Revista holandeze - Mafia shqiptare po tmerron Holandėn, kryeqendra e saj Roterdami

Emri:  policia-1-655x356.jpg

Shikime: 389

Madhėsia:  40.8 KB

Vrasės, trafikantė droge, grabitės dhe pastrues parash. Kėshtu e nis artikullin e saj revista holandeze “Revu”, e cila thekson se ndikimi i mafies shqiptare nė botėn e krimit nė Holandė po bėhet gjithnjė e mė i madh.

Policia shpreh shqetėsimin pėr grupet jashtėzakonisht tė dhunshme tė shqiptarėve, tė cilėt tregojnė njė ekspansionizėm tė frikshėm.
Ata janė aktivė nė tė gjithė vendin, siē thekson artikulli, por Roterdami ėshtė kryeqendra e tyre, teksa pėrpiqen pėr tė zgjeruar territoret.
Nė Roterdam ndodhet porti mė i madh i vendit dhe prej andej kryhet edhe trafiku mė i madh narkotikėve nga Amerika Latine. Sipas revistės, studiuesit e krimit tė organizuar ndėrkombėtar i cilėsojnė shqiptarėt si “shumė tė dhunshėm”.

Gazetari i revistės bashkėbisedon me njė shqiptar i quajtur Njazi, i cili ka qenė i dėnuar mė herėt nė njė burg gjerman pėr kultivim droge, veēanėrisht marijuanės.
Aktualisht, ai jeton nė njė fshat nė Holandė dhe rrėfen historinė e tij, duke theksuar se lirinė ēmon mbi gjithēka. Shqiptari ėshtė mes tė 30-ve dhe se qė nė moshė tė re ėshtė pėrfshirė nė krime tė ndryshme.

Aktivitetin e ka nisur fillimisht nė Shqipėri dhe mė pas e ka vazhduar nė Gjermani, Belgjikė dhe Holandė. Ai ka kaluar disa vite prapa hekurave, teksa thekson se “burgu nė Shqipėri ėshtė mė i vėshtiri”.

Artikulli thekson se kur Shqipėria ishte nė buzė tė humnerės nė vitin 1997, Njaziu ishte adoleshent, ēka e detyroi tė ndėrmerrte rrugėn e krimit.

Artikulli origjinal: http://revu.nl/nu-in-revu/de-nieuwe-...-in-nederland/

ORA NEWS