Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2016
    Postime
    3

    Post Cfarë më ndodhi?

    Përshëndetje !

    Faktikisht, nuk kam ndonjë llojë problemi që mund të ketë nevojë për ndonjë këshillë apo ndihmë, megjithatë kam një dëshirë që të ndaja eksperiencën time me ju.

    Duke qëndruar vetëm, pasi lexova një libër dhe mendova të bëja pak pushim, fillova të mendoja për momentet të cilat kam kaluar në vetmi, sepse shpesh nuk jam i shoqërueshëm me njerëzit, përpiqem të qëndroj vetëm. Fillova të kujtoja çdo moment të bukur që kisha kaluar me veten, çastet ku kisha kërcyer në vetmi, kisha kënduar, lexuar, luajtuar video-games, e me radhë. Pas pak momentesh mendimi dhe meditimi, fillova të qaj dhe të kisha një ndjesi plotësie që ishte e mbushur me ndjenjën e dhimbjes dhe të lumturisë, dy ndjenja në të njëjtën kohë. Ishte një eksperiencë e pa provuar më parë. Nuk e di se çfarë do të mendonit për këtë, por do më pëlqente të ndanit mendimet tuaja.

    Pse më ndodhi?

    Kush është kuptimi i të nxjerrit lotë për veten?

    A është kjo një shënjë e dashurisë për veten?


    Shpresoj që të ndani me mua këndështrimet, opinionet, apo perceptimet tuaja.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Selena1
    Anëtarësuar
    24-02-2016
    Postime
    50

    Për: Cfarë më ndodhi?

    Dashuria e respekti per veten eshte psikologjikisht aftesia per tu veteidentifikuar me EGO tende ... por po ta mendosh me mire eshte vetedijshmeria (awareness) ... te jeshe i/e vetedijshem/e per gjithcka qe ka te beje me ty , cfare te rrethon , cfare mendon mund te vezhgosh veten dhe ato qe mendon e ti analizosh etc pra eshte meditim dhe veteksplorim :--)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e luleshtrydhe
    Anëtarësuar
    23-01-2009
    Postime
    152

    Për: Cfarë më ndodhi?

    Vetem i mencuri e do veten, se budallai e vret, ndaj duhet te jesh i lumtur se tregon qe ke mend. Nese te qendruarit me veten ti e koncepton si vetmi, atehere duhet te shoqerohesh me shume me njerez.
    https://m.youtube.com/watch?v=drMWD6kOyb4

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Cfarë më ndodhi?

    E the vete. Asnje lloj problemi ske.
    Lot mo, gezim lumturi mallengjim
    Ca problemi ka ketu.
    (Varet ne cfare mendimesh te ka shtyre libri)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •