Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Komunikimi politik pamor dhe retorika - përpjekja për diskreditimin e Flamurit kombëtar*

    Komunikimi politik pamor dhe retorika - përpjekja për diskreditimin e Flamurit kombëtar*
    Postuar në 02 Qershor, 2016 05:16
    Gëzim Mekuli
    Fotografia dokumenton, argumenton, dramatizon, përcakton rendin e ditës, ndërton imazhin e politikanit, frymëzon emocione, krijon lidhshmëri me simbolet kulturore-sociale dhe largon audiencën e tij në kohë dhe hapësirë. Fotografitë, filmi "dokumentar", hartat historike e topografike dhe libri, që nga fundi i vitit 1999, kanë në shënjestër publikun. Veçanërisht kur kemi të bëjmë me ikonat dhe simbolet e kulturës shqiptare, retorika pamore është në ofensivë.
    Unë gjithashtu do të tregoj shembuj të komunikimit pamor politik, që jo vetëm se vërteton atë që ne tashmë e dimë, por apeli i tyre mund të jetë akoma më sfidues dhe më serioz sesa që ne e mendojme atë. Në këtë analizë retorike do të bëhet fjalë për përdorimin e fotografisë/filmit si mjet i komunikimit politik.

    Fotografitë janë të shumëkuptimshe. Ato janë polysemike (gr. Poly = shumë dhe semike = domethënie). Zakonisht fotografitë janë me më shumë kuptime sesa fjala. Kur shikojmë një fotografi, jemi ne ata, që e vlerësojmë se çfarë do të thotë ajo dhe se çfarë porosie ka fotografia.
    Funskioni i parë retorik i polysemisë është se ajo i lejon pranuesit/publikes që të jetë bashkësajues i shprehjes dhe komunikimit pamor. Dhe, kur vështruesit e fotografisë janë aktivë në konstruksionin e domethënies së fotografise retorike, atëherë këta, njëkohësisht, kontribuojnë që të bindin edhe vetveten.
    Njëkohësisht është me rëndësi të theksohet se shumëkuptueshmëria e fotografisë është aq e kufizuar saqë pranuesi/publikja, faktikisht, është i detyruar që të bëjë "leximin" e fotografisë/filmit sipas qëllimeve të retorikës.

    Që herët retorikasi Bitzer nënvizonte se ndodhitë retorike krijojnë ndryshime duke ndikuar në mendime, vendime dhe veprime tek personat. Këta persona mund të kontribuojnë në krijimin e ndryshimeve. Logjikisht, retorika kërkon gjithmonë publikun.

    Nuk mund të kemi një situatë retorike po qe se nuk e kemi publikun. E, publiku retorik përbëhet gjithmonë nga personat të cilët mund të ndikohen nga retorika e dërguesit dhe mu këta, pra publiku, janë ata që kontribuojnë për të ndërmjetësuar planet dhe ndryshimet.
    Thënë më ndryshe, publiku është një "sajesë", i cili është i ndërtuar nga fotografitë dhe fjalimet politike. Secili folës/folëse me vetëdije mendon tek publiku, që do të thotë se retori, përmes fjalimeve politike dhe fotografisë, dëshiron të bindë këta njerëz. Pra përmes publikut, i cili është në gjendje të funksionojë si ndërmjetësues i ndryshimeve politike, tentohet të shkohet tek ideologjikja dhe tek politikja.
    Më tepër:
    http://www.respublica.al/2016/06/02/...-komb%C3%ABtar

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Komunikimi politik pamor dhe retorika - përpjekja për diskreditimin e Flamurit kombëtar*

    Flamuri shqiptar nuk mund te fyhet nga disa Zhapike amfibe ne boten e madhe. Edhe pse Shqiponje Akrepofibe, e shtypur, e djegur, e flakur por e dhe e harruar, te nxjerr syte dhe ka ditur te tregoje se di ta mbroje vatanin apo vathen e vet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •