Anėtarėsimi nė UEFA u hap dritėn jeshile ekipeve kosovare qė tė pėrfaqėsohen nė arenėn ndėrkombėtare duke marrė pjesė nė Ligėn e Kampioneve dhe nė atė tė Europės

Por duket se ky anėtarėsim ka zėnė tė papėrgatitur skuadrat. UEFA u mohoi pjesėmarrjen nė sezonin 2016-2017 duke vėnė si arsyetim pėr kėtė vendim, mungesėn e kushteve nėpėr impantet sportive tė Kosovės pėr organizimin e kėtyre takimeve.

Kėshtu, dy skuadrat qė iu gėzuan mė shumė anėtarėsimit, Ferronikeli dhe FC Prishtina nuk do tė mund tė marrin pjesė nė kupat e Europės sezonin qė nis me fazėn kualifikuese pas Europianin pėr kombėtare nė Francė.

Qė tė shmangin pėrjashtimin edhe pėr sezonin e ardhshėm, rregullorja e UEFA-s parashikon disa kushte minimale pėr impiantet sportive qė ata tė njihen nga qeveria europiane e futbollit, kushte pėr plotėsimin e tė cilave klubet kosovare duhet tė nisin punėn menjėherė.

/ Top Channel