Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Ndotësi i bregdetit shqiptar: Me kë bashkëpunon italiani Guido Ottolengi

    Emri:  image.jpeg

Shikime: 554

Madhësia:  74.9 KB


    Prej vitesh, me të mbërritur sezoni i verës bregdeti i Vlorës ndotet. Kështu ka ndodhur edhe këtë vit, ku Petrolifera italianer ka ndotur sërish bregdetin e Vlorës, në zonën e Zvërnecit, vetëm pak ditë para hapjes së sezonit turistik. Por kush e drejton firmën italiane të karburanteve Petrolifera dhe me kë bashkëpunon në Shqipëri?

    Drejtuesi i Petroliferas është Guido Ottolenghi. Burimet kanë thënë për SYRI.net se Ottolenghi me origjinë çifute dhe shtetësi italiane, ka mbërritur në Shqipëri në kohën e qeverisjes së ish-kreut të PS-së, Fatos Nano. Profekti i Petroliferas u kundërshtua në masë nga ambientalistët, por ndërtimi i tij vazhdoi.

    Në fakt në mbrojtje të këtij projekti dolën edhe disa media, një prej të cilëve edhe ajo e drejtuar nga një gazetar italian, që prej vitesh jeton në Shqipëri e në çdo problem ka kjo kompani italiane në Shqipëri, kjo media është e para që reagon në mbrojtje të tij. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë.

    Por kush është shqiptari që bashkëpunon me italo-çifutin Ottolenghi, që prej vitesh ndot bregdetin. Bëhet fjalë për Gjergj Bojaxhi, pronarin e kompanisë Everest Oil, që prej disa javësh është vënë nën hetim për mashtrime fiskale dhe pastrime parash.

    E dyshuar në skemë abuzuese në fushën e hidrokarbureve edhe kompani të tjera, mes tyre spikat kompania “Everest Oil” për një vlerë prej 17 milionë dollarësh. Në qershor 2014, kuotat kontrolluese të kompanisë, sipas policisë rezultojnë të blera për një shumë modeste prej 10 mijë dollarësh nga ish-drejtori i KESH, ish-zëvendesministri i Ekonomisë dhe ish-kandidati për kryetarë i Bashkisë së Tiranës, Gjergji Bojaxhi, i cili ka qënë administrator i kompanisë që prej themelimit të saj.

    Sipas dosjes së dorëzuar në Prokurori, shoqëria ‘Everest Oil’ sh.a, rezulton të ketë satellitë kryesore, ndër të tjerë, shoqërinë e huaj “SUPERBA SRL” që nga themelimi i saj në vitin 2012 dhe shtetasin Gjergji Bojaxhi, i cilësuar nga hetimi policor si ish-Person i Ekspozuar Politikisht, fillimisht si administrator e më pas si aksioner kryesorë bashkë më bashkëshorten e tij, si dhe me vjehrrën, Lumturi Hasamataj.

    Ortaku kryesor i kësaj kompanie rezulton “La Petrolifera Italo-Rumena”, që nga ana e saj zotëron 94 përqind të aksioneve të kompanisë së njohur që operon në Vlorë prej disa vitesh, “La Petrolifera”. Hetimi fokusohet shumë tek një emër; Gjergj Bojaxhi.

    “Po ashtu, në llogari janë depozituar cash nga Gjergj Bojaxhi gjatë viteve 2012-2015 26,083,621 USD, ku përshkruhet se kryesisht janë tërheqje nga llogari në banka të tjera, ndërsa rreth 100 milion USD janë atellitë hyrëse nga llogari të tjera të shoqërisë. Totali kreditimit të kësaj llogari është 172,171,734 USD”, thotë policia.

    Sipas policisë “Everest Oil”, në datën 22 tetor 2013 ka berë kërkesë për kryerjen e një transferte bankare në atell USD 260,000 me qëllim “blerje produkti LPG, Gaz dhe nënprodukte nafte” për “Lockhart Trading Group Inc”, përfituesi i transfertës. Shoqeria “Lockhart Trading Group Inc” është rezidente në Gjeorgji, ndërsa është themeluar në Tortuga, në ishujt British Virgin si pronë e një personi me emrin Igor Kalinin, që rezulton me dy idenitete, me nënshtetësi ruse dhe dënuar me 7 vjet e 10 muaj burg për mashtrim dhe ushtrim prostitucioni dhe me nënshtetesi ukrainase dhe identifikuar si “Person i ekspozuar politikisht”.

    Dyshimet forcohen, sipas hetimit policor, sepse shoqëria “Everest” në vitet 2013 e 2014 rezulton me fitim mbi 200 milionë Lekë dhe xhiro mbi 18 miliardë Lekë, ndërkohë që ka patur respektivisht 11 dhe 6 punonjës.

    “Futja e menjëhershme në treg e EVEREST OIL SHA, ndërkohë që shoqëria italiane ortake kryesore në vitin 2012 sapo kishte filluar aktivitetin; Lidhja e rezultuar me Petroliferën Shqiptare, e cila zotërohet thuaj tërësisht nga grupi që kontrollon shoqërinë EVEREST OIL Sha; Përfshirja e gruas dhe vjehrrës së shtetasit Gjergj Bojaxhi si ortake dhe jo e vetë atij (fillimisht) direkt në këtë shoqëri”, thotë raporti i policisë.

    Sipas hetimit policor, tashmë dorëzuar në Prokurori, nga deklarimet në ILDKPKI ‘kursimet’ e familjes Bojaxhi në vite nuk i kalojnë 50,000 Euro (deklarata e 2011) duke patur parasysh se në këto deklarime nuk detajohen shpenzimet për jetesë. Duke qenë se “Everest Oil Sha” rezulton të jetë një superkompani me fitime mbi 280 milionë Lekë, hetuesit shtrojne pyetjet pse satellitë Lumturi Hasanmataj (vjehrra e Gjergj Bojaxhi) i shet aksionet për vetëm 26,000 Euro, ndërkohë që nga shpërndarja e fitimit të kompanisë në vitin 2014, Lumturi Hasanmataj ka përfituar mbi 60 milionë Lekë ose 430,000 EURO (llogaritur sipas përqindjes së kuotave)?

    Sipas policisë janë evidente dyshimet për krijimin, zhvillimin dhe operacionet financiare të kësaj kompanie.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ndotësi i bregdetit shqiptar: Me kë bashkëpunon italiani Guido Ottolengi

    Prape kemish-bardhi, hyjnori i kamufluar, Gjergj Bojxhiu ne skene...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •