Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Dorëheqja e Roshit – një veprim Qytetar dhe Ligjor.

    Janë të pakët politikanët apo drejtuesit e zgjedhur nga politika që japin dorëheqje vetë me rastin e parë kur dalin probleme ligjore që duhen zbatuar. Këtë e bëri kryebashkiaku i Kavajës menjëherë.
    Ky është një veprim i cili duhet respektuar sepse së pari është një veprim prej një njeriu të kulturuar dhe së dyti bëhet nga një person public, dhe është për tu përshëndetur.
    Po përse kjo klimë politike jashtazakonisht e ashpër dhe konfliktuoze në Shqipëri? A është ky konfliktualitet i vetëm këtyre 3 viteve të qeverisjes së Maxhorancës së Majtë apo kjo klimë plot sherre, shpifje, mllefe, akuza dhe shpërthime sharjes prej rrugaçësh në parlament nga ana e politikanëve, ka kohë që ka vazhduar ?
    Dihet se zanafilla e përplasjeve politike të ashpra ka filluar që në kohën e ndërrimit të sistemit, dhe ka vazhduar duke u ashpërsuar, dhe herë duke u fashitur, por asnjëherë nuk ka pushuar midis grupimeve të mëdha të politikës shqiptare.
    Gjithmonë është dashur një arbitër i huaj për të zbutur gjakrat e nxehura të politikës shqiptare dhe këtë rol e kanë luajtur dhe po e luajnë BE me institucionet e saj dhe SHBA, të cilat kohët e fundit duke parë se Shqipëria, Kosova, dhe trevat shqiptare, janë shumë pro-amerikane sidomos pas çlirimit të Kosovës, janë interesuar që këto dy vënde të integrohen sa më parë në BE nëpërmjet reformave.
    Shkaqet dhe faktoret e politikës konfliktuale dhe sherreve të herë pas hershme midis grupeve më të mëdha politike PD dhe PS, në dukje janë shkaqe dhe faktorë për të cilat mund të arrihen marrëveshje dhe mund të ecet përpara pa problem, por gjithashtu vërehet se gjithmonë gjëndet një shkas apo disa elemente që papritur ndezin një `zjarr` të paparë akuzash e sherresh kundër njera tjetrës palë të politikanëve.
    Sigurisht dihet që një nga elementët dallues kryesorë të opozitës së sotme shqiptare është hipokrizia, rendia pas justifikimeve pa kuptim apo dhe aforizma `sulmo që të mbrohesh`.
    Kjo në disa raste ka përfshirë edhe maxhorancën qeverisëse të majtë ndër vite sidomos në mandatin e dytë të qeverisjes së saj 2001-2005, ku nivelet e korrupsionit mbetën të larta dhe mos-realizimit ishin të mëdha.
    Pavarësisht nga konfliktet dhe akuzat e shumta të Opozitës ndaj Maxhorancës, disa aspekte vërehen më së shumti në këtë përplasje të vazhdueshme të cilat kanë lodhur dhe zhgënjyer publikun shqiptar dhe ndërkombëtarët:
    -dëshira për t`ja hedhur fajin të tjerëvë duke përdorur shprehjen `sulmi-mbrojtja më e mirë`,
    -ndotja dhe përbaltja e të gjithë klasës politike për të justifikuar disa personalitete të inkriminuar realisht dhe që mbajnë përgjegjësi për gjëndjen aktuale,
    -përfshirja në këto debate dhe të mediave të cilat luajnë rolin e megafonit apo të suflerit duke vazhduar përbaltjen,
    -Negativizimi i të gjitha arritjeve nga Maxhoranca, apo edhe arritjeve në vitet e kaluara,
    -disinformimi, krijimi i përshtypjes negative tek ndërkombëtarët që gjiçka në Shqipëri po shkon keq sepse fajin e ka maxhoranca (që po bën reformat), dhe jo opozita (që praktikisht është përgjegjëse për gjëndjen e rëndë ekonomike-sociale, korrupsionin galopant, karrupsionin në drejtësi, dhe kapejn e strukturave të veçanta).
    Ligji për dikriminalizimin duhet të japë frutet e tij vetëm nëse bëhet reforma në Drejtësi sepse që tani po vërehen dy fenomene që rëndojnë mbi individin e zgjedhur, dhe atë që do të zgjidhet, por edhe në problemet që ka vetë ligji i dekriminalizimit për shkak të cënimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të shkeljes së Kushtetutës e cila konfirmon `prezumimin e pafajësisë`.
    Në rastin e Roshit, ashtu si dhe në rastet e tjera, Opozita trumbeton për të ashtuquajtur `kriminele`, `banditë`, madje ndot edhe qeverisjen aktuale duke krijuar një tymnajë dhe disinformim si për publikun ashtu dhe për ndërkombëtarët.
    Kjo strategji e disinformimit dhe e konfliktuozitetit, e përshtypjes se Shqipëria nuk mund të qeveriset, se Shqipëria është Republikë bananesh, zgjatja e tranzicionit, emigrimet e pareshtura, mendoj se mbetet një nga strategjitë më të djallëzuara të disa grupeve politike në drejtim gjatë gjithë këtyre viteve, sepse mbajtja në këtë gjëndje e vëndit i ka ndihmuar këto grupime të caktuara për drejtim që pas ndryshimit të sistemit, për tu pasuruar nëpërmjet veprimeve korruptive, dhe për të mos u ndëshkuar.
    Vetëm ndërhyrja e BE dhe e SHBA, dhe përkrahja që i japin këto vënde, qeverisjes aktuale për të realizuar me sukses reformat, mund të evitojë dhe të largojë këtë zallamahi dhe të integrojë Shqipërinë në BE.
    Nuk do të ishte fare me vënd që personat e futur në qeverisjen vendore dhe qëndrore, të anatemohen dhe të përfolen dhe aq më shumë të përdoren si armë kundër maxhorancës, duke e ditur fare mirë, se përfshirja e njerzve me precedent penale në listat e zgjedhjeve ka ardhur pikërisht nga mos funksionimi i ligjeve dhe i drejtësisë në Shqipëri, dhe ky mos funksionim dhe mos ndëshkueshmëria e ligjit, ka patur përkrahjen e fshehtë pikërisht të personave që janë pasuruar duke u futur në politikë.
    Praktikisht në Shqipëri, me përjashtim të disa biznesmenëve të nderuar, shumica e të pasurve në Shqipëri janë politikanë dhe të afërmit e tyre. Duke e parë në këtë aspekt një analizë gjakftohtë do të kuptojë se kush janë ata që mbajnë përgjegjësi dhe cilat Media janë të blera dhe cilat të pavarura.
    Së fundmi, në Shqipëri qeverisja aktuale e përkrahur fuqimisht nga BE dhe SHBA (Samiti i NATO-s konfirmon tezën time), ka hapur kutinë e Pandorës dhe po përpiqet që të realizojë reformat duke pastruar politikën shqiptare nga inkriminimi dhe pandëshkueshmëria.
    Rezistenca e madhe dhe pasja e një kripto-shteti parallel të drejtuar nga Opozita, ka vështirësuar shumë realizimin e Reformave.
    Sidoqoftë, në Opozitë ka shumë politikanë të ndershëm dhe me perspektivë të cilët e kuptojnë problemin dhe mesazhin e BE dhe të SHBA pwr tw pwrkrahur reformat.
    Shpresojmë që në të ardhmen edhe personat të cilwt ligji i dekriminalizimit i ka prekur, me ose pa të drejtë (sipas tyre), le të vërtetojnë pafajësinë e tyre dhe të mos përdoren si kokë turku nga opozita, sepse çdo kush ka personalitetin dhe të drejtën ligjore për të vertetuar tek drejtësia e reformuar pafajësinë e tyre.

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dorëheqja e Roshit – një veprim Qytetar dhe Ligjor.

    O shoku Pirro na sqaro nje kuriozitet: kush i futi dhe kush i promovoi Doshin, Frroket, Prengen, Ndoken, Bushin dhe Roshin ne politike? Perse i nevojiteshin politikes te tille njerez me te kaluar kriminale? Dhe perse ai qe i futi, jo vetem qe nuk distancohet nga ata, por vazhdon t'i mbaje ne fushate, ne parti apo edhe ne postet drejtuese???

    E jep dot nje pergjigje per keto???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Dorëheqja e Roshit – një veprim Qytetar dhe Ligjor.

    Po mire mor Shoku i emeruar `Duke of Arberia`, si ju duket doreheqja, ju duket nje veprim mafioz apo nje veprim qytetar? Apo ju duket habiteni se si njerezit dorehiqen sepse ju nuk e keni ne gjak zbrapsejn dhe qutetarine por keni arrogancen.
    Se dyti, iqytetari Roshi ashtu si dhe cdo qytetar tjeter nuk mund te quhet fajtor derisa nuk i eshte vertetuar fajesia. Apo jo? Keshtu thote dhe Kushtetuta jone.
    Nese gjyqi e nxjerr te fajshem atehere flasim nderyshe.
    C`mund te thuash per Kryetarine Bashkise te Kamzes?

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dorëheqja e Roshit – një veprim Qytetar dhe Ligjor.

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Po mire mor Shoku i emeruar `Duke of Arberia`, si ju duket doreheqja, ju duket nje veprim mafioz apo nje veprim qytetar? Apo ju duket habiteni se si njerezit dorehiqen sepse ju nuk e keni ne gjak zbrapsejn dhe qutetarine por keni arrogancen.
    Se dyti, iqytetari Roshi ashtu si dhe cdo qytetar tjeter nuk mund te quhet fajtor derisa nuk i eshte vertetuar fajesia. Apo jo? Keshtu thote dhe Kushtetuta jone.
    Nese gjyqi e nxjerr te fajshem atehere flasim nderyshe.
    C`mund te thuash per Kryetarine Bashkise te Kamzes?
    I nderuar shoku Pirro,

    Ke dhene nje pergjigje rrumpalle duke bere lojera fjalesh.
    Se pari mos abuzo me fjalen doreheqje, sepse Roshi e tha haptazi perpara kameres qe nuk do te dorehiqem. Po te mos ishte per prokurorine do te ishte akoma ne detyre.
    Se dyti une kam pare dokumentin italian ku thuhet se Roshi eshte debuar per perdhunim ne burg. Eshte kjo e vertete apo jo mua nuk me intereson sepse Roshi ka genjyer ne formularin e ligjit te dekriminalizimit, gje qe perben shkelje ligjore!
    Se treti doreheqja nenkupton ndalimi nga te gjitha angazhimet qe kam nga posti i punes. Nderkohe qe neve e pame sesi Frroku i denuar me burgim nga gjykata, takohej me Ramen ne Puke gjate fushates elektorale. Pame gjithashtu sesi Rama sebashku me Ndokun dhe horra te ketij kalibri, bente fushaten elektorale ne Diber.
    Te gjitha keto fakte te majftueshme per t'u gajasur me marrezite e tua...

    PS: Te na rroje Nexhmija, e marrte nga ditet tona!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dorëheqja e Roshit – një veprim Qytetar dhe Ligjor.

    Megjithate prape nuk me sqarove sipas opinionit tend, se perse duhej Rama te bashkepunonte dhe te fuste ne politike kriminele, vrases, tutore prostitutash, hajdut shtepish, trafikant droge, perdhunues etj etj ne politike? Kaq frike ke te japesh nje pergjigje per kete???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dorëheqja e Roshit – një veprim Qytetar dhe Ligjor.

    Legalizimi i prostitucionit dhe kanabisit mund të nisë me hotelet me pesë yje

    Postuar në 24 Shtator, 2016 23:16
    Kreu i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka, ka sqaruar dje në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit sesi mendon ai mund të realizohet legalizimi i prostitucionit dhe kanabisit. Jaka thotë se qeveria aktuale ka miratuar një ligj që lejon kazijnotë dhe lojërat e fatit në hotelet me pesë yje. Këtij ligji mund t’i shtohet edhe e drejta për të mbajtur prostitua legale dhe të shesin kanabis farmaceutik. Modeli gjerman është i ngjashëm me këtë që sugjerohet këtu, tha Jaka, i cili ka kërkuar që të futet kjo dukuri në hulli ligjore.

    Ky është një propozim që duhet diskutuar me të vërtetë, pasi ka të paktën dy të mira: legalizimi i kanabisit farmaceutik e zhbën ekonominë kriminale të ndërtuar mbi këtë prohibicionizëm të cilin po na deklarohet se policia nuk e lufton dot.

    Së dyti, legalizimi i prostitucionit është ndoshta shërbimi më i madh moral që i bëhet Shqipërisë, pasi do të jetë të paktën një hap që heq atë maskën e hipokrizisë që shoqëron çdo fytyrë që pretendon engjëllin dhe duart i ka vetëm në xhepa.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dorëheqja e Roshit – një veprim Qytetar dhe Ligjor.

    Skema e favoreve/ Si e bleu Edi Rama biznesmenin Nikolin Jaka


    Në kulmin e debateve mbi ligjin e importit të plehrave dhe kanabisin, kreu i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka, doli me një qëndrim publik të bujshëm disa ditë më parë.

    Ai tha se kanabisi duhej legalizuar dhe se mbjelljet ishin diçka normale, më pas tha se edhe po të legalizohej prostitucioni nuk do ishte keq, duke dalë më pas dhe tek pika nevralgjike...

    Nikolin Jaka deklaroi publikisht se parlamenti duhej që ta miratonte sa më shpejt ligjin për importin e plehrave dhe riciklimin.

    Ky qëndrim i Kreut të Dhomës së Tregtisë, kishte një rëndësi të dorës së parë. Ishte qëndrimi i shoqatës më të madhe të biznesit, në lidhje me një nismë problematike, të dyshimtë dhe me shumë të panjohura si ajo e importit të plehrave.

    Por ishte njëkohësisht dhe një sinjal solidarizimi me qeverinë Rama dhe për çështjen e kanabisit nga nr. 1 i biznesit në vend. Por gjasat janë që shtysat e Nikolin Jakës të mos jenë dhe aq parimore apo ‘teknike’ siç ai pretendon.

    Emri:  image.jpg

Shikime: 1339

Madhësia:  40.0 KB

    (Relacioni i firmosur nga ministri Ahmetaj)

    Pasi pikërisht në momentin kur Nikolin Jaka i kërkoi Kuvendit që të miratonte ligjin e riciklimit, komisionet e Kuvendit po shqyrtonin paralelisht dhe një tjetër projektligj, i cili lidhet drejtpërdrejt me interesat e Jaka.

    Bëhet fjalë për një nismë që zyrtarisht i është dërguar Kuvendit nga ministri Arben Ahmetaj, e që synon imponimin për të gjitha bizneset, që të paguajnë një kuotë vjetore për Dhomën e Tregtisë.

    Sipas këtij projektligji, nëse regjistron firmën tënde në QKR, atëherë je i detyruar automatikisht të paguash dhe një kuotizacion për Dhomën e Tregtisë që e drejton Jaka.

    Ky është një favor i rëndësishëm që i bëhet Jaka dhe Dhomës që ai drejton, pasi i krijon atij kapacitete të forta financiare, të garantuara me ligj.

    Ndaj dhe deklaratat e Jaka për riciklimin/kanabisin/prostitucionin kanë qenë minimalisht pretendime të dhëna në kushtet e një konflikti interesi arbitrar, pretendime të dhëna në një kontekst ku kryeministri dhe qeveria favorizon shoqata biznesi me ligj, për të marrë në këmbim heshtjen e biznesit ndaj aktiviteteve të dyshimta ose kriminale. /HashtagAL
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •