rreth orëve që ai kalonte përpara kompjuterit dhe madje menduan se kishte diçka që nuk shkonte më të kur ai deklaroi se kishte fituar një mijë euro online.

    “Kompania ime e parë online, që nuk ishte edhe aq serioze, quhej ‘Powerup Hosting’ dhe ofronte hapësira serveri për lojërat online,” kujton ai.

    “Megjithëse fitova rreth 2000 euro në një vit, për shkak se isha i ri nuk mund të kisha llogari bankare për të tërhequr paratë, ndaj i investova në projektin online të dikujt tjetër, që dështoi dhe kështu i humba,” kujton ai.

    Kelvin po punon ende online dhe po fiton para. Disa muaj më parë ai krijoi kompaninë e tij të parë të vërtetë, Norby Technologies, Inc. Inkorporuar në Delauer, ajo ofron shërbime të shkatërrimit të të dhënave.

    Përveç kësaj, ai është i përqendruar në zgjerimin e dijeve të programimit dhe po përgatitet të fillojë universitetin në SHBA.

    “Ëndrra ime është të studioj shkenca kompjuterike në Universitetin Stanford. Dua të arrij sukses në iniciativat e mia sipërmarrëse ndërsa përpiqem të krijoj platforma të reja që i përgjigjen kërkesave të njerëzve”, thotë ai.

    Olgi Zenullari, tani 27 vjeç, filloi të eksplorojë mundësitë e biznesit online kur ishte 15 vjeç. Sfidat ishin të mëdha, kujton ai.

    “Kishte shumë pengesa atëherë për shqiptarët që donin të bënin biznes online,” thotë ai.

    “Vendi nuk kishte internet të qëndrueshëm dhe të shpejtë, na mungonin mënyrat për të paguar online dhe disa kompani globale as nuk merrnin në konsideratë blerjen e shërbimeve nga programuesit shqiptarë,” tha ai për BIRN.

    Por Olgi beson se gjërat kanë ndryshuar që atëherë dhe se sot të rinjtë shqiptarë kanë më tepër mundësi për të lulëzuar në tregun online.

    Në vitin 2009, ai lançoi Webmaster.al, që ishte i pari komunitet shqiptar i uebmasterëve dhe tre vite më vonë ai lançoi ShqipAD, një sistem shërbimi reklamash që përdorët nga disa prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare në Shqipëri.

    Ai e konsideron veten një reklamues online me eksperiencë tani. Dy vite më pas, me një grup shokësh, ai krijoi Fabric, një kompani e specializuar në krijimin e lojërave dhe aplikacioneve të tjera për smartfonë dhe tabletë.

    “Kompania po shkon mirë dhe ne po punojmë në një treg global online, duke fituar të ardhura dhe duke u zgjeruar,” thotë ai.

    Ai beson se të rinjtë shqiptarë duhet të dinë se ka një botë të re atje jashtë të cilën ata mund ta përqafojnë dhe ta përdorin për të bërë realitet ëndrrat e tyre.

    “Jam reklamuesi online në grup dhe fitoj rreth 50 herë më shumë se kolegët e mi që punojnë në kompanitë tradicionale të reklamave në Shqipëri,” përfundon ai.

    Pergatiti: Fatjona Mejdini
    BIRN

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Të rinjtë shqiptarë i kthejnë aftësitë online në të ardhura të majme

    Mire bejne qe u japin lek disave qe vertet duan te ngrihen dhe ecin perpara, edhe ne sensin individual. Po nuk hidhet parja ashtu, online.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Të rinjtë shqiptarë i kthejnë aftësitë online në të ardhura të majme



    Të rinjtë në Korçë zbulojnë shumat marramendëse që përfitojnë falë punës online

    Shkurt 2021 - TCH
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 03-09-2021 më 09:08

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Të rinjtë shqiptarë i kthejnë aftësitë online në të ardhura të majme



    Shumat marramëndëse që fitojnë të Rinjtë Shqiptarë online

    Mars 2021 - Syri TV

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •