Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Erdogan kërcënon BE'në: Ose liberalizim vizash, ose s'ka marrëveshje për emigrantët

    Parlamenti i Turqisë do të bllokojë një marrëveshje të arritur me Bashkimin Evropian për emigrantët, nëse turqve nuk iu mundësohet hyrje pa viza në bllokun prej 28 shteteve, ka paralajmëruar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.


    BE'ja thotë se Turqia ende duhet t'i plotësojë disa kushte, përfshirë ndryshimin e ligjeve të saj kundër terrorizmit, diçka që Ankaraja ka refuzuar të bëjë, raporton BBC.

    Marrëveshja mes BE'së dhe Turqisë ka për qëllim të frenojë lëvizjen masive të njerëzve drejt Evropës, transmeton Gazeta Express.

    Erdogan po ashtu ka thënë se fondet që i janë premtuar Turqisë nga BE'ja nuk janë lëshuar ende.

    Ka sinjale gjithnjë e më të forta se objektivi për liberalizim vizash për turqit deri në fund të këtij muaji nuk do të arrihet.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është takuar me Erdoganin të hënën, ka thënë se mund të mos ketë kohë të mjaftueshme për arritjen e tij.

    Turqia ka paralajmëruar vazhdimisht se marrëveshja do të dështojë nëse kjo kërkesë nuk plotësohet. /Express/
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Erdogan kërcënon BE'në: Ose liberalizim vizash, ose s'ka marrëveshje për emigrantët

    ...paralajmerime dhe vetem paralajmerime!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3

    Për: Erdogan kërcënon BE'në: Ose liberalizim vizash, ose s'ka marrëveshje për emigrantët

    Jo jo, turr-qit me erdoganin mire ja bejne Evropes, pasi nuk di ku ka braktisur te mbathurat ( breket ).
    Presidentit turk, evropa duhet ti pergjigjet me nje ultimatum, e jo me diskutime njerezishem, ku miliardat po e forcojne dita dites nje hajvan si erjorganin.
    Politika evropiane eshte shume e çuditeshme kohet e fundit, ku ky ambiguitet po ben qe te lehin andej nga ankaraja pak si teper...
    Po te mos kish qene kjo gjendje krize me Rusine, erjorganet e ankarase jo vetem qe nuk do te trashin zerin, por as do tja varte njeri...
    Sot keta po perfitojne, e mire na e bejne..., deri sa tu shkoje.
    Por kur te nderroje kursi i gjerave, do ta shikojme!
    Per momentin, urime zt Er-jorgan!!!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Erdogan kërcënon BE'në: Ose liberalizim vizash, ose s'ka marrëveshje për emigrantët

    Behet krushqi me derrin ?
    Erdogani mori 3 milliard Euro ndihma e tani ben ultimatume ...

  5. #5

    Për: Erdogan kërcënon BE'në: Ose liberalizim vizash, ose s'ka marrëveshje për emigrantët

    Citim Postuar më parë nga Shaboni Lexo Postimin
    Behet krushqi me derrin ?
    Erdogani mori 3 milliard Euro ndihma e tani ben ultimatume ...
    Kane mar gjithsej 12 miliarde €uro..., pra 13 miliarde $ dollar...
    E meritojn Evropa, i mungujne geshtenjat... poshte.
    Sillen si zvarranike nga frika!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •