Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Ministri i Brendshëm i Rilindjes: Berisha më ka futur përgjues në zyrë!

    Ministri i Brendshëm Tahiri denoncon: Më kanë futur pajisje përgjimi në zyrë!

    Emri:  unsHiop7.jpeg

Shikime: 277

Madhësia:  24.3 KB

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri denoncon në Prokurori se i kanë vendosur pajisje përgjimi në zyrë. Pajisja e përgjimit është gjendur afër printerit të zyrës së tij.

    Ndaj ai ka shkuar në Prokurori për të bërë denoncim. Ky është skandal shtetëror. Kur përgjohet Ministri i Brendshëm merret me mend si përgjohen të tjerët!

    Nuk dihet se cilat janë dyshimet e Ministrit për personat që mund të kenë vendosur pajisjen. Ndërkohë që Prokuroria nuk ka dhënë asnjë detaj për pistat e hetimit.

    Në padinë e Ministrisë së Brendshme kërkohet që të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparat përgjimi. Mësohet se aparatura e përgjimit është dërguar në laboratorin e policisë shkencore për ekzaminim. Dyshimet e para janë se personi që i ka vendosur pajisjen e përgjimit në zyrë ministrit Tahiri është punonjës i Ministrisë së Brendshme.

    Verifikimi i pretendimit të Ministrit ka bërë që të gjithë në Ministrinë e Brendshme të jenë në panik. Verifikimet kanë nisur që nga stafi i ngushtë i ministrit, e deri të punonjësit e godinës që Ministrisë së Brendshme.

    Por veç çështjes se kush e ka vendosur aparaturën personalisht, një tjetër pikëpyetje është se për llogari të kujt janë kryer përgjimet dhe kush i disponon ato tashmë. Nga ana tjetër, a janë përdorur përgjimet për shantazh ndaj Ministrit të Brendshëm?

    Sipas ligjit shqiptar, përgjimi mund të kryhet vetëm nga Prokuroria me urdhër gjykate. Gjithashtu edhe shërbimi Informativ Shtetëror ka të drejtë të kryej përgjime. Por në të gjitha rastet, janë dy institucione që kanë djieni për procesin e përgjimeve.

    Në rastin e Ministrit Tahiri duket qartë që kemi të bëjmë më përgjime të paligjshme. Çështja është se nga kush është kryer dhe për llogari të kujt? Denoncimi i ministrit vjen në kohën kur vetë Ministria e Brendshme është akuzuar nga opozita se ka kryer përgjime të paligjshme me një pajisje të misionit italian interforcë. Edhe për këto akuza ka hetim nga prokuroria. A mos denoncimi për përgjimin e Tahirit është mënyrë për të larguar vëmendjen nga përgjimi i dyshuar i vetë Policisë?

    Detajet e pakta që kanë dalë deri tani tregojnë se kemi të bëjmë me një skandal të përmasave të panjohura në vend. Një skandal që duket se do të ketë jo pak zhurmë dhe përplasje politike.

    Interesant është fakti se padia e Tahirit është paralajmëruar disa ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një status në Facebook, më 20 maj 2016, Berisha deklaronte se Ministri Tahiri ka gjetur një pajisje përgjimi afër “grirses së letrave”. Berisha bënte dhe diversion politik mes aleatëve qeverisës.

    Postimi i Sali Berishës më 20 Maj 2015:

    Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi në datën 20 maj se në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ishte vendosur një përgjues. Lexoni më poshtë çfarë shkruante Berisha në faqen e tij në Facebook.

    Ne zyren e Saje qorrit gjendet nje çimke!

    Te dashur miq, parmbreme, ne zyren e Saje qorrit, konkretisht ne anen e pasme te grireses se letrave gjendet nje goxha çimke! Kjo e ka tmerruar Saje qorrin, i cili ka dyshim kryesor:1- zevendesministrin e LSI dhe 2-njerin nga asistentet e tij.

    Por njerezit afer tij flasin edhe per dy burime te tjera me te mundshme, njeri i huaj kurse burimi tjeter eshte intim!

    Emri:  Berisha_Tahiri_pergjim.jpg

Shikime: 255

Madhësia:  43.0 KB

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Ministri i Brendshëm i Rilindjes: Berisha më ka futur përgjues në zyrë!

    Jo me cne nuk ben Sala nga to pune... . E marrin kot neper goje te shkretin. Po ai, sala dmth aq di aq ben po mua me vjen me ca qe ngelen duke i puthur bithen . Per mendimin tim per aq se njoh une politiken pas viteve 90 nese nuk do te ishte sala edhe ne do te ihsim bere si gjithe vendet e tjera ta lindjes . Sidoqofte ska sala faj por tunxhet qe e ndjekin pas nje burre plak hileqar dhe kriminel.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ministri i Brendshëm i Rilindjes: Berisha më ka futur përgjues në zyrë!

    O Tahiro,

    Shume i forte na doli ky Berisha per bese! Edhe tani ne pension e nga facebook, te erdhi e ta futi pergjuesin ne zyre? Po mire ai Berisha qe na i spiunoka trimat e Rilindjes sone Socialiste, po ju trimat tane te Rilindjes kaq kaqola jeni sa vjen dhe ju futet Berisha ne zyre si Fantomasi?!

    Mire zyren qe e pastrove nga pergjuesat e Berishes, po krevatin ku fle gjume a e kontrollove, se mos te ka futur Berisha pergjues edhe atje.

    Kemi ministra jo llafe ne te Rilindjes!

    Albo

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ministri i Brendshëm i Rilindjes: Berisha më ka futur përgjues në zyrë!

    Prokuroria të hetojë - Berisha: ‘Çimka’ filmoi pamje komprometuese në zyrën e Tahirit, u fshinë

    Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me kallëzimin në Prokurori të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në lidhje me një pajisje përgjimi të zbuluar në zyrën e tij.

    Duke cituar oficerin dixhital, Berisha thotë se Tahiri e dërgoi kallëzimin në Prokurori pasi për 1 javë rresht fshiu dhe manipuloi të gjitha videot e regjistruara nga “Çimka”.

    Madje, Berisha shkon më tej kur deklaron se sipas oficerit dixhital, pamjet e regjistruara janë më të fëlliqura se ato të Shukri Xhelilit, ish-kreu i Bashkisë Peshkopi.

    Berisha citon oficerin dixhital:

    Saje qorri dërgoi sot ne prokurori pasi për 1 javë rresht fshiu dhe manipuloi te gjithë videot e regjistruara në “Çimkën” qe i kishin vendosur ne zyre.

    Me këtë rast i bej thirrje prokurorit te përgjithshëm të kontraktoje për ekspertize kompaninë me te fuqishme te fushës për të rikuperuar te gjithë pamjet e regjistruara në zyrën e Saje qorrit, te cilat do t’u provojnë shqiptarëve serinë e skandaleve në zyrën e tij, disa prej te cilave sipas oficerit dixhital janë aq të fëlliqura saqë Xhelili i bashkisë duket lule në krahasim me histerikun e ministrisë!

    Emri:  berishaa.jpg

Shikime: 128

Madhësia:  44.7 KB

    ORA NEWS

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ministri i Brendshëm i Rilindjes: Berisha më ka futur përgjues në zyrë!

    Si fillim te kontrollohet dera nese eshte hapur me ndonje pajisje
    jo celes apo celes kopil
    Te shihen shenja te imta te brima e celesit
    qe mund te hedhin drite ne faktin
    qe dikush ka hapur deren fshehurazi naten
    Kjo kerkon ekzaminim ne laborator forensik me
    mikroskope special per te diktuar gjurme
    qe eshte perdorur pajisje qe ka levizur cilindrat
    dhe hapur deren
    Nqs Tahiri e len celsin ne Ministri kush e ruan administron celesin?
    Mundet qe dikush ka marre celsin e tij dhe hapur deren ose eshte perdorur pajisje
    ose celes kopil.
    Nqs futja dhe instalimi i cimkes eshte bere
    para 10 ditesh nga dita kur eshte zbuluar nga Tahiri atehere
    eshte e pamundur te gjesh gjurme te lena
    nga instalusi i cimkes sepse ka kaluar shume kohe dhe gjurmet
    jane fshire nga pastrimi qe i eshte bere zyres nga pastrusit
    Mjafton dy pastrime te rregullta dhe hetusat
    nuk do jene ne gjendje te kapin ndonje gjurme kembesh apo
    objekte te imta te lena nga instalusi si psh fije floku e rene ne tapet
    Pastrimi nga pastruset i fshin keto evidenca
    so per hetusat behet me e veshtire.
    Megjithate mund te niset hetimi nga cimka e lene ne zyre
    Cimka te kontrollohet se cfare numri serial
    ka dhe nga modeli percaktohet kush e ka prodhuar
    Pastaj te kontaktohet kompania per te gjetur
    se kush e ka blere kete cimke
    Kompania mund te jape pergjigje
    1cimka me ate serial eshte ose vjedhur ne kompanine prodhuse
    pra nuk eshte shitur
    ose 2. Cimka i eshte shitur ministrise se brendshme ne daten kaq ora kaq
    Kaq mjafton qe hetimi te fokusohet te zyra
    qe administron dhe jep keto cimka per qellime pune
    Manifaktures ti kerkohen komplet numrat seriall te cimkave qe i jane shitur Ministrise.
    Herusia me kete info te kerkoje te zyra
    qe administron keto cimka emrat e personave qe i kane marre ne dorzim
    cimkat dhe ku i kane instaluar
    Prej ketej mund te gjender se cili nga punonjesit e Ministrise apo teknik e ka pas kete cimke...
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-06-2016 më 20:40
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •