Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Blushi dhe Hafizi: Titaniku i Rilindjes Socialiste po mbytet, do krijojmë parti të re

    Intervistë për Ora News - Hafizi dhe Blushi parti të re, gati lamtumira me PS, konsultime me qytetarët



    Duket se orët e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit në Partinë socialiste kanë përfunduar dhe janë duke profiluar me qytetarët një parti të re, e cila bazohet tek nevoja ëpr shtet të së drejtës dhe larg interesave direkte. Në një intervistë për Ora News, deputetja Hafizi thotë se ka edhe deputetë të tjere brenda dhe jashtë PS që nuk pajtohen me mënyrën si funksionojmë partitë sot.

    Duket se orët e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit në Partinë Socialiste kanë përfunduar dhe dy deputetët janë duke u konsultuar me qytetarët për një parti të re

    A do largoheni nga PS ju dhe Blushi?

    Mimoza Hafizi: Prania jonë në PS është formalitet. Kemi bërë betejën brenda PS. Nuk ka rëndësi a jemi pjesë, por si do i përgjigjemi kësaj kërkese për realitet ndyrshe.

    Zonja Hafizi pranon se projekti për një levizje të re politike është në fazën e konsultimeve me qytetarët, të cilët do të jenë përcaktue të profilit të kësaj force.

    Mimoza Hafizi: Ne pas betejës për demokracinë ne PS e kemi të qartë se nuk ka një parti që plotësojnë kërkesat e qytetarëve. Shumë qytetarë po na kërkojnë një lëvizje të re. Po mundohemi të profilojmë një parti që kërkon qeveri stabël, shtet të së drejtës dhe njerëz që nuk militojnë se kanë interesa direkte.

    Hafizi dhe Blushi, kanë qenë bashkë në betejën që ata e cilësojnë demokratizim të PS.
    Në intervistën për Ora News, deputetja Hafizi thotë se brenda dhe jashtë Partisë Socialiste ka deputetë që nuk pajtohen me mënyrën se si po funksionojnë deri më tani forcat politike, por …

    Mimoza Hafizi: Secili e di vetë si e sheh të ardhmen politike

    ORA NEWS

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Dallgët e jetës dhe dallgët e Rilindjes

    Rilindja e Edi Ramës ka hyrë rrufeshëm në fazën e saj të fundit, atë të shndërrimit në qesharake. Zakonisht qeverisjet në Shqipëri kanë kaluar nëpër disa etapa, relativisht të gjata, përpara se të prekin kufirin e fundit, atë të ridikulizimit.

    Fatos Nano, për shembull, dhe PS gjatë periudhës së tij, ndërmorën disa reforma, nisën shumë punë dhe kaluan disa prova (stabilizimi i vendit pas ‘97, reforma fiskale, kushtetuese, privatizimet, investime në infrastrukturë etj.) derisa arritën në fund të mandatit të dytë, ku bashkë me degradimin e qeverisjes mbërriti pashmangshmërisht edhe qesharakëzimi. Mbahen mend ende pamjet e Nanos tek përpiqej me shtatin e tij të luante basketboll me “tigrat” e rinj të PS, drejtorë tatimesh e doganash. Ose lulet e dasmës apo festa kitsch e ditëlindjes. Për të mos harruar fjalimin e “zogut vetmitar që prapa i vinte historia”.

    Qeverisjes së Sali Berishës, për shkak edhe të karakterit të tij, iu desh më shumë kohë për të mbërritur tek ridikulizimi. Qeverisja e demokratëve gjithashtu, shënoi arritje të mëdha gjatë mandatit të parë, për të shënuar rënie në gjysmën e të dytit dhe për të regjistruar në fund fazën qesharake. Krahasimi me ekonominë gjermane, rekordet e kryeministrit herë në det e herë në male, kandidimi i të majtëve për të djathtë dhe dipendenca nga ngjalat e Metës, janë vetëm disa fragmente nga parodia e fundpushtetit.

    Ndërkohë, Rilindja e Edi Ramës ia doli të bëhet qesharake që në krye të herës, madje pa shënuar asgjë tjetër. Absolutisht pa bërë asgjë thelbësore, nga dita e parë e mandatit të bujshëm të 23 qershorit dhe deri më sot, kur ky mandat është katandisur thjesht në një show të lodhur humoristik. Nisi me fotot e lyerjes së kryeministrisë dhe po përfundon me fotot e të brendshmeve të kryetarëve të bashkisë.

    Prej marrjes së pushtetit e deri tani, kryeministrit i është dashur të gjejë lloj-lloj argumentesh e të shpikë justifikime për njerëzit e tij, që po i bien dita-ditës si simbole të korrupsionit apo lidhjeve me krimin. I është dashur ta bëjë për Frrokun, Ndokën, Prengën, Roshin, Xhelilin… pa përmendur dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë, që janë varur si medalje degradimi në gjoksin e Rilindjes. Një rekord absolut për një forcë politike në vitet e para të mandatit të saj qeverisës.

    Dhe më qesharake e bën Rilindjen nevoja për ta mbuluar këtë degradim të pashembullt. Tashmë janë shndërruar në simbole të gallatës urbane, deklaratat e Edi Ramës për deputetët e “fortë” që i do komuniteti apo për kryebashkiakët me disa emra, që dallgët e jetës i paskan hedhur në mëkatin e krimit.

    E nëse qeveritë paraardhëse nisën të latohen nga fundi, kjo e Rilindjes e kapi fundin që në fillim. Sukseset imagjinare në ekonomi, shkëlqimi i kryeministrit si artist ndërkombëtar e si lider global, e deri te deliri provincial për t’u treguar amerikanëve se çfarë presidenti meritojnë, e kanë shoqëruar qeverisjen që në ditën e parë të mandatit të saj. Për të mos harruar gallatën live, gati të përditshme, ku kryeministri përsërit, si një aktor bajat humori, batutat për flokët me xhel, skedinat e lotove apo gratë që ua mbledhin burrave.

    Ndoshta kryeministri nuk e kupton që ka ardhur momenti të pranojë abortin e diçkaje që nuk lindi kurrë, e jo më të rilindte. Shqipërinë e premtuar para 23 qershorit. Është më mirë të pranosh dështimin, se sa ta shesësh atë për sukses apo të përpiqesh ta mbulosh me gjethe fiku. Sa më shumë të zgjasë kjo përpjekje butaforike, aq më qesharake do të duken mufkat e kryeministrit përpara kamerave, parqet e lodrave të Erionit apo spajdermenët e Tahirit. Dikush duhet t’u tregojë se janë aty jo për të na gajasur por për të na qeverisur.

    Dhe sigurisht që është momenti për të kuptuar se kryeministri nuk është aty për të shkruar çdo ditë hartime e për të justifikuar zgjedhjet skandaloze që ka bërë në Kuvend, administratë e bashki, por për të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Për shkak të këtyre zgjedhjeve dhe qasjes së kryeministrit ndaj tyre, shqiptarët janë përfshirë sot në një debat ku në vend të diskutohet për nivelin intelektual të përfaqësuesve të tyre, llogariten vitet e burgut, ndalimet apo dënimet, mosha kur është bërë krimi apo cili është emri i vërtetë. Kjo është më shumë se qesharake.

    Por nëse kryeministri gjykon se duhet të merremi me këto diskutime dhe të zbulojmë se cila dallgë e jetës i ka nxjerrë të zgjedhurit në rrugë të keqe, nuk duhet harruar se dallga e jetës e ka çuar edhe Edi Ramën në karrigen e kryeministrit. Dhe këtu, qesharakja duhet trajtuar seriozisht. Ai nuk ka në dorë thjesht fatin e tij personal, por timonin e anijes ku gjendemi të gjithë, të cilin e ka lëshuar krejtësisht pa duar. Jo dallgët e jetës, po dallgët e Rilindjes, kushedi se ku do të na përplasin.(mapo)
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dallgët e jetës dhe dallgët e Rilindjes

    Nje analize e sakte per Rilindjen e destinuar per te qene e deshtuar qysh ne gjeneze!
    Une personalisht nuk kam patur kurre iluzione, madje e kam dhene opinionin tim per Edi Ramen qe ne vitin 2005 kur mori postin e kryetarit te PS-se.
    Nje figure pa asnje lloj formimi shkencor, juridik, ekonomik dhe per me teper me çrregullime mendore dhe perdorues i rendomte droge, dihej se çfare do t'i ofronte shqiptareve. Gjithesesi faji nuk eshte i tij, por i budallenjeve qe e besuan dhe vazhdojne ta besojne!
    Vazhdojne te besojne se Frroku, Doshi, Prenga, Roshi & co, jane intelektuale dhe jo tutor prostitutash dhe shperndares droge.
    Vazhdojne te besojne se ekonomia shqiptare po perparon edhe mbas miliarda borxheve te marra pa asnje lloj transparence, nderkohe qe vete ministri financave deklaroi se mungojne me shume se 300 milion euro ne buxhetin e shtetit.
    Vazhdojne te besojne se raportet e BE-se, te cilat flasin per degradim ekstrem ne korrupsion, shendetesi, ekonomi dhe lirine e mediave, e kane inat Ramen dhe prandaj hedhin balte kundra tij.
    Vazhdojne te besojne se parcelat e pafundme me droge, kaçatorret me hashash dhe kokaine te raportuar nga mediat e vendeve fqinj, apo Riformatot e Divjakes sebashku me laboratoret e kokaines ne Elbasan, jane thjeshte dhe vetem gjinkalla, milingona, grenxa qe mediat e huaja dashakeqese i perdorin per imagjinate kundra arritjeve te Tahirit.
    Vazhdojne te besojne se qindra mijera shqiptare te cilet po emigrojne jashte shtetit, 200 mije aplikant per te ikur ne amerike, jane thjeshte disa aventurier qe shesin shtepine dhe harxhojne te gjitha kursimet per te bredhur neper bote...

    Eshte shume e gjate lista e bemave te rilindaxhinjve, sepse perdite skandali mbulon skandalin. Jam i bindur qe po te kerkojme do gjejme edhe plot fakte te tjera tronditese.

    Megjithate kur pranojme me vetedije ta ham kallupthi sapunin per djathe, fatkeqesisht i kemi hak gjithe keto padrejtesi qe po heqim mbi kurriz!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Blushi godet: Rilindja, strofull e krimit (fjalimi i fortë në parlament, i plotë)

    Deputeti Ben Blushi kritikoi me tone të forta qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj Elvis Rroshit pas zbulimit të vendimit të drejtësisë italiane që e ka dënuar me burg për përdhunim në grup. Mbrojtja që po i bëhet Rroshit, është mbrojtje e antliligjit, u shpreh Blushi në parlament. Ai e mori ish –kryetarin e Bashkisë së Kavajës, si shembull për të treguar modelin që ka promovuar në këto vite Rilindja. “Pyetja është me kë jeni ju? Me ligjin apo me njeriun? ...Dikush ketu mendon se ky djale kaperceu dallget dhe per tu thare zbarkoi ne brigjet e Shqiperise dhe aty gjeti nje shok qe e ndihmoi te behej nje kryetar bashkije ne qytetin e tij te lindjes. Deri ketu nuk ka asgje per tu shqetesuar. Çeshtja fillon jo se cfare ka bere ish kryetari i bashkise se Kavajes dhe si i kaperceu ai dallget e jetes, por si po mbrohet e ai dhe cfare dallgesh po i ngre shqoerise sone mbytja e tij ne detin e vesit? Ceshtja nuk eshte ai. Ai ka cdo te drejte te mbrohet. Ceshtja jane ata qe e mbrojne? Ne emer te kujt? Une ju pyes ju sot ne emer te kujt e mbroni?”. Lapsi.al po e boton të plotë fjalën e deputetit Blushi në parlament.

    Fjala e plotë e deputetit Blushi

    Ne kete parlament kane ndodhur shume skenare te denja per filma te pabesueshem dhe une do tregoj nje subjekt filmi sot.

    Quhet Boardëalk Empire dhe ben fjale per menyren se si nje qytet iu nenshtrua krimit te veshur me kostum politik ne vitet 1920- 30 ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.Ishte koha e Prohibicionit pra e ndalimit te pjeve alokolike cka gjalleroi kontrabanden dhe krimin ne Amerike.

    Boardwalk Empire tregon se si nje njeri me pushtet i cili ka ezgistuar realisht ne ato vite Enok Johnson nenshtroi nje qytet duke e kthyet ate ne kryqytetin e vesit te prostitucionit te kotrabandes te kumarit dhe krimit.

    Politika ishte krimi dhe krimi ishte politika kjo eshte historia e Boardëalk Empire.Atlantic City ishte qyteti.Politika ishte vesi i tij.Krimi u be menyre e tij e jeteses. Kriminelet ishin me kostum dhe me parfum.

    Por ketu po flasim per vitet 1930.Per shkak te industrise se vesit Atlantik City ceshte e verteta lulezoi.Qyteti fitoi konkurrencen me qytete te tjera turisktike ne Amerike per shkak te lirise se kumarit prositucionit dhe pijes.Sot eshte nje qytet modern dhe shume i vizituar.Megjithate cfare ndodhi me politikanet qe ndertuan Atlantik City per te fituar para dhe vota permes parave?

    A i nderoi amerika ata njerez?A doli ndonje parti dhe tha se ata jane duke punuar dhe madje po punojne shume?Askush.Njeriu qe ishte ne krye te industrise se vesit nje politikan Enoch jonnson u denua te pakten kater here dhe pjesen e dyte te jetes e kaloi ne burg,

    Pse ndodhi kjo?

    Sepse shoqeria ka nevoje te ndeshkoje te padrejten, te paligjshmen te pamoralshmen dhe te panevojshem edhe kur ajo shkelqen ne lluks ne parfum ne ngjyra dhe ne lekure.

    Kete beri dhe shoqeria amerikane.Nuk iu neshtrua industrise se vesit.

    Ndau krimin nga politika.Ndau vesin nga virtyti.Ndau ligjin nga e paligjshmja.

    E permenda rastin e Boadëalk Empire per te treguar se si shoqerite ndahen nga e demshmja dhe e pamolashmja.

    Shoqerite e perparuara nuk e kthejne vesin ne standart dhe as ne menyre jetese.

    Ky debat ka sot me shume kuptim se kurre ne Shqiperi dhe kushdo qe do te kuptoje se sa larg perendimit jemi ne kuptimin e standartit le te krahasoje rastin e boardëalk empire me shqiperine sot.

    Natyrisht qe e kuptoni se per cfare e kam fjalen.

    Ajo qe ka ndodhur ne ditet e fundit me ish kryetarin e bashkise se kavajes eshte deshmi e degradimit te moralit.

    Por une personalisht nuk kam asgje me ish kryearin.

    Ne fakt nuk eshte ai problemi.Ai beri ate qe mendonte se ishte e vlefshme ne jete dhe natyrisht qe nje shoqeri me e perparruar se ne ku mbizoteron ligji e ndeshkoi.Kurse ne nderuam dhe e kthyen ne ajken e shoqerise.Ky eshte ndryshimi.

    Dikush ketu mendon se ky djale kaperceu dallget dhe per tu thare zbarkoi ne brigjet e Shqiperise dhe aty gjeti nje shok qe e ndihmoi te behej nje kryetar bashkije ne qytetin e tij te lindjes.

    Deri ketu nuk ka asgje per tu shqetesuar.

    Ceashtja fillon jo se cfare ka bere ish kryetari i bashkise se kavajes dhe si i kaperceu ai dallget e jetes por si po mbrohet e ai dhe cfare dallgesh po i ngre shqoerise sone mbytja e tij ne detin e vesit?

    Ceshtja nuk eshte ai.Ai ka cdo te drejte te mbrohet.Ceshtja jane ata qe e mbrojne?

    Ne emer te kujt?

    Une ju pyes ju sot ne emer te kujt e mbroni?

    Cfare doni ti thoni shoqerise shqiptare?

    Qe duhet te jesh delinkuent per te marre nje pune?

    Qe duhet te kesh perdhunuar per te bere karriere?

    Qe duhet te jesh denuar per tu bere kryetar bashkije?

    Ky eshte fundi i moralit.Nje parti qe del ne proteste per te mbrojtur nje njeri qe jep doreheqjejn sepse eshte ne konflikt me ligjin.

    Me ke jeni ju ne kete rast me ligjin apo me njeriun?

    Kujt i sherben ky qendrim shoqerise apo nje interesi personal?

    Akoma me e rende eshte kur degjoj ca njerez nga qeveria qe pa piken e krupes thone po pse duhet te ike crendesi ka cfare ka bere dje ai po punon.

    Kjo eshte edhe me e rende.Nese nje shatrivan quhet pune ky eshte degradimi i punes.Nese ca pllaka mbi qendren e qytetit jane pune ky eshte fundi i punes.

    Nese nje qytet ka me te shenjte nje shatrivan se ligjin ky nuk eshte fundi i ligjit ky eshte fundi i qytetit.

    Une jam i bindur se qyteti nuk mbron ate qe kap ligji por qyteti eshte detyruar te mbrohet.Une i them sot Kavajes se do ishte fatkqeesie per ju nese do medonit se ia vlen te shkembesh virtytin me vesin per nje llampe me shume per nje pllake me shume per nje semafor me shume per nje palme me teper.

    Shoqerite nuk ndertohen mbi shatrivane ato ndertohen mbi modele.Shoqerite nuk ndertohen mbi ves ato ngrohen mbi virtyt.Kjo eshte arsyeja pse jane krijuar fete dhe pas tyre ligjet.Ndryshe shoqeria njerezore mund te ishte peng i krimit dhe ligesise per shekuj por kjo nuk ka nodhur.Dhe nuk mund te ndodhe me ne.

    Ata e kane shkelur ligjin nuk mund te jene modele.Ata qe kane vrare qe kane vjedhur qe kane perdhunuar qe kane trafikuar keta nuk mund te jene modele per shqoerine.Ky sandart eshte i vjeter sa bota.

    Perndryshe cfare u themi femijeve sot?

    Cfare norme ju trashegjme atyre.Normen e nje vendi qe bashkejeton me te keqen dhe madje e kthen ate ne rruge dhe nder?

    Ne emer te kujt e mbroni?

    Une e di ne emer te kujt.

    Jo ne emer te Shqiperise.As ne emer te shoqerise.as ne emer te partise.Por ne emer te shokut te kryetarit te partise.Ja pra sa poshte ka arritur morali i kesaj partije.Tani mboron edhe shokun e kryetarit megjithese e di se mund te kete vrare te kete vjedhur te kete perdhunuar dhe mashtruar.

    Para disa kohesh pata nje debat me disa prej jush se kush eshte e para shoqeria apo partija.

    Shqiperia apo partija?

    Disa njerez u habiten dhe thane si mund ta besh kete dallim.Disa te tjere thane kjo eshte nje gracke ky nuk kemi pse hyjme.

    Por ja ku e provua se keni partine mbi shqiperine.

    Per te treguar se partia eshte paster njolloset gjithe shoqerine.

    Per mbrojtur partine dolet si kukumjacka duke mbrojtur nje njeri qe eshte denuar si perdhunues dhe ju e bete kryetar bashkje.

    Per te mbrojtur nje njeri nxorret gjithe partine e kavajes ne proteste.

    Dhe eshte dita tju pyes ke mbron partia socialiste e shqiperise?

    Nuk ka lidhje aspak me mua por dua tju bej nje krahasim:

    Para disa kohesh kerkova dicka qe me sa duket nuk e kishit me fuqi ta benit, kerkova zgjedhje:

    E mbani mend se cfare ndodhi ne elbasan.U ngriten ne antimiting te organizuar kunder meje sepse kerkoja zgjedhje brenda partise.Asnjeri prej jush nuk doli kunder atij mjerimi dhe shemtije.Perkundyrazi thate qe jane njelloj si ata qe kercenuan si une qe i provokova ata.

    Dje pashe nje miting qe partia socialiste bente per te kundeshtuar nje doreheqje qe behej ne emer te ligjit.Gjithe partia doli ta mbronte.Nje nga nje.Ish gazetare, vajza burra ministresha qe kane ardhur nga orienti burra te pjekur.Po pse?A thua detyra e nje partije eshte te mbronte dike qe ligji e ndalonte te ishte ne detyre.Dhe ne emer te partise ky njeri thane do jem serish kryetar i bashkise.

    A do ta kandidoni serish?Po thote ministreasha e orientit.Ai punon.Natyrisht.Ai jo vetem punon por edhe perdhunon.

    KJo eshte fiks Boardëalk Empire.Kjo eshte perandoria e vesit.

    Ceshtja eshte se keta njerez qe ligji po i kap partija po i strehon.

    Rlindja eshte streha e tyre.

    Shikoni ne kavaje ne lezhe ne shkoder ne vlore.te gjithe ata qe kapen ne koflikt me ligjin apo ne shlejje te tij po ikin nga zyrat e shtetit por jo nga zyrat e pushtetit.Ata kane ne dore gjithshka aty dhe prandaj njerezit e shkrete detyrohen tu dalin ne mbeshtetje.

    KJo eshte ta perdhunosh moralin shoqeror.Tia nenshtrosh ate forces ta besh servil dhe te perkulshem.

    Mund te ikesh nga deputet sic ka ndodhur por emerimet i ke serish ne dore.

    Iken nga kryetar bashkije por bashkine dhe ate qe te zevendeson e ke serish ne dore.

    Iken nga detyra por detyrat i cakton serish ti.

    Vetem ne shqiperi ndodh kjo:Ne cdo vend te botes ka njerez qe shkojne nga detyra ne burg,por vetem ne shqiperi ndodh qe nga burgu shkon ne nje detyre publike.E para nuk ndodh pra askush qe abuzon me detyren nuk ndeshkohet.Por e dyta ndodh cdo dite:kusho qe vjen nga burgu mund te marre nje detyre publike.

    Ky eshte demi me i madh qe rilindja i beri shqiperise.

    Ky eshte demi me i madh qe rilindja i beri partise socialiste.I detyroi socialiste te ,brojne ate qe nuk mbrohet ate qe demton ate qe duhet ndeshkuar.Nese te jesh socialist do te thote te mbrosh perdhunimin dhunen trafikun dhe vesin une mund tju them sot se nuk do doja te isha socialist.Dhe pa dyshim keshtu mendojne me qindra dhe mijera shqiptare.

    Por kjo nuk eshte me Rilindje.KJo eshte vellazeria e vesit

    Keta djem jane vellezer.Evropa i zboi se ishin shume puntore ndersa ne po i japim pune publike qe te clodhen.

    Kur i kap ligji i mbron partia.Kur i partia do vota ata i gjejne.Kur shqiperia humb ata fitojne.

    Vellazeria e vesit po kthehet ne norme.

    Une e refuzoj kete norme sepse kjo eshte arsyeja se pse shqiperia po rrudhet se pse nuk ka investime sepse ka kaq shume krim dhe kaq shume depresion.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •